Tag: Shqipëri

  • Dha informacione që ndikuan në gjendjen psikologjike të Beatrixit, dënohet ky banor

    Dha informacione që ndikuan në gjendjen psikologjike të Beatrixit, dënohet ky banor

    Mbrëmjen e kaluar, në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbërriti një tjetër zarf i zi, sërish për thyerje rregullash nga konkurrentët.

    Kësaj here, një konkurrent i ri sipas produksionit kishte futur informacion nga jashtë, duke penguar lojën dhe duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix.

    Dënimi për këtë konkurrent do të jepet sonte gjatë spektaklit ndërsa sipas hulumtimeve tona, rezulton se ky konkurrent është Arbri.

    Kjo pasi gjatë një bisede me Beatrix, teksa ajo i tregonte se po e priste me frikë përballjen me realitetin jashtë, Arbri ka pohuar se në fakt Beatrix ishte më e rrezikuara për t’u eleminuar.

    Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që për konkurrentët është futur informacion nga jashtë, ndërsa produksioni herë ka zgjedhur të heshtë duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh, e herë të reagojë duke dhënë dënime.

    Arbri është një prej banorëve të rinj të shtëpisë, i cili mbrëmjen e së martës hapi “Kutinë e Pandorës” duke fituar të drejtën të çojë në nominim tre banorë.

    Për shkak të situatave që ndodhën me eleminimin e Dj Dagz, Arbri vendosi në nominim Einxhel, Donaldin dhe Beatrix.

  • I përmendet protesta e ’21 Janarit”, Sali Berisha përplaset ashpër me Imer Mushkolajn

    Vazhdon të jetë i ndezur debati për situatën brenda Partisë demokratike në Shqipëri.

    Përplasje e ashpër në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është zhvilluar mes ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe analistit Imer Mushkolaj.

    Berisha e ka konsideruar të dhunshme ndërhyrjen e policisë ndaj mbështetësve të tij derisa ishin në një protestë paqësore te selia e PD-së.

    Ndërsa Imer Mushkolaj ka kundërshtuar Berishën duke i kujtuar protestën e 21 janarit të disa viteve më parë kur PD kishte pushtetin.

    “Më së paku ju duhet të flisni për dhunën në protesta. Ju duhet të kujtoni se me 21 janar para disa viteve keni vrarë katër protestues që ishin po ashtu në një protestë paqësore”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

    I ashpër ndaj analistit ka qenë Berisha duke e quajtur “provokator të Novi Sadit”.

    “Duhet të jesh i pafytyrë që të konsiderosh paqësore protestën e 21 janarit. I them frekuentuesit të Novi Sadit (Mushkolajt) se askush tjetër në botë protestën e 21 janarit nuk e ka quajtur paqësore. Ti e merr në Novi Sad ata konstatim për 21 janarin”, i është përgjigjur Berisha-Mushkolajt.

    “Me Beogradin që keni bashkëpunuar ju kur keni qenë president”,  i është kundër përgjigjur Mushkolaj Berishës.

    “Nëse i thua protestë paqësore asaj që u hodhën plumba në Kryeministri, ti s’ke as minimumin e integritetit njerëzorë, ti je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë”, ka vazhduar Berisha.

    “Nëse unë jam skllav, ti je një vrasës, ti e ka djegur Shqipërinë në vitin 1997”, ka vazhduar Mushkolaj.

  • Kryesia e PD-së e përjashton përgjithmonë Sali Berishën nga partia

    Në orën 03:30 të mëngjesit ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ka nisur ditën e djeshme në orën 19:00.

    ABC News bën me dije se Kryesia ka vendosur përjashtim përgjithmonë të Sali Berishës nga PD.

    Gjithashtu Kryesia ka vendosur përjashtim edhe për 8 anëtare të Komisionit të Rithemelimit:

    -Bujar Nishani

    -Flamur Noka

    -Albana Vokshi

    -Edmond Spaho

    -Arben Ristani

    -Klevis Balliu

    -Keltis Kruja

    -Bujar Nishani

    -Flamur Noka

    -Albana Vokshi

    -Edmond Spaho

    -Arben Ristani

    -Klevis Balliu

    -Keltis Kruja

    Vijon…

  • Meridiani me akuza të forta kundër produksionit të BBV, hedh dyshime mbi largimin e tij

    Meridiani me akuza të forta kundër produksionit të BBV, hedh dyshime mbi largimin e tij

    Meridian Ramçaj nuk është më pjesë e Big Brother Vip.

    Meridiani mbrëmë ka qenë i eliminuari i radhës nga BBV, ku në garë ishte me Donaldin dhe Ilirin.

    Largimi i tij nga gara erdhi si rrjedhojë e nominimit të bërë nga Donaldi, i cili kishte të drejtë të çonte në televotim tre banorë. Zgjedhja e tij ishte Iliri, Meridiani, dhe vetë ai.

    Ky nominim solli polemika dhe debate të shumta midis banorëve gjatë gjithë javës, ku Meridiani shfaqej kryesisht i pakënaqur nga ky vendim i Donaldit.

