Tag: Shqipëri

  • Vdesin tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani

    Vdesin tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani

    Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, Elfete, Afrim e Ferdinaze, kanë vdekur.

    Kështu raporton portali lokal Mediafokus.info. Sipas këtoj portali, pritet që shkaqet e vdekjes të konfirmohen  nga autoritetet shqiptare.

    Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.

    “Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar njëri nga fqinjët, Vebi Jerliu në rrjetin social “Facebook”.

  • Përditësimi i fundit nga zgjedhjet në Shqipëri, ndryshon diferenca mes partive

    Përditësimi i fundit nga zgjedhjet në Shqipëri, ndryshon diferenca mes partive

    Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 1 mijë e 488 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.

    KZAZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga votat e numëruara deri më tani rezulton se ka siguruar 204 mijë e 584 vota.

    Parti e dytë radhitet PD-ja që nga votat e numëruara deri tani del se ka siguruar 158 mijë e 294 vota.

    LSI ndërkaq ka siguruar 29 mijë e 190 vota.

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pjesëmarrja në këto votime është 48.2%.

  • Policia ndërhyn në emisionin e Arbanës

    Policia ndërhyn në emisionin e Arbanës

    Përmes rrjeteve sociale ku ka ndarë promon, lihet të kuptohet se historia e trajtuar nuk do të jetë e zakontë.

    Bëhet fjalë për një histori të ndaluar mes dy të rinjvë, të gjendur mes kundërshtimit të ashpër të familjarëve të vajzës

    Në promo, shihet se situata ka eskaluar deri në pikën sa në studiot e Top Channel ka mbërritur edhe policia.

    https://www.instagram.com/p/CNptZJQnYcV/?utm_source=ig_web_copy_link

  • Forcohet ushtria shqiptare, Amerika i dhuron dhjetra automjete shumë-përdorimshe “Humvee”

    Forcohet ushtria shqiptare, Amerika i dhuron dhjetra automjete shumë-përdorimshe “Humvee”

    Kanë mbërritur sot në Portin e Durrësit 29 automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee), dhuratë për vendin tonë nga Ushtria Amerikane.

    Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se këto automjete “do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”.

    Kjo ndihmë vjen vetëm pak muaj përpara nisjes së stërvitjes së madhe ushtarake tonë, ku rreth 6 mijë ushtarë amerikanë pritet të mbërrijnë në vendin tonë.

    “Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”, njofton Ambasada e SHBA.

    https://www.facebook.com/74591195837/posts/10158075246120838/

  • Shtrëngohen masat në Shqipëri- Nga sot asnjë qytetar nuk mund të dalë në rrugë nga kjo orë

    Shtrëngohen masat në Shqipëri- Nga sot asnjë qytetar nuk mund të dalë në rrugë nga kjo orë

    Duke filluar nga sot, Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00. Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, disa ditë pas shtimit të rasteve me Covid-19. Që nga muaji nëntor, duke përjashtuar dy javët e fundvitit, vendi ynë është izoluar pas orës 22:00, por me shtrimin e rasteve të infektimeve me Covid-19, gjërat kanë ndryshuar.

    Nga sot, pas orës 20:00 qarkullimi i qytetarëve, automjeteve, aktiviteti i bareve dhe restoranteve është i ndaluar. Kush nuk i zbaton këto masa, do të gjobitet. Ndërsa maska, vijon të jetë e detyrushme për të gjithë.

    Të gjithë qytetarët që kapen në ambiente publike pa maska, gjobiten me nga 300 mijë lekë. Kush nuk respketon orarin e kufizuar, gjobitet me 10 mijë lekë, ndërsa bizneset që shkelin rregullat e pandemisë marrin ndëshkimin prej 1 milionë lekësh të reja. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili lajmëroi shtrëngim masah një ditë më parë, duke shtuar se një mbyllje totale do të ishte katastrofike.null

    Kreu i qeverisë lajmëroi rritje gjobash për bizneset që nuk respektojnë masat në fuqi dhe për takimet elektorale, duke u bërë kështu thirrje të gjithë efektivëve të policisë që të ndëshkojnë çdo ministër, deputet apo zyrtar, qoftë i PS-së, PD-së, LSI-së, apo të çfarëdo partie tjetër.

  • Transparency International: Kosova e Shqipëria asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit

    Transparency International: Kosova e Shqipëria asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit

    Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të luftës ndaj kësaj dukurie.

