Category: SPORT

  • Bëhet fjalë për miliona, kjo është shuma që do të fitojë Ballkani nëse hyn në grupet e Ligës së Konferencës

    Bëhet fjalë për miliona, kjo është shuma që do të fitojë Ballkani nëse hyn në grupet e Ligës së Konferencës

    Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër BATE Borisov, në takimin e parë të “Play-Off”-it për grupet e Ligës së Konferencës.

    Kampioni i Kosovës fitoi 4:1 kundër ekipit bjellorus në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Skuadra nga Suhareka është shumë afër që të kualifikohet për herë të dytë në dy vitet e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

    Pjesëmarrja në fazën e grupeve do t’i siguronte një shumë të madhe të parave për klubin suharekas.

    Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës shpërblehet me 2.94 milionë euro, pa përfshirë shumat tjera që merren në rast të fitoreve aty.

  • Ja si Rashica “tallet” me mbrojtësin kundërshtar, jep asistin e fitores në minutat e fundit

    Ja si Rashica “tallet” me mbrojtësin kundërshtar, jep asistin e fitores në minutat e fundit

    Beshiktashi ka fituar sot përballë Dinamos së Kievit. Bardhezinjtë kanë mposhtur skuadrën ukrainase me shifrat 2-3.

    Ndeshja u vendos në minutat e fundit nga Zajnutdinovi. Peshë të madhe në këtë fitore mban edhe Milot Rashica.

    Lojtari shqiptar “tallet” me mbrojtësin kundërshtar, teksa me një lëvizje mashtruese në zonë e nxjerr tërësisht jashtë loje. Më pas erdhi edhe asisti që solli golin e fitores për Beshiktashin. Përballja e dytë mes Dinamos së Kievit dhe Beshiktashit do të luhet një javë më vonë në Stamboll, ku do të vendoset se cili ekip do të përparojë në grupet e Ligës së Konferencës.

  • Daja pas fitores ndaj BATE: Një qytet i vogël, por me zemër të madhe

    Daja pas fitores ndaj BATE: Një qytet i vogël, por me zemër të madhe

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i ngazëllyer me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj BATE Borisov.

    Kampioni i Kosovës, mposhti bindshëm prej 4-1, BATE Borisov në ndeshjen e parë të play-off-it, duke bërë hapin gjigant për t’u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

    Strategu shqiptar pas ndeshjes tha se fitoren ia dedikon Lindon Emërllahu, i cili dje është operuar, derisa Daja shton se kjo fitore shkon për gjithë tifozët e Kosovës.

    “Kjo fitore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është operuar, është pika jonë e fortë. Fitorja shkon për tifozët e Suharekës, të Kosovës”, tha ai.

    Daja theksoi se të përzgjedhurit e tij, e kanë dominuar lojën, madje, sipas tij, Ballkani ka mundur të shënojë më shumë gola.

    “Nëse e shtrijmë përgjatë 90-minutëshit, e kemi dominuar, me lojë gola dhe raste. Duhet të kishim shënuar më shumë gola. Gjithsesi, rezultati 4-1 përballë një kundërshtari me përvojë, me të gjithë këto element, është fitore e madhe. Futbollistët e meritojnë një bravo të madhe për këtë që kanë bërë, një skuadër e një qyteti të vogël, por me zemër të madhe. Suksesi i Ballkanit është sukses i futbollit të Kosovës”, ka theksuar Daja.

    Ndeshja kthyese mes Ballkanit dhe BATE Borisov luhet pas një javë në Budapest.

  • Ballkani një hap larg përsëritjes së historisë, mposht Bate Borisovin në Prishtinë

    Ballkani një hap larg përsëritjes së historisë, mposht Bate Borisovin në Prishtinë

    Ballkani është një hap larg përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar, për tu kualifikuar në fazën e grupeve të Conference League.

    Kampioni i Kosovës ka mposhtur Bate Borisovin me rezulat 4-1, në ndeshjen e parë të play-offit, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Ishte skuadra bjelloruse e cila kaloi e para në epërsi me golin e Denis Laptev në minutën e 10-të.

    Ballkani nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin pas 20 minutave me qëndërmbrojtësin Bajram Jashanica i cili shënoi për 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Kampioni i Kosovës shënoi tre gola të shpejtë.

    Bleart Tolaj përmbysi rezultatin në minutën e 58-të ndërsa nëntë minuta më vonë shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Ballkanin.

    Golin e katërt për skuadrën nga Suhareka e shënoi futbollisti Armend Thaqi në minutën e 89-të.

    Ballkani javën e ardhshme luan edhe ndeshjen e kthimit me Bate Borisovin, e cila zhvillohet në “Városi Stadion” të Hungarisë më 31 gusht.

  • Daja kërkon përkrahje nga e gjitha Kosova për ndeshjen ndaj BATE Borisovit

    Daja kërkon përkrahje nga e gjitha Kosova për ndeshjen ndaj BATE Borisovit

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka kërkuar mbështetje të madhe nga e gjithë Kosova në ndeshjen e play-offit të Ligës së Konferencës ndaj Bate Borisovit, shtuar se janë të gatshëm për ndeshjen.

