Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e testit “Pisa 2022”. Edhe kësaj radhe, Kosova nuk ka marr ndonjë rezultat të mirë, pasi që ka pësuar rënie në rangim dhe përformancë.
E lidhur me këtë ka reaguar Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), e cila ka thënë se analfabetizmi në Kosovë është në rritje.
“Katastrofë arsimore në Kosovë, analfabetizmi në rritje. Me shqetësim të madh, por të pabafesuar pranuam rezultatet e PISA 2022 të cilat u publikuan para 1 ore në Paris nga OECD. Kosova ka shënuar rënie si nga rangimi ashtu edhe në performancë. Në vitin 2018 morën pjesë 74 vende dhe Kosova renditej e 72-ta ku 66% e nxënësve shënonin performancë të dobët, ndërkaq në vitin 2022 morën pjesë 80 vende dhe Kosova renditet e 79-ta pra e parafundit, ku 72.9% të nxënësve shënuan performancë të dobët”, thuhet në reagimin e ORCA-s.
Në reagimin e tyre po ashtu thuhet se analfabetizmi funksional fatkeqësisht është rritur.
“Analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht, numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022. Në matematikë kriza është thelluar, nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022. Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022”, thuhet në reagim.
ORCA shpreson që këto rezultate do ta këndellin kryeministrin Albin Kurti, për të bërë reforma radikale në arsim.
“ORCA shpreson që këto rezultate ta këndellin Kryeministrin e Republikës dhe Qeverinë e tij, ndonëse nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë pasë parasysh orientimin e Qeverisë, e cila nuk konsiston në reforma radikale, por vetëm në fasadë që në ditë si kjo shembet para syve tanë”, thuhet në reagim.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me anë të një video të publikuar në Facebook-un e saj, njofton për mënyrën se si do të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.
Ajo informon se subvencionimi nis nga nesër dhe sipas saj paratë do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.
Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”, informon ajo.
Sipas Nagavcit, platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër.
Ndërsa, ajo thotë se “për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka nxjerr një udhëzim me të cilën kërkon nga përmbaruesit privatë që t’ua mundësojnë prindërve që kanë probleme me procedura përmbarimore t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë derisa të bëhet blerja e librave për nxënësit.
Ky reagim i i Haxhiut ka ardhur pasi është paralajmëruar mundësia që prindërit që i kanë të bllokuara llogaritë të mos mund t’i blejnë librat që subvencionohen nga Ministria e Arsimit.
“Ministria e Drejtësisë, duke u bazuar në Shtojcën 1, pika 3 te Rregullores (QRK) – NR. 14/2023 per Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe ne platformën e lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore për nxënësit, për vitin shkollor 2023/2024, lëshon udhëzues për Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në udhëzuesin e nënshkruar nga minsitrja Haxhiu.
“Udhëzohen zyrat e përmbaruesve privatë që në pajtim me situatën faktike, të shqyrtojë mundësitë për lehtësimin e pagesave në llogaritë e bllokuara të debitorëve- prindër të nxënësve përfitues nga platforma e lansuar nga MASHTI për subvencionimin e teksteve shkollore (përmes zhbllokimit të përkohshëm të llogarive të bllokuara të debitorëve në rastet kur të njëjtit pranojnë mjete financiare subvencionuese të destinuara për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore, me qëllim të tërheqjes së këtyre mjeve deri në vlerën e destinuar për këtë qëllim)”, thuhet në Udhëzues.
Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka njoftuar të enjten mbrëma se barra për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do t’u bie prindërve, për çka qeveria do t’i subvencionojë me nga 80 euro për një nxënës, derisa për klasat tjera do të përdoren librat nga vitet e kaluara që janë dorëzuar në fund të vitit shkollor.
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi tha se mjetet për blerjen e teksteve shkollore do të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit.
Ai ka sqaruar se Ministria është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit.
