Tag: Arsim

  • Jasharaj kërkon nga opozita të bashkohen dhe të mos e lejojnë shndërrimin e Kosovës në një shtet diktatorial

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, pas takimit që ka zhvilluar me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin është deklaruar për media.

    Jasharaj ka kërkuar nga opozita bashkimin në nismën e SBASkK-ut që të mos lejojnë që Kosova të shndërrohet në shtet diktatorial.

    Rrahman Jasharaj ka thënë se tendencat janë që të shtypen e të heshten sindikatat, e kur sindikatat janë të shtypura dhe të heshtura, sipas tij atëherë nuk ka shtet demokratik. Sipas Jasharajt, nuk e ka askush të drejtën që Kosovën të dërgojë deri këtu.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas takimit me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mosekzekutimi i pagave është vepër penale dhe se nuk ka të drejtë askush që t’i ndalë pagat.

    “Kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, e jo grevistët”, tha Krasniqi. Sipas tij, Qeveria duhet t’i kthehet dialogut, dhe t’i ekzekutojë pagat.

    Krasniqi ka thënë ndër të tjera se “Kurti nuk guxon të kthejë Kosovën në diktaturë” dhe se kjo nuk do të lejohet.

  • “Do të kap për fyti”, dalin incizimet ku profesoresha dhe këngëtarja shqiptare Besiana Mehmedi e kërcënon studentin


    Disa javë më parë në Universitetin e Tetovës ka ndodhur një përplasje mes profesoreshës dhe një studenti, madje në lidhje me këtë tashmë është publikuar edhe një video incizim.

    Në këtë video dëgjohet se Besiana Mehmedi, e njohur edhe si këngëtare, debaton me Ardin, student, derisa i kërkon edhe të largohet nga salla.

    Mirëpo, ‘drama’ nuk përfundon me kaq, pasi edhe jashtë sallës vazhdojnë të bërtiturat.

    “Do të kap për fyti… Dil përjashta”, i thotë Mehmedi Ardit.

    Pas kësaj ndodhie, Dekanati i Fakultetit të Arteve ka vendosur që profesoreshës t’i jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesoresha Besiana Mehmedi të mund t’i mbajnë me profesor tjetër.

  • Rritja drastike e rasteve me Covid- 19: Ky është vendimi i Qeverisë për shkollat

    Pas rritjes ekstreme të rasteve me Covid-19, Qeveria sot ka marrë masa të reja.

    Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka vendosur edhe për shkollat dhe universitetet.

    Në vazhdim e gjeni vendimin:

  • SBAShK-u paralajmëron sërish grevë, a do të fillojë mësimi të hënën?

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e ka paralajmëruar Qeverinë se mund të ketë grevë.

    Përmes një komunikate për media, SBASHK-u thotë se ky paralajmërim nuk është as shantazh e as kërcënim, por paralajmërim me kohë, se mund të ketë grevë.

    “SBASHK në takimet e shumta me Ministren Nagavci ka shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ka kërkuar SBASHK nga Ministrja që të ngrit në Qeveri kërkesën që të ndahet buxhet për të pajisur shkollat me mjete të punës për shekullin 21 në mënyrë që të zëvendësohet shkumësi e shpuza me lop top e projektorë. Kemi ngritur zërin në këto takime edhe për trajnimet dhe kemi tejkaluar edhe pritjet tona duke organizuar , pa ndihmën e askujt, trajnime me mësimdhënës nga e tërë Kosova , aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë 5000 punëtorë të arsimit”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.

    Tutje, SBASHK-u thotë se i ka kërkuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, të kërkojë nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi ndaj 400 punetorëve te arsimit me sëmundje të rënda, duke siguruar mjete buxhetore dhe duke i liruar nga procesi mësimor për një vit.

  • ZV.MINISTRI I ARSIMIT: SHKOLLA JONË ËSHTË LAIKE DHE E TILLË DUHET TË MBETET

    Në vendin tonë shpeshherë është ngritur tema e aplikimit të mësimit fetar në shkolla dhe lejimi i bartjes së mbulesës (shamisë).

    Lidhur me këtë temë ka folur edhe zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.