    Ballkani luan ndaj BATE Borisovit të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

    Daja pret paraqitje të madhe nga lojtarët e kampionit të Kosovës, kundër një ekipi si ky nga Bjellorusia, duke nënvizuar se edhe Qëndrim Zyba është në mëdyshje për ndeshjen, por beson që ata që do të jenë në fushë do të mbulojnë më shumë se sa kanë mbuluar.

    Po t’i kthehemi historisë për një vit, gjendemi përsëri në play-off dhe rezultatet janë historike. Ne përfaqësojmë Kosovën dhe kemi bërë një stërvitje pasi jemi marrë me përgatitjet për ndeshjen e kampionatit. Dje është bashkuar grupi kemi këtë lloj përfaqësimi historik brenda. Është larguar Rrahmani, është dëmtuar Emërllahu dhe se fundi Zyba. Do të shohim nëse ka gjasa. Duke pasur kaq shumë ndryshime, kemi bërë disa ndryshime në stërvitje”.

    “Kërkojmë një mbështetje nga e gjithë Kosova. Përveç Ballkanit, përfaqësojmë edhe Kosovën dhe pres mbështetjen për lojtarët. BATE Borisov ka eksperiencë në garat evropiane. Ka qenë në fazë të grupeve. Ne nesër do ta vlerësojmë BATE-n edhe për eksperiencën edhe si kundërshtar. Besoj që nesër BATE është favorit por do te thosha që dyja ekipet që shfrytëzojnë rastet munden ta bëjnë një hap para. E këtë duam ta bëjmë vet”.

    “Nuk duhet të bëjnë më shumë. Duhet ta japin maksimumin dhe karakteri i fituesit ka qenë ajo që ka shtyrë ekipin në këtë ecuri. Nuk pretendoj të bëjnë më shumë se që kanë bërë, por ndoshta të japin pak më shumë për të ulur problematikën e mungesave. Pres të japin pak më shumë titullarët për të mbuluar mungesat”, ka thënë Daja.

  • Ballkani zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

    Ballkani zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

    Omer Bunjaku do të jetë drejtor i ri sportiv i Ballkanit.

    Lajmin e ka konfirmuar skuadra nga Suhareka përmes një komunikate në rrjetet sociale.

    32 vjeçari do të zëvendësoj Nderim Rexhepin i cili e ka vazhduar karrierën në Turqi.

    Bunjaku më parë ka qenë drejtor sportiv i skuadrës së Shkupit, ku përveç që u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut, arriti deri në Play-off të Ligës së Konferencës.

    Ky është njoftimi i Ballkanit:

    Të dashur tifozë,

    Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.

    Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.

    Mirë se vjen Omer Bunjaku!

    32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.

    Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

    https://www.facebook.com/fcballkani/posts/771326925000188?ref=embed_post

  • Ballkani, kampion edhe në aspektin financiar, kaq para ka fituar deri me tani klubi nga Suhareka në garat evropiane

    Ballkani, kampion edhe në aspektin financiar, kaq para ka fituar deri me tani klubi nga Suhareka në garat evropiane

    Ballkani po përjeton një sukses të madh në arenën evropiane. Kampionët e Kosovës janë kualifikuar në fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Tashmë “xhebraliave” u mbeten vetëm dy ndeshjet me Bate Borisovin për të prerë për herë të dytë në histori biletën për në grupet e Ligës së formuar para tri vitesh.

    Por përpos arritjes sportive, një tjetër aspekt pozitiv për klubin ku ka pronar, biznesmenin Arsim Kabashi janë edhe paratë e grumbulluara deri më tani. Klubi nga Suhareka ka mbushur arkat me 1.41 milionë euro, të cilat do të shtohen edhe më tepër deri në fund të rrugëtimit të tyre.

    Në rastin më të keq Ballakani do të arkëtojë 1.67 milionë euro nga UEFA. Një skenar që vlen në rast se Ballkani do të eliminohen nga Bate Borisov në “play off”.

    Kujtojmë që UEFA jep një shpërblim prej 260 mijë eurosh për klubet kampione që nuk mund të sigurojnë dot një vend në fazën e grupeve. Ndërkohë, nëse Ballkani kalon edhe Baten, atëherë padyshim që të ardhurat do të rriten edhe më tepër dhe pritet të shkojnë deri në rreth 3 milionë euro.

  • Fal suksesit të Ballkanit, Superliga e Kosovës ngjitet për dy vende në Evropë

    Fal suksesit të Ballkanit, Superliga e Kosovës ngjitet për dy vende në Evropë

    Superliga e Kosovës në futboll është ngritur për dy pozitat në UEFA.

    Krejt kjo pasi Ballkani ka arritur të kualifikohet në fazën e play-offit.

