Category: SPORT

  • Korenica vazhdon të jetë yll i Ballkanit në ndeshjet evropiane, ai është i lumtur për golin dhe fitoren

    Korenica vazhdon të jetë yll i Ballkanit në ndeshjet evropiane, ai është i lumtur për golin dhe fitoren

    Meriton Korenica, sërish ishte autor i një goli, kësaj radhe përballë Lincoln Red Impsit në fitoren 2-0.

    Ballkani fitoi ndaj skuadrës nga Gjibraltari në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

    “Së pari shikova lojtarin tonë, por ishte i mbuluar dhe u desh të shënoj. Më kryesore është fitorja. Ka mundur të jetë edhe më bindëse por nuk i shfrytëzuam rastet. Shpresojmë të fitojmë edhe në ndeshjen tjetër dhe të kualifikohemi. Ne e bëjmë lojën tonë gjithmonë. Edhe fusha na ka penguar në shënimin e rasteve që patëm, por merita ka edhe portieri kundërshtar. Në ndeshjen tjetër duhet të mobilizohemi dhe të shfrytëzojmë rastet që i kemi”, ka thënë Korenica.

    Korenica ka treguar se çfarë iu tha trajneri Ilir Daja në pushimin mes pjesëve.

    “Profesori na qetësoi pas pjesës së parë edhe pas rasteve që nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë realizuam golat. Në këto gara çdo rast duhet të shfrytëzohet sepse rastet nuk vijnë lehtë. Kundërshtari luan lojë fizike, do të mobilizohemi, por do të shikojmë për lojën e radhës në kampionat dhe të provojmë të kualifikohemi në pley-off”, përfundoi Korenica.

    Ballkani luan si mysafir ndaj Lirisë të dielën, ndërsa pas një jave udhëton për në Gjibraltar për ndeshjen kthyese ndaj Lincoln.

  • Tetë minuta për skalitje të pllakave: Stërvitja më e mirë për muskuj të barkut

    Tetë minuta për skalitje të pllakave: Stërvitja më e mirë për muskuj të barkut

    Skalisni muskujt e barkut me stërvitjet më efikase tetëminutëshe.

    Çdo trajner profesionist do t’ju thotë që rrugën deri në formimin e pllakave të muskujve të stomakut nuk e siguron vetëm aktiviteti fizik si p.sh. seria e ushtrimeve ditore, por është me rëndësi të keni edhe regjim të drejtë të ushqimit.

    Mirëpo, nëse tashmë keni filluar të kujdeseni se çfarë ushqimi fusni në organizëm, është koha për këtë stërvitje të shkëlqyeshme tetëminuteshe.

    Ky ushtrim përfshin variacione të ndryshme të muskujve të barkut të cilët shpejt dhe në mënyrë efektive do të përfshijë të gjitha grupet e muskujve të regjionit abdominal.

    Funksioni kyç i muskulit të barkut është lakimi i boshtit tuaj përpara. Por, po ashtu, ekzistojnë edhe muskuj të pjesës së mesme që përkulin boshtin e trupit anash dhe ka muskuj të cilët i mundësojnë atij lëvizje qarkore.

  • Haxhi Krasniqi triumfon kundër algjerianit, Nadjib Mohammedi – shpallet KAMPION në WBC Silver

    Haxhi Krasniqi triumfon kundër algjerianit, Nadjib Mohammedi – shpallet KAMPION në WBC Silver

    Është mbyllur meçi kryesor i mbrëmjes së sotme në mes Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedi.

    Pas një sfide shumë të luftuar nga të dy boksierët, fitues është shpallur Haxhi Krasniqi, pasi gjyqtari, Ajet Rrecaj e ndali meçin pasi kundërshtari i Krasniqit theu rregullat.

  • Fanella e Real Madridit, më e kërkuara në botë

    Fanella e Real Madridit, më e kërkuara në botë

    Çdo herë veshjet marrin më shumë rëndësi në botën e sportit. Në një shoqëri ku estetika dhe pamja vizuale kanë dalë në pah, bluzat e klubeve të futbollit janë kthyer në një element qendror që bashkon ekipin me tifozin.