    Pupovci ka thënë se në shkollat e Kosovës sigurisht që duhet të mësohet për fenë e cila ofron informacion për religjionet e ndryshme dhe se kjo realizohet në kuadër të lëndëve të shkencave shoqërore, ndërsa edukata fetare si lëndë në vete, i takon bashkësive fetare e jo shkollave sekulare.

    “Me siguri që në shkolla duhet të mësohet për fenë në formën e cila ofron informacion për religjionet e ndryshme, por gjithnjë duke e ruajtur karakterin sekular të shkollës. Kjo realizohet në kuadër të lëndëve të shkencave shoqërore siç janë historia, edukata qytetare, sociologjia, filozofia, etj., përmbajtjet e të cilave pasurohen në vazhdimësi. Ndërkaq, edukata fetare e cila ndërlidhet drejtpërdrejt me praktikimin e fesë i takon bashkësive fetare, e jo shkollës sekulare. Të gjitha bashkësitë fetare kanë programe të caktuara për edukatë fetare dhe është çështje e vullnetit të lirë të prindërve nëse fëmijët do t’i vijojnë ato programe. Shkolla jonë është laike dhe e tillë duhet të mbetet”, ka deklaruar Pupovci për lajmi.net.

    Ai ka thënë se nuk mund të krijohet ndasi në mes të fëmijëve të konfesioneve të ndryshme brenda shkollave.

  • MASHTI: Pushimi dimëror në shkollat e Kosovës fillon me 31 dhjetor

    Në fund të muajit dhjetor do të nis pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë.

    Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Iliriana Pylla, duke potencuar se procesi mësimor për nivelin fillor dhe të mesëm në Kosovë do të përfundoj më 30 dhjetor dhe se pushimi do të nis nga data 31 dhjetor.

    “Sipas vendimit të fundit të MASHTI, procesi mësimor do të përfundoj më 30 dhjetor, dhe pushimi dimëror do të zgjasë deri më 10 janar në rast se nuk ndryshon ky vendim gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Pylla për Telegrafin.

    Ndryshe Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka bërë të ditur se pushimi dimëror do të fillojë më vonë se sa që është paraparë kjo për arsye të vonesës së fillimit të vitit të ri shkollor, pas situatës së krijuar nga virusi COVID-19 në vend.

    “Pushimi dimëror do të fillojë më vonë dhe është planifikuar zëvendësimi të të gjitha ditëve të humbura. Uroj që Ministria e Shëndetësisë por edhe Task-Forca brenda MAShT-it ta përcjellin situatën jo vetëm në Kosovë por edhe rreth nesh. Mësimdhënësit do të veprojnë sipas situatës dhe t’i respektojnë vendimet e IKShPK, Ministrisë së Shëndetësisë por edhe të MAShTI”, kishte thënë Jashari.

    MASHTI në konsultim me gjithë akterët e tjerë të arsimit kishin marrë vendim për kompensimin e ditëve të humbura për vitin shkollor 2021-2022. Kompensimi i ditëve të humbura është vendosur të mbahet të shtunave, dhe ka nisur që nga data 9 tetor 2021, kur edhe do të përfundoj më 24 qershor 2022.

  • Skandalet në UP: Pozita me ushtrues detyre jashtëligjshëm nga viti 2013

    Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në vazhdimësi ka gjetur probleme në funksionimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Përveç të gjeturave, Auditori nder vite ka dhënë edhe rekomandime se si këto të gjetura të evitohen.

    Në raportimin e vitit 2017 të Auditorit të Përgjithshëm, faqe 16, është e gjetura që ka të bëjë me ushtrues detyre.

    “Ligji për Shërbimin Civil nr.03-L-149, përcakton se një pozitë nuk mund të mbahet nga ushtruesi i detyrës për më shumë se tre (3) muaj. Ne identifikuam dy raste ku pozitat mbaheshin më gjatë se afati ligjor. Rasti i parë ka të bëjë me pozitën e Drejtorit të Shërbimit për Çështje të Studentëve në Administratën Qendrore, që mbahet me ushtrues detyre nga data 08.04.2013. Në këtë pozitë me vendim është caktuar zyrtari për çështje të studentëve në Administratë Qendrore, për një periudhë tre mujore, deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së drejtorit përmes konkursit publik. Ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me pozitën e Drejtorit të Zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, që mbahet me ushtrues detyre nga data 25.03.2015”, thuhet në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2017.
    Në këtë Raport tutje thuhet se “Mbulimi i pozitave të rëndësishme me ushtrues detyre për një kohë të gjatë, rrit rrezikun e mos arritjes se objektivave dhe se performanca/përgjegjësia e realizuar në këto pozita të mos jetë në nivelin e duhur”.