    Në raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, organizata Transparency International thotë se korrupsioni jo vetëm minoi përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19, por kontribuoi në një krizë të vazhdueshme të demokracisë. Sipas Transparency International, dy të tretat e vendeve ose kanë mbetur në vend ose kanë pësuar rënie përsa i takon luftës kundër korrupsionit. Shqipëria dhe Kosova kishin 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsioni më i lartë. Kolegia Keida Kostreci njofton:

    Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe Kosovë, që pengon përparimin demokratik dhe frenon aspiratat e qytetarëve për një jetë më të mirë, sipas Transparency International.null

    Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka një pikë më shumë, ndërsa Kosova nuk ka ndryshuar numër pikësh, por të dyja vendet janë në grupin e vendeve me korrupsion të lartë dhe pa përparim në luftën kundër tij.

    Shqipëria është dy vende më lart sesa vitin e kaluar, ndërsa Kosova tri vende më poshtë, por vetë organizata u kushton më shumë rëndësi pikëve.

    “Metodologjia jonë e vë theksin më shumë tek rezultatet e vendeve ndërsa renditjet janë gjithmonë relative dhe varen nga ecuria e vendeve të tjera”, thotë për Zërin e Amerikës Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë.null

    Zonja Prokic thotë se ngecja në këtë nivel për pothuajse një dekadë tregon mangësitë në sundimin e ligjit.

    “Pa këtë sundim funksional të ligjit, institucionet nuk janë në gjendje të punojnë në mënyrë efektive dhe të ndjekin rastet e korrupsionit”, thotë ajo.

    Zonja Prokic thotë gjithashtu se ajo që ndikon tek mungesa e përmirësimit është ndikimi politik mbi sistemin gjyqësor, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore kryesisht për të proceduar rastet e korrupsionit.

    Këto dukuri thotë ajo, i sheh si në Shqipëri, edhe Kosovë, po ashtu si edhe prirjen për mungesë transparence kur bëhet fjalë për prokurimet publike.

    “Dhe nuk flas vetëm për procesin e prokurimit kur tenderët shpallen dhe vendosen, por kjo vlen edhe për menaxhimin e kontratave publike. Është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet në një mënyrë transparente dhe të sigurojmë që këto kontrata të mos merren vetëm nga kompanitë që janë pranë vendim-marrësve në institucionet shtetërore”, thotë ajo.

    Një nga aspektet që ka analizuar për vitin 2020, Transparency International është edhe lidhja mes shkeljeve të standardeve demokratike në përgjigjen ndaj COVID-19-ës dhe nivelit të korrupsionit në vend. Sa më i lartë korrupsioni, aq më të larta shkeljet.

    Shqipëria

    Raporti i këtij viti ka analizuar se si gjithë këto mangësi janë reflektuar edhe tek pasojat për COVID-in dhe Transparency International ka ndeshur probleme në këtë drejtim në Shqipëri.

    “Kemi vërejtur shqetësime në lidhje me transparencën edhe në prokurimin publik të lidhur me COVID-in. Dhe kjo është diçka që me të vërtetë meriton shumë vëmendje nga ana e qeverisë. Do të ishte shumë inkurajuese nëse qeveria të reagonte për ato shqetësime”, thotë zonja Prokic.

    Por shqetësimet shtrihen përtej zbatimin e rregullave anti-korrupsion.

    “Kanë të bëjnë edhe me trajtimin e shoqërisë civile dhe trajtimin e mediave të pavarura dhe gazetarëve investigative. Jemi dëshmitarë që pretendimet e tyre shpesh hidhen poshtë dhe se ata trajtohen si një lloj opozite në vend që të shihen si një faktori korrigjues në shoqëri”.

    Duke iu referuar paketës anti-shpifje, zonja Prokic thotë se është një çështje shumë e ndjeshme dhe se këto veprime kanë ndikim tek lufta kundër korrupsionit.

    “Ato jo vetëm që shkelin lirinë e shprehjes së qytetarëve, por gjithashtu frenojnë, ose më saktë kanë një efekt frikësues dhe paralizues tek njerëzi që ndoshta mund të vendosnin të raportonin raste korrupsioni ose të paraqisnin prova për akuzat për korrupsion”, thotë zyrtarja e Transparency International.

