Blog

  • Donna Dafi publikon “ManGo”, një projekt që synon tregun ndërkombëtar

    Donna Dafi publikon “ManGo”, një projekt që synon tregun ndërkombëtar

    Donna Dafi publikon “ManGo”, një projekt që synon tregun ndërkombëtar

    Artistja shqiptare Donna Dafi ka sjellë për publikun videoklipin e saj më të ri, të titulluar “ManGo”, një këngë që po tërheq vëmendje dhe po konsiderohet si një nga prurjet më të fuqishme të momentit në skenën muzikore.

    E ndërtuar mbi një kombinim të R&B-së, pop-it alternativ dhe ritmeve globale, “ManGo” vjen me një frymë moderne dhe një estetikë të kuruar. Projekti nis me një atmosferë të butë, për t’u shndërruar gradualisht në një deklaratë të fortë për vetëdijesim dhe çlirim emocional, duke trajtuar temën e largimit nga një marrëdhënie manipuluese dhe rikthimin e kontrollit mbi veten.

    Vetë artistja e përshkruan këtë projekt si një proces personal:
    “Ishte si terapi për mua – më çoi në momentin e qartësisë: po të lë të ikësh,” shprehet Donna Dafi.

    Pas këngëve “Primadonna” dhe “Touch Me Like That”, ajo po vazhdon të konsolidojë identitetin e saj artistik dhe të zgjerojë prezencën në tregun ndërkombëtar. Me stilin e saj të veçantë dhe mesazhin e fuqishëm, “ManGo” synon të depërtojë si në playlistat muzikore, ashtu edhe në pistat e vallëzimit.

    Videoklipi i këngës është tashmë i publikuar dhe i disponueshëm për publikun në platformat kryesore muzikore.

     

  • Konjufca: Gjithçka që prodhoi Qosja e ka formën e luftës kundër shtypjes

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar figurën dhe veprën e akademikut Rexhep Qosja gjatë seancës së veçantë të mbajtur në Kuvendin e Kosovës në nderim të tij

    Konjufca e cilësoi Qosjen si një nga figurat më të rëndësishme intelektuale të kombit, duke theksuar se veprimtaria e tij ishte e udhëhequr nga ideali i lirisë kombëtare.

    “Ai ishte një nga intelektualët, shkrimtarët, veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë.

    Çdo krijues përshkohet nga një princip suprem qëllimor, i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte principi i Qosjes?

    Elani i tij ishte liria kombëtare. Prandaj gjithçka që prodhoi e ka formën e luftës kundër shtypjes.

    E lufta është strategji. Bazamenti i saj i parë, shtresa e themelit, është vetëdija. Mbi të pastaj ndërtohet e sigurt ngrehina e shtetit kombëtar.

    Në këtë kuptim, me të drejtë u tha edhe këto ditë që ai është rilindësi i fundit. Qosja besonte se, duke qenë një komb i rrënjosur në gjuhë, unifikimi gjuhësor i shqiptarëve ishte procesi i domosdoshëm i unitetit të vetëdijes kombëtare”, tha ai.

  • Nivokazi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

    Nivokazi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

    Rilind Nivokazi është futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

    Sulmuesi kosovar është vlerësuar me notën 7.9 nga sajti i njohur “Sofascore”.

    Nivokazi shënoi gol me Sionin në fitoren 0:2 ndaj Baselit.

    Team of the Week provided by Sofascore

     

  • Publikohen çmimet e reja të derivateve në vend

    Publikohen çmimet e reja të derivateve në vend

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.

    Sipas përditësimit, nafta shitet me 1.66 euro për litër, benzina deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi 0.86 euro për litër.

  • Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

    Sipas raportit të Policisë, dy raste janë regjistruar në Prishtinë, ndërsa nga një rast është evidentuar në Podujevë, Pejë dhe Gjakovë. Si rezultat i këtyre incidenteve, katër persona janë arrestuar,.

    Njoftimi i policisë:

    Prishtinë / 26.04.2026 – 06:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi të njëjtit dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Prishtinë / 26.04.2026 – 16:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Gjakovë / 26.04.2026 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Podujevë / 26.04.2026 – 09:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.

    Pejë / 26.04.2026 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit ndaj të njëjtit është lëshuar vendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në trajtim mjekësor.

