Blog

  • Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar thirrjen e seancës për presidentin.

    Ajo ka thënë se kjo është një shpikje e LVV-së.

    “Asnjëherë s’ka ndodh me u thirr një seancë me diskutua për presidentin. Si është e mundur të thirret një seancë në orën 17:00 dhe të diskutohet për presidentin. Jo, kryetare, nuk diskutohet në parlament për presidentin, sillen emrat të cilët ju jeni dakorduar dhe aty votohet. Por që të diskutohet e keni shpikur një praktikë të re, këtë po e zbulon LVV”, ka thënë ajo gjatë seancës së Kuvendit.

    Në reagim e saj, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohet duke shprehur besimin se deri në orën 17:00 do të ketë emra të propozuar për presidentin

  • Pse të zgjidhni Fafa Resort & Spa për pushimet e prillit?

    Prilli është muaji ideal për t’i shpëtuar rutinës, për të shijuar temperaturat e buta dhe për të marrë frymë thellë larg zhurmës së përditshme. Dhe nëse po kërkoni një destinacion që kombinon relaksin, luksin dhe natyrën, atëherë Fafa Resort & Spa është një zgjedhje që vlen seriozisht të merret në konsideratë.

    I vendosur pranë bregdetit, ky resort ofron një eksperiencë të plotë pushimi. Ambientet moderne, shërbimi cilësor dhe hapësirat e dedikuara për relaks e bëjnë atë një vend të përsosur si për çifte, ashtu edhe për familje. Spa-ja është një nga pikat më të forta, ku mund të rigjeneroni trupin dhe mendjen përmes trajtimeve të ndryshme dhe faciliteteve të avancuara.

    Për muajin prill, ofertat janë mjaft tërheqëse dhe fleksibël, duke iu përshtatur nevojave të ndryshme të pushuesve:

    Bed & Breakfast (Fjetje + Mëngjes):

    • 1 natë – 45€ për person
    • 2 netë – 42€ për person/natë
    • 3 netë – 38€ për person/natë

    Half Board (Fjetje + Mëngjes + Darkë):

    • 1 natë – 56€ për person
    • 2 netë – 54€ për person/natë
    • 3 netë – 50€ për person/natë

    Full Board (Fjetje + 3 vakte ushqimi):

    • 1 natë – 72€ për person
    • 2 netë – 69€ për person/natë
    • 3 netë – 67€ për person/natë

    Të gjitha paketat përfshijnë gjithashtu akses në ambientet e spa-së, duke e bërë përvojën edhe më të plotë dhe relaksuese.

    Në një periudhë kur sezoni turistik sapo nis dhe gjithçka është më e qetë, Fafa Resort & Spa ju jep mundësinë të përjetoni pushime cilësore pa rrëmujën e verës. Është momenti perfekt për të shijuar detin, ajrin e pastër dhe komoditetin që ofron ky resort.

    Pra, nëse po kërkoni një arratisje të shkurtër, por të mbushur me qetësi dhe kënaqësi, prilli në Fafa mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet.

  • Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patrazuar: S’doja…

    Shumica e pjesëmarrësve në darkën e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë u përkulën për t’u fshehur ndërsa zhvilloheshin të shtënat, por kishte një përjashtim të dukshëm.

    Një burrë, i identifikuar si agjent në Agjencinë e Artistëve Kreativë, Michael Glantz, u pa duke ngrënë me qetësi sallatën e tij ndërsa ata përreth reaguan ndaj skenës që po zhvillohej para tyre.

    “Unë jam banor i New York Times”, tha ai për New York Times. “Ne jetojmë me sirena dhe aktivitete që ndodhin gjatë gjithë kohës. Nuk u frikësova. Ka qindra agjentë të Shërbimit Sekret që hidhen mbi tavolina dhe karrige, dhe doja të shikoja”.

    Ai i tha Neë York Times se ka probleme me shpinën, dhe “nuk kishte asnjë mënyrë që ta ndotja smokingun tim të ri në dyshemenë e ndyrë të Hilton”.

  • Kuvendi ratifikon marrëveshjen e tregtisë së lirë me shtetet e EFTA-s

    Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, në seancën që po mbahet sot.

