Tag: Arsim

  • Publikohen rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, kalueshmëria mbi 68 për qind

    Publikohen rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, kalueshmëria mbi 68 për qind

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

    Nga kjo ministri kanë thënë se këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind.

    Prej këtij rezultati, 68.36 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47 përqind në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 74.77 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.

    Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla.

    Provimi i mbajtur më 26 qershor, është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 177 qendra të testimit.

    Në këtë proces sipas MAShTI’it kanë qenë të angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës dhe 200 vëzhgues.

    Po ashtu, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

    MAShTI gjithashtu është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.

    MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

  • Ministrja e Arsimit jep një lajm shumë të rëndësishëm

    Ministrja e Arsimit jep një lajm shumë të rëndësishëm

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022 ta fillojmë me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të rregullt.

    Këtë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim.

    “Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit”.

    “E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve”, ka shkruar mes tjerash Nagavci.

    Postimi i plotë:

    Pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim andaj jemi shumë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022, ta fillojmë me prezencë fizike dhe me orar të rregullt.

    Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit. E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksionimi i mësimdhënësve.

    Të mërkurën jemi njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë se në mesin e personave që do të vaksinohen në vijim, përveç personave mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurëve kronik e punëtorëve shëndetësorë , do të jenë edhe mësimdhënësit. Këtë informatë e kemi përcjellë sot edhe tek Drejtoritë Komunale të Arsimit të cilat do t’i informojnë shkollat me detajet e këtij procesi. Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

  • Tani Kosova ka edhe “Doktor shkence” për “Lidership” Burim Dërmaku merr titullin “Doktor Shkence” për “Lidership”

    Tani Kosova ka edhe “Doktor shkence” për “Lidership” Burim Dërmaku merr titullin “Doktor Shkence” për “Lidership”

    Burim Dërmaku ka përfunduar doktoraturën për “Lidership” në universitetin shtetror në Sofje të Bullgarisë dhe sipas të dhënave është edhe “Doktor shkence” i pari në Kosovë për “Lidership”.

    Ja postimi i plotë:

    Sot mbrojta disertacionin e doktoratës me temë: “Ndikimi i stileve të lidershipit në motivimin e punonjësve të korporatave në Kosovë” për dhënien e gradës arsimore dhe shkencore “Doktor” , “Shkencat e Komunikimit Publik dhe Informacionit” në programin e doktoratës “Lidershipi” , në gjuhën angleze.

    Kryetari i Jurisë Shkencore: Prof. D.Sc. Stojan Georgiev Denchev
    Vlerësuesit:
    Prof. Dr. Evgeni Petrov Manev
    Prof. Ph.D. Galya Todorova Gerçevë-Nestorova
    Opinione:
    Prof.D.Sc. Stojan Georgiev Denchev
    Prof. Dr. Krassimir Markov Markov
    Prof. Ph.D. Zhelyazko Dimitrov Stoyanov.

    Faleminderit së pari zotit dhe familjes, profesorëve dhe të gjithë atyre që më përkrahen.
    Bachelor & Master kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës dhe tani PhD (Doktoraturë) për “Lidership” , duke marr titullin “Doktor shkence” në universitetin shtetror – University of Library Studies and Information Technologies in Sofia, Bulgaria.

    “Ëndrrat nuk bëhen realitet vetëm sepse ti ëndërron për to. Është puna e vazhdueshme që realizon gjithçka. Edhe … Ëndrrat e mia u bënë realitet, por une punova shumë”.

  • Heqja e pagesave ndaj studentëve, UP thotë se s’ka pranuar ende vendim zyrtar

    Heqja e pagesave ndaj studentëve, UP thotë se s’ka pranuar ende vendim zyrtar

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare për ndryshimin e organizimit të procesit mësimor si rrjedhojë e masave anti-COVID.

    Sipas njoftimit nga UP-ja gjithashtu nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët.

    “Universiteti i Prishtinës njofton studentët, stafin akademik dhe administrativ, si dhe palët e interesuara që deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë shkresë zyrtare nga instancat përgjegjëse për ndryshim të organizimit të procesit mësimor në UP, në rrethanat e pandemisë Covid-19. Njëherësh, në adresën e UP-së nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët tanë”, thuhet në njoftim.

    Universiteti i Prishtinës ka informuar se deri në pranimin e vendimeve zyrtare nga organet kompetente, do të vazhdojë implementimin e vendimeve në fuqi.

    Parlamenti studentor të mërkurën në mbrëmje ka njoftuar se nga një marrëveshje me Qeverinë në detyrë, ndër të tjera është arritur që të hiqen të gjitha pagesat për studentët e nivelit bachelor.

  • Vdes edhe një mësimdhënës nga Covid-19

    Vdes edhe një mësimdhënës nga Covid-19

    Sot në orët e hershme të mëngjesit pas një përballje të vështirë me virusin Covid-19, ka ndërruar jetë mësuesi, Ilmi Ibrahimi nga Gjilani.

    Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli.

    Ismajli ka thënë se mësimdhënësin do ta kujtojë gjithmonë si burim i krenarisë për edukimin dhe arsimin e brezave.

    “Pishtarin e dijes, mësuesin Ilmi Ibrahimi, do ta kujtojmë përgjithmonë ndër gjenerata, si burim krenarie e frymëzimi si kontributdhënës me vlerë në edukimin dhe arsimimin e brezave. Vepra e tij do të jetë simbol rezistence në edukimin e shumë gjeneratave. Ndjestë i past shpirti i tij i bardhë. Ngushëllime familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë”, ka shkruar Ismajli.

    Deri tani nga IKSHPK janë konfirmuar 948 viktima nga koronavirusi.