Tag: Shqipëri

  • Situata del jashtë kontrollit në Ksamil, vatra e zjarrit shumë pranë banesave

    Situata del jashtë kontrollit në Ksamil, vatra e zjarrit shumë pranë banesave

    Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Ksamil, ku janë djegur shkurre,ullishte dhe drufrutore.

    Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa pranë tij ndodhen edhe banesa.null

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 15 forca zjarrfikëse dhe 8 forca vullnetare. Situata në Ksamil ka dalë jashtë kontrolli pasi terreni është shumë i vështirë dhe kërkohet ndihmë me forca ushtarake.

  • VIDEO/ Zjarr në Fier, flakët përfshijnë stallën dhe arat, gruaja në lot: Na u dogjën bagëti

    VIDEO/ Zjarr në Fier, flakët përfshijnë stallën dhe arat, gruaja në lot: Na u dogjën bagëti

    Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Vajkan të Fierit.Mendohet se një numër bagëtish janë djegur të gjalla, por deri më tani, asgjë nuk është gjetur, pasi vatra e zjarrit është ende aktive.

    Pasojat e flakëve kanë prekur një familje.

    Gruaja, tregon mes lotësh dëmet e mëdha që i janë shkaktuar. Të mbjellat me misër, grurë e disa bagëti janë djegur, ndërsa shton, se zjarri ka ardhur nga autostrada drejt e pranë shtëpisë së tyre.

    “Janë djegur disa pula deti, misra e grurë. Nga dy lopë vetëm njëra është. Ca qenë. S’kam ç’të them u dogjën.

    Zjarri erdhi nga autostrada, morëm zorrën e ujit, s’e ndaluan dot. Morën zjarrfikëset. Janë djegur shumë, disa misra, bari për bagëtitë, gruri, u dogjën, ç’të bëjmë. E kishim grurin në hambar, edhe misrin”, thotë gruaja.

    Raportohet se në operacion janë përfshirë forca zjarrfikëse nga Lushnja dhe Fieri, ku po punojnë për neutralizimin e flakëve.

  • Tërmeti dridhë Shqipërin, pushuesit nisin të largohen nga Shëngjini

    Tërmeti dridhë Shqipërin, pushuesit nisin të largohen nga Shëngjini


    Pak minuta pas tërmetit të fortë me magnitudë 4.5 ballë që u ndje në Lezhë, pushuesit kanë nisur të largohen prej frikës.

    Pamjet e siguruara nga Syri.net tregojnë familjet të cilat kanë marrë valixhet dhe po lënë shtëpitë e pushimit për tu nisur drejt vendlindjeve.

    Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në vendin tonë.

    Tërmeti  me magnitutë 4.1 ballë i shkallës rihter është ndjerë në qytetin e Lezhës.

  • Kjo është shuma e gjobës  që u dënuan dy shqiptarët nga Kosova, pasi tejkaluan shpejtësinë në Shqipëri

    Kjo është shuma e gjobës që u dënuan dy shqiptarët nga Kosova, pasi tejkaluan shpejtësinë në Shqipëri

    Policia gjobiti me 288 mijë lekë – rreth 2300 euro, – dy drejtues makinash që lëviznin me shpejtësi skëterrë në rrugën Fier-Vlorë.

    Pamjet e publikuara nga policia tregojnë dy makina tip “Lamborghini” dhe “BMW” që i afrohen vendqëndrimit të patrullës me shpejtësi 225 kilometra në orë. Makinat drejtoheshin nga persona me origjinë nga Kosova dhe rezidencë në Zvicër, të cilët nuk iu bindën as urdhrit për t’u ndaluar.

    Sidoqoftë ata u ndaluan në qytetin e Vlorës nga punonjës të tjerë policie dhe u gjobitën 168 mijë lekë drejtuesi i “Lamborghini”-t dhe 120 mijë lekë drejtuesi i BMW-së.

    I.B (40 vjeç) e drejtonte makinën “Lamborghini” pa targa, ndërsa M.N (36 vjeç) e ngiste makinën “BMW” pas tij ngjashëm me shpejtësi duke dhënë të mendohet se të dy po garonin bashkë.