    Por jo të gjithë janë njësoj të suksesshëm. Në varësi të dizajnit, vëllimit të masës sociale të klubit dhe rrënjëve midis tifozëve, kompletet janë pak a shumë të kërkuara. Kjo është ajo që kompania Boohooman ka analizuar në një studim përmes Google Keywords Planner.

    Pavarësisht largimit të shumë yjeve të saj (Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Benzema…) bluza e bardhë vazhdon të jetë më e kërkuara në mbarë botën me 416,000 kërkime në 12 muajt e fundit. Ajo veshje e bardhe me nuanca të arta vazhdon të vendosë Madridin në numrin një në botë në uniforma.

    Aktualisht, ka yje të tjerë që e veshin atë, por lojtarët si Vinicius, Modric apo Bellingham kanë shumë tërheqje mes tifozëve mereng. Prandaj, skuadra Chamartín nuk ka zbritur nga maja e klasifikimit. /Dosja/

    Pjesa tjetër e renditjes
    Real Madrid: 416,000 kërkime
    Manchester United: 390,000
    Liverpool: 365,000
    Arsenal: 358,000
    PSG: 296,000
    Barcelona: 290,000
    Manchester City: 245,000
    Chelsea: 193,000
    Ajax: 117,000
    Juventus: 91,000

  • Nuk ndodhte prej vitesh, Milan kryen transferimin e tetë në këtë merkato

    Nuk ndodhte prej vitesh, Milan kryen transferimin e tetë në këtë merkato

    Nuk jemi mësuar me këtë lloj angazhimi në merkato nga Milani në vitet e fundit dhe këtë verë po marrin lojtarë të rinj dita ditës duke forcuar dhomën e zhveshjes në San Siro. I tillë është edhe sot.

    Mesfushori i ri amerikan Yunus Musah do të jetë futbollisti i ri i Milanit, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili thekson se së shpejti do të publikohet konfirmimi i famshëm i transferimit me fjalët “Here we go”.

    Dje, Milani zyrtarizoi transferimin e shtatë të verës. Euforia pas blerjes së Samuel Chukwueze nuk i ka kaluar ende fansat dhe tashmë në radhët e shtatë herë kampionit të Europës po mbërrin një emër i ri. Ky është Junus Musah.

    Bëhet fjalë për talentin e madh 20-vjeçar të Valencias i cili ka luajtur tashmë 92 ndeshje për klubin spanjoll në kompeticionet më elitare. Ai prej kohësh është pjesë e kombëtares së SHBA-së dhe ka plot 27 paraqitje edhe pse është vetëm 20 vjeç.

    Musah tashmë ka arritur një marrëveshje me Milanin dhe aktualisht Valencia është duke negociuar kushtet përfundimtare të blerjes me kuqezinjtë. Vetë futbollisti ka vetëm një dëshirë dhe ajo është t’i bashkohet kuqezinjve.

    Ky do të jetë përforcimi i tetë i Milanit. Në San Siro mbërritën portieri Marco Sportiello, meksikani i talentuar Luka Romero, Ruben Loftus-Cheek, Chrisian Pulisic, Tijjani Reijnders, Samuel Chukwueze dhe Noah Okafor. Tashmë janë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro dhe vetëm për shitjen e Sandro Tonalit te Newcastle, kuqezinjtë fituan 70 milionë.

  • Juventus, përjashtimi nga Europa kushton 80 milionë euro

    Juventus, përjashtimi nga Europa kushton 80 milionë euro

    Vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Juventusin nga Kupat e Europës për një sezon dhe zgjedhja e bardhezinjve për të mos apeluar i dha fund përfundimisht procesit të drejtësisë sportive. Tani në shtëpinë bardhezi, megjithatë, është koha për të bërë llogaritë, pa Evropën llogaritë nuk bëhen si më parë. Jo dhe aq për mospjesëmarrjen në Ligën e Konferencave, e cila kapte rreth dhjetra milionë, por rëndon si gurë mungesa e kualifikimit në Champions League.

