Blog

  • Video e tmerrshme: Si e detyronin serbët plakun shqiptar të fliste keq për UÇK-në

    Video e tmerrshme: Si e detyronin serbët plakun shqiptar të fliste keq për UÇK-në

    Një video e një plaku kosovar teksa detyrohet të flasë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është publikuar së fundmi nëpër media.

    Në këto pamje shihet një plak kosovar teksa detyrohet nga një burrë theksi i të cilit vërehet se nuk është shqiptar, të dëshmojë gjëra kundër UÇK-së.

    I sikletosur nga ato që duhet t’i thotë kundër ushtrisë së Kosovës, plaku rënkon rëndë “o shkova nënë bre”.

    Video nuk dihet saktë se ku është bërë, por në gjuhë të paqartë, plaku përmend Reçakun.

    “Hajt hajt ti fol, në Reçak…”, dëgjohet dikush duke i treguar çka të flasë.

    “Në Reçak ka, nja 40, po s’ka bre nuk jon kanë… sa me thanë? …Shumë jon more”, dëgjohet duke thënë plaku.

    Derisa ata që e shtyjnë të flasë, i tregojnë edhe çka të thotë.

    “Trego bre, 50, 60 me uniformë, pa uniformë…”, dëgjohet një burrë duke i thënë plakut.

    Njeriu që e detyron  atë të dëshmonte kundër UÇK-së ishte zyrtar serb.

  • Tre njerëz që e këshilluan Thaçin i morën me vete veturat zyrtare

    Tre njerëz që e këshilluan Thaçin i morën me vete veturat zyrtare

    Tre këshilltarë të ish-presidentit Hashim Thaçi e kanë lëshuar Presidencën njëmbëdhjetë ditë më parë, por veturat e saj i kanë marrë me vete.

    Dy nga ta i kanë dorëzuar tek hënën, pasi KOHA ka kërkuar arsyet për tolerimin e kësaj situate, e njëri këtë s’e ka bërë ende. Këshilltarët që i kanë marrë veturat me vete janë: Rrustem Mustafa, Ismail Syla dhe Blerim Shala. Mustafa ka refuzuar t’i tregojë arsyet e mosdorëzimit me kohë të veturës.

    Por thotë se atë do ta ofrojë pas dy ditësh. “Nuk jam në Kosovë. Të mërkurën vetura shkon në vend”, ka thënë ai, nëpërmjet një komunikimi të shkruar. “Para pak minutash fola në Presidencë dhe i njoftova”.

    Në shkurt të vitit të kaluar presidenti Thaçi e kishte emëruar këshilltar Mustafën. Kjo pozitë i ka përfunduar më 5 nëntor, kur Thaçi u dorëhoq nga pozita e kreut të shtetit, pasi Gjykata Speciale e publikoi aktakuzën, sipas së cilës është i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Edhe vetë Mustafa është intervistuar nga Haga, pak kohë përpara se të bëhej këshilltar.

    Por, deri tash nuk ka pasur ndonjë informatë nëse është ngritur aktakuzë kundër tij, apo nëse kanë pushuar hetimet. Ndonëse Mustafa ka lënë zyrën, ai vazhdon ta mbajë në shfrytëzim një “Peugeot 508”,

    https://youtu.be/09ChmW7rw-s

  • Kosova ka ende gjasa: Ndeshjen e radhës e zhvillon me këtë datë

    Kosova ka ende gjasa: Ndeshjen e radhës e zhvillon me këtë datë

    Kombëtarja e Kosovës dje pësoi humbje në momentet e fundit në udhëtim të Sllovenia (1 – 2).


    “Dardanët” ishin në epërsi me golin e Vedat Muriqit, por sllovenët arritën ta përmbysin rezultatin, derisa golin e fitores e realizuan në minutën e fundit nga një penallti e dyshimtë (90+2).

    Pavarësisht, që ende s’kanë fituar në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova ka gjasa reale që të mbetet përsëri në grupin C.

    Djelmoshat tanë iu nevojitet vetëm barazimi ose më shumë në ndeshjen e ardhshme ndaj Moldavisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

    Kosova e pret Moldavinë me 18 nëntor, Kombëtare që gjithashtu nuk ka fituar asnjë ndeshje duke regjistruar katër humbje dhe një barazim.

  • Dardafon bënë  marrëveshja me Telekomin e Kosovës për zhbllokim llogarive bankare

    Dardafon bënë marrëveshja me Telekomin e Kosovës për zhbllokim llogarive bankare

    Telekomi i Kosovës dhe kompania “Dardafon.net.LLC” kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.

    FaktePlus ka siguruar dokumentin, ku thuet se sipas kësaj marrëveshjeje kompania Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri.
    Mirëpo Telekomi prej 15 janarit të vitit të ardhshëm duhet t’ia kthejë borxhin Dardafonit për një periudhë prej 24 muajsh.