Kelmendi në një konferencë për medie bashkë me ministren Arbërie Nagavci, tha se procesi për aplikim në platformën e-Kosova nuk do të zgjasë më shumë se 10 minuta.
Librat shkollorë do blihen nga prindërit, paratë do t’ua transferojë në xhirollogari Ministria e Arsimit
Ai konfirmoi se ka dështuar procesi i negocimit për blerjen e librave shkollore direkt nga Ministria e Arsimit, madje ka akuzuar shtëpitë private botuese për çmime të papërballueshme të teksteve shkollore.
“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që mjetet për blerjen e librave të kalojnë drejtpërdrejt për prindërit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave jemi në përfundim të modulit për aplikim në platformën e-Kosova dhe shumë shpejt do ta bëjmë publik linkun ku mund të aplikojnë të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve”.
“Ne edhe këtë vit kemi zgjedhur një kryenegociues nga MAShT-i, i cili ka negociuar për çmimin e librave shkollore veç e veç për secilin libër. Edhe pas shumë tentimeve për të zbritur çmimet në nivelin e përmballueshëm për buxhetin e ndarë për tekstet shkollore, shtëpitë botuese nuk kanë pasur mirëkuptim. Madje, së fundmi ata na kanë dërguar letër se çmimet e tyre janë të panegociueshme më tutje. Kjo situatë është e papërballueshëm për MAShT-in dhe buxhetin e shtetit. Për shembull libri Shtëpia dhe Mjedisi, bashkë me fletoren ndihmëse kap shifrën e 27 euro. Sigurisht kjo shifër është e papërballueshme për buxhetin e shtetit”.
Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin: “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve e hulumtues, redaktorëve të profesionalizuar, hetuesve, prokurorëve e gjyqtarëve me etikë profesionale.
Sipas autorit, libri ka ardhur si rezultat i punës shumëvjeçare në gazetari, e ndërtuar nga përvoja e gjatë edhe gjatë raportimit nga fusha të ndryshme nga tereni, duke përfshirë këtu qindra procese e seanca gjyqësore, edhe të karakterit ndërkombëtar.
“E kam parë të udhës që ky libër të dali në dritë dhe t`i prezantohet studentëve të gazetarisë, ekspertëve dhe studiuesve të kësaj fushe, redaktorëve e kryeredaktorëve të medias së shkruar dhe asaj online, me të vetmin qëllim dhe synim, që të njohim profesionalisht problemin dhe mënyrën e të raportuarit për situatat e ndjeshme e të jashtëzakonshme”, ka thënë profesori Sabedini.
Profesori Musa Sabedini ka theksuar se raportimi për situatat e ndjeshme, pastaj raportimi për krimet dhe dhunën, janë pikat më delikate për secilin gazetarë edhe nëse ai është profesionist i shkathët e me përvojë.
“Të mbulosh një ngjarje me natyrë kriminale dhe të ofrosh para lexuesit dhe publikut të vërtetën, është pak e mundimshme në rrafshin profesional. Është e thjeshtë të raportosh për një konferencë shtypi, për një prezantim të ndonjë politikani apo partie politike, por të raportosh për tërmetet, fushat e mbuluara me gjak, krimin e të gjitha llojeve, të mbledhësh informacionet e sakta nga tereni, të jesh i përgatitur për të gjitha sfidat nuk është e lehtë, përkundrazi ky “sport” donë kulturë, edukatë mediatike, zhbirim të shumë arkivave e njohje të përgjithshme të problemeve”, është shprehur Sabedini.