    Siç raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, vitin e kaluar bardhezinjtë sollën në shtëpi rreth 55 milionë, të cilat u rritën në 65 me kalimin e tyre të mëvonshëm në Europa League.

    Mungesa që vjen nga pjesëmarrja e dështuar në kupa është rreth 80 milionë krahasuar me 2022-23. Në këtë pikë, drejtuesit do të duhet të ulin koston e ekipit nga njëra anë dhe të mbledhin të ardhura nga transfertat nga ana tjetër. Përndryshe një rritje e re kapitali do të jetë e pashmangshme.

    Për momentin, të ardhurat nga shitja e lojtarëve është ndalur në thelb në zero, kundrejt të paktën 60 milionëve të regjistruara në 2022-2023. Kjo do të thotë që, deri më sot, pasqyra e të ardhurave të Juventusit 2023-24 fillon me -200 milionë. Spektri i rritjes së kapitalit rri pezull mbi bardhezinjtë. ‘La Gazzetta dello Sport’ shpjegon pse: deri më 30 qershor 2022, vlera neto e FC Juventus ishte 166 milionë.

    Duke marrë parasysh humbjen e vitit të kaluar, që nga 30 qershori 2023 duhet të kishte rënë në rreth 50-60. Pa masa korrigjuese, deficiti për sezonin e ri do të çonte kapitalin e aksionerëve në një territor negativ, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre për atë që do të ishte rikapitalizimi i tretë i Juventusit pas dyfishit prej 700 milionësh midis 2019 dhe 2021.

  • PSG nuk bën ulje çmimi, Reali i Madridit duhet të paguajë 250 milionë për Mbappe

    PSG nuk bën ulje çmimi, Reali i Madridit duhet të paguajë 250 milionë për Mbappe

    Kylian Mbappe refuzoi ofertën mostruoze të Al-Hilal për 700 milionë në një sezon dhe 300 të tjera për PSG duke mos ndryshuar qëndrim në lidhje me të ardhmen e tij.

    Sulmuesi francez dëshiron vetem Real Madrid, këtë vit apo tjetrin, pak rëndësi ka kjo. Kur mbetet edhe 1 vit në kontratën me PSG ai rrezikon të largohet me parametra zero por Al Khelaifi nuk pranon që “Los Blancos” ta transferojnë që këtë verë pa derdhur një shumë të mirë.

    Bëhet fjalë për 250 milionë euro. Kjo është shifra që klubi i ka komunikuar stafit të lojtarit dhe mamaja e sulmuesit ia ka bërë me dije Realit që nuk mund ta paguajë për shkak të borxheve të mëdha të akumuluara. Në këtë mëyrë, alternativa e vetme mbetet largimi i Mbappe verën e ardhshme për 0 euro.

  • Daja me këmbë në tokë pavarësisht fitores bindëse të Ballkanit ndaj Larne

    Daja me këmbë në tokë pavarësisht fitores bindëse të Ballkanit ndaj Larne

    Ballkani ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Larnes në kuadër të Ligës së Konferencës.

    Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se ata do ta respektojnë kundërshtarin edhe në ndeshjen e kthimit.

    “Është ekip me karakteristika të veçanta. Nuk duhej të binim në lojën e kundërshtarit. Kemi poseduar mirë topin”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit.

    “Kemi pasur ritmin e duhur deri kah minuta e 70-të, 80-të. Kemi pasur vetëm katër ditë për ta përgatitur ndeshjen. Ky ritëm i shpeshtë do ta ketë ndikimin e vet”.

    “Një paraqitje të mirë bëri Kryeziu. Kemi luftuar si grup dhe kemi bërë hap të mirë në këtë ndeshje të parë”.

    “Por, sfida zgjatë 180 minuta. Nuk do ta nënvlerësojmë kundërshtarin në Irlandë, por duhet ta kapim edhe më mirë ritmin”.

