Blog

  • Bomba e merkatos së janarit: Ter Stegen transferohet te gjiganti italian

    Bomba e merkatos së janarit: Ter Stegen transferohet te gjiganti italian

    Lajm bombastik, Marc Andre Ter Stegen transferohet në Serie A.

    Portieri gjerman, Ter Stegen është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pasiqë Barcelona ka vendosur ta nxjerr në shitje.

    Blaugranët siguran shërbimet e Joan Garcias gjatë verës dhe ia kanë hapur derën e largimit portierit gjerman.

    Ter Stegen është rikthyer nga lëndimi dhe dëshiron të luajë në nivele të larta, për ta mbajtur pozitën e titullarit te Gjermania.

    Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.

    Zikaltërit janë në kërkim të një portieri të ri, pasiqë Sommer është në muajt e fundit të kontratës.

    Barcelona në janar është e gatshme ta lërë të lirë Ter Stegen me parametra zero.

  • Google po shqyrton ndërtimin e qendrave të të dhënave në hapësirë

    Google po shqyrton ndërtimin e qendrave të të dhënave në hapësirë

    Drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai, njoftoi se kjo kompani teknologjike po konsideron mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave në hapësirë, me qëllim që të shfrytëzohet më mirë energjia diellore.

    Në një intervistë për Fox News, Pichai tha se Google punon intensisht në zhvillimin e kompjuterëve kuantikë, por po ashtu zhvillon edhe projekte ambicioze.

    “Po punojmë në kompjuterizim kuantik, dhe në atë frymë – një nga idetë tona të mëdha është që një ditë të mund të kemi qendra të të dhënave në hapësirë që do të shfrytëzojnë më mirë energjinë e Diellit”, tha ai.

    Pichai pohoi se synimi është të vendoset kjo infrastrukturë “sa më afër Diellit”, dhe sipas planit fillestar, Google dëshiron të bëjë hapin e parë në vitin 2027.

    Konkretisht, do të dërgohen në orbitë “paketa me rafte të vogla me kompjutera” për testim.

    Pichai beson se me kalimin e viteve, brenda një dekade apo më shumë, kjo mënyrë ndërtimi të qendrave të të dhënave mund të bëhet standard.

  • Islanda bëhet vendi i pestë që bojkoton Eurovision-in

    Islanda bëhet vendi i pestë që bojkoton Eurovision-in

    Islanda i është bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës duke thënë se do të bojkotojë Festivalin e Këngës në Eurovision 2026.

    Të pesë vendet janë tërhequr pasi pjesëmarrja e Izraelit në konkurs u konfirmua zyrtarisht javën e kaluar.

    “Shërbimi Kombëtar i Transmetimeve Islandeze (RÚV) ka vendosur të mos marrë pjesë në konkursin e këngëve në Eurovision në Vjenë, Austri, vitin e ardhshëm”, u tha në një deklaratë pas një takimi të bordit të RÚV.

    “Pjesëmarrja e transmetuesit kombëtar izraelit, KAN, në konkurs ka krijuar përçarje midis anëtarëve të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) dhe publikut të gjerë.”

  • Ish-ylli i Gjermanisë kritikon Barcelonën për trajtimin që po i bëjnë Ter Stegenit

    Ish-ylli i Gjermanisë kritikon Barcelonën për trajtimin që po i bëjnë Ter Stegenit

    Fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë, Christoph Kramer, beson se Marc-Andre Ter Stegen po trajtohet padrejtësisht te Barcelona.

    “Kur shohim mënyrën se si Ter Stegen e zotëron topin në fushë, fakti që ai nuk po luan nuk mund të lidhet me paraqitjet e tij”, tha Kramer për Amazon Prime.

    “Portieri që kanë tani po bën mirë, natyrisht, por Ter Stegen është thjesht një portier jashtëzakonisht i mirë, pothuajse joaditësor. Që ai të lihet në stol, nuk mund të ketë arsye sportive”.

    “Duhet të ketë ndodhur diçka, dhe është diçka për të cilën nuk duam të spekulojmë. Kemi dëgjuar këtë e atë”.

    “Dhe ai gjithmonë është sjellë si duhet me klubin, ndaj është e vështirë për ta kuptuar”, shtoi Kramer.

