Tag: sport

  • Shuma stratosferike! Mijëra euro në muaj pritet t’i përfitoj Berisha te Ballkani

    Shuma stratosferike! Mijëra euro në muaj pritet t’i përfitoj Berisha te Ballkani

    Njëri nga futbollistët shqiptar me përvoj të gjatë në arenën ndërkombëtare pritet të zbresë në Kosovë, shkruan Sheshi.info

    Fjala është për Besart Berishën i cili ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Suhareka, Ballkanin, sipas asaj që raportoi Indeksonline.

    Portokallinjët për ti marrë shërbimet e sulmuesit kanë mposhtur në konkurrencë kampionin e Kosovës, Prishtinën.

    Por paga e Berishës në kampin suharekas pritet të jetë kogja e majme. Gazetari i njohur Lorik Gashi me anë të një njoftimi tha se 36 vjeçari pritet t’i marrë 11 mijë euro në muaj, një shumë e lartë duke marrë parasysh edhe anën financiare që posedojnë klubet kosovare.

    Ndërsa, Besart Berisha shihet si një nga futbollistët me të mirë që ka luajtur në Australi, derisa në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Western United, ku shënoi 26 gola dhe dhuroi 3 asistime.

  • LAJMI I FUNDIT BOMB: Besart Berisha shumë afër transferimit te klubi i Superligës së Kosovës

    LAJMI I FUNDIT BOMB: Besart Berisha shumë afër transferimit te klubi i Superligës së Kosovës

    Klubi i Ballkanit pritet të bëj goditjen e vitit në futbollin e Kosovës.

    Indeksonline përmes burimeve mëson se janë shumë afër marrëveshjes me super sulmuesin e njohur kosovar, Besart Berisha.

    Golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Australisë, do të rikthehet në Kosovë.

    Berisha ka pasur edhe negociata me klubin e Prishtinës, por skuadra nga Suhareka pritet që të nënshkruaj me super sulmuesin.

    Besart Berisha në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Ëestern United në Australi ku shënoi 26 gola dhe dhuroi 3 asistime.

    Kosovari shihet si njëri nga futbollistët më të mirë që kanë luajtur në Ligën e Australisë.

  • Formacionet zyrtare: Kosovë – Spanjë

    Formacionet zyrtare: Kosovë – Spanjë

    Kosova dhe Spanja do të përballen sonte në kuadër të Grupit B, për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

    Sfida midis kosovarëve dhe spanjollëve nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

    Tashmë gjithçka është gati për këtë ballafaqim dhe të dy trajner i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

    Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka bërë disa ndryshime nga ndeshja me Greqinë.

    Më poshtë keni 11-shet startuese të këtij dueli.

  • E konfirmuar: Ky është numri i “Dardanëve” që do të jenë të pranishëm sonte në “Fadil Vokrri”

    E konfirmuar: Ky është numri i “Dardanëve” që do të jenë të pranishëm sonte në “Fadil Vokrri”

    Kosova luan sonte kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

    Përfaqësuesja e Kosovës sonte pas një kohe të gjatë do ta ketë përkrahjen e “Dardanëve” edhe pse në një numër mjaftë të vogël për shkak të rregullave të pandemisë Covid-19.

    Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” ka konfirmuar për KosovaPress se sonte në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” do të jenë të pranishëm 400 tifozë dardanë.

    Kjo shifër përbën 10 përqind të kapacitetit të stadiumit, ashtu siç është përcaktuar me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

    Ndeshja Kosovë-Greqi fillon nga ora 20:45.

  • Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Gjeorgjisë: Bernard Challandes pritet të bëjë shumë ndryshime

    Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Gjeorgjisë: Bernard Challandes pritet të bëjë shumë ndryshime

    Kosova do të jetë mysafir i Gjeorgjisë për takimin që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës që mbahet në Katar në fund të vitit të ardhshëm.

    Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në “Batumi Stadium”, me Dardanët që shihen si favoritë në letër.

