Tag: Shqipëri

  • Rusia kërcënon Shqipërinë pas dëbimit të diplomatit

    Rusia kërcënon Shqipërinë pas dëbimit të diplomatit

    Ministria e Jashtme ruse kërcënon Shqipërinë pas dëbimit të diplomatit rus nga vendi. Zv. ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko tha për mediat ruse ky është një provokim i qartë që nuk do të mbetet pa përgjigje.

    “Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Aleksandër Grushko zv. Ministri i Jashtëm rus për Sputnik.

    Shqipëria shpalli sot “non grata” dhe dëboi diplomatin rus, Alexey Krivosheev. Abcnews.al mësoi se ai kishte shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.
    Po ashtu, diplomati rus dilte pa maskë në ambiente publike. Një fakt i tillë është konsideruar i papranueshëm për autoritetet shqiptare duke marrë masën ekstreme, shpalljen “non grata” dhe kërkesën që të largohet për 72 orë nga Shqipëria./abcnews.al

  • Familja nga Kosova që u shua në aksidentin tragjik në “Rrugën e Kombit” ishin nisur për në Zvicer

    Familja nga Kosova që u shua në aksidentin tragjik në “Rrugën e Kombit” ishin nisur për në Zvicer

    Një ngjarje tragjike ishte ajo çfarë ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova.

    Blerim Avdiaj 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë.

    Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje më e vogla Violeta e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë.

    Dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike. Drejtuesi i kamionit po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.
    Mësohet se familja ishte nisur nga Kosova për në Rinas pasi do udhëtonin për në Zvicër.

    Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti mjaft të rëndë.

  • Tre javë pa rrymë, vendi i pëlqyer i kosovarëve mbetet bosh

    Tre javë pa rrymë, vendi i pëlqyer i kosovarëve mbetet bosh

    Dëmtimi nga moti i keq i rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike ka bërë që Valbona të mbetet pa drita prej së paku tre javësh.

    Mungesa e energjisë ka boshatisur bujtinat në kulmin e sezonit turistik duke bërë që sipërmarrjet e kësaj zone të vuajnë një tjetër bllokim të ngjashëm me atë të periudhës së izolimit nga pandemia në periudhën e pranverës.

    “Situatë shqetësuese të shikosh Valbonën bosh, pa turistë kur është kulmi i sezonit dimëror dhe ky është një kontrast shumë i madh krahasuar me Kosovën për shembull që ka tipare të njëjta të turizmit me Rugovën ishte plot deri në fillim të janarit ndërkohë që Valbona ishte bosh dhe njerëzit ishin pa drita,” – tha për Euronews Albania specialistja e turizmit Flora Xhemani Baba duke e konsideruar të pajustifikueshme këtë gjendje.

    Në një komunikim me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes në qarkun Kukës, Euronews Albania mësoi se zyrtarisht sipas autoriteteve energji elektrike nuk ka pasur prej datës 30 dhjetor. OSHE ka nisur përpjekjet për rregullimin e situatës dhe se shkak për këtë janë bërë rrëzimi i 20 shtyllave elektrike dhe dëtmimi i mbi 30 traversave prej kushteve atmosferike.

    Linja elektrike prej rreth 30 kilometrash aktualisht prej autoriteteve thuhet se është riparuar deri në Dragobi – në gjysmën e parkut kombëtar të Valbonës.
    Specialistja e Flora Xhemani Baba tha se për turizmin dimëror Shqipëria vuan tejmase mungesën e infrastrukturës. Ajo përmendi vështirësitë për t’iu qasur Thethit, pikërisht për mungesën e një rruge të kalueshme. Për rastin e Valbonës ajo tha se ajo qaset më lehtë pasi rruga është e kalueshme, mirëpo këtë vit turizmi është dëmtuar tërësisht prej kësaj situate.

    Sherif Margjeka, i cili administron një bujtinë në Valbonë tha për Euronews Albania se situata mbetet e njëjtë. Teksa këmbënguli se prej datës 24 dhjetor nuk kanë pasur energji elektrike, e cilësoi gjendjen “katastrofë”.

    “Të shtunën që kaloi kemi pasur rreth katër orë energji elektrike e më tej nuk kemi pasur, që prej datës 24 dhjetor,” – tha Margjeka duke shtuar se pavarësisht se në terren kanë parë disa punonjës nuk janë informuar për ndonjë afat se kur do të rregullohet kjo situatë.

    Margjeka tha se mungesa e energjisë elektrike ka ndikuar në dëmtimin e flukseve të turistëve pasi ka bërë që të ketë anulime të rezervimeve. Përballë pyetjes nëse kjo situatë përsëritet prej vitesh apo është e rastësishme, Margjeka tha se ka pasur shkëputje të shpeshta edhe gjatë verës, por kurrë nuk ka ndodhur që të ketë mungesë kaq të gjatë.

  • Edi Rama vaksinohet live

    Edi Rama vaksinohet live

    Ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ashtu sikurse lajmëroi edhe më herët, ka marrë sot vaksinën para kamerave, pas shefes së Infektivit Najada Çomo.