    “Rezultati 3:0 është i mirë. Është ekip që pëson pak gola. Është ekip i disiplinuar në fazën e mbrojtjes. Të shënosh një ekipi që mbrohet me 11 lojtarë në fushën e vet, nuk është e lehtë”, ka shtuar më tej Daja.

    Nëse skuadra kosovare e kalon Larne në ndeshjet e dytë që zhvillohet pas një jave, atëherë në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës do të takohet me Lincoln Red Imps.

  • U akuzua nga Baena se e grushtoi në fytyrë, Gjykata Hetuese merr vendim për Valverden

    U akuzua nga Baena se e grushtoi në fytyrë, Gjykata Hetuese merr vendim për Valverden

    Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, do t’i shpëtojë çdo dënimi për goditjen e dyshuar në fytyrë ndaj mesfushorit të Villarrealit, Alex Baena.

    Pas një ndeshjeje mes dy skuadrave në muajin prill, Valverde dyshohet se e priti Baenën në parkingun e makinave pas ndeshjes dhe e goditi me grusht në fytyrë ndërsa ai po shikonte telefonin e tij.

    Ngjarja u raportua në polici në atë moment dhe u hap një hetim disiplinor.

    Akuzat e policisë ndaj Valverdes u hoqën pas ‘mospërputhjeve’ në deklaratat e Baenas, i cili pretendonte se Alvaro Odriozola ishte i pranishëm, kur kamerat sugjerojnë se ai nuk ishte.

    Baena u fotografua në ditët në vijim me një mavijosje në fytyrë dhe sipas El Espanol, megjithë dënimin me pesë ndeshje që u rekomandua nga një gjyqtar në Komitetin e Garave, Gjykata Hetuese e Madridit do ta lënë Valverde pa e dënuar, duke vendosur pushimin e çështjes.

    Los Blancos do t’i kërkojë gjithashtu gjyqtarit të RFEF që të tërhiqet nga rastet e ardhshme që i përfshijnë ata, pasi ata besojnë se Juan Antonio Landabarea manipuloi deklaratën e Odriozola për këtë çështje dhe nuk ishte i drejtë në vlerësimet e tij.

    Incidenti ende nuk është komentuar publikisht nga Valverde, i cili asnjëherë nuk i ka mohuar akuzat.

    Duke qenë se duket se të gjitha çështjet disiplinore dhe ligjore janë zgjidhur, uruguaiani mund të japë këndvështrimin e tij për atë që ndodhi, nëse ishte me të vërtetë një trillim.

  • Okafor thotë se transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet

    Okafor thotë se transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet

    Noah Okafor ka kompletuar transferimin te Milani nga skuadra austriake Red Bulll Salzburg.

    Kuqezinjtë paguan 14 milionë euro për transferimin e sulmuesit zviceran i cili ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2028.

    Okafor ka thënë se transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet për të, pasi gjithmonë kishte dashur të luante për kuqezinjtë.

    “Milani ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe nuk po e them këtë vetëm për shkak të transferimit, por ky klub përfaqëson realizimin e ëndrrës time”.

    “Kur isha i vogël admiroja Kakan dhe Ronaldinhon duke luajtur me këtë fanellë dhe vitin e kaluar kisha kënaqësinë e madhe të luaja kundër Milanit në San Siro, duke veshur fanellën e Salzburgut”.

    “Për ne rezultati në atë kohë ishte një katastrofë, por përvoja e ndjenjës së forcës në stadium ishte e pabesueshme. Unë personalisht e kam përjetuar këtë pasion të tifozëve kuqezi dhe jam magjepsur prej tyre”.

    “Gjithashtu, kur shënova kundër Milanit vitin e kaluar, atë natë bisedova edhe me Rafael Leaon. Mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerin, të gjithë stafin, drejtorët dhe të gjithë anëtarët e klubit”.

    “Mezi pres të ndjej entuziazmin dhe pasionin e tifozëve. Unë dua ta ndihmoj Milanin të shkruajë histori të veçanta dhe të fitojë. Faleminderit që më lejuat të jem këtu”, ka deklaruar Okafor.