    Në rekomandimin që jep Auditori thuhet se “Rektori i UP-së duhet të marrë masa të menjëhershëm që për pozitat të cilat mbulohen me ushtrues detyre bëhet një zgjidhje e qëndrueshme me pozita të rregullta në pajtim me kërkesat ligjore”.

    Ballkani.info ka dërguar pyetje të premten në adresë të UP-së, respektivisht në adresë të Naser Sahitit, rektor i UP-së, sekretarit Esat Kelmendi, kryetares së Bordit të UP-së, Arbëresha Nela Turjaka dhe anëtarit Altin Sahiti. Mirëpo, asnjë përgjigje nuk është kthyer për të sqaruar se çfarë ka ndodhur me këto pozita, të cilat mbaheshin joligjërisht për një kohë të gjatë.
    Përgjegjës për pjesën e administratës në UP është sekretari, në këtë rast Esat Kelmendi.

    Për Kelmendin Auditori kishte vërejtje edhe në raportin e vitit 2020 në auditimin e paqyrave financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës.

    “Në testimet tona, kemi vërejtuar se kompensimi i SP (sekretarit të përgjithshëm) të Universitetit është përfshirë në dy rregullore, duke përfshirë pagën bazë të Rregullores Nr. 3/525 për pagat për personelin e administratës, neni 4, në vlerë 1,429 euro ndërsa kompensimi funksional në vlerë 250 euro është i caktuar në nenin 9 të Rregullores Nr. 2/486 për të ardhurat personale të personelit akademik. Rrjedhimisht, pozita e sekretarit të përgjithshëm nuk klasifikohet në kategorinë e personelit akademik, përkatësisht kjo pozitë ka rolin e udhëheqësit më të lartë administrative, dhe si e tillë nuk do të duhej të ishte e përfshirë në rregulloren për personelin akademik”, thuhej në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

    “Kjo kishte ndodhur për shkak së Këshilli Drejtues gjatë hartimit në rregulloren përkatëse, nuk kishte marrë parasysh klasifikimin e pozitave në Statutin e UP”, thekson tutje Auditori.

    Probleme e telashe në UP kishte përmendur edhe ish anëtarja e Këshillit Drejtues të UP, Laura Kryeziu.

    Ajo në letrën e saj e kishte përmendur specifikisht sekretarin Esat Kelmendi.

    Kryeziu-Selimi i se sekretari i Përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi nuk i përmbush detyrat dhe përgjegjësit e tij sipas ligjit dhe statuteve.

    Edhe në raportet tjera për UP-në në vitet në vazhdim ka të gjetura tjera, siç është rasti me kompensim në kundërshtim me ligjin, etj.

    Rilindja Shqiptare edhe në vazhdim do të publikoj të gjetura nga Raportet e Auditorit.

  • Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi për një muaj mori rrogë 4 mijë e 174 euro, nga to 2245 euro honorare

    Ai mund të konsiderohet si “supermeni” i pagave në Republikën e Kosovës. Esat Kelmendi, sekretar i përgjithshëm i Univeristetit të Prishtinës del të jetë njëri nga personat me të paguar në shtetin tonë sa i përket pagës që merr nga buxheti i Kosovës.

    Paga e tij vjetore, mesatarisht, është mbi 30 mijë euro, gjë që ia kalon edhe kryeministrit të vendit.

    Në bazë të disa transaksioneve bankare të cilat ka arritur t’i sigurojë Ballkani.info, në shtator të vitit të kaluar, Esat Kelmendi ka marrë pagë 4 mijë e 174 euro e 99 centë.

    Duket e pabesueshme, por Kelmendi gjatë këtij muaji veç honorare i ka marrë plot 2 mijë e 245 euro.