Profesori, gazetari dhe publicisti i njohur dhe fituesi i disa çmimeve në gazetarinë hulumtuese ka thënë se:”E kam parë të udhës që ky libër të dali në dritë dhe t`i prezantohet studentëve të gazetarisë, ekspertëve dhe studiuesve të kësaj fushe, redaktorëve e kryeredaktorëve të medias së shkruar dhe asaj online, me të vetmin qëllim dhe synim, që të njohim profesionalisht problemin dhe mënyrën e të raportuarit për situatat e ndjeshme e të jashtëzakonshme. Në gazetarinë kosovare qoftë e shkruar, televizive ose online janë vërejtur defekte të shumta dhe ende ka vrima të zeza që duhet urgjentisht të përmirësohen. Ky libër, nuk do të thotë që është i përkryer ose që nuk ka nevojë për prezantime shtesë, por jam i sigurt se për studentët dhe ata që e kryejnë gjatë gjithë jetës këtë profesion delikat, do të kenë mundësi që të jenë të pagabuar gjatë raportimit”.
Gjithnjë sipas autorit nuk është e lehtë asnjëherë që një gazetar, një kronist apo një medium, kudo që ndodhet ai, të raportojë me saktësi në momentet e rënda. “Gazetari jo gjithherë mund të jetë i disponueshëm ose profesionalisht e psikologjikisht në kryerjen e detyrës, andaj kjo agjendë dhe ky libër iu mundëson ta njihni më afër problemin, ta trajtoni me dinjitet e përgjegjshmëri çfarëdo dukurie jetësore, sociale, ekonomike, politike, kulturore e religjioze. Libri i titulluar: ”Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, patjetër që i referohet problemeve në teren që has çdo gazetar. Etika mbetet problemi më delikat i mënyrës së raportimit, sepse jo përherë mediet e kryejnë misionin dhe detyrën me ndershmëri e relevantë” ka thënë ai.
Profesori Musa Sabedini gjithashtu ka thënë në parathënien e librit se:”Libri përbëhet nga shembuj të shumtë, raste konkrete për të gjitha kategoritë e ndjeshme, duke filluar me Kapitullin e parë, që flitet për rastet e vrasjeve, vetëvrasjeve, vrasjet e rënda, veprat penale të të gjitha kategorive, dënimet, armët, shkeljet ligjore, etika gjatë raportimit, vdekjet, tragjeditë, privatësia, lajmet e rrejshme, vrasjet, plagosjet, aksidentet, zjarret, personat me aftësi të kufizuara, të miturit, të sëmurët mentalë, dhunimet, krimet e luftës, raportimet nga gjyqet, raportimi për pandemitë, raportimi për aspektet fetare, trafikimi me qenie njerëzore, prostitucioni, kontrabandimi i migrantëve, raportimi për kronikën e zezë, personat e zhdukur, dhuna në familje, dhunimi, vrasjet e grave shtatzëna, vetëvrasjet, ngacmimi seksual, shantazhi, kanosja, shtrëngimi, detyrimi, hakmarrja, korrupsioni, ryshfeti, skemat piramidale dhe bixhozi, vjedhja, vjedhjet e rënda, grabitja, mjediset konfliktuoze, raportimi për protestat, trazirat, demonstratat, raportimi mbi konfliktet, trazirat sociale, siguria e gazetarëve dhe rreziqet, trazirat e marsit 2004, gjenocidi, sulmet terroriste, rrëmbimet, pengjet, spiunazhi, sabotimi, krimet kundër njerëzimit, pornografia, pedofilia, bigamia, krimet kibernetike”.
Edhe në Kapitullin e dytë autori ka trajtuar dhe analizuar më shumë raportet medie, polici, prokurori dhe gjykatë, pastaj termet juridike, i ndaluar i përkohshëm, i dyshuar, i burgosur, i akuzuar, i dënuar, i dëmtuar, hetimet policore, veprimet policore, kallëzimi penal i policisë, obduksioni i kufomës, ngritja e aktakuzës, raportet media – prokuror, përkufizimet juridike, dilemat e gazetarëve, udhëzues, manual e agjenda për të shkruarit nga gjykatat, avokatët mbrojtës, publiku, i pandehuri, organogrami i gjykatave, roli i Gjykatës së Apelit, Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykatës Kushtetuese, Këshillit Prokurorial të Kosovës, udhëzues praktik për shkrimet për mediet online, TV e Radio, njohja me seancat gjyqësore, trupin gjykues, fjalët përfundimtare gjatë një seance gjyqësore, llojet e aktgjykimeve dhe aktgjykimet e Gjykatës së Apelit.
