Blog

  • Bayerni gati ofertën 120 milionë euro për yllin e Chelseat

    Bayerni gati ofertën 120 milionë euro për yllin e Chelseat

    Bayern Munich po përgatit një ofertë rreth 120 milionë euro për Enzo Fernandez, duke e rikthyer fuqishëm praninë e tij në tregun evropian.

    Klubi gjerman e sheh mesfushorin argjentinas si përforcimin më të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, ndërsa Vincent Kompany beson se ai do të transformojë mesfushën bavareze.

    Enzo Fernandez po kalon një periudhë të shkëlqyer te Chelsea, me minutazh, ndikim dhe rritje të vazhdueshme në Ligën Premier.

    Ai shihet si lojtari ideal për t’i dhënë ritëm, qarkullim topi dhe prezencë ofensive ekipit të Kompanyt.

    Bayerni ka analizuar detajisht profilin e tij dhe e konsideron të gatshëm për një hap të ri në karrierë.

    Chelsea, megjithëse nuk dëshiron ta shesë, është i vetëdijshëm se një ofertë mbi 120 milionë euro mund të ndryshojë çdo skenar.

    Kontrata e gjatë e Enzos deri në 2032 i jep klubit londinez avantazh në negociata, por presioni financiar i një megaoferte mbetet i pashmangshëm.

    Interesi i Bayernit po intensifikohet çdo ditë, ndërsa lojtari është bërë një nga emrat më të diskutuar të afatit kalimtar.

    Klubi gjerman është gati të nisë kontaktet zyrtare dhe po e konsideron këtë transferim si lëvizjen e madhe të verës që mund të ndryshojë ekuilibrat në futbollin evropian.

  • Peci: Me pas qenë na qysh etiketohemi, Kosova nuk ish çliruar prej Serbisë

    Analisti Lulzim Peci komentoi diskursin politik në Kosovë se kush është me Serbinë e kush është kundër saj.

    Sipas Pecit, ky diskurs është nxitur nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

    “Me pas qenë na qeshtu me Serbinë, qysh etiketohemi, Kosova nuk ish çliruar prej Serbisë. Kjo e tregon krejt absurdin e këtij diskursi politik, i cili është nxitur nga partia në pushtet, jo vetëm ndaj partive politike, por edhe ndaj mediave e përfaqësuesve të shoqërisë civile”, u shpreh Peci në RTV21.

  • E papritur: Genta Ismajli i hyn politikës, as me Kurtin, as me Hamzën, por me Fatmir Limajn – këtë s’e kishim parë as ëndërr

    E papritur: Genta Ismajli i hyn politikës, as me Kurtin, as me Hamzën, por me Fatmir Limajn – këtë s’e kishim parë as ëndërr

    Fatmir Limaj do të jetë kandidat i vetëm në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 28 dhjetor, duke sfiduar kështu një realitet politik të vështirë për Nismën Socialdemokrate.

    Largimi i tij nga Partia Demokratike e Kosovës në vitin 2014 dhe përplasjet e mëvonshme politike kanë lënë pas një sërë spekulimesh për një rikthim të mundshëm në PDK, por këto diskutime nuk sollën asnjë rezultat konkret.

    Burime brenda partisë konfirmojnë se PDK-ja e ka refuzuar përfshirjen e tij në listat zgjedhore, duke i mbyllur kështu një rrugë që për shumëkënd dukej si e mundshme.

    Në këtë situatë, Limaj ka kuptuar qartë se sfida kryesore e tij do të jetë arritja e pragut zgjedhor prej 5%, një pengesë që nuk duhet nënvlerësuar, duke marrë parasysh se Nisma do të garojë në mënyrë të pavarur, pa aleancat e mëdha që zakonisht ndihmojnë partitë e vogla të përforcojnë votat e tyre.

    Pavarësisht këtyre sfidave, Limaj duket se nuk është i vetëm në betejën e tij politike. Një mbështetje e papritur ka ardhur nga skena e estradës shqiptare, duke ofruar një dimension të ri në fushatën e tij.

    Këngëtarja e njohur Genta Ismajli publikoi një video të posaçme ku shpreh mbështetjen e saj për Limajn, duke i dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë qytetarëve që ndjekin aktivitetet e saj.

    Në videon e publikuar, ajo thotë: “Përshëndetje, unë jam Genta Ismajli. Kjo video shkon për z. Fatmir Limaj. Të uroj më të mirat për fushatën e re dhe shpresoj ta fitosh.”

    Ky lloj mbështetjeje, nga një figurë e njohur e muzikës, mund të ketë një ndikim të veçantë, sidomos në mobilizimin e votuesve më të rinj ose të atyre që e ndjekin artisten përmes rrjeteve sociale dhe mediave.

    Ekspertët politikë shprehen se ndikimi i mbështetjes së një personazhi të famshëm në zgjedhje mund të jetë i dyanshëm: mund të rrisë dukshmërinë dhe të mobilizojë votues të rinj, por nuk është gjithmonë një garanci për sukses të drejtpërdrejtë në votim.