    Ky borxh i Telekomit ndaj kompanisë së Blerim Devollit vie pas vendimit të Gjykatë së Arbitrazhit që telekomi i detyrohet kompanisë “Dardafon.net.LLC” 25 milionë./FaktePlus/

    Kjo është marrëveshja:

    Angazhimi i bordit dhe manaxhmentit për zhbllokimin e llogarive sot u kurorëzua me sukses. Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se do të ketë një takim mes Telekomit dhe Dardafon dhe qeverisë ashtu edhe ndodhi dhe ky takim solli marrëveshjen me ndërmjetësim dhe garancion edhe nga qeveria e vendit. Kjo marrëveshje për shlyerjen e borgjeve ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borgjin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore. Pas kësaj marrëveshje bordi dhe menaxhmenti me përkrahjen e qeverisë do të nisin implementimin e planit për rimëkëmbje të Telekomit ku brenda një afati tre vjeqar do të investohet në rrjet dhe çështje tjera me rëndësi të cilat ndikojnë në rritjen e vlerës së koorporatës dhe stabilitetin financiar e teknik të kompanisë.

  • Luftëtari i UÇK-së, Latif Gashi: Basha më arrestoi, ishte me maskë, e njoha, ishte edhe çika e Berishës

    Luftëtari i UÇK-së, Latif Gashi: Basha më arrestoi, ishte me maskë, e njoha, ishte edhe çika e Berishës

    Kaseta e Milaim Bellanicës me fakte nga masakra e Krushës së Madhe, po del të mos jetë dëshmia e vetme e “humbur”.

    Në një rrëfim për Top Channel, ish-komandanti i UÇK-së për zonën operative të Llapit, Latif Gashi tregon se gjatë arrestimit nga UNMIK në janar të vitit 2002 i ishte marrë si provë edhe ditari i tij nga lufta, e që i ishte zhdukur dhe nuk ishte proceduar asnjëherë si provë materiale.

    Për këtë, 11 vjet pas EULEX dhe Prokuroria Speciale ishin vënë në kërkim të gjetjes së ditarit nga dosja e Gashit, por si përfundim ishte konstatuar “i humbur me gjasa gjatë periudhës kur UNMIK ka udhëhequr këtë rast”.

    “Unë jam akuzu në një vend të caktum, për kinse krime, a ditari im e ka përshkru gjendjen reale faktike të ndodhur në kohë, dhe ai ditar e demantuar akuzën plotësisht. Nuk i ka konvenuar drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhduk”, shprehet Latif Gashi, ish-komandant i UÇK-së në zonën operative të Llapit.
    Gashi thotë se në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë dhe zyrës së tij i pranishëm ishte edhe Lulzim Basha, të cilin e kishte identifikuar bashkëshortja e tij dhe ishte ankuar për sjellje arrogante.

    “Ata si duket e kanë tradhtu vetullat e tij dhe syt e tij karakteristik dhe flokët e tij edhe zëri i tij. Ai ka qenë prezent të gjykatësi dhe kur kanë shku familja jem me marrë leje për vizitë ai i ka prit aty dhe ka përkthy aty, dhe familja jem e ka idenfikue. Po flas gjithë herë me dëshminë e grus time që ma ka thanë atëherë kur u ardh në vizitën e parë ju ka drejtu gruas dhe familjes time: “Ku i ke kalamajtë?” dhe gruaja i ka thanë: Ç’të duhen kalamajtë e mi? Ai edhe sjelljet tjera jo humane, jo me lujt rolin e përkthyesit po e ka lujt rolin e një polici sikur përpara që na kanë hy policët serb. Edhe aty nuk ka qenë vec Lulzim Basha po ka qenë edhe qika e Sali Berishës, Argita Berisha a qysh e ka emrin ajo vajza e tij. Edhe ajo ka qenë me maskë”, rrëfehet Latif Gashi.
    Ai kërkon nga Basha që të paktën të tregojë nëse e ka përkthyer ditarin dhe nëse di se ku mund të jetë.

    “Lulzim Basha të vetmin faj që e ka apo unë të isha kanë përkthyes në vendin e tij gjatë përkthimit kur e kom pa që qaq i rëndësishëm është për historinë, unë pa e marrë një kopje tij me rujt dikun se kisha lanë. A po dojnë policët e UNMIK me hup? UNMIK-u përveç që ka dashtë me kriminalizu luftën ka dashtë edhe me zhduk historinë e luftës tonë çlirimtare.”

    Përveç gjykimit nga Prokuroria Speciale për krime lufte, Gashi është ftuar sërish në intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Intervistimi i tij është bërë në gusht të këtij viti.

  • Gashi i PDK-së: Qeveria Hoti s’po i përfillë kërkesat tona për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Gashi i PDK-së: Qeveria Hoti s’po i përfillë kërkesat tona për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, thotë se nuk janë marrë parasysh kërkesat e partisë në të cilën është, për ndryshimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Sipas tij, derisa Qeveria Hoti, nuk i përfillë kërkesat e PDK-së, për futjen e disa pikave të propozuara nga ta, në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ata nuk do të japin votën pro kalimit të tij (Ligjit).

    Në një bisedë për Gazeta Blic, Gashi, sqaron se kërkesat e PDK-së për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, kanë qenë të ditura qysh në fillim të pandemisë.