    Fillimisht Rama ka plotësuar formularin sipas procedurës. Pas kësaj kreu i qeverisë mori vaksinën. Kryeministrit do t’i duhet të qëndrojë 30 minuta pas marrjes së injeksionit në stadiumin “Air Albania”.

    Pas kryeministrit shqiptar u vaksinua mjeku infeksionit Pëllumb Pipero. Bluzat e bardha janë ata që do marrin vaksinën, ndërkohë më herët sot Rama deklaroi se do ta bënte sot vaksinën antiCovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizimi për të gjithë skeptikët.

    “Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin që vaksina jo vetëm është e sigurt por edhe për t’ju thënë të gjithëve se dokrrat me çipa apo transformim të ilirëve në aziatik janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegë të mitë do ta bëj edhe unë. Meqë kemi një grup konspiracioni të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale do ta bëj siç e kanë bërë kolegët e mirë, nuk do të dëshiroja që t’i zija rrallën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye”, tha Rama mesditën e sotme.

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/767337487212797/

  • Françeska i vë flakën skenës duke derdhur qumshtin mbi gjoks

    Françeska i vë flakën skenës duke derdhur qumshtin mbi gjoks

    Françeska Jaçe ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan” dhe duhet thënë se i vuri flakën skenës.

    Ajo pranoi sfidën për të realizuar videon më të nxehtë të rrjetit duke përdorur produkte ushqimore dhe ia doli.

    Teksa ndodhej në vaskë, Françeska derdhi qumësht mbi vete.

    Po ashtu, konsumoi një banane.

    Shiko Videon:

  • Abc News e shkarkon dhe i ndërpret emisionet Baton Haxhiun?

    Abc News e shkarkon dhe i ndërpret emisionet Baton Haxhiun?

    Baton Haxhiu u zhvendos në Shqipëri disa javë më parë me një projekt të ri në televizionin ABC News.

    U tha se gazetari dhe analisti nga Kosova do të sillte një emision të ri çdo të enjte, në orën 21:00, në Abc News, me tema kryesisht politike dhe me të ftuar.

    Në qarqet gazetareske kjo u komentua si një sfidë direkte që Baton Haxhiu dhe AbcNews do t’i bënin gazetarit të njohur dhe moderatorit të emisionit “Opinon”, Blendi Fevziu në Tv Klan.

    Ky nuk ishte i vetmi projekt që do të sillte Baton Haxhiu, pasi nga Abc News u njoftua se kishte gati edhe dy programe të reja. Teksa asnjë prej projekteve të Baton Haxhiut nuk u bënë publike, doli në skenë një tjetër lajm se gazetari ishte në bisedime për të kaluar në një tjetër televizion.

    Pak ditë më parë në disa portale u publikua lajmi se Baton Haxhiu do të shfaqej në janar në Euronews Albania, që drejtohet nga Ilva Tare. Mësohet se gazetari i njohur bashkë me Andi Bushatin kanë lidhur kontratë me këtë televizion për t’u shfaqur 3 herë në javë.

    Por kjo lëvizje e dyfishtë e Baton Haxhiut nuk është pranuar nga drejtuesit e AbcNews. Ndarja me televizionin e kthyer së fundi në gjeneralist nuk ka qenë edhe aq e mirë. Burime pranë AbcNews bëjnë të ditur se Baton Haxhiu është shkarkuar nga drejtuesit e këtij televizioni edhe si anëtar bordi.

    Jo vetëm kaq, por Baton Haxhiut i janë ndërprerë edhe transmetimet televizive të emisioneve që kanë qenë përgatitur më herët prej tij. Kështu që, më shumë gjasa, Baton Haxhiun do ta shohim vetëm te Euronews Albania me Andi Bushatin./ Mapo

  • Dalin pamjet/ Ky është vendi ku do ndërtohet spitali i premtuar nga Erdogan, kryeministri Rama shkon për inspektim

    Dalin pamjet/ Ky është vendi ku do ndërtohet spitali i premtuar nga Erdogan, kryeministri Rama shkon për inspektim

    Kryeministri Rama gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Fierit, pikërisht në vendin ku pritet të ndërtohet spitali rajonal i këtij qyteti i premtuar nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Vendi ku pritet do të ndërtohet spitali quhet pylli i Levanit.

    Gjatë inspektimit te vendit ku do të ndërtohet spitali rajonal, kryeministri Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Kujtojmë se gjatë vizitës së Ramës në Turqi, presidenti Erdogan premtoi se spitali në Fier do të ndërtohet brenda 7 prillit.

    Më pas kryeministri Rama inspektoi edhe një pjesë të tokave bujqësore në fshatin Cerven, pranë urës së Mifolit,  që u përmbyten gjatë ditës së djeshme prej daljes nga shtrati të lumit Vjosë./TCH

  • Dalin pamjet nga momenti kur Përparim Ademi shkon të vrasë dy motrat dhe largohet i qetë

    Dalin pamjet nga momenti kur Përparim Ademi shkon të vrasë dy motrat dhe largohet i qetë

    Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus siguron pamjet ekskluzive të 59-vjeçarit Përparim Ademi kur hyn në banesën e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, dhe pasi i ka vrarë largohet qetësisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 31 Dhjetor 2020.

