Category: SPORT

  • Gazeta zvicerane: 500 euro po kushton një biletë e ndeshjes Kosovë – Zvicër

    Gazeta zvicerane: 500 euro po kushton një biletë e ndeshjes Kosovë – Zvicër

    Kosova dhe Zvicra sot do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

    Biletat nga tifozët për ta parë këtë takim u shitën brenda tri orëve, pasi kërkesat ishin shumë të larta.

    Vëmendje kësaj i ka kushtuar edhe gazeta zvicerane Blick, duke shkruar se biletat në tregun e zi po shkojnë deri në 500 euro.

    Ndërkohë, biletat në fillim kushtonin nga 10 euro, ndërsa në zonën VIP kushtonte 80 euro.

    Gazeta zvicerane kujtoi se pagat në Kosova janë rreth 300 euro, teksa biletat po kushtojnë edhe më shumë.

  • Gliha: E vështirë ndaj Zvicrës, duhet punuar nën presion për të arritur sukses

    Gliha: E vështirë ndaj Zvicrës, duhet punuar nën presion për të arritur sukses

    Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    “Dardanët” do të jenë nikoqirë të Zvicrës më 9 shtator, kurse pas tre ditësh do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë, shkruan Gazeta Express.

    Në prag të ndeshjes ndaj “Helvetikëve”, në konferencë për media u paraqit sot përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha.

    Trajneri slloven deklaroi: “Nëse dëshiron të kesh sukses, duhet të jeni në gjendje të punoni nën presion. Duhet ta përballoni presionin. Nëse dëshironi të gjeni alibi për ndonjë dështim, mund ta merrni presionin si alibi. Mbase ju kujtohet ndeshja në Greqi, unë para lojës kam thënë se kemi ardh për fitore. Morëm një pikë, por mund të fitonim. Në futboll duhet të niseni gjithmonë për të marrë maksiumin duke u bazuar në mendimet pozitive.

    Rreth mundësisë për befasi në formacion, duke luajtur me Albion Rrahmanin ose Meriton Korenciës, Gliha tha: “Ata janë të ri, por janë të mirë dhe kjo është e rëndëishme. Duhet ta dim faktin se përgjegjësia është shumë e madhe për ta në një ndeshje ndaj një kundërshtari të fortë si Zvicra. Të shohim cilat do të jenë vendimet, kemi disa probleme me lëndime. Nuk mund të flasë më shumë. Por, mund të them se do të jetë e vështirë për të gjithë ata që do të luajnë”.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

  • Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës përballë Zvicrës

    Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës përballë Zvicrës

    Kombëtarja e Kosovës nesër duke filluar nga ora 20:45 do të zhvillojë një ndeshje jashtëzkonisht të rëndësishme, shkruan Ballkani.info

    Dardanët do ta kenë përballë Zvicrën në sfidën që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Një fitore e mundshme e Kosovës do ta kthente në garë për kualifikim, derisa çdo rezultat tjetër i humbë gjitha shpresat për “Euro 2024”.

    Trajneri Primozh Gliha, ka bërë disa ndryshime në listën e të ftuarve, duke e rikthyer Bernard Berishën, ndërsa për herë të parë e ka ftuar edhe Ismajl Beka e Kreshnik Hajrizin.

    Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen e nesërme.

  • Llogaritë për Europianin, nëse të dielën fitojmë ndaj Polonisë…

    Llogaritë për Europianin, nëse të dielën fitojmë ndaj Polonisë…

    Shqipëria arriti të merrte një pikë të çmuar në transfertë ndaj Çekisë, duke barazuar me rezultatin 1-1, falë supergolit të Nedim Bajramit. Me këtë barazim, kuqezinjtë e Silvinjos ngjiten në kuotën e 7 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë në Grupin E, me një pikë më pak se Çekia kryesuese. Ndërkohë në vend të tretë ndodhet Polonia me 6 pikë.

    Kujtojmë që polakët triumfuan ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 2-0, falë dopietës së Levandovskit. Në vend të katërt ndodhet Moldavia me 5 pikë, ndërsa tabela mbyllet nga Ishujt Faroe me vetëm 1 pikë në 4 ndeshje. Një renditje që i jep edhe më shumë vlerë sfidës së 10 shtatorit kundër Polonisë.

    Një përballje që do të jetë si një finale, pasi luhet një pjesë e madhe e kualifikimit, ndonëse pas kësaj sfide mbeten për t’u luajtur edhe tri takime të tjera, me kuqezinjtë që do të sfidojnë sipas radhës më tej Çekinë në shtëpi më 12 tetor, Moldavinë në transfertë më 17 nëntor, për ta mbyllur grupin me ndeshjen në shtëpi, më 20 nëntor kundër Ishujve Faroe.

    Kështu përballja me Poloninë ka një rëndësi të madhe për Kombëtaren tonë, e cila edhe në rast barazimi do t’i mbante pas polakët në renditje, pa nënvlerësuar as Moldavinë që të dielën luan në transfertë kundër Ishujve Faroe. Ndërsa një fitore për kuqezinjtë e Silvinjos do të përkthehej në një hap galopant drejt kualifikimit për në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

  • Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e sotme, si ju duket?

    Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e sotme, si ju duket?

    Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Çekinë në Pragë, ndeshje kjo që luhet në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

    Të besuarit e brazilianit Sylvinho, mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me çekët.