Kurse në Kapitullin e tretë janë dhënë informacione më koncize për përkufizimet, termet dhe nocionet juridike, veprat penale të terrorizmit, krimeve të rënda si dhe nocionet më shpesh të përdorura në gazetari
Ndryshe botues i librit është UBT dhe i ka 532 faqe, teksa recensentë të librit janë profesorët Ahmet Maloku dhe Safet Zejnullahu, sipas të cilëve libri është kontribut i rëndësishëm në studimin dhe zhvillimin e shkencës së gazetarisë për studimin e asaj dukurie, si dhe do të shërbejë për si literaturë profesionale për një kohë të gjatë. Recensenti i parë profesori Ahmet Maloku ka thënë se libri ofron përgjigje për shumë pyetje të teorisë dhe praktikës metodologjike, e cila ka në fokus mediat përballë raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme.
“Libri përfaqëson një nga dorëshkrimet e rralla që trajton këtë lloj përqasjeje shkencore në kuptimin e përcaktimit, studimit dhe kërkimit të fenomenit të raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme, dhe pikërisht për këtë ka vlerën dhe njohjen e tij shumë domethënëse shkencore dhe profesionale”, ka thënë Maloku.
Sipas Malokut vepra shkencore “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” ofron përgjigje për shumë pyetje të teorisë dhe praktikës metodologjike, e cila ka në fokus mediat përballë raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme.”Në këtë mënyrë jepet një kontribut i rëndësishëm në studimin dhe zhvillimin e shkencës së gazetarisë për studimin e asaj dukurie. Libri përfaqëson një nga dorëshkrimet e rralla që trajton këtë lloj përqasjeje shkencore në kuptimin e përcaktimit, studimit dhe kërkimit të fenomenit të raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme, dhe pikërisht për këtë ka vlerën dhe njohjen e tij shumë domethënëse shkencore dhe profesionale. Përveç kësaj, duhet theksuar rëndësia e përmbajtjes, qëndrueshmëria dhe qartësia e gjuhës në të cilën është shkruar vepra, e cila lehtëson përvetësimin e njohurive, jo vetëm për njerëzit nga sektorët e gazetarisë, drejtësisë, viktimologjisë, kriminologjisë, kriminalistikës, mjekësinë ligjore, psikologjisë, psikologjisë forenzike etj., të cilëve ajo fushë u është e afërt shkencërisht dhe profesionalisht, por edhe me publikun më të gjerë” ka thënë Maloku.
Maloku ka vlerësuar se vepra është jashtëzakonisht e dobishme dhe ka aplikimin e saj të gjerë, duke pasur parasysh se, në kushtet moderne të jetesës, çështja e gazetarisë shtrihet pothuajse në të gjitha sferat e jetës. “Gjithashtu, përmes këtij libri, autori ka treguar një shkallë të lartë njohurish shkencore në fushën e gazetarisë, pastaj në metodologjinë e shkencave shoqërore, por edhe në fushën e drejtësisë, sepse pa një kombinim të tillë të e njohurive nga disa fusha shkencore, nuk do të ishte e mundur të krijohej një vepër shkencore kaq e dobishme dhe e shquar, që do të jepte një kontribut të rëndësishëm në studimin mediave përballë raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme” ka thënë Maloku.
“Autori Musa Sabedini ka një përvojë të gjatë të punës së drejtpërdrejtë nga raportimi nga terreni, si në kohë pushtimi, në kohë aparteidi në median e Kosovës, në kohë lufte, në kohë të gazetarisë së kontrolluar të pasluftës dhe në epokën e internetit. Këtë përvojë ai e ka përdorur për të mbledhur brenda kopertinave të këtij libri shembuj të panumërt të gabimeve e të shkeljeve etike të bëra në media, qoftë qëllimshëm, qoftë padashtas. Një punë shumë voluminoze e autorit tregon përkushtimin e tij, pikë së pari, për të bërë vetë gazetari profesioniste, por edhe për t’u ndihmuar të tjerëve për ta bërë të njëjtën gjë. Qofshin ata gazetarë fillestarë, qofshin me përvojë”, thuhet në fjalën e recensentit Safet Zejnullahu.
