Blog

  • Bayern nuk do ta blejë përfundimisht Jacksonin, sulmuesi kthehet te Chelsea në verë

    Bayern nuk do ta blejë përfundimisht Jacksonin, sulmuesi kthehet te Chelsea në verë

    Bayern Munich ka vendosur të mos e aktivizojë opsionin e blerjes së Nicolas Jackson, i cili pritet të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.

    Sulmuesi senegalez nuk ka arritur të bindë plotësisht drejtuesit e klubit gjerman me paraqitjet e tij, ndërsa forma e tij është vlerësuar si nën pritshmëritë e vendosura nga “Bavarezët”.

    Vendimi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, i cili ka lënë të kuptohet se klubi nuk do të vazhdojë me transferimin e përhershëm të lojtarit.

    Jackson këtë sezon ka regjistruar 29 paraqitje, duke realizuar 10 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat. Pavarësisht statistikave, ai nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në projektin afatgjatë të klubit.

    Tani, 23-vjeçari do të rikthehet te Chelsea në verë, ku edhe pritet që të shqyrtohet e ardhmja e tij dhe opsionet e mundshme për një transferim të ri gjatë afatit kalimtar.

    Ndërkohë, Bayern Munich vazhdon të jetë në garë për objektivat sezonalë dhe ende ka mundësi të mbyllë sezonin me trofe në të gjitha kompeticionet kryesore.

  • Moti sot: I qëndrueshëm, me diell dhe temperatura në rritje

    Sot, e diel, vendi ynë po ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të qetë dhe të përshtatshëm për aktivitete në natyrë.

    Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e sotme karakterizohet me mot të ngjashëm me atë të ditës së djeshme, por me një rritje të lehtë të temperaturave gjatë orëve të ditës, si rezultat i fuqizimit të rrezatimit diellor.

    Gjatë ditës priten intervale me diell, ndërsa vranësira të herëpashershme do të shfaqen kryesisht në zonat malore. Në këto zona nuk përjashtohet mundësia e zhvillimit të proceseve të dobëta konvektive gjatë pasdites.

    Temperaturat minimale janë regjistruar ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtime të ndryshueshme, pa ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e kushteve të motit.

  • Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

    Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

    Të gjithë artistët po klikohen goxha shumë në platformën Spotify, por e vetmja artistë e zhanrit popullore që po spikat është këngëtarja Remzie Osmani.

    Siç ka bërë të ditur Prive, ajo përfiton rreth 200 mijë euro në muaj nga kjo platformë.

  • Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

    Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

    Sonte në Post Big Brother, Rogerti ka deklaruar se ndihet në siklet për gjestet që ka bërë gjatë formatit.

    Ai ka thënë se, po të hynte në shtëpi nga dita e parë, do të kishte një lojë tjetër.

    Ai ka thënë se do të hynte “treshe në krevat me Mirin dhe Selinën”.

  • Hamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kritikuar ashpër kryetarin e VV-së, Albin Kurti për qëndrimin e tij karshi çështjes së Presidentit.

    Hamza me anë të një videoje të publikuar tha se Kurti po tenton t’ia hedh fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit.

    “Edhe sot, në vend të reflektimit, po vazhdojnë fajësimet dhe manipulimet e zakonshme. “Ofertat” në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe mbetet parimor.”, shkroi ndër të tjera në postimin e bërë.

    Kurse, në video, Hamza tha se Kurti po kërkon nënshtrim dhe jo bashkëpunim.

    “Edhe tani, ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po e kërkon përkrahjen tonë, jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik. “, tha ndër të tjera ai, duke thënë se partitë duhet të kthehen tek qytetarët.

    VIDEO:

    https://www.facebook.com/share/v/1HsRGcVG39/?mibextid=wwXIfr

     

    Qytetarë të dashur,
    Po shohim sërish përpjekje për t’ia hedhur fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit. Prej gati dy vitesh, vendi po përballet me bllokada politike, jo për mungesë mundësish, por si pasojë e kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme.
    Edhe sot, në vend të reflektimit, po vazhdojnë fajësimet dhe manipulimet e zakonshme. “Ofertat” në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje.
    Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe mbetet parimor.
  • Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacione

    Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka zhvilluar aksione në zbatim të ligjit që prek sektorin e ndërtimtarisë.