    Në rastin e Limajt, sfida do të mbetet arritja e pragut prej 5% dhe sigurimi i një pozicioni të fortë për Nismën, duke pasur parasysh konkurrencën e ashpër nga partitë e mëdha si PDK, LDK dhe Vetëvendosja.

    Duke qenë një figurë me eksperiencë politike dhe një histori të gjatë në jetën publike të Kosovës, Limaj ka mundësi të tërheqë votues të besuar, por do të duhet gjithashtu të bëjë përpjekje të mëdha për të zgjeruar bazën e tij, duke u përballur me sfidën e një gare ku koalicione të mëdha dhe logjika e votës strategjike mund të jenë vendimtare.

    Fushata e tij do të jetë një test i rëndësishëm për Nismën si parti e pavarur, duke treguar nëse mund të matet e vetme në një skenë politike ku partitë e mëdha zakonisht dominojnë rezultatin.

    Ndërkohë, mbështetja e personaliteteve publike si Genta Ismajli shton një dimension të ri, duke treguar se përveç politikës tradicionale, limajistët mund të kërkojnë ndikim edhe përmes kulturës dhe mediave popullore.

    Vetëm koha do të tregojë nëse ky kombinim i përpjekjeve politike dhe mbështetjes publike do të jetë i mjaftueshëm për të tejkaluar pragun dhe për të ruajtur relevancën e Nismës në skenën politike të Kosovës.

    Në çdo rast, zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë një provë e qartë për Fatmir Limajn dhe për partinë e tij, duke testuar jo vetëm aftësinë për të mobilizuar votuesit tradicionalë, por edhe për të kapur imagjinatën dhe mbështetjen e publikut më të gjerë në një kohë kur politika dhe kultura shpesh bashkëveprojnë në mënyra të paparashikueshme./ORAinfo/

  • Maignan drejt largimit, Milan transferon portierin 70 milionësh

    Maignan drejt largimit, Milan transferon portierin 70 milionësh

    Mike Maignan është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për Milanin këtë sezon, ku francezi ka qenë vendimtar shumë herë me pritjet e tij.

    Edhe pse po përflitet prej kohësh për një rinovim mes palëve, kjo gjë deri tani nuk ka ndodhur duke i shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të Maignan si lojtar i lirë në fund të sezonit.

    Ndërkohë, ” Sky Italy” zbulon se kuqezinjtë kanë edhe një plan B, në rast se nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar me Maignan. Sipas raportimit në fjalë, Milan ka piketuar Alisson Becker si zëvendësuesin e mundshëm të Maignan.

    33-vjeçari brazilian ka një kontratë me klubin e kuq deri në vitin 2027, por nuk përjashtohet mundësia që të alrgohet në verën e ardhsjme për një shifër të arsyeshme dhe të përballueshme nga kuqezinjtë.

  • Australia ndalon rrjetet sociale për të miturit, studentët gjermanë kritikojnë masën – tregojnë çfarë duhet bërë

    Australia ndalon rrjetet sociale për të miturit, studentët gjermanë kritikojnë masën – tregojnë çfarë duhet bërë

    Studentët gjermanë kanë kritikuar vendimin e Australisë për të ndaluar rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç, duke thënë se masa është e gabuar dhe jo zgjidhja e duhur.

    Sipas tyre, politika arsimore nuk duhet të fillojë me ndalime, por me edukim dhe aftësimin e të rinjve për t’u sjellë në mënyrë të sigurt online.

    Quentin Gärtner nga Konferenca Kombëtare e Studentëve në Gjermani theksoi se të rinjtë duhet të mësohen për rreziqet, mënyrat e funksionimit të platformave dhe ndikimin në shëndetin e tyre.

    Ai argumentoi se kufizimet e moshës nuk e zgjidhin problemin, pasi bëhet fjalë për një sfidë shoqërore shumë më të gjerë.

    Sipas tij, shkollat duhet të kenë profesionistë të trajnuar që t’i udhëzojnë nxënësit për gjumë të shëndetshëm, përdorim të përgjegjshëm të ekraneve dhe identifikim të dezinformimit.

    Gärtner shtoi se të rinjtë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe kërkojnë mbështetje, ndaj kërkesa për udhëzim është shumë e lartë.

  • Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë nga Kosova, shkak një foto raciste?

    Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë nga Kosova, shkak një foto raciste?

    Miss Finlanda Sarah Dzafce, bukuroshes me origjinë nga Kosova, do t’i hiqet kurora, njoftuan organizatorët e konkursit të bukurisë në një konferencë për shtyp të enjten.

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se Dzafce e cila u kurorëzua Miss Finlanda në shtator, e gjeti veten në qendër të vëmendjes në mediat sociale pasi një fotografi e saj duke bërë një gjest të dukshëm racist u postua në platformën Jodel.

    Fotografia tregon Dzafce duke i tërhequr sytë në një formë të pjerrët me gishtat e saj, me tekstin poshtë që lexon (në finlandisht), “kiinalaisenkaa syömäs” – që mund të përkthehet përafërsisht si “duke ngrënë me një kinez”.