    Marrëveshja mori mbështetje të gjerë nga deputetët, me 89 vota pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

     

  • Vetaksident në Baicë të Istogut, lëndohet një person

    Një vetaksident është regjistruar sot në fshatin Baicë të Istogut.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova se nga ky aksident komunikacioni një person ka pësuar lëndime.

    Sipas Rugovës, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

  • Gjenerata e 63-të e kadetëve, nisin trajnimin për polic

    Policia e Kosovës ka mirëpritur pjesëtarët më të rinj të saj, respektivisht gjeneratën 63 të kadetëve policorë, të cilët pasi kanë përfunduar me sukses të gjitha fazat testuese në konkursin për zyrtarë policorë dhe nënshkrimin e kontratave me Policinë e Kosovës, tashmë zyrtarisht fillojnë trajnimin themelor për zyrtar policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

    Edhe kjo gjeneratë është mirëpritur nga përfaqësues të PK-së, të cilët njëherësh edhe do të jenë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe përgatitjen e saj përgjatë trajnimit themelor për zyrtar policor, i cili do t’i aftësojë profesionalisht kadetët policorë për punën policore në praktikë.

  • Çka po ‘zien’ VV-ja? Haxhiu thotë se sot ka seancë për presidentin

    Kryetarja e Parlamentit njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se sot mund të ketë seancë për presidentin.

    Kur Haxhiu u pyet nëse kjo seancë mund të zhvillohet sot, ajo u përgjigj shkurt: “Natyrisht që sot”.

    Në anën tjetër, nga PDK dhe AAK thanë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me ndonjë seancë rreth shefit të shtetit.

    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se nuk kanë pasur asnjë komunikim, njësoj edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila deklaroi: “Nuk ka seancë për presidentin”.

  • Irani kërkon fundin e luftës, propozon hapje të Ngushticës së Hormuzit

    Abbas Araqchi ka deklaruar se Irani kërkon përfundimin e konfliktit dhe ka paraqitur një propozim të ri lidhur me hapjen e Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

    Sipas deklarimeve të tij, Irani akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dështimin e bisedimeve të paqes, duke pretenduar se kërkesat e palës amerikane kanë penguar progresin në negociata.

    Raportohet se përmes ndërmjetësve është propozuar rihapja e Ngushticës së Hormuzit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, ndërsa çështja bërthamore do të trajtohej në një fazë të mëvonshme.

    Ndërkohë, diplomacia ndërkombëtare vazhdon përpjekjet për uljen e tensioneve, në një kohë kur situata mbetet e ndjeshme në rajon.

  • Haradinaj nderon martirët në Mejë: Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar në Mejë me rastin e 27-vjetorit të masakrës, atje ku 376 shqiptarë u vranë e u masakruan nga forcat serbe.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se më 27 prill 1999, forcat serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht motra e vëllezër shqiptarë të pafajshëm, të dy besimeve fetare.

    Ai shton se shumë prej tyre, edhe sot, mbeten të pagjetur, ndërsa thotë se plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre, transmeton Klankosova.tv.

    “Sot, kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, nderuam kujtimin për martirët e masakrës së Mejës dhe për dëshmorët e martirët e Skivjanit dhe dëshmorët e Prejlepit. Në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve të mi, Edmond Dabiqaj, Sadri Latifaj dhe Haxhi Tolaj, nderojmë sot kontributin e fshatit Prejlep në Luftën Çlirimtare, Dëshmorët e Martirët që ia fali lirisë”.

    “Po sot, kujtojmë bashkëluftëtarët Bekim Thaçi, Fetah Sylejmani, Isuf Dinaj, Muhamet Bardheci, Mustafë Avdullahu, Pëllumb Ademaj, Rexhep Hajdaraj, Shkelzen Brahimaj dhe Xhavit Fetahaj të rënë në betejat e fundit të prillit anekënd Dukagjinit.  Falë gjakut të tyre, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare dhe falë ndihmës së botës së përparuar liridashëse, NATO-s së prirë nga Amerika, ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë. Mirënjohës ndaj sakrificës të të gjithë të rënëve për liri! Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës”, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së.

  • Kurti shmang pyetjet për takimet me LDK dhe PDK për presidentin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse ka zhvilluar takime me Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

    Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të vendit është 28 prilli, ndërsa kryeministri, pas deklarimeve për çështjen e të pagjeturve, nuk u ndal për të komentuar më tej këtë temë.