    Ter Stegen u ul në stol ndërsa Barcelona mundi Eintracht Frankfurt 2-1. Ishte hera e tij e parë në një listë skuadre të ndeshjes për Barçën pas më shumë se pesë muajsh.

  • Bedri Hamza: Qytetarët kërkojnë dinjitet, stabilitet dhe politika ekonomike që ualehtësojnë jetën

    Bedri Hamza: Qytetarët kërkojnë dinjitet, stabilitet dhe politika ekonomike që ualehtësojnë jetën

    Hamza ka vazhduar fjalimin e tij, duke thënë se Kosova që funksionon kërkon qeveri të qëndrueshme dhe efektive.

    Ai ka thënë se vendit i duhet një qeveri stabile,që krijon konsensus sa më të gjerë, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

    Kudo që shkon, Hamza ka thënë se qytetarët ia thonë të njëjtën gjë: “Jeta është bërë shumë e shtrenjtë. Pagat nuk mjaftojnë. Çmimet po rriten çdo ditë.” “Nuk mund të planifikojmë asgjë për të ardhmen.” “Fëmijët tanë duan të largohen, sepse nuk shohin të ardhme këtu.”

    Ai ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të ndihen kështu.

    “Ky është realiteti ynë i hidhur! Qytetarët tanë nuk kërkojnë mrekulli. Ata kërkojnë dinjitet.Stabilitet. Politika ekonomike që e lehtësojnë jetën, jo që e vështirësojnë atë. Dhe pikërisht këtë e ofron programi ynë. Platforma jonë nuk është listë premtimesh. Është plan. Një plan koherent, i llogaritur, realist dhe i përgjegjshëm. Një plan i ndërtuar mbi shtylla që do ta zhvillojnë ekonominë dhe do ta rikthejnë shpresën në familjet tona”, ka thënë Hamza.

  • Murati thotë se nuk ka pagë të 13-të këtë vit

    Murati thotë se nuk ka pagë të 13-të këtë vit

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka mohuar lajmet që po qarkullojnë për kinse pagën e 13-të për qytetarët.

    Ai ka theksuar se ky është një lajm i rremë dhe se paga e 13-të ishte parashikuar vetëm në ligjin e buxhetit për vitin 2026, i cili nuk u miratua nga Kuvendi.

    “Lajmet e rreme nuk kalojnë! Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026. Por siç e dinë të gjithë, ligji i buxhetit për vitin 2026 nuk u votua nga PDK, LDK dhe AAK-Nisma”, ka shkruar Murati në Facebook.

    Ministri gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos besojnë lajme që lidhen me Qeverinë pa u verifikuar nga kanalet zyrtare të saj.

  • WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

    WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

    WhatsApp po prezanton disa veçori të reja për thirrjet. Me një nga përditësimet e fundit, WhatsApp ka përmirësuar funksionin e thirrjeve.

    Messenger tani ofron tre opsione nëse një thirrje nuk merr përgjigje: anuloni thirrjen, provoni përsëri ose regjistroni një mesazh zanor. Përdoruesit e Android janë tashmë të njohur me përvojën e përmirësuar të thirrjeve nga versionet beta.

    Me opsionin e fundit, mesazhi zanor i regjistruar shfaqet direkt në bisedën e marrësit së bashku me njoftimin e thirrjes së humbur. E njëjta gjë vlen edhe për thirrjet video.

    Ikona “Thirrje” tani përfshin një funksion “Planifiko”. Kjo ju lejon të planifikoni një thirrje zanore ose video me dikë tjetër për një kohë të caktuar./

  • Rita Ora tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj, në Javën e Modës në Paris

    Rita Ora tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj, në Javën e Modës në Paris

    Këngëtarja shqiptare Rita Ora, njihet për stilin e saj të veçantë.

    Pa dyshim edhe këtë herë nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen në Javën e Modës në Paris Azzedine Alaïa.

    Rita Ora kishte veshur një fustan të zi me dantellë, i cili ishte komplet i tejdukshëm. Madje, siç duket edhe në foto ajo nuk ka veshur as reçipeta.

    Një zgjedhje e guximshme nga ana e këngëtares shqiptare.

  • Dy duele të forta ndezin Superligën e Kosovës sonte

    Dy duele të forta ndezin Superligën e Kosovës sonte

    Elita e basketbollit kosovar rikthehet sonte me dy sfidat e para të xhiros së dhjetë, duke sjellë rivalitet dhe emocione të forta në parket.

