Blog

  • Ambasada amerikane për dialogun strategjik: Kërkohen hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve

    SHBA-të nuk pritet të fillojnë dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën të cilin e kishin pezulluar në shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë Kurti.

    Ambasada amerikane thotë se SHBA kërkon hapa konkretë nga Kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik është thënë në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së për RTV 21.

     

    ‘’Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë së përkohshme, dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkret nga kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë së përkohshme. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”.

  • Rutte: Ne jemi caku i radhës i Rusisë

    Rutte: Ne jemi caku i radhës i Rusisë

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që aleatët e aleancës ushtarake ta forcojnë mbrojtjen duke rritur shpenzimet dhe prodhimin, derisa ka paralajmëruar se caku i radhës i Rusisë është NATO-ja.

    Rutte ka deklaruar se nuk duhet humbur kohë, derisa ka alarmuar se Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.

    “Jam këtu sot t’ju tregoj se ku qëndron NATO dhe çfarë duhet të bëjmë për ta ndaluar një luftë para se të nisë. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet të jemi shumë të qartë për kërcënimin: ne jemi objektivit i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik”, ka thënë ai në Berlin, raportoi Guardian.

    Ai ka theksuar se Rusia është bërë më e ashpër dhe e pamatur ndaj NATO-s dhe Ukrainës.

    “Shumica nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe shumë besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Koha për veprim është tani. Shpenzimet dhe prodhimi në mbrojtje i aleatëve duhet të rriten me shpejtësi. Forcat tona të armatosura duhet të kenë atë që u nevojitet për të na mbajtur të sigurt”, është shprehur Rutte.

    Rutte ka thënë tutje se Kina është mbështetje jetike e Rusisë, që e lejon ta vazhdojë politikën e saj agresive, dhe se mbështetet edhe nga Koreja e Veriut dhe Irani.

    Ai ka lavdëruar presidentin amerikan për përpjekjet e tij,  duke thënë se “ai është i vetmi që mund ta sjellë Putinin në tavolinën e negociatave”.

  • Kamioni godet për vdekje këmbësoren në Prizren

    Një këmbësore është goditur për vdekje nga një kamion sot, rreth orës 13:00 në Prizren, raporton Klankosova.tv

    Lajmi është konfirmuar  nga Policia Rajonale në Prizren.

    Sipas informacioneve të para, shoferi është ndaluar lidhur me rastin.

  • Chiellini për Zhegrovën: Më e rëndësishmja është ndikimi i tij në fushë…!

    Chiellini për Zhegrovën: Më e rëndësishmja është ndikimi i tij në fushë…!

    Legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për Edon Zhegorvën.

    Këtë intervistë, ish-mbrojtësi e dha para ndeshjes ndaj Pafosit në Champions League.

    Chiellni e konfirmoi se Zhegrova momentalisht nuk mund të luajë më shumë se 45 minuta.

    Por sipas tij më e rëndësishmja është ndikimi i tij në fushë.

    “E dinim se do të kishte vështirësi në fillim. Por tani po ndihet mirë. Dhe ai po tregon gjëra të mira në stërvitje. Gjëja më e rëndësishme është që ai mund të sjellë menjëherë ndikimin e tij në fushë”, u shpreh Chiellini.

    Kujtojmë që mbrëmë Zhegrova luajti 45 minuta ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.

  • E rëndë: Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

    E rëndë: Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

    18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

    Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës.

    Kjo u konfirmua nga Mentor Maloku, nënkryetar i kësaj shoqate.

    “Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod”,deklaroi ai.

  • IHMK deklarohet për cilësinë e ajrit

    IHMK deklarohet për cilësinë e ajrit

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është deklaruar rreth cilësisë së ajrit, gjatë ditëve të fundit.

    IHMK-ja bën të ditur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

    “Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër”, thuhet në njoftim.

    “Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë ë ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës”.

    Instituti iu ka bërë thirrje qytetarëve të ndjeshëm të evitojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm.

  • Serbja nxjerr një tjetër foto të Labit, bën shkrimin e ndjerë

    Serbja nxjerr një tjetër foto të Labit, bën shkrimin e ndjerë

    Disa ditë më parë, u përfol se Labinot Rexha mund të ketë një fëmijë jashtëmartesor. Në rrjet qarkulluan foto me një grua serbe dhe një bebe, nën përshkrimin “gjaku nuk bëhet ujë”.

    Për të sqaruar situatën, bashkëshortja e banorit të BBVK4, Laureta Hoxha, doli në një intervistë për “Kosova Today” duke dhënë një version shfajësues. Ajo mohoi që fëmija të ishte i tij, duke e cilësuar të gjithë historinë si një keqkuptim.

