Tag: Shqipëri

  • Lojrat e “rrezikshme” të Donaldit dhe Pajtimit gati sa rrezikuan jetën e banorës në Big Brother VIP

    Lojrat e “rrezikshme” të Donaldit dhe Pajtimit gati sa rrezikuan jetën e banorës në Big Brother VIP

    Pajtimi dhe Donaldi vazhdimisht po zhvillojnë lojëra të ndryshme me banorët brenda.

    Përveç lojërave me Sarën, kësaj here e kishte radhën Beatrix, shkruan lajmi.net.

    Donaldi dhe Pajtimi, e kanë futur këngëtaren në një thes berllogu të zi teksa shihen duke e “rrahur” me jastëk.

    Ndërkohë, Beatrix e merr me të qeshura situatën e cila më vonë reagon se nuk po mund edhe të marr frymë.

    Shiko videon e plotë për detaje

  • Kufiri Kosovë-Shqipëri, pa kufitarë dhe do të ketë vetëm kamera

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi i është përgjigjur kryeministrave Kurti dhe Rama për lehtësimin e lëvizjes mes kufijve.

    Çuçi ka thënë se pika kufitare në Morinë do të jetë vetëm me kamera dhe nuk do të ketë ndalim.

    “Do të vjen sistemi i kamerave në kufi dhe qarkullimi do të bëhët pa ndalim, kamerat do të regjistrojnë makinat dhe do të regjistrojnë targat”, ka thënë Çuçi.

    Ai ka shtuar se kjo fundjavë do të jetë e lehtë për lëvizje pasi për festën e 28 Nëntorit do të jetë vikend i gjatë.

  • Fotot nudo të Beniadës bëhen virale në rrjet!

    Fotot nudo të Beniadës bëhen virale në rrjet!

    Banorja e “Big Brother Vip”, Beniada, është një emër shumë i komentuar në mediet rozë.

    Ajo u përfol kur u bë pjesë e kësaj shtëpise dhe si modele e njohur në Itali mori vëmendjen edhe këtu, shkruan GazetaBlic.

    Disa foto të saj ku shihet pa asnjë rrobë në trup u bën virale në rrjet dhe u komentuan mjaft shumë nga të gjithë.

    Më poshtë gjeni disa foto të saj.

  • Tragjedia në Elbasan, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri  

    Tragjedia në Elbasan, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri  

    Një tragjedi ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Vlorë, ndërsa është bërë e ditur se viktima është një 25 vjeçar, Xhuljan Bullari.

    Por familjarët e tij e kanë marrë vesh nga mediat lajmin për vrasjen e Xhulianos në kohën kur një gazetar i TV Syrit po raportonte rastin.

    Në momentin kur gazetari konfirmon emrin e viktimës, prapa shpinës i afrohet një person, që më pas gazetari e konfirmon se ka qëlluar babai i viktimës.

    https://www.facebook.com/syrimedia/videos/446831089735572/

  • Pamje të reja pas zjarrit në Kalimash – Shqipëria falënderon Kosovën

    Pamje të reja pas zjarrit në Kalimash – Shqipëria falënderon Kosovën

    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka publikuar pamje të reja të tunelit të Kalimashit, tani pa zjarr, vetëm disa orë pasi flakët kishin mbuluar gjithë zonën.

    Në një postim në Facebook, ai ka shprehur falënderim për Kosovën për ndihmën që i ka dhenë Shqipërisë në tejkalimin e kësaj situate

    https://www.facebook.com/153605314688844/posts/4114961775219825/

  • Kush e ftoi Bregoviqin në Korçë?

    Kush e ftoi Bregoviqin në Korçë?


    Ftesa për muzikantin serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të shumta

    Administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja i pyetur sot lidhur me Festën e Birrës dhe pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në këtë aktivitet ka sqaruar për televizionin News24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

    “Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.

    Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça.

  • Nga Gigi Hadid te Bebe Rexha, kështu reaguan të famshmet për videon e Dua Lipës duke vallëzuar me këngë shqipe

    Nga Gigi Hadid te Bebe Rexha, kështu reaguan të famshmet për videon e Dua Lipës duke vallëzuar me këngë shqipe

    Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë në Shqipëri së bashku me të dashurin dhe familjen e saj nga ku vazhdimisht po publikon pamje duke promovuar në masë të madhe bregdetin shqiptar.