    Kombëtarja shqiptare pritet të startoj më këtë formacion:

    Berisha -Hysaj-Ismajli-Gjimshiti-Mitaj Asllani-Ramadani Asani-Bajrami-Uzuni Cikalleshi

  • Këto televizione e transmetojnë ndeshjen Çekia – Shqipëria

    Këto televizione e transmetojnë ndeshjen Çekia – Shqipëria

    Kombëtarja e Shqipërisë sot do të luaj kundër Çekisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

    Kuqezinjët e Sylvinhos kanë 6 pikë nga tre ndeshje të zhvilluara deri më tani dhe renditen në pozitën e dytë të Grupit E, një më pak se Çekia.

    Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, më fillim nga ora 20:45.

    Kjo ndeshje do të transmetohet në platformëm Artmotion, në kanlalin Sport 1, si dhe përmes platformës Digitalb, në kanalin Supersport2.

  • Kampionati i trukuar, Federata merr vendim, e pezullon kampionatin

    Kampionati i trukuar, Federata merr vendim, e pezullon kampionatin

    Kampionati i nivelit maksimal dhe ai i divizionit të dytë në Bolivi është ndaluar.

    Arsyeja janë bastet teksa presidenti i Federatës, Fernando Costa denoncoi disa ndeshje të dyshuara si të trukuara duke u detyruar në këtë formë për të marrë vendimin ekstrem.

    Nën hetim janë drejtues klubesh, lojtarë si dhe një pjesë e madhe e arbitrave.

    Tashmë, për të zgjedhur fituesin e kampionatit, do të organizohet një mini-turne që do të zgjasë për dy muaj, nga tetori në dhjetor.

    Ndërkohë, kjo pauzë do t’i japë kohë Federatës për të dalë në përfundime më të saktë dhe të rinisë sërish aktivitetin, këtë herë duke pretenduar një kampionat të pastër, në vitin 2024.

  • Beka mund të debutoi ndaj Zvicrës: Është loja e jetës time, nëna ime qau nga gëzimi

    Beka mund të debutoi ndaj Zvicrës: Është loja e jetës time, nëna ime qau nga gëzimi

    Ismail Beka mund të jetë njëri nga debutuesit në ndeshjen Kosovë-Zvicër. Futbollisti që luan te Luzerni në Zvicër e ka quajtur lojën e të shtunës si ndeshjen e jetës. 

    Beka ka treguar edhe emocionet e nënës së tij pasi pranoi ftesën nga Kosova. 

    “Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme. Mamaja ime qau kur e mori vesh se jam ftuar te Kosova. Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta. Për këtë duel vjen e gjithë familja ime nga Zvicra dhe aty do të jenë edhe shumë të afërm të mi në Kosovë. Kjo është vërtet e lezetshme” ka thënë Beka.

  • Ballkani prezanton talentin 18 vjeçar, e mori nga 2 Korriku

    Ballkani prezanton talentin 18 vjeçar, e mori nga 2 Korriku

    Ballkani ka nënshkruar me mesfushorin Arjol Bllaca.

    Kampionët e Kosovës, përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se e kanë transferuar mesfushorin e 2 Korrikut.

    18 vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës nga Suhareka deri në vitin 2028.

    Bllaca po konsiderohet si një nga talentët më premtues të futbollit kosovar.

    https://www.facebook.com/fcballkani/posts/779929557473258?ref=embed_post

  • Gliha: Rruga Drejt Suksesit në Euro 2024 Fillon me Transformimin e Mentalitetit

    Gliha: Rruga Drejt Suksesit në Euro 2024 Fillon me Transformimin e Mentalitetit

    Selektuesi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, ka zhvilluar konferencën e tij të parë për media para dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 kundër Zvicrës dhe Rumanisë. Para se të hyjë në përgatitje për këto dy sfidat, Gliha është shprehur se është një detyrë e rëndësishme për të ndryshuar mentalitetin e ekipit, në mënyrë që futbollistët të japin maksimumin e tyre në fushën e lojës.

    Ai e ka cilësuar përballjen me Zvicrën si një sfidë të vështirë, por është vendosur të bëjë çmos për të arritur një rezultat pozitiv, duke përfshirë edhe mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gliha ka theksuar se kjo ndeshje mund të sjellë entuziazmin e nevojshëm në ekipin kombëtar, megjithatë ka pranuar se situata në kualifikimet është tashmë shumë e komplikuar.

    Megjithatë, ai ka shtuar se çdo lojtar që është pjesë e Kombëtares duhet të jetë i gatshëm të japë maksimumin në fushë për nderin dhe krenarinë e Kosovës. Gliha ka theksuar se për ta, luajtur për kombin nuk është çështje parash, por është një shenjë dinjiteti. “Ne duhet të jemi të gatshëm të japim gjithçka në fushë, sepse jemi përfaqësues të ekipit kombëtar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe krenari, dhe kjo duhet të shfaqet në çdo lojë. Në ekipin kombëtar, duhet të ndryshojmë disa aspekte, por shembulli i parë është mentaliteti”, theksoi Gliha.

    Ai gjithashtu njoftoi se në grumbullimin e ardhshëm do të ketë edhe disa lojtarë të rinj, por insistoi se do të zgjidhin më të mirët dhe që fokusi i tyre do të jetë në arritjen e rezultateve pozitive në këto ndeshje. Gliha foli gjithashtu për rastin e futbollistëve Arbnor Muja dhe Mirlind Dakaj, të cilët vendosën të luajnë për Shqipërinë, dhe tha se është e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje për të mbajtur lojtarë të talentuar të tillë në ekipin kombëtar të Kosovës në të ardhmen.