Zejnullahu mendon se ata që do të përfitojnë më së shumti nga ky libër janë studentët, gazetarët e ardhshëm. “Që në hapat e tyre të parë, ata do të mësojnë qasjen profesionale ndaj secilës përmbajtje gazetareske. Më e rëndësishmja, nga ky libër do të mësojnë atë që besoj e ndihmon më së shumti një gazetar. Do të mësojnë si të mos shkruajnë! Përmbajtja e këtij libri ua mundëson këtë. Në vargun e librave hulumtues të gazetarisë, libri i autorit Musa Sabedini “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, besoj se do të shërbejë si literaturë profesionale për një kohë të gjatë” ka shtuar Zejnullahu.
Profesori Musa Sabedini ka falënderuar rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizin, si dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në forma të ndryshme që ky libër të dali i kompletuar profesionalisht.
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar pikat që përfshihen në këtë pako duke paralajmëruar se pagat janë procesuar, por për ata që kanë punuar me orar të plotë. Grevistëve deri tash ende nuk u janë ndarë mjetet për muajin shtator.
Në prezantim të pikave, Murati ka thënë po ashtu se shtesa e shumëpërfolur prej 50 eurosh në muaj, nuk do të dalë me këtë pagë, por në tetor në formë retroaktive.
Të gjithë punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1000 euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka thënë ai në prezantimin e pikës për shtesa çdo muaj deri në fund të vitit për punëtorët e sektorit publik.
Megjithatë, mësimdhënësit e punëtorë të tjerë në sektorin e arsimit i kanë thënë KOHËS se ende nuk u kanë dalë pagat. Me ligj shtetit i mundësohet që ekzekutimin e pagave ta bëjë deri më datën 5 të muajit.
Pakoja në vlerë rreth 150 milionë euro parasheh edhe subvencionimin e faturave të energjisë për ata që kursejnë në raport me muajt e vitit të shkuar dhe dyfishim të pensioneve për muajin tetor.
Që nga 25 gushti një pjesë e sektorit publik është në grevë. Zhurma më e madhe është bërë për grevën në arsim. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro shtesa në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Mësimi, i paraparë të niste më 1 shtator, ende nuk ka filluar. Sindikata e Arsimit tashmë është në votim brenda anëtarësisë nëse duhet që greva të pezullohet deri në janar apo jo. Vendimi pritet të publikohet të shtunën.
Greva do të vazhdojë edhe më tutje, ka bërë të ditur Sindikata e Arsimit, të dielën.
Kjo pasi, takimi i së shtunës në mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka dështuar të realizohet zgjidhja.
Hykolli, të dielën iu ka kumtuar grevistëve që me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur.
Sindikata po kërkon 100 euro shtesa, ndërkaq Qeveria ka ndarë nga 50 euro shtesa për të gjithë punonjësit publikë.
Pra sindikata kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin sot në punë.
Greva ka nisur më 25 gusht dhe sindikata zotohet se nuk do të ndërpritet derisa të ju zbatohen kërkesat.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj SBASHK-ut, pasi këta të fundit pak më parë njoftuan se nuk tërhiqen nga greva, derisa Qeveria të nis dialogun dhe t’i realizojë kërkesat e grevistëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se deri tani, Kurti dhe shefi i stafit të kryeministrit janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.
Ai ka përmendur edhe takimet e ministrave të tjerë me sindikatat, derisa ka thënë se deri tash janë zhvilluar mbi 30 takime dhe pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar.“Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut.
Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.