    Ndërkohë, këto pakënaqësi duket se kanë vazhduar ende, edhe pas daljes së ish-banorit.

    Nëpërmjet disa story-ve në llogarinë e tij në “Instagram”, Meridiani ka akuzuar rëndë produksionin për mostransparencë lidhur me votat e publikut.

    Këtë gjë ai e ka komentuar duke ripostuar në “Instastory” disa screenshots të komenteve në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” të cilët kërkonin largimin nga gara të Donaldit.

    Nga ana tjetër, ai ka publikuar gjithashtu edhe mesazhe të ndjekësve të tij të cilët i dërguan prova të votave të tyre për të larguar Donaldin në numrin zyrtar të “Big Brother”.

    “Sonte duhet të tregohen të drejtë dhe të respektojnë votat e publikut!!”- shkruan një ndjekës.

    Ndërkohë, Meridiani nuk ka nguruar të rivendosë në vëmendje edhe debatin e tij të ashpër me Balinën. Ai ka ripostuar një story, ku e quan atë “pseudoanaliste” dhe riciton fjalët e ndjekësit:

    “Kemi hy në gjynah që kemi thënë Donaldi Borës se ky paska qenë Donaldi i Balinës.

  • Tmerrohen durrsakët, zhurma të çuditshme në qiell gjatë natës

    Tmerrohen durrsakët, zhurma të çuditshme në qiell gjatë natës

    Një fenomen i çuditshëm është shënuar në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Në një video të dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, një qytetar ka regjistruar disa zhurma nga qielli.

    Nuk dihet me saktësi se çfarë mund të jetë, pasi në qiell nuk dallohen “gjurmë”. Ndërkohë zhurmat kanë një ngjashmëri të madhe me ato që lëshojnë avionët. Gjithsesi mbetet enigmë.

  • Mësohet emri i viktimës që humbi jetën në tunelin e Kalimashit

    Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrin në Tunelin e Kalimashit.

    Si pasojë, një pasagjere e njërit mjet ka mbetur e vdekur, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

    Viktimë në këtë aksident ka mbetur shtetasja Ediona Sala.

    Njoftimi i policisë:

    Kukës/ Informacion paraprak

    Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

    Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit, publikohen pamjet e momenti të aksidentit të kapura nga kamerat e sigurisë



    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit teksa ka humbur pasagjerja E.S dhe janë plagosur 4 të tjerë.

    Policia njofton se ngjarja ka ndodhur brenda tunelit me drejtim Tiranën, ndërsa të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Kukësit.

    Shërbimet e policisë , urgjencës, dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Flet gazetarja që u dhunua gjatë orarit të punës në Shqipëri: Na mbyllën brenda për disa minuta

    Është zbardhur dëshmia e gazetares e cila është dhunuar dje në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

    Bëhet me dije se gazetarja e identifikuar si Besarta Demushaj është shprehur se është dhunuar fizikisht nga dy shtetas në një ditë pune të zakonshme.

    Sipas informacioneve shtetasja Fatbardha Marina ka dashur të bëj një denoncim në median ku gazetarja punonte lidhur me dyqanin e saj në rrugën Hoxha Tahsim.

    Mirëpo, në momentin kur grupi i punës ka mbërritur në vendin në fjalë, Tahir Numani, ndërtuesi, dhe kunati i tij penguan dhe dhunuan gazetaren Besarta Demushi, e cila po kryente detyrën e saj.

    Teksa grupi i xhirimit është futur në objektin është shtyrë me forcë që të dalë nga objekti, ndërkohë gazetarja u dhunua ndonëse u prezantua se kush ishte.

    Dëshmia e gazetares Besarta Demushaj:

    “Me kanë tërhequr për të më nxjerr nga objekti së bashku me operatorin Majklen Sinka. Me pas na kanë mbyllur brenda objektit për disa minuta. Kane ushtruar dhune fizike po ashtu edhe ofendime banale. Vazhdimisht kane ushtruar dhune fizike duke na shtyre me force. Per tu vetmbrojtur kam perdorur stativin e telefonit”.

  • Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpitë në fshatin Fitore

    Reshjet e dendura të shiut kanë tejfryrë lumin Vjosa, duke shkaktuar daljen e tij nga shtrati.

    Raportohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit, lumi ka çarë argjinaturën, duke përmbytur shtëpitë në fshatin Fitore.

    Prurjet e mëdha kanë krijuar një situatë të pazakontë në Vlorë. Në terren ndodhet shtabi i emergjencave dhe kryetari i bashkisë, ndërsa banorët janë njoftuar të marrin masa për evakuuim.

    Deri më tani janë larguar 11 familje, ndërkohë që vijon të ketë rritje të prurjeve në lum.

    Situatë problematike për shkak të reshjeve që vazhdojnë prej disa ditësh paraqitet dhe në Himarë. Lumi Shushica ka shkatërruar tërësisht urën e fshatit Kallarat.

  • Kuvendi i PD shkarkon Gazmend Bardhin, Grida Dumën, Enkelejd Alibeajn dhe Jorida Tabakun

    Delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

    Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.