Tag: Shqipëri

  • “Pas sulmit familjarët duan t’i nxjerrin banorët”, bëhet e ditur data e mundshne e finalës së madhe

    “Pas sulmit familjarët duan t’i nxjerrin banorët”, bëhet e ditur data e mundshne e finalës së madhe

    Në orët e para të së hënës ka ndodhur një vrasje në ambientet e “Top Chanel”. Të shtënat e armëve i kanë dëgjuar edhe disa nga banorët e “Big Brother VIP Albania”.

    Lidhur më këtë ngjarje kanë reaguar persona të ndryshëm se reality’shou “BBVA” duhet të mbaroj, përshkak të sigurisë së banorëve. Ditën e sotme, ish-banorja Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në rrjetin social “Instagram” për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-shoë kanë kaluar çdo tolerancë.

    Në ‘Prime’’ e fundit të “BBVA” të shtunën banorët u pyeten se a dëshirojnë që të shtyn finalen e madhe deri më datën 6 Maj, po lidhur me ngjarjen e tragjike që ndodhi të shtunën, tashmë thuhet se finalja do të jetë këtë të shtunë.

    Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri përmes një video në rrjetin social “Instagram” është  shprehur se familjarët e banorëve që janë brenda shtëpisë së “BBV” kanë bërë presion që banorët të lënë lojën për arsyes sigurie, madje sipas mendimi të tij sonte në ‘Prime’ pritet të këtë një televotim për finalistët e që më pas të shtunën të jetë finalja.

    “Edhe pse siç duhet të ndodhë produksioni e ka blinduar si lajm që mos të dal flitet se nga ndikimi që ka patur familjarët pas të shtënave në ambientet e TopChannel, familjarët e personave që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka patur një presion të madh që familjarët e tyre të lënë lojën dhe të dalin për qështje të sigurisë, kjo ndoshta ka shtyrë produksionin dhe ngjarjet e fundit të mendoj për të mbyllur më shpejtë lojën. Duke bërë tani hipotezat tona i bie që sot të eliminohet dikush dhe ndoshta hapet një televotim flash për të shpallur finalistët ndoshta shpallen edhe brenda natës e më pas finalja i bie që të jetë të shtunën ose shpallet televotimi të shtunën finalistët e më pas finalja ndodh të martën por zakonisht finalet ndodhin në fundjavë, kështu që ka mundësi që finalja të jetë të shtunën”, u shpreh Olti Curri.

  • Sulmi ndaj Top Channel/ Detaje të reja për lëvizjet e katër autorëve, rrëfehet dëshmitari

    Sulmi ndaj Top Channel/ Detaje të reja për lëvizjet e katër autorëve, rrëfehet dëshmitari

    60 vjeçari Pal Kola, me detyrë punonjës sigurie ka humbur jetën nga sulmi me armë pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group ku po punonte.

    Dyshohet të kenë qenë katër autorë. Ata kanë përdorur një automjet tip Range Rover të vjedhur që u dogj në Kavajë pas ngjarjes. Gjithashtu raportohet se një roje në zonën ku është djegur automjeti, ka parë 4 persona që largoheshin vetë 23 sekonda pas vënies së zjarrit, makinës dhe dyshohet të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMË e zezë dhe një Audi gri.

    Sipas news 24 dy kamera sigurie kanë filmuar qartësisht të gjithë momentin e atentatit. Bëhet fjalë për një kamera të subjektit Top Channel dhe një kamera tjetër vetëm pak metra metra më tej.

  • Himni kombëtar shqiptar intonohet midis Beogradi, pas triumfit të Abakarov (VIDEO)

    Himni kombëtar shqiptar intonohet midis Beogradi, pas triumfit të Abakarov (VIDEO)

    Zelimkhan Abakarov, i ka sjell Shqipërisë medaljen e artë në Kampionatin Botëror në Mundje.

    Çeçeni me pasaportë shqiptare, ka bërë që himni kombëtar shqiptar të intonohet në Beograd, aty ku u mbajt kjo garë.

    Komiteti Olimpik Shqiptar ka publikuar videon e momentin të dorëzimit të medaljes te Abakarov.

  • “Rita, a do të martohesh me mua”, fansi shqiptar merr përgjigjen

    “Rita, a do të martohesh me mua”, fansi shqiptar merr përgjigjen

    Rita Ora mbajti pak ditë më parë një koncert në sheshin Skëndërbej në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

    Së fundmi në Tik Tok po qarkullon një video ku shihet se një fans shqiptar i ka propozuar për martesë pas koncertit.