    Në këtë shumë prej 4174 eurove futet edhe ‘shtesa funksionale’ prej 250 eurove, të cilën Esat Kelmendi e merr çdo muaj dhe atë që një kohë të gjatë.

    Kelmendi në mars të këtij viti është paguar 2 mijë e 642 euro, nga të cilat 712 euro ishin honorare.

    Në janar të këtij viti, në xhirollogarinë e tij dolën 2 mijë e 291 euro, 361 euro ishin honorare.

    Në nëntor të vitit 2019, Esat Kelmendi pranoi pagë 3 mijë e 565 euro e 26 centë, nga këto 1 mijë e 642 euro ishin veç honoraret. Afër 3 mijë euro rrogë, sekretari i UP-së mori edhe në prill të vitit 2019, nga këto honorare ishin 1 mijë e 70 euro.

    Ndryshe, në Kosovë, paga minimale është 130-170, varësisht prej grupmoshës, ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi ka marrë pagë shtatëmbëdhjetë herë më të lartë se paga minimale në Kosovë.

    Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kelmendi ka deklaruar si pasuri të paluajtshme në vlerë prej 529 mijë e 750 eurove ku janë përfshirë tokat dhe dy shtëpitë e përbashkëta me vëllezërit e tij të cilat janë në ndërtim e sipër, thotë që një pjesë e pasurisë e ka trashëguar.

    Kurse si pasuri të luajtshme Kelmendi ka deklaruar një veturë të cilën ka deklaruar se e ka blerë në vitin 2016 veturë në vlerë prej 22 mijë eurove, para këto që një pjesë e tyre thotë t’i ketë siguruar nga paga që merr nga postet që i mban ndërsa të tjerat përmes shitjes së veturës së më hershme që kishte poseduar.

    Ky zyrtar i lartë publik deklaron se ka para të deponuara në bankë si kursime mbi 19 mijë euro. /Ballkani.info/‍

  • Lajmi i fundit: Shtyhet mësimi deri më 26 shtator

    Lajmi i fundit: Shtyhet mësimi deri më 26 shtator

    Shkollimi parauniversitar pezullohet deri më 26 shtator.

    Lajmin për IndeksOnline e kanë konfirmuar dy kryetarë komunash që ishin të pranishëm në mbledhjen e mbajtur me ministrin Arben Vitia.

    Ky vendim u mor në takimin në mes ministrit të Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

  • LAJMI I FUNDIT: Viti i ri shkollor nuk fillon as më 13 Shtator!

    LAJMI I FUNDIT: Viti i ri shkollor nuk fillon as më 13 Shtator!

    Viti i ri shkollor nuk do të fillojë as me 13 Shtator.

    Këtë e ka konfirmuar para vetëm pak çastesh, ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

    Nagavci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se si institucion i kanë bërë të gjitha përgatitjet, por që rekomandimet e IKSHPK-së janë që këto masa të vazhdohen edhe më tutje.

    Më poshtë edhe postimi i plotë.

    Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër.
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Është rishikuar dhe publikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19” dhe i njëjti është dërguar edhe në drejtoritë komunale të arsimit.
    Udhëzuesi, mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo-arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga COVID-19.
    Po ashtu, janë shpërndarë tekstet shkollore si dhe janë përgatitur shkollat për fillimin e procesit mësimor. Siç e kemi thënë edhe më herët, synimi ynë është që institucionet shkollore të hapen sa më parë dhe mësimi të realizohet me prezencë fizike.
    Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë.
    Të gjithë jemi dëshmitarë se varianti Delta po shpërndahet shumë më shpejt sesa versionet e mëhershme dhe po transmetohet e po prek edhe moshat e hershme, andaj duhet të respektijmë në përpikmëri të gjitha rekomandimet e masat dhe të sigurohemi se rikthimi i fëmijëve në shkolla të jetë i sigurtë.
    Sii ministre e Arsimit përgëzoj të gjithë mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave, që janë vaksinuar tashmë dhe u bëj thirrje për vaksinim jo vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët deri tash nuk janë vaksinuar, por edhe prindërve, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse vetëm kështu ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.
    #Vaksinohu, #respektomasat #shkollatësigurta