    Kosova

    Dallimi për Kosovën, thotë zonja Prokic është tek të veçantat e zhvillimeve politike atje.

    “Situata në Kosovë është vërtet e mbingarkuar me çështje që janë thellësisht politike dhe kjo ka çuar mendoj në ngecje të përpjekjeve anti-korrupsion”, thotë ajo.

    Ajo shton se kuadri institucional dhe ligjor po formohet dhe kjo jep arsye për një optimizëm të matur.

    “Por që të mund të themi se vendi me të vërtetë po përpiqet të bëjë ndryshime të thella, duhet të shohim që ato ligje po zbatohen dhe institucionet janë plotësisht funksionale. Dhe kjo akoma, për fat të keq mungon”, thotë ajo.

    Si Kosova, edhe Shqipëria kanë vend për përmirësim kur bëhet fjalë për liritë e medias, lirinë e shprehjes, lirinë e tubimit dhe shoqërinë civile.

    “Niveli i demokracisë është I lidhur ngushtë me efektivitetin dhe suksesin në luftën kundër korrupsionit”, thotë zonja Prokic.

    Tipare dhe sfida të përbashkëta në rajon

    Bosnje-Hercegovina ka pësuar një rënie prej shtatë pikësh që prej vitit 2012 dhe kështu përbën rast shqetësues në rajon. Edhe Serbia ka pësuar një rënie prej katër pikësh.

    Por kjo nuk do të thotë që ato janë shumë më keq se vendet e tjera. Edhe me këtë rënie, Serbia ka 38 pikë, dy pikë më shumë se sa Shqipëria dhe Kosova, ndërsa Bosnje-Hercegovina ka 35 pikë, një pikë më pak se Shqipëria dhe Kosova, pra statistikisht është pothuajse i njëjti nivel. Edhe Maqedonia e Veriut ka 35 pikë.

    Por rënia graduale ose ngecja në vend në Ballkanin Perëndimor ka pasoja që shkojnë përtej abstraksionit të normave demokratike.

    “Kur qytetarët nuk shohin përmirësim në luftën kundër korrupsionit, ata nuk shohin perspektivë për të ardhmen e tyre. Dhe për fat të keq vendet e rajonit janë gjithashtu ndër vendet me rrjedhje më të madhe të trurit në shkallë globale”, thotë zonja Prokic.

    Duhet që institucionet të bëhen më efektive që qytetarët të bëhen më optimistë, thotë ajo.

    Një pikë tjetër ku e vë theksin zonja Prokic është hendeku mes adoptimit të një kuadri legjislativ dhe zbatimit të tij. Madje ajo thotë se ky hendek është refkektuar në indeksin e përvitshëm të Transparency International.

    Vitet kur rezultatet ishin më të larta për këto vende, ishin ato kur po ngriheshin institucione ose po bëheshin ndryshime të rëndësishme legjislative të parashikuara për për sisteme më të forta kontrolli midis pushteteve, ose për legjislacion më të fortë anti-korrupsion dhe kornizë zbatimi.

    “Dhe tani shohim tendencën e rënies ose ngecjes e cila është një mënyrë tjetër për të mos përparuar, por që lidhet me mungesën e zbatimit. Kur mungesa e zbatimit të ligjeve që janë relativisht të mira është aq e përhapur, duhet të pyesim veten nëse qeveritë po e marrin seriozisht këtë çështje”, thotë zonja Prokic.

    Ajo shton raportet e progresit të Komisionit Evropian nxjerrin në pah këtë element si shumë domethënës.

    Dhe aspekti tjetër është mungesa e balancës dhe ndarjes së pushteteve dhe një ndikim shumë të fortë të degës ekzekutive mbi degën legjislative dhe mbi gjyqësorin.

