Tag: Shqipëri

  • NATO: Të bashkohemi në festën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

    NATO: Të bashkohemi në festën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

    Aleanca Veriatlantike, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, ka uruar shtetin shqiptar në 108 vjetorin e Pavarësisë.

    Në një urim të postuar në faqen zyrtare të NATO-s, fton aleatët të bashkohen në festimin e Ditës së Pavarësisë.

    “Bashkohuni me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë së aleatit tonë, Shqipërisë”, shkruan në urim.

    Republika e Shqipërisë nga viti 2009 është pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s. 

    https://www.facebook.com/146599018696771/posts/4341891025834195/

  • Rama: Vaksinën e blejmë me çdo çmim/ Të parët vaksinohen mjekët, mësuesit, policët

    Rama: Vaksinën e blejmë me çdo çmim/ Të parët vaksinohen mjekët, mësuesit, policët

    Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria nuk do të kursehet në blerjen e vaksinës anti covid në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht çmimit.

    Në konferencën për shtyp kryeministri kritikoi ashpër pjesëmarrjen në në ditëlindjen e një aktori,  të presidentit Meta dhe shefes së LSI Kryemadhi.

    “Shembull skandaloz presidenti, zonja e parë dhe ceta e tyre. Është e qartë për të gjithë. Nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut me ligjin dhe shëndetin e të tjerëve. Na duhet të reduktojmë aktivitetet në 10 veta”.

    Pretendimin e opozitës se mësuesit nuk deklarojnë të qënurit pozitiv me covid pasi mund të humbim vendin e punës,  kreu i qeverisë e quajti skandaloz dhe lajm të rremë.

    “Është absurditet kush thotë se është me kovid humb vendin e punës. Teatër absurd i Lulzim Bashës me aktorë. Rreth tij vinë si fanatik të partisë. Nuk ndodh. Kush mund ta konceptojë se mësuesi humb vend pune kur sëmuret”.

    Duke u ndalur në procesin e rindërtimit kryeministri tha se do të ndërtohen 155 objekte arsimorë  në 11 bashki me një vlerë investimi 185 milion dollarë. Ndërsa Evis Kushi ministre e arsimit deklaroi se vitin 2021 paga e mësuesve do të rritet me 15% ndërsa  250 mijë nxënës të klasave të gjashta dhe të shtata do të përfshihen në marrjen e librave falas.

  • I dërgon babait ushqime në spital, ushqimin ia marin, kurse i thonë se babai i ka vdekur

    I dërgon babait ushqime në spital, ushqimin ia marin, kurse i thonë se babai i ka vdekur

    Thuajse çdo ditë në Spitalin Infektiv nuk mungojnë denoncimet e qytetarëve që pretendojnë se nuk marrin informacion për të afërmit e tyre të shtruar në këto ambjente.

    Duke u vendosur përballë kësaj vështirësie, disa prej tyre mendojnë më të keqen duke ju drejtuar edhe morgut të spitalit. I riu është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijote ti dërgonte ushqime.

    “Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, është shprehur djali.

    Spitali infektiv thotë ai se nuk i jep informacione dhe ne celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin.

    “Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, është shprehur djali.

    Më pas i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut dhe njofton se nuk ka kufomë me identitetin  e të atit të tij.
    Fatkeqësisht djali largohet nga spitali pa marrë asnjë përgjigje.

  • Shqipëria dhe Kosova me daklaratë të përbashkët dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës 

    Shqipëria dhe Kosova me daklaratë të përbashkët dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës 

    Shqipëria dhe Kosova përmes një deklarate të përbashkët kanë dënuar procesin e fshirjes së qëllimshme nga Serbia të adresave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës, Bujanoc e Medvegjë.

    Dy ministrat e Jashtëm, Genc Cakaj dhe Meliza Haradinaj Stublla dënojnë këtë akt, ndërsa shprehen se Serbia po cenon rëndë liritë themelore të shqiptarëve.
     

    “Kjo praktikë shtetërore e zbatuar në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe të qëllimshme përbën edhe një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

    Dy ministrat u bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare të marrin masa dhe të frenojnë këtë akt të padrejtë të Serbisë kundër shqiptarëve. Gjithashtu, Shqipëria dhe Kosova theksojnë se janë dhe do mbeten të përkushtuara për thelluar procesin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por shtojnë se gjithçka fillon me njohjen reciproke.


     

    “Kosova dhe Shqipëria mbeten të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, duhet theksuar se përpara së gjithash, kjo nënkupton njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë standardeve demokratike”, përfundon deklarata.

  • Kupa e Botës 2022, këto janë vazot eliminatore për Kosovën e Shqipërinë

    Kupa e Botës 2022, këto janë vazot eliminatore për Kosovën e Shqipërinë

    Në pritje të shortit për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, që do të hidhet më 7 dhjetor të këtij viti, UEFA ka publikuar edhe ndarjen e ekipeve në 6 vazo, teksa Shqipëria është në vazon e katërt dhe Kosova në të pestën.

    Kështu 5 vazot e para kanë në përbërje nga 10 ekipe, ndërsa vazoja e 6 vetëm ekipe, çka do të thotë se 5 nga grupet eliminatore do të jenë me 6 skuadra dhe 5 të tjerë me 5 skuadra.

    Eliminatoret e Katar 2022 do të startojnë në mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë brenda muajit dhjetor, ndërsa në muajin mars të 2022-shit do të luhen edhe ndeshjet Play Off, ku do të përcaktohen përfundimisht 13 skuadrat që do të përfaqësojnë Europën në kompeticionin më të rëndësishëm në botë në nivel përfaqësuesesh.

    Ndarja e vazove të Kupës së Botës 2022:

    Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

    Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

    Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandë, Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

    Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

    Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

    Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

  • Kryeministri Rama po e përdorë emrin e UÇK-së për fushatë në Shqipëri, por ja çfarë bëri me Kosovën para një viti

    Kryeministri Rama po e përdorë emrin e UÇK-së për fushatë në Shqipëri, por ja çfarë bëri me Kosovën para një viti

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon me fushatën e tij politike duke përdorur emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirë po i njëjti pak muaj më parë e postonte hartën e Europës ku shteti i Kosovës ishte nën Serbi.

    Rama ka kohë që po merret intenzivisht me ermin e UÇK’së në llogarinë e tij në Facebook, por edhe nëpër studio televizive.

    Madje ai po akuzon edhe opozitën për bashkëpunim kundër luftës së UÇK’së. Lulzim Basha i PD’së është bërë objekt i një fushate të egër nga Edi Rama që e akuzon për tradhëti ndaj Kosovës.

    Së fundi Rama postoi foton e emblemës së djegur të UÇK’së në Graqanicë. Aty duket fytyra e Adem Jasharit në sfond.

    Mirëpo Edi Ramës, nuk i kishin bërë fare përshtypje reagimet e bëra për hartën e publikuar nga ky i fundit ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, derisa nuk e ka marrë as mundin që të sqarojë krejt këtë skandal.

    Për më shumë se pesë orë, në faqen zyrtare në Facebook të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi një video në të cilën proklamohej një hartë ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.