    Ai thekson se PDK, kërkon që të plotësohen pikat e kërkuara nga ta, për për shkak që siç thotë ai: kjo iu ndihmon qytetarëve dhe bizneseve për të dalur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia.

    “Ende nuk ka asnjë afrim nga ana e Qeverisë Hoti, për t’i diskutuar kërkesat e PDK-së, për Ligjin për Rimëkëbje Ekonomike. Derisa nuk do të ketë plotësim të kërkesave tona, ne nuk do të votojmë pro këtij ligji. Për shkak që PDK qysh në fillim të pandemisë, ka kërkuar dhe ka dhënë opsione se di duhet të ndihmohen qytetarët për të dalur nga kjo krizë.

    Nëse ata nuk i përfillin kërkesat tona, ne nuk do i japim votat për kalimin e këtij ligji, ka thënë Gashi për Gazeta Blic.

    Në anën tjetër, pas shumë përpjekjesh në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, ka kaluar në lexim të parë.





    Mirëpo, pas shqyrtimit të këtij ligji nga ana e komisioneve përkatëse parlamentare, ende nuk është hedhur në votim të dytë, në mënyrë që ky ligj të bëhet i plotëfuqishëm.
    Javën që shkoi, ishte paraparë që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, të hidhet në votim tek deputetët, por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.

    Gjatë ditës, Gazeta Blic, ka folur me shefin e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, për ta pyetur rreth mundësisë së kalimit të këtij ligji.

    Gashi u shpreh se ende nuk ka asgjë konkrete, por tregoi optimizëm që brenda kësaj jave të ketë lajme të mira, rreth kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Jemi duke punuar për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Presim lajme pozitive ditëve në vazhdim”, u shpreh Gashi.

  • Kida lë pa fjalë fansat me fotot e fundit

    Kida lë pa fjalë fansat me fotot e fundit

    Pak kohë më parë, këngëtarja e dashur për publikun, Kida befasoi fansat e saj me një ndryshim drastik të look-ut.

    Teksa ishim mësuar ta shihnim brune, këngëtarja vendosi që të kthehej në një bionde super seksi dhe kjo pamje i shkonte shumë.

    Duket se Kida i dashuroi flokët biond dhe në “Instagram s’kanë” munguar pozat me look-un e shumë-komplimentuar.

    Por nuk e ka lënë me kaq. Pasi vetëm pak orë më parë këngëtarja ka habitur sërish fansat me një look të ri.

    Ajo ka shkrepur para pasqyrës disa poza me flokët e kuqe flakë dhe të prera shkurt, ndërsa po të shohim me vëmendje do ta dallojmë që janë paruke.

    Nuk dihet nëse ajo ka vendosur që të bëjë sërish ndryshime në pamjen e saj, apo vetëm ka provuar nëse do i shkonte ai model.

  • Historianët e Deçanit kërkojnë nga Hoti të publikojë marrëveshjen për rrugën Deçan-Plavë

    Historianët e Deçanit kërkojnë nga Hoti të publikojë marrëveshjen për rrugën Deçan-Plavë

    Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

    Kryetari i kësaj Shkodran Imeraj, tha se mospublikimi i kësaj marrëveshje lë të nënkuptohet se ajo është në dëm të banorëve e në favor të Manastirit të Deçanit.

    Sipas tij, manastir më shumë kryen misione diplomatike si ambasadë ruse e serbe në Kosovë.



    Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministrit Avdullah Hoti tha se me mbështetjen e komandantit të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

  • Mëngjeset e vona të Artës, na përshëndet me këtë imazh provokues nga Brezovica

    Mëngjeset e vona të Artës, na përshëndet me këtë imazh provokues nga Brezovica

    Aktorja dhe modelja shqiptare, Arta Elezaj, ka filluar të jetë shumë e komentuar në mediat rozë.

    Roli i saj në një nga serialet e njohura bëri që ajo të njihet dhe tani me imazhet të cilat po i publikon po merr gjithmonë vëmendje.

    Derisa po e shijon vikendin në Brezovicë, Arta e ka ndarë një imazh atraktiv me ndjekësit në Instagram.

    E veshur në mënyrë sportive ajo vuri në pah format e saj trupore. Arta duket seksi dhe në fokus të veçantë vuri të pasmet.

    “Miëmëngjesi”, ka shkruar ndër të tjera ajo pranë postimit.

  • Punëtorët e Telekomit të vendosur për të protestuar edhe pse leja është refuzuar nga policia

    Punëtorët e Telekomit të vendosur për të protestuar edhe pse leja është refuzuar nga policia

    Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të Telekomit që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.

    Megjithatë, kjo nuk pritet të ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për ora 13:00 do të mbahet.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë se pagat nuk i kanë marrë ende dhe se do të jenë në shesh në kohën e paralajmëruar.

    Policia na ka refuzuar kërkesën, por ne do të protestojmë. Pagat nuk i kemi marrë, por në përgjithësi gjendja ne Telekom është shumë e rëndë”, deklaroi ai për KP.