  • Haaland shkëlqen në ‘Bernabeu’ dhe rikthehet në radarin e Real Madridit

    Haaland shkëlqen në ‘Bernabeu’ dhe rikthehet në radarin e Real Madridit

    Autor i një prej golave që i siguruan Manchester Cityt fitoren në ‘Santiago Bernabeu’, Erling Haaland rikthehet në qendër të vëmendjes.

    Sulmuesi norvegjez konsiderohet një nga lojtarët më të kërkuar, pavarësisht kontratës së tij afatgjatë me Manchesterin.

    “Ky është një vend i vështirë për t’u vizituar, por kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola”, ka thënë fillimisht Haaland.

    “Ndeshja ishte shumë kaotike, nuk e kontrolluam dot plotësisht, por fituam dhe jemi të kënaqur”, përfundoi Haaland pas ndeshjes kundër Real Madridit, që përfundoi me fitoren e Cityt në fushën e kundërshtarit.

    Norvegjezi shënoi golin e tij të 21-të në po kaq ndeshje këtë sezon, duke kontribuar edhe me 3 asistime.

    Ai është një golashënues kyç, një prej më të mirëve në momentin aktual, por i mbrojtur mirë nga Pep Guardiola dhe stafi i tij, falë kontratës së re të nënshkruar deri në vitin 2034.

    Sipas gazetës AS, Haaland ka lënë një përshtypje shumë të mirë nga vizita në ‘Santiago Bernabeu’, duke lënë gjithmonë të hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm në të ardhmen.

    Gazeta kujton gjithashtu klauzolën e zgjidhjes që sulmuesi negocoi me agjenten e tij, Rafaela Pimenta, gjatë rinovimit të fundit.

    Kjo i jep Haalandit mundësinë të konsiderojë opsione të tjera, përfshirë një transferim të mundshëm te madrilenët, edhe pse aktualisht kjo duket larg realitetit.

  • Ambasadori britanik shkon te Përparim Rama për ‘përhajr’, ia uron rizgjedhjen

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkuar në zyrën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    Kjo për t’i uruar rizgjedhjen në krye të Prishtinës.

    Ai tha se folën për planet e Ramës për kryeqytetin, Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Prishtinë.

    “Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe diskutuam planet e tij për komunën. Ne folëm edhe për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë”, ka shkruar ai.

  • Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes së fletëvotimeve nga Sllovenia, ku janë duke u shtypur, për të filluar me votimin jashtë Kosovës për votuesit që u regjistruan të votojnë përmes postës në zgjedhjet paralamentare të 28 dhjetorit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha  RTK-së se për shkak që këto janë zgjedhje të parakohshme që organizohen në periudhë të shkurtër kohore, votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve më 12 dhjetor, por të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

    “Aktualisht janë duke u shtypur fletëvotimet për votuesit jashtë Kosovës, që i takojnë votimit me postë – dhe planifikojmë që ato të sillen në Kosovë gjatë ditës së premte, 12 dhjetor. Pasi këto fletëvotime të arrijnë në Kosovë, shërbimi votues do të përgatit pakot e veçanta për çdo votues dhe përmes kontraktorit do t’i dërgojë në adresat e votuesve. Për shkak se jemi në zgjedhje të parakohshme, është e vështirë që periudha për votimin përmes postës të fillojë sipas planifikimeve me datë 12 dhjetor dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme”, tha Elezi.

    Nga 77 mijë e 85 votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, pjesa më e madhe e tyre, 57 mijë e 829 prej tyre janë regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq mbi 19 mijë e 260 të tjerë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

    Votimi përmes postës, sipas afatit ligjor, përfundon më 27 dhjetor. Në këtë ditë, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, mbahet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas Elezit, ky votim do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës.

    “Më 27 dhjetor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës. Sipas vendimit të KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 23 ambasada dhe 14 konsullata. Numri i përgjithshëm i votuesve që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe në të cilat sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohet procesi i votimit, është 19,256”, tha ai.

    KQZ-ja fillimisht kishte planifikuar që votimi jashtë vendit të zhvillohej në 50 përfaqësi diplomatike në 36 shtete, si dhe në 10 qendra votimi jashtë përfaqësive. Por, me vendimin e 10 dhjetorit të KQZ-së, duke u bazuar në të dhënat nga regjistrimi i votuesve dhe në aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe vendimin e PZAP-it, procesi do të organizohet vetëm në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

  • Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë shqiptare, shkakun nuk do ta besoni

    Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë shqiptare, shkakun nuk do ta besoni

    Miss Finlanda Sarah Dzafce, bukuroshes me origjinë nga Kosova, do t’i hiqet kurora, njoftuan organizatorët e konkursit të bukurisë në një konferencë për shtyp të enjten.

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se Dzafce e cila u kurorëzua Miss Finlanda në shtator, e gjeti veten në qendër të vëmendjes në mediat sociale pasi një fotografi e saj duke bërë një gjest të dukshëm racist u postua në platformën Jodel.

    Fotografia tregon Dzafce duke i tërhequr sytë në një formë të pjerrët me gishtat e saj, me tekstin poshtë që lexon (në finlandisht), “kiinalaisenkaa syömäs” – që mund të përkthehet përafërsisht si “duke ngrënë me një kinez”.