  • Aksident i rëndë në afërsi të kazermës së FSK-së në Gjilan

    Aksident i rëndë në afërsi të kazermës së FSK-së në Gjilan

    Një vetaksident është regjistruar mbrëmjen e së dielës afër kazermës së FSK-së në Gjilan.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Klankosova.tv se një pasagjer është lënduar lehtë.

    Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin duke u përplas jashtë rrugës.

    I lënduari me urgjencë është transportuar në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjilan, derisa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

    Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.

  • 27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona

    Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

    27 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.

    Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

    Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

    Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.

    Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

    Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Slobodan Millosheviqit më 27 prill 1992.

    Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.

    Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

  • U gjend i pajetë në Moravë të Korçës, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë 3 muaj më parë

    Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut në Moravë të Korçës.

    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima, Agim Dejo ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima mund të ketë 3 muaj që ka ndërruar jetë.

    Nga kqyrja e trupit të dekompozuar nuk janë konstatuar goditje apo thyerje të kockave që mund të ketë dyshime për ngjarje kriminale.

    Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

  • Rritet interesimi për dhurim të gjakut

    Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë pacientëve, ndërsa aksionet e dhurimit po shtohen në gjithë vendin. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar me dhurues vullnetarë dhe duke inkurajuar qytetarët që të japin kontributin e tyre në shpëtimin e jetëve.

    Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës ekzekutive të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), Albana Beslimi-Krasniqi, thotë se rezervat e gjakut janë thelbësore për funksionimin normal të shërbimeve shëndetësore.

    “Shembulli i dhurimit të gjakut nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shërben edhe si një shembull shumë pozitiv që ndikon edhe në ngritjen e vetëdijes, mund të them kolektive, për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut. Edhe me rritjen e numrit të pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, natyrisht vërehet edhe rritja e numrit të dhurimeve të përgjithshme në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Albana Beslimi-Krasniqi për RTK.

    Ajo nënvizon se përkundër stabilitetit aktual, kërkesat për gjak ndryshojnë vazhdimisht.

    “Për momentin rezervat e produkteve të gjakut janë stabile, mirëpo këto kërkesat janë dinamike, domethënë mungesat e grupeve ose rezervave janë dinamike dhe varen nga kërkesat për gjak dhe produkte të gjakut që bëhen nga klinikat në të cilat trajtohen pacientët. Në numër më të pakët janë grupet e gjakut me Rh negativ, për shkak se edhe përqindja e dhuruesve në popullatë është më e vogël”, shtoi ajo.

    Një prej dhuruesve të rregullt të gjakut thotë se ky akt i vogël për të ka një ndikim të madh për pacientët në nevojë.

    “Jam dhurues i gjakut moti, qysh moti. Domethënë bëhet fjalë edhe para luftës, qysh prej vitit ’86 kam filluar për herë të parë dhurimin e gjakut. Kam 40 deri në mbi 40 herë dhurim gjakut para luftës, ndërsa qysh nga 2011-ta e këtej jam edhe një prej grupeve organizatore për dhurimin e gjakut”, tha Fatmir Gërguri, dhurues i gjakut.

    Përfaqësuesit shëndetësorë apelojnë që dhurimi i gjakut të mos mbetet vetëm një akt i rastësishëm, por të kthehet në një praktikë të rregullt solidariteti për shpëtimin e jetëve.

  • Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut

    Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut

    Problemet me aparatin tretës dhe cikli menstrual mund të shkaktojnë jo pak dhimbje.

    Shikoni më poshtë disa kura natyrale si të qetësoni një stomak të trazuar.

    1. Kur përjetoni ndjesinë e të përzierave, rekomandohet që të përgatisni këtë përzierje: Pak ujë tonik, kanellë, kopër, nenexhik dhe xhinxher. Lëreni per disa minuta që të gjithë përbërësit të lëshojnë enzimat aktive dhe më pas konsumojeni esëll.

    2. Çaji i orizit nuk është asgjë më shumë sesa uji i orizit të zierë. Zieni gjysmë gote oriz në 6 gota ujë për 15 minuta , e më pas këtë ujë pijeni. Mund t’i shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.

    3. Çaj xhenxhefili dhe mente
    Shtoni gjysmë luge xhinxher dhe disa gjete mente në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për 5 deri në 10 minuta. Pasi të jetë ftohur pak konsumojeni, dhe do të shihni se sa shpejt do të qetësoheni nga dhimbja e barkut.