    Derbi i kësaj xhiro pritet të ndezë atmosferën në Prizren, ku përballen Bashkimi dhe Trepça, nënkampioni dhe kampioni aktual i Kosovës. Portokallezinjtë e Prizrenit kanë bilanc prej shtatë fitoreve dhe dy humbjeve, ndërsa ‘Xehetarët’ nga Mitrovica kanë pesë fitore dhe tri humbje.

    Skuadrat kanë nisur sezonin me formë të shkëlqyer: prizrenasit regjistruan shtatë fitore radhazi para dy humbjeve, ndërsa mitrovicasit po zhvillojnë një edicion mjaft interesant me pesë fitore dhe tri humbje. Për më tepër, të dy ekipet kanë përvojë ndërkombëtare pasi morën pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

    Të mërkurën, Vëllaznimi do të presë Golden Eagle Yllin në një përballje ku kuqezinjtë vijnë pas dy fitoreve radhazi dhe mbajnë një bilanc prej tre fitoreve dhe gjashtë humbjeve, ndërsa therandasit kanë dy fitore dhe shtatë humbje.

    Në ditën e enjte, GO+ Peja do të përballet me Borën, me pejanët që regjistrojnë shtatë fitore dhe dy humbje, ndërsa prishtinasit tri fitore dhe pesë humbje. E një sfidë që premton tension dhe lojë të bukur është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029, ku të dy ekipet kanë nga katër fitore dhe pesë humbje.

    Kalendari i xhiros së 10-të: E mërkurë | 18:45 Bashkimi – Trepça, 18:45 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli.

    E enjte | 18:45 GO+ Peja – Bora, 18:45 Sigal Prishtina – Rahoveci 029.

  • Osmani: Kosova nuk do të lejojë që krimet të harrohet e gjenocidi të mohohet

    Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut është hapur ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, e cila është një thirrje për drejtësi dhe dokumentim të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

    Imazhe të trenit me qytetarë të cilët po largoheshin nga Kosova gjatë luftës, arkivole të të vrarëve, fëmijë e nëna që mundoheshin t’i mbijetonin luftës, janë vetëm disa nga pamjet që sot u shfaqën në këtë ekspozitë, të cilën nga afër e panë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, diplomatë të vendeve të ndryshme në Kosovë dhe familjarë të personave të zhdukur.

    Presidentja Vjosa Osmani tha se regjimi i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq shkaktoi dhimbje që nuk shuhen asnjëherë. Ajo tha se është urgjencë kombëtare që krimet e kryera gjatë luftës të dokumentohen dhe të kërkohet drejtësi, raporton KP, transmeton Klankosova.tv

    E para e vendit tha se Kosova nuk do të lejojë që krimet të harrohet e gjenocidi të mohohet dhe ekspozita e sotme ‘E vërteta, kujtesa, drejtësia’ nuk është thjesht një shfaqje fotografish, por një dëshmi që tregon se nuk do të lejohet që e vërteta të shtrembërohet.

    “Janë pamje e fuqishme se nuk do të lejojmë që e vërteta të shtrembërohet, nuk do të lejojmë që kujtesa të shuhet. Do të përkujtojmë fëmijët e vrarë, nënat e baballarët që nuk u kthyen kurrë, familjet që humbën gjithçka, ata që u zhdukën me dhunë. Për secilin prej tyre, për gratë që përjetuan tmerrin e dhunimit në kohë lufte dhe çdo viktimë të luftës. Secilin pa dallim, për secilën prej tyre kërkojmë drejtësi. Të mbijetuarit që jetojnë sot me plagë fizike, por mbi të gjitha plagë shpirtërore, janë personifikim i rezistencës dhe dinjitetit njerëzor; janë zëri i së vërtetës që asnjëherë nuk do të heshtet. Kosova nuk do të heqë dorë, nuk do të lejojmë që krimet të harrohen, nuk do të lejojmë që gjenocidi të mohohet. Për secilin person të zhdukur, për secilin fëmijë të vrarë, për secilën viktimë të dhunës seksuale do të flasim këtu dhe në çdo vend të botës; drejtësi do të kërkohet pa ndalur dhe e vërteta duhet të dëgjohet”, shtoi Osmani.