    “Rita, do martohesh me mua të lutem?”, dëgjohet t’i thotë ai.Ndërkohë këngëtarja ka qeshur dhe i ka dhënë një përgjigje epike.

    “Çfarë pyetje palidhje…”, i është kthyer ajo me humor.Mirëpo, për ata që nuk e dinë: Rita është martuar në fshehtësi të plotë me Taika Waititi.

    VIDEO

  • Përplasje fizike mes tifozëve dhe policisë te “Air Albania”, një person i shtrirë përtokë

    Përplasje fizike mes tifozëve dhe policisë te “Air Albania”, një person i shtrirë përtokë

    Përplasje fiszike mes Policisë dhe tifozëve të skuadrës boshnjake Zrinjski.

    Gjithçka ndodhi jashtë stadiumit menjëherë pasi skuadra e tyre mposhti Tiranën me shifrat 1-0.

    Burime bëjnë me dije se ka pasur disa tifozë të lënduar për shkak të shisheve të qelqit që janë përdorur për të goditur efektivët shqiptarë ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë përleshjen e dhunshme.

    Mësohet se përplasja ka nisur mes tifozëve boshnjakë dhe forcave të policisë.
    Gjatë ndeshjes tifozët boshnjakë kanë hedhur flakadanë brenda stadiumit.

  • I jep fund jetës gazetari Kastriot Myftaraj, duke u hedhur nga ballkoni

    Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastrito Myftaraj., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Flet për herë të parë nusja që rrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit: Doja të merrja dhi dhe pula

    Etleva Korra është denoncuar për dhunë në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë.

    Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike.

    Konflikti para 2 ditësh degradoi në dhunë kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre.

    Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo thotë që është dhunuar nga ata dhe nuk është ajo dhunuesja, por nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre.

    Pranon që kanë pasur një përplasje me ta por ka qenë diçka pa rëndësi. Të dy palët kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici për dhunë pasi të dy palët pretendojnë se janë të dhunuar.

    “Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.

    Ata kanë përdorur pak dhunë me mua. Unë isha vetëm dhe fëmijët që më vinin te këmbët “o mami, mami”. Dua të kem fëmijët e mi mirë. I kam denoncuar në polici për dhunë. Tani jemi qetësuar”, tha 28-vjeçarja.

    Kjo e fundit bëri për apel për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë, pasi do një shtëpi për fëmijët e saj.

  • Kuvendi i Shqipërisë votoi kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb

    Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Ai i ka incizuar me telefon deputetët teksa votonin kundër.

    Berisha hodhi akuza edhe ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e quajtur një Putin të vogël që është i gatshëm për gjenocide.

    Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

  • Turistët bien në Greminë në alpet mes Valbonës e Thethit, dyshohet për të vdekur

    Turistët bien në Greminë në alpet mes Valbonës e Thethit, dyshohet për të vdekur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në alpet mes Valbonës dhe Thethit në Shqipëri.

    Disa turistë, gjatë ecjes në këmbë, kanë humbur rrugën dhe për pasojë dyshohet se kanë rënë në një greminë.

    Nga të dhënat fillestare nga vendngjarja dyshohet se njëri prej tyre ka vdekur.

    Menjëherë pas marrjes së informacionit, efektivë të policisë së Shkodrës dhe Tropojës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

    Aksidentet në këto male të Shqipërisë janë të shpeshta për shkak të terrenit të vështirë dhe faktit se vizitohen nga shumë persona.

  • Publikohet një version për skenarin e “Big Brother” që thotë se Ilir Shaqiri është fituesi

    Publikohet një version për skenarin e “Big Brother” që thotë se Ilir Shaqiri është fituesi

    Televotimi është hapur vetëm për dy finalistët e që janë Iliri dhe Donaldi.

    Publiku po vazhdon të votojë, ndërsa një fotografi po qarkullon në rrjete sociale e cila paraqet një version nga skenari i natës finale, por nuk dihet se sa mund të jetëi saktë.

    Krahas të tjerave, aty është shënuar edhe emri i fituesit e që është balerini, Ilir Shaqiri.

    Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm një aludim sepse githçka mund të ndryshojë në momentin e fundit.

    Theksojmë se, për momentin, Iliri po merr befasinë e tij nga “Vëllai i Madh” i cili dha një performancë të jashtzakonshme duke vallëzuar balet bashkë me nënën e tij e cila u rikthye në skenë baleti pas 30 viteve.