    Rruga Fier-Vlorë, e ndërtuar vitet e fundit sipas standardeve evropiane me korsi të gjera dhe trafikndarëse të larta ka si kufi shpejtësie 110 kilometrat në orë. Ajo është kthyer kohët e fundit në problem serioz pasi shumë drejtues makinash udhëtojnë me shpejtësi tej normave.

    Më 25 qershor në një pjesë të kësaj rruge humbi tragjikisht jetën familja Gushi – dy prindërit Eduart e Silvana dhe vajzat Anastasia (14 vjeçe) dhe Eva (9 vjeçe).

    Për shkak të kësaj tragjedie policia dhe bilancit prej 90 viktimash në 5 muaj, policia ka shtuar kontrollet ndërsa pak muaj më parë u miratua dhe ashpërsimi i Kodit Rrugor me gjoba edhe më të rënda për tejkalimin e shpejtësisë.

  • Prej 2 ditësh i larguar nga shtëpia, gjendet në Sarandë 12-vjeçari nga Kamza

    Prej 2 ditësh i larguar nga shtëpia, gjendet në Sarandë 12-vjeçari nga Kamza

    Është gjetur pas dy ditësh 12-vjeçari nga Bathorja që kishte humbur kontaktet me familjen.

    I mituri ishte zhdukur para dy ditësh nga shtëpia dhe nuk kishte pasur më kontakte me ta, ndërsa babai kishte ngritur alarmin duke kërkuar ndihmën e qytetarëve që të bëhej e mundur gjetja e tij.

    Raportohet se 12-vjeçari është gjetur në Sarandë. Ndërsa shefi i policisë së Sarandës, Syraj Bellaj për “zemër të hapur” tha se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Është në gjendje të mirë, po shoqërohet në Komisariat për t’u intervistuar dhe për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Është vetëm djali”, tha ai.

  • Ngjarje e rëndë: Vriten katër persona në Velipoj

    Ngjarje e rëndë: Vriten katër persona në Velipoj

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës mbrëmë në një plazh të Velipojës.

    Sipas të dhënave zyrtare të policisë shqiptare, në këtë konflikt kanë vdekur katër persona teksa janë plagosur edhe katër të tjetër.

    Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në Pulaj Plazh, teksa në mesin e të vrarëve është edhe një 20-vjecar.

    Komunikata e Policisë:

    Velipojë/Shkodër

    Informacion paraprak

    Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

    Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

    Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

    Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

  • ‘Pra, Carolinën nuk e paska vrarë një shqiptar’, Braçe reagon ashpër: Mediat greke duhet të kërkojnë ndjesë, për javë të tëra na vunë në shënjestër

    ‘Pra, Carolinën nuk e paska vrarë një shqiptar’, Braçe reagon ashpër: Mediat greke duhet të kërkojnë ndjesë, për javë të tëra na vunë në shënjestër

    Zëvendës kryeministri Erion Braçe kërkon nga mediat greke që të kërkojnë falje për baltën që kanë hedhur mbi shqiptarët sa i takon vrasjes së 20-vjeçares Carolinë, nga bashkëshorti i saj.

    ‘Po media greke?Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese; Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete! I keqardhur pafund per kete! Krimi nuk ka komb, as kombesi!’- shkruan Braçe.

    Vetëm dje u zbulua se ajo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj dhe jo nga banda shqiptare siç pretendohej, ndërsa Braçe thotë se mediat greke janë të mbushura me steriotipe. Braçe nënvizon se krimineli është njësoj pavarësisht pashaportave.

    Postimi i plotë i Braçes:

    Pra; CAROLINEN NUK E KA VRARE NJE SHQIPTAR! AS NJE BANDE SHQIPTARESH DHE, AS NJE BANDE ROMESH NGA SHQIPERIA, “ATA QE KRYEJNE KRIME TE PERBINDSHME NE VENDIN FQINJE”! Prej dites kur u njoftua krimi makaber, ores, oreve e diteve qe pasuan, mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!