    Së fundmi përmes një video ajo tregoi se po shijon çdo qast të qëndrimit në Shqipëri ku u shfaq duke kërcyer me gotë mbi kokë e shami në dorë.

    Kjo video u bë virale dhe u pëlqye shumë nga publiku, por të gjithë i kishim sytë te cilët nga yjet botërorë do reagonte në këtë postim dhe ndër to ishte edhe shqiptarja tjetër me famë botërore Bebe Rexha.

    Bebe jo vetëm që e pëlqeu si video, por edhe komentoi disa zemra, duke marrë më pas shumë komente nga fansat që të vijë edhe ajo në Shqipëri për pushime si dhe duan shumë një bashkëpunim mes dyshes.

    Videon e kanë pëlqyer shumë artistë me famë botërore si Chiara Ferragni, Gigi Hadid, shqiptarja tjetër me famë botërore AVA Max, Georgina Rodriguez, Naomi Campbell, kjo e fundit i komentoi edhe disa zemra Duas po në këtë postim.

  • Ushtarët luftojnë zjarret me kova dhe degë pemësh, Rama i vëzhgon si turist nga helikopteri ushtarak

    Ushtarët luftojnë zjarret me kova dhe degë pemësh, Rama i vëzhgon si turist nga helikopteri ushtarak

    Në këto ditë ku Shqipëria po përvëlohet nga zjarret dhe ku është shënuar viktima e parë nga flakët, kryeministri i Shqipërisë, si një turist i vërtetë ka zgjedhur helikopterin e vetëm të ushtrisë për të parë nga lart bëmën e paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën.

    Siç e shikoni dhe nga kjo pamje Rama duket shumë i habitur se si gjendja ka precipituar në këtë pikë, ndërkohë që strukturat shtetërore janë të shpartalluara dhe ushtarët mundohen të fikin zjarrin me kova dhe degë pemësh.

  • “Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit nga Shqipëria

    “Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit nga Shqipëria

    Këngëtarja Vesa Luma është shokuar nga një mesazh që i ka mbërritur në Instagram.

    Gjithçka nisi nga një njoftim për Festën e Birrës në Korçë, ku mes pjesëmarrësve thuhej se do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic.

    Shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Vesa Luma, duke mos e besuar lajmin shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

    Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar. Ai shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët.

    “Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

    Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

  • E quajti Ramën, “Tradhëtar të Kosovës”, kosovari thotë se e rrahën truprojat e kryeministrit

    E quajti Ramën, “Tradhëtar të Kosovës”, kosovari thotë se e rrahën truprojat e kryeministrit

    Bekim Rashiti, është pushuesi nga Kosova që është dhunuar mëngjesin e sotëm, siç u njoftua në media, nga truprojat e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ndodhej në Himarë. Në një lidhje me skype për Fax News, Rashiti tregon se është sulmuar nga truprojat e Ramës, për shkak se ka thirrur ndaj tij se është tradhëtar i Kosovës.

    Ai tregon se persona të sigurisë pranë Ramës, e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë dhunuar në sytë e dy fëmijëve të tij të mitur, ndërsa thotë se ngjarjen do ta ndjekë përmes një padie në gjykatë.

    “Unë i pashë njerëzit e sigurimit me të zezë, por nuk e dija se çka po ndodhte. Kur dolëm me familjarët dhe u nisëm për në plazh, e gjithë rruga u bllokua, dhe unë kam bërtitur poshtë Rama, tradhëtar i Kosovës.

    Kjo thirrje ka të bëjë me politikën e tij ndaj Kosovës, kam njoftuar ambasadën në Zvicër, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore.

    Kur po ecja vijnë tre persona të sigurimit dhe më kapin nga mbrapa, njëri më mori celularin, gruaja ime është shtetase zviceriane, dhe ka nisur që të bërtiste, ishin të maskuar para fëmijëve të mi 3-5 vjeç, krejt kjo është një kamuflazh i Edi Ramës

    Unë desha me bërtit dhe kam vazhduar rrugën time, ata kanë ardhur dhe më kanë ndjekur. Truprojat nuk më dhunuan në sy të Ramës, nuk kemi mundur që ta filmojmë incidenti”, tha pushuesi nga Kosova.