Blog

  • Automjetet koreane marrin pjesën më të madhe të tregut në Shqipëri

    Automjetet koreane marrin pjesën më të madhe të tregut në Shqipëri

    Tregu i automjeteve në Shqipëri vazhdon të zgjerohet dhe të rritet. Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Shqipëri, gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti janë regjistruar mjete me origjinë nga një sërë vendesh prodhuese, mes tyre disa prej ekonomive më të mëdha të industrisë automobilistike.

    Kryesimin e regjistrimeve e mban Republika e Koresë, me 21,4 për qind të totalit të mjeteve të regjistruara. Italia dhe Gjermania renditen përkatësisht me 15,4% dhe 15,6%, duke dëshmuar se prodhuesit europianë vazhdojnë të mbajnë një pozicion të fortë në treg.

    Rritje të dukshme paraqet edhe prania e mjeteve me origjinë nga Kina, e cila zë 9,1% të regjistrimeve, ndërsa Zvicra përfaqësohet me 8,4%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasojnë me 8%, duke ruajtur një pjesë të qëndrueshme të tregut.

  • Gjendet një i vdekur në Shkodër

    Gjendet një i vdekur në Shkodër

    Sot një person pa shenja jete është gjetur në Shkodër, konkretisht pranë Urës së Telit në njësinë administrative Postribë.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se trupi është parë nga kalimtarët e rëndësishëm dhe menjëherë janë njoftuar Policia dhe shërbimet mjekësore.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, derisa hetimet po vazhdojnë për ta zbardhur rastin dhe për ta identifikuar viktimën.

     

  • Alumini që transformon hapësirat, ekspertiza moderne e Grezda Group

    Në një treg ku estetika moderne dhe cilësia afatgjatë janë më të kërkuarat, Grezda Group sjell zgjidhje të avancuara me alumin për projekte të çdo lloji. Alumini, si material që bashkon elegancën me qëndrueshmërinë, përfaqëson zgjedhjen ideale për punime bashkëkohore, funksionale dhe estetikisht të përsosura.

    Zgjidhjet e Grezda Group të personalizuara me alumin përfshijnë dritare, dyer, fasada dhe struktura të ndryshme arkitekturore. Falë fleksibilitetit të tij, alumini mund të përshtatet lehtësisht me kërkesa specifike të klientëve, duke ofruar kombinimin e përsosur mes dizajnit dhe funksionit.

    Një nga avantazhet më të mëdha të aluminit është rezistenca ndaj ndryshkut dhe kushteve të jashtme, duke garantuar jetëgjatësi të lartë dhe mirëmbajtje minimale. Materiali i lehtë, por i fortë, e bën aluminin ideal për zgjidhje konstruktive që kërkojnë stabilitet dhe elegancë në të njëjtën kohë.

    Në Grezda Group, çdo projekt trajtohet me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal ndaj cilësisë. Me gamën e gjerë të ngjyrave, teksturave dhe përfundimeve, produktet tona prej alumini integrohen natyrshëm në çdo ambient nga hapësirationet moderne të biznesit, tek shtëpitë me stil minimal ose klasik.

    Ne jemi të përkushtuar të sjellim produkte të qëndrueshme, estetike dhe të personalizuara, duke ofruar zgjidhje që i japin vlerë çdo hapësire.

  • Pse ChatGPT-ja s’mund të tregojë orën?

    Pse ChatGPT-ja s’mund të tregojë orën?

    ChatGPT-ja, ashtu si shumë chatbot-e, paraqitet si një asistent personal.

    Por midis shumë gjërave që e ngatërrojnë, një është veçanërisht e çuditshme: nuk mund të tregojë kohën.

    Kur ChatGPT-ja pyetet sa është ora, nuk jep përgjigje të saktë, shkruan the Verge.

    “Nuk kam qasje në orën në kohë reale të pajisjes suaj ose në vendndodhjen tuaj, kështu që nuk mund të them kohën e saktë lokale për ju”, thotë shpesh chatbot-i.

    Ndonjëherë kërkon specifikimin e një qyteti ose zone kohore, vetëm për të zbuluar se nuk mund ta kontrollojë kohën as në atë mënyrë.

    Problemi i kohës ngrihet shpesh në forumet e Reddit dhe ChatGPT-së.

    Një përdorues i kërkoi OpenAI-t t’i “kushtojë vëmendje kësaj” sepse i jep “një emër të keq” modelit të Al-së “me aftësi njohëse”.

    Të treguarit e kohës është e thjeshtë për çdo kompjuter dhe telefon falë çipave të vegjël që funksionojnë brenda tyre.

    Por sistemet gjeneruese të Al, si modelet e mëdha gjuhësore dhe vizuale që fuqizojnë ChatGPT-i, Gemini të Google, Claude të Anthropic dhe të tjerë, janë ndërtuar për një qëllim shumë të ndryshëm.

    Si parazgjedhje, ato marrin pyetjet e përdoruesve dhe parashikojnë përgjigje bazuar vetëm në të dhënat e tyre të trajnimit.

    Kjo nuk përfshin përditësime të vazhdueshme në kohë reale rreth gjërave si koha, përveç nëse ata kërkojnë posaçërisht në Internet për atë informacion.

  • Pavarësisht humbjes, të gjithë lojtarët i dalin në përkrahje Xabi Alonsos

    Pavarësisht humbjes, të gjithë lojtarët i dalin në përkrahje Xabi Alonsos

    Skuadra e Real Madridit mbrëmë pësoi humbje 1:2 ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League.

    Kjo humbje ia “lëkund” karrigen trajnerit, Xabi Alonso, shkruan Indeksonline

    Megjithatë, mbrëmë pas humbjes – të gjithë lojtarët e klubit madrilen i dolën në mbështetje trajenerit të tyre.

    Duke filluar nga Rodrygo e deri te Jude Bellinghami – të gjithë treguan “suport” për trajnerin spanjoll.

    “Ne jemi 100 për qind me trajnerin tonë” – Rodrygo

    “Mendoj se pothuajse të gjithë lojtarët kanë raporte të mira me trajnerin” – Jude Bellingham

    Kujtojmë se Real Madridi ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Alavezit në La Liga.

  • Islanda bojkoton “Eurovisionin”, për shkak të Izraelit

    Islanda bojkoton “Eurovisionin”, për shkak të Izraelit

    Islanda do të bojkotojë festivalin e këngës në “Eurovisionin 2026” për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, njoftoi transmetuesi kombëtar RÚV.

    Njoftimi vjen vetëm një javë pasi katër vende të tjera konfirmuan se po tërhiqeshin nga konkursi i vitit të ardhshëm në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Izraelit, raporton Euronews-i, transmeton Indeksonline.

    Në një deklaratë të nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm Stefán Eiríksson, RÚV tha se vendimi i EBU-së për të lejuar transmetuesin publik izraelit KAN të marrë pjesë kishte shkaktuar përçarje të thella.

    “Duke pasur parasysh debatin publik në vendin tonë dhe reagimet ndaj vendimit të EBU-së të marrë javën e kaluar, është e qartë se as gëzimi dhe as paqja nuk do të mbizotërojnë në lidhje me pjesëmarrjen e RÚV-it në festivalin e këngës në “Eurovision…”. Prandaj, është përfundimi i RÚV-it të informojë EBU-në sot se RÚV-i nuk do të marrë pjesë në festivalin e këngës në “Eurovision” të vitit të ardhshëm”, thuhet në deklaratë.

    View this post on Instagram

    A post shared by RÚV (@ruvgram)

     

  • Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

    Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në çështje problematike për qytetarët e Republikës së Kosovës që i përdorin ato për transit.

    Gjatë këtij viti, MPJD-ja e Kosovës ka përsëritur disa herë thirrjen që shtetasit kosovarë të shmangin udhëtimin përmes territorit të Serbisë, duke vlerësuar se “Serbia nuk është më një territor, i cili ofron siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të shtetasve të Republikës së Kosovës, në veçanti ndaj shqiptarëve”.

    Territori i këtij vendi shfrytëzohet sidomos nga shtetasit që duan të kalojnë në territor të BE-së, duke hyrë fillimisht nga Serbia në Hungari, si dhe anasjelltas nga diaspora që viziton Kosovën.

    Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, vetëm gjatë vitit që po e lëmë pas, gjashtë qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet e Serbisë, ndërsa ka pasur edhe një rast rrëmbimi nga territori i Kosovës.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me shtetasit e Kosovës, të arrestuar në Serbi këtë vit.

    Të arrestuarit, sipas autoriteteve serbe, dyshohen për “krime lufte” ose “vepra kundër rendit kushtetues të Serbisë”.

    Rastet e të arrestuarve në Serbi, sipas burimeve në MPJD

    Arbnor Spahiu – i arrestuar në qershor nën dyshimet për “vrasje të rëndë” në Banjskë; u lirua më 21 nëntor.

    Lulzim Halili – i arrestuar në korrik, i akuzuar për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.

    Sasha Gjorgjeviq – i arrestaur në korrik, nën dyshimet për “bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”; mbetet në paraburgim.

    Behar Preniqi – i arrestuar në gusht, si “pjesëtar i dyshuar i UÇK-së”; mbetet në paraburgim.

    Hazir Haziri – i arrestuar në shtator nën dyshimet për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.

    Avni Qenaj – i arrestuar në nëntor për “krime lufte”; gjykata në Beograd i dha një muaj paraburgim.

    Millan Vukashinoviq dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq – pjesa veriore e Kosovës – më 1 nëntor.

    Më 14 gusht, autoritetet serbe kanë njoftuar se i kanë ndaluar edhe dy persona me inicialet X.E. dhe B.E. (Xhemajl dhe Bashkim Emini) në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se si pjesëtarë të UÇK-së, “kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile”. Pesë ditë më pas, ata janë liruar.

    Shifrat që nuk i di askush

    Avokatët nga Kosova nuk mund t’i mbrojnë qytetarët e ndaluar në Serbi pa licenca serbe, por bashkëpunojnë me avokatë vendas.

    Arianit Koci, i angazhuar në disa prej rasteve, thotë se shifrat zyrtare janë “relativisht të pasakta”.

    “Ka raste kur biznesmenë të caktuar janë ndaluar – me pretendimet se kanë kryer krime të luftës – dhe më pas janë liruar. Por, ata kanë insistuar që të mos bëhen publike këto informata, për shkak se, sipas tyre, ata duhet të vazhdojnë të kalojnë nëpër Serbi”, thotë Koci për Radion Evropa e Lirë.

    Ai përmend edhe rastin e një ish-polici që u ndalua për disa orë dhe u lirua pa u marrë vesh nga askush.

    “Ka shumë raste të tilla”, thotë ai dhe shton se Serbia “i zvarrit qëllimisht procedurat”.

    “Në rastin e Hazir Hazirit, dëshmitarët e kanë shfajësuar. Por, prokuroria tani kërkon ta kontrollojë telefonin e tij të vitit 2025 për një ngjarje të vitit 1999. Si është e mundur kjo?”, pyet ai.

    Sipas tij, Haziri ka kaluar dhjetëra herë më parë nëpër territorin e Serbisë dhe nuk është ndaluar deri në shtatorin e sivjetmë.

    “Qytetarët janë [dëm] kolateral. Gjithmonë pëson individi kur dy shtetet kanë probleme. Këtë mekanizëm, si duket, Serbia po e shfrytëzon në mënyrë brutale”, shton Koci.

  • Bardhoshi, Bërnica dhe disa rrugë të Prishtinës iu nënshtrohen intervenimeve të KRU “Prishtinës”

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në dis zona të kryeqytetit sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.

    Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se nga intervenimet mund të ketë reduktime të përkohshme të ujit, shkruan IndeksOnline.

    Intervenimet do të bëhen në fshatrat Bardhosh dhe Bërnicë, si dhe rrugët: “Hyzri Talla”, “Gjon Sereqi”, “Zagrebi”, “Vinqenc Prenushi”, dhe “Uilliam Shekspir”.

     

     

  • Qyteti zviceran ku pothuajse gjithçka po paguhet me bitcoin

    Qyteti zviceran ku pothuajse gjithçka po paguhet me bitcoin

    Në qytetin zviceran të Luganos, pagesat me bitcoin po bëhen pjesë e përditshmërisë. Rreth 350 dyqane, restorante dhe shërbime komunale tashmë pranojnë kriptomonedhën, falë një nisme të bashkisë dhe platformës Tether.

    Në McDonald’s, blerësit mund të paguajnë me bitcoin përmes telefonit, një praktikë ende e rrallë në shumë vende.

    Megjithatë, përdorimi i bitcoin mbetet i kufizuar. Shumica e blerjeve kryhen ende në franga zvicerane, ndërsa shumë sektorë – si transporti publik, karburantet apo pagesat e faturave – nuk pranojnë kripto.

    Nisma “Plani B”, e krijuar nga bashkia për të promovuar edukimin dhe përdorimin e kriptomonedhave, synon ta kthejë Luganon në një qendër evropiane të bitcoinit, raportoi BBC.

    Por jo të gjithë janë të bindur. Disa banorë shprehen skeptikë për rreziqet e kriptomonedhave, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për luhatshmërinë e tyre dhe rreziqet në rast falimentimi të platformave ku mbahen portofolët digjitalë.

    Pavarësisht debatit, autoritetet lokale theksojnë se Lugano do të vazhdojë rrugën drejt ekonomisë digjitale.

  • Si në filma, pamje kur ushtria amerikane sekuestron një anije cisternë në brigjet e Venezuelës

    Ushtarë të armatosur amerikanë kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet midis dy vendeve.

    Presidenti Donald Trump tha se anije cisternë ishte më e madhja e konfiskuar ndonjëherë.

    Ai njoftoi se do të ndërmerren veprime të mëtejshme, por nuk dha detaje.

    Venezuela ka rezerva të mëdha nafte, varet shumë nga të ardhurat nga eksporti dhe furnizon naftën e saj kryesisht rivalen e saj amerikane, Kinën.

    Presidenti autoritar i vendit të Amerikës së Jugut, Nicolás Maduro, akuzon SHBA-në se në përshkallëzimin e konfliktit synon kryesisht këtë naftë dhe se dëshiron të detyrojë një ndryshim të pushtetit në Karakas.

    US-Streitkräfte in Aktion 🔥🎯

    Pam Bondi veröffentlicht einen Clip des Beschlagnahmungseinsatzes des Rohöltankers.https://t.co/7AurRdpgQv pic.twitter.com/ZygKNI8JK3

    — Oscar (@zwergnase01) December 11, 2025