    “Për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, është e nevojshme që secila prej degëve të pushtetit të jetë në gjendje të kontrollojë të tjerat, që mediat të jenë të lira dhe shoqëria civile të jetë e lirë në rolin e saj të vëzhguesit dhe që qeveritë dhe ekzekutivi të vënë në zbatim ligjet dhe jo të përpiqen të frenojnë zërat e kritikëve”, thotë zyrtarja e Transparency International./voa

  • 14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, infektohet me Covid-19 Pëllumb Pipero

    14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, infektohet me Covid-19 Pëllumb Pipero

    Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

    Ndonëse ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer, rezultati i testit të tij doli pozitiv.
    Top Channel mëson se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ai ka dalë pozitiv të martën, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

    Që prej fillimit të pandemisë, mjeku infeksionist shërbeu në spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid 1, ndaj të gjithë pacientëve që kishin nevojë për trajtim ndaj koronavirusit.
    /TCH/

  • Të dëshpëruar për vota/ LSI tejkalon Ramën në premtime: 25 mijë dollarë për çdo fëmijë që lind

    Të dëshpëruar për vota/ LSI tejkalon Ramën në premtime: 25 mijë dollarë për çdo fëmijë që lind

    Lëvizja Socialiste për Integrim nis nga premtimet (fushata) për zgjedhjet e 25 prillit.

    Frymëzuar nga Rama si ish kryetar bashkie i Tiranës kur premtoi për çdo bebe që lindte 5000 lekë (tanimë të shndërruar në 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin), Monika Kryemadhit caktoi si prioritet të programit të LSI-së grancinë 1 mijë dollarë për të sapolindurit.

    Garanci kjo, që mund të tërhiqej kur fëmija të bëhej 25 vjeç dhe të vendoste të krijonte familje (pra për beqarët që nuk u del fati, nuk i marrin kurrë), llogaria të kishte vajtur 25 mijë dollarë:

    Prioritetet tona kanë të bëjnë me punësimin, fuqizimin e ekonomisë, çështjen e shpopullimit. Ta ndalojmë atë që fëmijët tanë të punojnë në shtëpi. Për çdo fëmijë që lindë, ne do të ofrojmë garanci prej 1 mijë dollarësh.

    Kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, ai do të ketë 25 mijë dollarë. Proritete tona do ti realiozojmë në 5 muajt e parë të qeverisjes Sipas Kryemadhit, kjo granaci synon të mbështesë të rinjtë që në lindjen e tyre dhe deri kur të vendosin të krijojnë familje. “Kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, ai do të ketë 25 mijë dollarë, si mbështetje”, tha kryetarja e LSI.

    Ky premtim elektoral sipas Monës do të zbatohet që 5 mujorin e parë të qeverisjes së LSI. Po të isha në vend të Monës, do premtoja 400 mijë euro për çdo fëmijë. Sigurisht është aq e realizueshme, sa edhe ardhja e LSI në pushtet. Megjithatë, ëndrrat falas janë! /Pamfleti

  • Burri e rrah gruan, xhelozoi se gruaja pëlqen këngëtarin Sinan Hoxha

    Burri e rrah gruan, xhelozoi se gruaja pëlqen këngëtarin Sinan Hoxha

    Liljana Bakalli tregon se Sinan Hoxha ishte thjesht preteks sepse bashkëshorti është shumë xheloz dhe e dhunon vazhdimisht.

    Liljana Bakalli rrëfen për “Shqipëria live” se Saimiri, bashkëshorti i saj shpesh ka qenë i dhunshëm me të: “Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin”.
    Madje, Liljana pas debatit ka tentuar të vrasë veten: “Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët”.

    Rrëfen se Saimiri u përpoq “t’ia kthente me të njëjtën monedhë”: “Po shihte Për’puthen dhe me tha unë jam i ri dhe mund të shoh prapë femra”.

    Por dhuna në familje ka nisur që herët.

    “Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thashë kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer”
    Liljana është 25 vjeçe dhe ka 10 vjet e martuar me Saimirin, por sipas saj tashmë nuk do që të bashkohet më me bashkëshortin.

    Më parë, 25-vjeçarja e ka denoncuar tre herë bashkëshortin por në të gjitha rastet, ka tërhequr denoncimin duke lejuar përsëritjen e dhunës në familje./TCH

  • “Urgjente”! Bashkia e Vlorës njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdesuni për veten

    “Urgjente”! Bashkia e Vlorës njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdesuni për veten

    Shqipëria pritet që të përfshihet sërish këtë javë nga një mot me stuhi dhe reshje të dendura shiu. Mbrëmjen e sotme, bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët për atë që pritet që të ndodhë duke filluar nga sonte, ndërsa u kërkon që të kenë kujdes maksimal.

    “Te nderuar qytetare! Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

    Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja” mbyllet apeli. Stuhia e pak ditëve më parë u shoqërua me përmbytje nga jugu në veri të vendit.