    Sipas Lauretës, nëna e fëmijës e kishte kontaktuar Labinotin vetëm për t’i kërkuar ndihmë për të gjetur babain biologjik, i cili po ashtu mbante mbiemrin Rexha.

    “Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijës së vet… Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin,” – deklaroi ajo, duke insistuar se ata nuk kishin lidhje tjetër.

    Por, një postim i ri nga profili i nënës së fëmijës ka trazuar sërish ujërat.

    Ajo ka publikuar një foto ku Labinoti shfaqet duke puthur foshnjën, shoqëruar me përshkrimin:

    “Vetëm familje. Ju faleminderit”

  • Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës

    Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës

    Ambasada gjermane ka thënë se moscertfikimi i kandidatëve për deputet të Listës Serbe e dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka ndikim negativ në rrugën drejt integrimit të vendit në BE.

    Ambasada ka theksuar se zgjedhjet dhe përgatitjet teknike duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të akterëve politikë.

    “Siç e theksuam javën e kaluar, procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, tha ambasada për Kosovo-Online.

    “Sjellja penguese e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të verifikojnë Listën Serbe dhe kandidatët e saj, ndikon negativisht në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.

  • Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, koha për bashkim dhe punë për qytetarët

    Në një video të publikuar sot, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka adresuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në vend, duke theksuar se Kosova po përjeton lodhjen e pesë vjetëve të vështira me rritje çmimesh, stagnim të pagave dhe dëshpërim te të rinjtë që po largohen.

    Hamza tha se qytetarët janë ngarkuar nga një qeveri që ka dështuar të mbajë premtimet dhe ka zgjedhur përçarjen në vend të bashkimit. Sipas tij, Kosovës i ka munguar një qeveri që punon për qytetarët dhe një lidership që dëgjon dhe sjell rezultate.

    “Familjet po punojnë shumë, por prapë mezi po e mbushin tryezën. Të rinjtë po ëndërrojnë një të ardhme që nuk po e gjejnë këtu. Kjo ka ndodhur sepse kemi një qeveri që ka sjell jostabilitet dhe premtime të pambajtura”, tha Hamza në videomesazh.

    Ai theksoi se është i gatshëm të sjellë “atë që mungon”: rritje pagash, përmirësim të mirëqenies dhe tejkalim të përçarjeve.

    “Ne nuk krijojmë kriza, por krijojmë mundësi për një jetë më të mirë për të gjithë”, u shpreh ai, duke shtuar se Kosova është lodhur, por jo thyer.

    Videon e mbylli me thirrjen për një drejtim të ri për vendin: “Ka ardhur koha ta nisim kapitullin e ri. Bashkë. Përpara”!

  • Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç

    Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç

    Ndalimi i shamisë për vajzat nën 14 vjeç në shkolla ka kaluar tashmë votimin paraprak në Austri. Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro – OVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale. FPO nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër.

    Prandaj, duket se ndalimi i shamisë do të miratohet sot në votimin e plotë parlamentar.

    Dështimi në vitin 2020

    Në vitin 2020, pati një përpjekje të parë për të ndaluar shamitë e kokës. Koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (OVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) votoi për ndalimin, por kjo përpjekje dështoi para Gjykatës Kushtetuese, sepse ligji në atë kohë shkelte parimet e trajtimit të barabartë dhe lirisë fetare, raporton DW.

    Gjykata vendosi që ndalimi veçonte një besim specifik fetar, përkatësisht Islamin. Qeveria në atë kohë nuk kishte dhënë justifikime të mjaftueshme për legjislacionin e saj. Kjo është ndryshe tani, sipas Ministrit të Arsimit, Christoph Wiederkehr, i cili deklaroi se shqetësimet kushtetuese janë marrë parasysh dhe se vendimi do të kalojë.

    Problemet me ndalimin

    Fatma Akay-Turker është kryetarja e Shoqatës së Grave Myslimane në Austri. Ajo vetë e ka hequr shaminë dhe është kundër detyrimit të vajzave dhe grave ta mbajnë atë. Por ajo beson se një ndalim do të ishte i vështirë për vetë vajzat.

    Familjet kanë një rol shumë të madh në vendime, ndaj më së shumti do të prekeshin vajzat e reja. Ato do të gjendeshin mes dy zjarreve  midis politikës dhe komunitetit.

    Shkollat ​​synojnë ta zbatojnë në mënyrë strikte ndalimin e shamisë në lidhje me prindërit. Në rast shkeljeje, së pari do të ketë një takim. Nëse prindërit megjithatë vazhdojnë t’i dërgojnë vajzat e tyre në shkollë me shami, ato mund të përballen me gjoba midis 150 dhe 800 eurove ose, si alternativë, me burgim deri në dy javë. /DW