    E VERTETA DOLI NE DRITE TE DIELLIT DHE VRASESI NUK ESHTE NJE SHQIPTAR, AS SHUME TE TILLE!

    Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!

    Po media greke?

    Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;

    Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!

    I keqardhur pafund per kete!

    Krimi nuk ka komb, as kombesi!

    Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;

    Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;

    Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!

  • Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nesër viziton Shqipërinë – Kjo është agjenda e takimeve

    Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nesër viziton Shqipërinë – Kjo është agjenda e takimeve

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër, më 7 qershor, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

    Agjenda e vizitës:
    10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
    Vendi: Kryesia e Kuvendit
    (Deklaratë për shtyp)

    11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
    Vendi: Presidencë

    12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
    Vendi: Selia e PD-së

  • Trondit me deklaratën teologu shqiptar: Në Shqipëri ka shumë magjistarë që merren me…..

    Trondit me deklaratën teologu shqiptar: Në Shqipëri ka shumë magjistarë që merren me…..

    Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, në trupin e së cilës u gjetën shenja të pashpjegueshme, ka vendosur në pikëpyetje veprimtarinë e shumë sekteve fetare, në vendin tonë.

    Sipas të dhënave paraprake, ekspertiza shpjegon se vdekja është shkaktuar nga tromboza. Megjithatë, ngrihen dyshime se e reja ishte pjesë e një riti okult dhe mund të jetë bërë pjesë e një rituali sakrifice.

    Por, ky nuk është rasti i vetëm në vendin tonë.

    Gazetarja Anila Hoxha raportoi mbrëmë, në emisionin “Open” se një i ri është gjetur i vdekur në pyll dhe trupi i tij ishte në pozicionin e lutjes.

    Teologu, Miron Çako, i ftuar sot në emisionin “Shqipëria live” ngre alarmin për sektet fetare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë:

    “Në Shqipëri gëlojnë magjistarët. Manipulojnë njerëzit, shpërndajnë nuska, ujëra, elementë që sipas tyre transportojnë energji. Në këtë rast, kemi magji të zezë dhe kryhet nga grupe satanike. Madje, kemi lilteraturë që del hapur, në librari ka literaturë që flet si bëhet magjike”.

    Sipas teologut, këta persona besojnë vërtetë se “Djalli vërtet ekziston, besojnë se merren me të”.

    Ai thotë se shumë të rinj kanë hyrë në këto grupe, nga ku është e vështirë të dalin: “Shumë fëmijë, adoleshentë, kanë hyrë në këto grupe nga kurioziteti për të mësuar të vërtetën, por më pas manipulohen. Këto grupe i çojnë hap pas hapi drejt një rituali vetëflijimi apo flijimi. Ka shumë grupe satanësh dhe magjistarësh”.

    Më tej shton se “vendet ku ka lutje të fshehta, grupime të fshehta, ato duhen parë”, ndërkohë që kujton shprehjen: “Mos u ngatërro me Djallin! Po hyre në folenë e Djallit, humbet”, duke iu referuar rastit konkret të Evgjeni Baxhos. /TCH/

  • Zbulohet më në fund prezantuesja e “Big Brother VIP”

    Zbulohet më në fund prezantuesja e “Big Brother VIP”

    Ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”.

    Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

    Pas këtij lajmi, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kanë qenë emrat më të përfolur përgjatë gjithë kësaj kohe. Dy moderatoret e suksesshme kanë qenë kryefjala e mediave për shkak të një lufte që thuhet se po bëhet mes tyre për “Big Brother VIP”.

    Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit kanë hyrë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”. Deri më tani janë përfolur disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

    Në media rozë janë lakuar emra të ndryshëm, ndërsa moderatoret akoma nuk kanë dhënë asnjë reagim.

    Para disa ditësh, u tha se moderimi i “Big Brother” i është propozuar Arbana Osmanit, e cila ende nuk e kishte pranuar si ofertë.

    Më në fund duket se është vendosur se kush do ta drejtojë këtë reality-show. Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zoterojnë Top Channel-in dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti.