Blog

  • Në arkivin e Clintonit shfaqet deklarata e Rugovës në SHBA: Si e njoftoi botën në vitin 1993 me terrorin e Serbisë

    Në arkivin e Clintonit shfaqet deklarata e Rugovës në SHBA: Si e njoftoi botën në vitin 1993 me terrorin e Serbisë

    Presidenti Rugova kishte deklaruar se atë javë në Amerikë do të njoftonte liderët e Kombeve të Bashkuara dhe liderët e Amerikës për terrorin që po bënte Serbi ndaj shqiptarëve. Për t’u treguar mirë amerikanëve, ai kishte marrë shembuj se si po keqtrajtohen sistamtikisht shqiptarët. Deklarata është e vitit 1993

    Rugova kishte shkuar në Amerikë me një plan dhjetëpikësh, përmes së cilit kërkonte nga Kombet e Bashkuara dhe SHBA’ja, ndihmë për zgjidhjen e krizës së Kosovës.


    “Delegacioni ynë ka ardhur në Amerikë këtë javë, me qëllim që t’i informojë udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nëpërmjet mjeteve të informimit edhe popullin amerikan, për shtypjen dhe dhunën në rritje, të të gjitha të drejtave civile, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Republikën e Kosovës. Ne jemi këtu për të shpallur një Kartë të Drejtash të Kosovës dhe të propozojmë një plan veprimi dhjetëpikësh për ta zgjidhur krizën e Kosovës dhe për t’i dhënë fund padrejtësisë”, kishte thënë Rugova.

    “Republika e vuajtur e Kosovës është në fakt problem bosht në krizën aktuale në ish-Jugosllavi. Ekspertët ndërkombëtarë parashohin se nëse Serbia vazhdon fushatën e saj të gjenocidit në Kosovë, ka shumë të ngjarë që konflikti në Ballkan të përhapet edhe në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe mbase edhe në Turqi. Një luftë tinëzare më e gjerë do të pasonte në Ballkan”, kishte deklaruar Rugova në Amerikë.

    Rugova ua kishte bërë me dije amerikanëve se populli i Kosovës është i vendosur për të bërë një fushatë të rezistencës paqësore kundrejt ligjit të imponuar serb të luftës.


    “Pasojat do të ishin të dimensioneve globale. Me dy milionë shqiptarë të pambrojtur nën mëshirën e makinerisë serbe të armatosur mirë, një masakër e përmasave të mëdha do të ndodhte brenda një kohe të shkurtër. Qeveria ime po punon pareshtur për të parandaluar dhe për ta shmangur këtë mundësi. Populli i Kosovës është i përkushtuar për të bërë një fushatë të rezistencës paqësore kundrejt ligjit të imponuar serb të luftës”, thuhej në fjalimin e Rugovës, transmeton Express.

    Rugova po ashtu kishte shkruar se në Kosovë mungojnë të drejtat elementare të njeriut, si liria e arsimimit, liria e shtypit, liria për të punuar e liria për të marrë shërbime shëndetësore.

    Ai kishte bërë të ditur se të gjitha liritë themelore të kosovarëve ishin shfuqizuar nga Serbia.

    “Populli ynë jeton nën pushtetin e terrorit, të frikësimeve, keqtrajtimit dhe rrahjeve nga regjimi i Beogradit, i cili ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vendin tonë. Liria e shtypit, liria e tubimit paqësor, liria e arsimimit, liria për të punuar, liria e qasjes në kujdesin shëndetësor, liria e shprehjes politike, liria e lëvizjes, liria fetare, liria nga të gjitha format e diskriminimit etnik dhe liria nga kontrolli dhe arrestimi, të gjitha janë shfuqizuar nga Serbia derisa Kosova mbetet pre e peshës gati të papërballueshme të një shteti policor”, kishte deklaruar Presidenti Rugova.

    Rugova kishte kërkuar nga Kombet e Bashkuara dhe SHBA’ja që ta përkrahnin Kosovën në planin dhjetëpikësh të cilin e kishte prezantuar.

    “1. Vënien e menjëhershme të një numri domethënës të trupave të OKB-së apo të NATO-s në Kosovë; 2. Vënien e Kosovës nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara; 3. Vënien e shumë më tepër vëzhguesve të OSBE-së në vendin tonë; 4. Zgjerimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Kosovë; 5. Ndalimin e “spastrimit etnik” të heshtur të Kosovës, i cili po kryhet nëpërmjet kërcënimeve të serbëve; 6. Çarmatimin dhe shpërndarjen e njësive paramilitare serbe, vënien e artilerisë së rëndë serbe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare; 7. Rihapjen e Aeroportit të Prishtinës për fluturime të ndihmës humanitare; 8. Ndalimin e kolonizimit të Kosovës nga Serbia; 9. Lejimin që të mblidhet Kuvendi i zgjedhur me vota të lira; 10. Përjashtimin e Kosovës nga sanksionet ndërkombëtare të vëna mbi Serbinë dhe Malin e Zi”, thuhej në pikat e kërkuara nga Rugova.

    Ndërkohë, këtë fjalim të vitit 1993 të Presidentit Rugova e ka sjellë në kujstesë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

    “Deklaratë nga Dr. IbrahimRugova, Presidenti i Parë dhe Historik i Republikës së Kosovës në 16 Shkurt 1993 ndërsa ishte në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. (Nga dokumentet e deklasifikuara së fundmi nga BillClinton Biblioteka Presidenciale)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

  • 15 vjecari që vdiq tragjikisht në Zvicër vinte nga ky qytet i Kosovës

    15 vjecari që vdiq tragjikisht në Zvicër vinte nga ky qytet i Kosovës

    Adrian Ramadani, 15-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në Nauchatel të Zvicrës ishte me prejardhje nga Panorci i Malishevës.

    Gjatë një deklarate të bërë nga policia kantonale e Fribourg kanë thënë se ai nuk e kishte vënë re trenin dhe u godit nga pjesa e përparme e tij.

    Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, ngushëlloi familjen Ramadani nga Panorci me rastin e vdekjes tragjike të djalit të tyre në Zvicër.

    “Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc. Ai, humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe.Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të nënkryetarit të Komunës së Malishevës.

  • Kylie Jenner shfaqet joshëse në setin e ri fotografik

    Kylie Jenner shfaqet joshëse në setin e ri fotografik

    Ajo njihet për jetesën dhe stilin luksoz që shfaq përmes imazheve në rrjete sociale.

    Është Kylie Jenner e cila për secilin postim të saj merr miliona pëlqime, ndërsa është bërë edhe njëra nga më të ndjekurat në Instagram, shkruan Daily Mail.


    23-vjeçarja në setin e ri fotografik është shfaqur e mrekullueshme, teksa në fokus ka vënë linjat bujshme trupore.

    Në veshjen e saj më shumë dominonte ngjyra kafe, teksa zgjodhi pantallona dhe bluze tejet të shkurtër.

    Sikurse edhe në shumicën e rasteve, makijazhi i saj ka qenë i rëndë, kurse flokët i ka bërë gërsheta.

    Kylie duket se ka pozuar nga rezidenca e saj në Beverly Hills, vlera e së cilës arrin 37 milionë dollarë.

  • Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, mesazhi misterioz që i erdhi vëllait

    Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, mesazhi misterioz që i erdhi vëllait

    Edhe pse ka kaluar rreth një muaj, ende nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Greqi, Artemis Vasili. Mediat lokale kanë zbuluar detaje të reja që kanë rritur shqetësimin te familja Vasili.

    Teksa policia po heton rrjetet e saj sociale, rezulton se me 8 dhe 9 nëntor, email-i dhe fjalëkalimet e saj janë përdorur nga një person i panjohur. Ndërkohë të vëllait i ka mbërritur një mesazh misterioz.

    Detajet janë zbuluar nga avokati i familjes Anastasios Dougas, i cili tha se policia ka nisur hetimet por nuk dha më shumë detaje, pasi nuk lejohet që të dalë informacioni.

    Kujtojmë se mesditën e 1 nëntorit, familja mori një telefonatë anonime ku u komunikohej se Artemis Vasili po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki.

    Policia po heton edhe në këtë pistë, ndërkohë që dyshimet më të mëdha janë tek ish-i dashuri i saj 24 vjeçar.