    Sqarojmë se orari i kamerave të sigurisë ka pasaktësi me 1 orë pasi ndodhi ngjarja.

    Ora shënon 10:06 minuta kur Përparim Ademi shfaqet në një prej kamerave rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat. I veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza, ai ecën qetësisht.

    Sikurse duket në pamje, 59-vjeçari ka shkuar me biçikletë. Pranë tij ishte dhe një djalë i ri i cili po e shoqëronte, që sipas informacioneve, është nipi i tij.

    Përparim Ademi ka shkuar i armatosur me kallashnikov, të cilin e kishte fshehur në një çantë. Në hyrje të pallatit, ai ka lënë biçikletën e tij.

    Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat. Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartamentit, 59-vjeçari ka shkrepur armën. Dhe kjo vërtetohet nga shenja e plumbit që ka mbetur në derën kryesore të banesës.

    Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi qëlloi me breshëri kallashnikovi dy motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të vdekura në vend.

    13 minuta më vonë, Përparim Ademi largohet nga e njëjta rrugë. Ai përshkon të njëjtin itinerar, por kësaj radhe pa biçikletë. Nëse do t’i rikthehemi sërish pamjeve të para, do të vëmë re se goma e parë e biçikletës ishte e shfryrë.

    Pasi vrau me gjakftohtësi dy motrat, 59-vjeçari largohet qetësisht në këmbë. Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi është filmuar duke u arratisur nga vendngjarja. Rreth 1 orë më vonë, ai u arrestua nga policia pranë shkollës “Vasil Shanto”.

  • Befason Edi Rama me numrin e vaksinave për Kosovë

    Befason Edi Rama me numrin e vaksinave për Kosovë

    Gjatë javës së tretë të janarit, Shqipëria do të furnizohet me një kontingjent me vaksina anti-Covid. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se një pjesë të tyre do ta dërgojë në Kosovë, si ndihmë për mjekët. Express mëson se janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor në Kosovë të cilët do të vaksinohen

    Burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë mëson se institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë tashmë kanë shkëmbyer informatat rreth numrit të mjekëve që do të marrin vaksinën anti-Covid në Kosovë.

    “Tashmë kanë ndarë sasinë e nevojshme të vaksinës anti-Covid për mantelbardhët të cilët janë të inkuadruar drejtpërdrejtë në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Kosovë”, ka thënë ky burim.

    Siç thuhet, janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor të cilët do ta marrin vaksinën anti-Covid si ndihmë nga Shqipëria.

    “Në tërë vendin, në kuadër të ShSKUK-së janë 1,900 mjekë që do të vaksinohen me këto vaksina që do të na vijnë si ndihmë”, thonë nga MSh.

    Ndërkohë, se Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës vaksina kundër koronavirusit e ka bërë të ditur vetë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para pak ditësh në një konferencë për media.

    “Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë”, ka deklaruar Rama.

    Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbërrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, tha Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar para pak ditësh se një kontingjent i vaksinave anti-Covid do të vije në Kosovë gjatë muajit shkurt.

    “Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

    Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian ka nisur fundjavën e kaluar.

    Ndërkohë, më 7 dhjetor Kosova ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.

    Në një intervistë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pati thënë se kjo aleancë ku bëjnë pjesë OBSH, UNICEF, Banka Botërore, fondacione të ndryshme, shoqëri civile dhe industria e vaksinave, ka listuar Kosovën në mesin e 92 vendeve që vaksinat për 20% të popullatës do t’i marrin falas.

  • E diele e zezë në Shqipëri, më shumë viktima nga aksidentet se nga COVID

    E diele e zezë në Shqipëri, më shumë viktima nga aksidentet se nga COVID

    E diele e zezë mund të cilësohet dita e tretë e vitit në Shqipëri ku katër persona humbën jetën nga aksidentet në të gjithë vendin, duke tejkaluar kështu edhe shifrën ditore të viktimave nga COVID-19 pasi sot Shqipëria regjistroi 3 të tillë.

    Përpos katër viktimave dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidentet në Lezhë, Laç, Përmet, Vlorë dhe Elbasan.
    Viktima e parë e aksidentit u shënua pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngin në Lezhë ku një makinë me dy persona doli nga rruga duke përfunduar në një biznes anë saj dhe për pasojë drejtuesi mbeti i vdekur ndërsa pasagjeri është dërguar në spital.

    Dita e sotme ishte fatale edhe për një 62-vjeçar nga Përmeti që ishte me biçikletë në momentin kur ishte përplasur për vdekje nga një makinë e tipit “Renault”.

    Në fshatin Gjormë të Vlorës një 27-vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e makinës të cilën e drejtonte, ndërsa personi tjetër në makinë është dërguar në spital.
    Në Laç një makinë është përfshirë nga flakët duke bërë që të dy personat që gjendeshin brenda saj të përfundonin në spital.

    Ndërsa në Elbasan ndodhi një tjetër aksident i rëndë kur një fugon u përplas me një makinë ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbeten të lënduar.