    Me këtë rast, në pesë lokacione të ndryshme janë ndaluar aktivitete ndërtimore të paautorizuara, përfshirë rrënime dhe ndërtime pa leje.

    Drejtori Mujë Igrishta ka deklaruar se ndaj shkelësve të ligjit do të ndërmerren masa ndëshkuese, duke filluar nga shqiptimi i gjobave e deri te kallëzimet penale, së bashku me aktvendime për rrënim.

    “Askush nuk është mbi ligjin”, ka theksuar drejtori Igrishta.

    Foto:

    https://www.facebook.com/share/p/1DvzradJga/?mibextid=wwXIfr

     

  • VV refuzon Vjosa Osmanin për presidente

    VV refuzon Vjosa Osmanin për presidente

    Arbër Zaimi, nga Lëvizja Vetëvendosje, duke komentuar situatën politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit, ka thënë se presidenti “duhet të luajë rol unfikues”.

    Zaimi ka komentuar edhe kandidaturën e mundshme për një mandat të dytë të ish-presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se kjo e fundit, “nuk e unifikon spektrin politik, as opozitën e as LDK-në”.

    Postimi:

    Presidenti duhet të luajë rol unifikues, pra mes qeverisë dhe opozitës, mes politikës dhe shoqërisë.

    A është unifikues propozimi i Abdixhikut për znj. Osmani?

    Ai vetë e përjashton mbështetjen nga partitë e tjera opozitare, s’i bëhet vonë për të kërkuar mbështetjen e tyre. Por ai nuk ka shpjeguar se çfarë të mire i sjell publikut favorizimi i LDK prej VV, dhe përjashtimi i partive të tjera. Në të shkuarën VV është akuzuar se ka parapëlqyer bashkëpunimin me LDK-në e jo me partitë e tjera, por ky bashkëpunim kurrë nuk iu kthye në falënderim apo mirënjohje.

    Konsideruar nga deklaratat publike, propozimi i z. Abdixhiku duket se jo që nuk e unifikon spektrin politik, por nuk e unifikon as opozitën, bile as LDK-në.

  • I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

    I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

    Hoffenheimi ka kaluar në epërsi në minutën e 31-të në duelin që po e zhvillon në udhëtim ndaj Hamburgut.

    Dy skuadrat po përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në kampionatin gjerman.

    Autor i golit të epërsisë për Hoffenheimin ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani.

    Ylli i Kosovës shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 19-të me një volej goditje pas asistimit nga Vladimir Coufal.

    Ky ishte goli i dhjetë i Asllanit deri më tani këtë sezon në Bundesliga, teksa ka edhe gjashtë asistime.

    Kliko linkun për video:

    https://x.com/1337xh0x/status/2048083681466569203/video/1?s=46

  • Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

    Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

    Drenica ka arritur një fitore të rëndësishme në Superligë.

    Ata mposhtën Prishtinën e Re, në një ndeshje dramatike e cila u mbyll me rezultat 2-3.

    Golat për Drenicën u realizuan nga Kreshnik Uka (2 gola) dhe Jeton Krasniqi, ndërsa për Prishtinën e Re shënoi Kargbodhe Elom Nya-Vedji.

    Me këtë fitore, Drenica mbetet e 7-ta me 38 pikë, ndërsa Prishtina e Re e fundit me 28 të tilla.

  • Raportohet se Vjosa Osmani do të takohet me Lumir Abdixhikun

    Presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, përfshirë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për tre emra të mundshëm për postin e presidentit, drejtuar Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Partisë Demokratike e Kosovës.

    Në këtë kontekst, takimi Osmani–Abdixhiku pritet të fokusohet në koordinimin politik, qëndrimet e partive ndaj këtij propozimi dhe hapat e mëtejmë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme institucionale.