    Para disa javësh, emisioni “Dritë në tunel” kontaktoi me djalin, me të cilin Artemis kishte folur në Facebook dhe tashmë jetojnë në të njëjtin qytet.

    Ai zbuloi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me 19-vjeçaren kohët e fundit dhe nuk kishte asnjë të dhënë për t’i treguar autoriteteve se ku të zhvillonin kërkimet.

  • Një 17 vjeçar gjendet i vdekur në Gjakovë, flasin nga Policia

    Një 17 vjeçar gjendet i vdekur në Gjakovë, flasin nga Policia

    Një 17-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në fshatin Rogovë të Gjakovës.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

    “Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Rogovë të Gjakovës. Një 17-vjeçar është varur. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spital ku mjekët e kanë konstatuar vdekje e tij”, ka thënë Gjurkaj.

  • Notat e lojtarëve në ndeshjen Slloveni-Kosovë

    Notat e lojtarëve në ndeshjen Slloveni-Kosovë

    Kombëtarja e Kosovës ka humbur ndaj Sllovenisë në udhëtim me rezultatin 2-1.

    Sllovenia ka mposhtur Kosovë në “Stozice Stadium” – në ndeshjen e pestë të Ligës C të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

    Kombëtarja e Kosovës kaloi në epërsi pas 60 minutave lojë, me anë të qendër sulmuesit nga Prizreni, Vedat Muriqi.

    Megjithatë, festa jonë nuk zgjati shumë, vetëm katër minuta, pasi Jasmin Kurtic realizoi në portën e Arijanet Muricit – për të rikthyer barazimin në sfidë.

    Deri në fund – Sllovenia kërkoi më shumë fitoren dhe e arriti atë në sekondat e fundit, me anë të sulmuesit Josip Ilicic, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 92’të.

    Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Josip Ilicic, që u vlerësua me notën 8.2.

    Lojtari më i dobët në fushë ishte Anel Rashkaj.

    Ja notat e lojtarëve

  • Pamje: Ora policore në Prishtinë, çdo gjë “e vdekur”

    Pamje: Ora policore në Prishtinë, çdo gjë “e vdekur”

    Që nga e premta, Kosova ka hyrë në një fazë tjetër të masave mbrojtëse.

    Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tashmë në vendim janë vënë disa masa të reja anti-COVID. Ndërsa disa nga komunat, të cilat kanë numër më të madh të të infektuarve janë futur në zonën e kuqe.

    Një nga to është edhe kryeqyteti, e për të njëjtat komuna ka edhe orë policore.

    Ato janë në karantinë nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

    IndeksOnline sjellë pamje nga rrugët e Prishtinës, ku thuajse nuk është asnjë lëvizje, vetëm ndonjë taxi aty-këtu dhe njësitet e Policisë së Kosovës.

  • Blerësit ankohen se iPhone 12 Mini po shfaq probleme

    Blerësit ankohen se iPhone 12 Mini po shfaq probleme

    Në forume në internet, blerësit e telefonit celular Apple raportojnë se kur ekrani është i kyçur, ai nuk reagon gjatë prekjes.

    Disa blerës të hershëm të iPhone 12 Mini, po hasin në probleme të ndryshme, raporton engadget.

    Siç është thënë në forume në internet në MacRumors, në forumin e Apple dhe në Reddit, ekrani shpesh nuk përgjigjet në modalitetin kur ekrani është i kyçur.

    Problemet nganjëherë zhdukeshin posa pajisja të ishte në prizë.

    Disa përdorues dyshojnë se problemi mund të vijë nga përçimi ose tokëzimi.

  • Sllovenia barazon rezultatin pas 4 minutave nga goli i Vedat Muriqit

    Sllovenia barazon rezultatin pas 4 minutave nga goli i Vedat Muriqit

    Sllovenia nuk la shumë hapësirë që dardanët të festojnë, pas 4 minutave nga gola e Muriqit erdhi edhe gola nga ta.

    Në minutën e 62’të Kurtic nga ekipi i Sllovenisë barazoi rezultatin, duke bërë që dardanët të mbajnë shpresa në minutat e fundit të ndeshjes, për barazim ose fitore.