    Futbolli kosovar nga vendi i 37-të, tani renditet në vendin e 35-të.

    Kampioni i Kosovës kaloi në play-off të Conference League për vitin e dytë radhazi, pasi sonte eliminoi skudrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me rezultat të përgjithshëm 5-1.

    Në play-off, Ballkani do të përballet me Bate Borisovin e Bjollorusisë.

  • Ballkani mëson kundërshtarin e play-offit, ja kur luhen ndeshjet

    Ballkani mëson kundërshtarin e play-offit, ja kur luhen ndeshjet

    Ballkani ka arritur për të dytin vit radhazi të sigurojë play-offin e Ligës së Konferencës.

    Kampioni i kosovë në rrethin e tretë kualifikues eliminoi skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me rezultat të përgjithshëm 5-1.

    Në play-off, Ballkani do të përballet me skuadrën nga Bjellorusia, Bate Borisov, e cila u eliminua nga kualifikimet e Europa League prej skuadrës Sheriff Tiraspol.

    Ndeshjet e play-offit zhvillohen me datën 24 dhe 31 gusht.

  • Çfarë do të ndodhë nëse Mbappe transferohet te Real Madrid?

    Çfarë do të ndodhë nëse Mbappe transferohet te Real Madrid?

    Transferimi i mundshëm i Kylian Mbappes te Real Madridi padyshim se do të sillte kënaqësi te tifozët e klubit spanjoll. Sulmuesi 24-vjeçar i PSG-së dhe kapiteni i kombëtares së Francës është i njohur për shënimin e golave, aftësitë e shkëlqyera të driblimit dhe shpejtësinë. Nëse është i suksesshëm, transferimi i tij do të përmirësojë ndjeshëm sulmin e madrilenëve dhe do të ndikojë në sulmuesit e tjerë të skuadrës.

    Kalimi i tij te Los Blancos gjithashtu do të shkaktojë ndryshime pasi një vend do të duhet të jetë i hapur për treshen e parë. Si rezultat, Carlo Ancelotti do të ketë pesë lojtarë të mrekullueshëm, të gjithë të garuar për një pozicion.

    Real Madridi ka qenë i zënë me nënshkrimin e lojtarëve në tregun e transferimeve gjatë verës. Ata kanë shtuar Brahim Diaz, Arda Guler, Joselu Mato, Jude Bellingham dhe Fran Garcia në ekip. Pavarësisht këtij suksesi, skuadra është ende në kërkim të zëvendësuesit perfekt të Karim Benzemas.

    Nënshkrimi me Mbappen duket se është strategjia e Real Madridit për të forcuar sulmin e tyre pas largimit të Benzemas. Blerja e këtij lojtari ka të ngjarë t’i kushtojë skuadrës mbi 200 milionë euro, përfshirë bonuset. Megjithatë, Ancelotti mbetet i bindur se Mbappe është një investim i mirë për Real Madridin me sukses të garantuar.

    Ndryshimet në pozicionet e lojtarëve

    Real Madridi duhet të rimendojë pozicionin e lojtarëve pas ardhjes së Mbappes. Nënshkrimi me këtë sulmues do të ndikojë padyshim te sulmuesit e skuadrës. Këtu janë lojtarët që mund të përballen me ndryshime.

    Vinicius Junior

    Pas nënshkrimit të Mbappes, Ancelotti do të ketë nevojë për një plan se çfarë të bëjë me anësorin Vinicius Junior. Mbappe mund të përshtatet të tre pozicionet e sulmit, por punon më mirë në krahun e majtë. Vendosja e tij në këtë pozicion do të forcojë sulmin e ekipit. Në mënyrë të ngjashme, do të rrisë shanset e ekipit në çdo ndeshje.

    Që Mbappe të ketë pozicionin e krahut të majtë, trajneri duhet të ketë plane për Vinicius. Braziliani ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer me aftësitë e tij në lojë, aftësitë e forta të driblimit dhe shpejtësinë. Ai aktualisht cilësohet si një nga anësorët e majtë më të mirë që ka luajtur për Real Madridin. Nëse Mbappe i bashkohet skuadrës, atëherë Ancelloti duhet të gjejë një mënyrë në të cilën ai mund të akomodojë këta dy lojtarë të mëdhenj.

    Rodrygo

    Ardhja e Mbappes mund të ndikojë gjithashtu në të ardhmen e Rodrygos në Real Madrid. Vinicius është një lojtar fleksibil dhe mund të luajë çdo pozicion përpara. Sipas Ancelottit, Rodrygo është një lojtar i fuqishëm që mund të luajë efektivisht në krahun e djathtë, të majtë dhe në qendër të sulmit. Paparashikueshmëria e tij gjatë lojës është ajo që e bën atë mbresëlënës. Megjithatë, ai nuk është i mirë në lojën një kundër një si Vinicius. Supozoni se Mbappe i bashkohet Real Madridit, këta dy lojtarë mund të konkurrojnë për pozicionet e krahut të majtë dhe si qendër sulmues.