    Për këtë sfidë, Bernard Challandes do të ketë mungesa si ajo e Arbër Zenelit dhe Edon Zhegrovës që janë të lënduar, derisa Milot Rashica nuk është lejuar të udhëtojë nga Norwichi, pasi Gjeorgjia është në listën e zezë të Britanisë së Madhe në masat anti-COVID.

    Po jua sjellim më poshtë formacionin e mundshëm se si tanët mund të luajë ndaj gjeorgjianëve:

    Në portë, për Kosovën pritet të startojë kapiteni Samir Ujkani, shkaku që Aro Muric ka disa shqetësime, të cilat u shfaqën gjatë seancave stërvitore.

    Ndryshme në skemën e Challandes do të ndihen edhe në fazat e tjera të fushës, pasi në mbrojtje do të jenë po ashtu disa ndryshime.

    Katërshja në fazën defanzive përbëhet nga, Mërgim Vojvoda e Florent Hadërgjonaj që luajnë në krah, e në qendër prite të vendosen Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.

    Një avancim befasuese mund të jetë për Ibrahim Dresevic, që do të jetë në mesfushë, në partneritet me Besar Halimin.

    Para tyre, do të jenë të vendosur treshja, Lirim Kastrati, Valon Berisha dhe lojtari më në formë aktualisht i Kosovës, Elbasan Rashani.

  • Arrihet marrëveshja me Ligën Premier dhe Cavanin: Ronaldos i takon numri 7 në fanellë

    Arrihet marrëveshja me Ligën Premier dhe Cavanin: Ronaldos i takon numri 7 në fanellë

    Cristiano Ronaldo duket se ka arritur ta rezervojë numrin 7-të në fanellë te Manchester United.

    Ylli portugez u rikthye te Djajtë e Kuq pas më shumë se një dekade, e që tifozët as që e kishin menduar një gjë të tillë.

    Pas tre vitesh të kaluara te Juventusi, pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Torino, për t’u rikthyer në Old Trafford.

    Sipas asaj që raporton gazetari Jonathan Shrager, është arritur marrëveshja mes Ligës Premier dhe Edinson Cavanit që numri 7-të t’i takojë 36-vjeçarit.


    Ronaldo është aktualisht në Lisbonë pas largimit nga Zonja e Vjetër, e pas ndeshjeve ndërkombëtare që luhen në shtator, do të rikthehet te Unitedi.

    Më pas, ai pritet të debutojë ndaj Newcastle Unitedit, e që aty edhe do të shënohet rikthimi i tij zyrtar në fushë për klubin anglez.

  • Marca: PSG pranon ofertën e Realit për Kylian Mbappe, transferimi i pashmangshëm

    Marca: PSG pranon ofertën e Realit për Kylian Mbappe, transferimi i pashmangshëm

    Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini i kanë përafruar qëndrimet lidhur me transferimin e Kylian Mbappes drejt kryeqytetit spanjoll.

    Dy klubet kanë vazhduar me shkëmbimin e e-maileve, ofertave dhe fjalëve në ditët e fundit, ndërsa oferta më e fundit e Los Blancos ishte 170 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë shtesash, sipas Marcas, është pranuar nga klubi francez.

    Jo për faktin se PSG e ka analizuar situatën dhe ka vendosur se është zgjidhja e vetme e përshtatshme, ndërkohë që anësori e ka kërkuar kalimin te Mbretërit dhe në fund të sezonit ka mundur të largohet me parametrat zero…

  • Pas Ligës Premier dhe La Ligas, edhe Serie A pritet të ndalojë lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare

    Pas Ligës Premier dhe La Ligas, edhe Serie A pritet të ndalojë lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare

    Pas Ligës Premier, tani La Liga ka deklaruar se do të mbështesë klubet që refuzojnë të lëshojnë lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare në Amerikën e Jugut, kështu që edhe skuadrat e Serie A do të fillojnë të marrin parasysh të njëjtën gjë.

    Lajmi u njoftua mbrëmjen e së martës nga klubet e Ligës Premier, pasi të 20-tat votuan për mohimin e lojtarëve të tyre nga detyra ndërkombëtare në vendet që janë në zonën e kuqe për Covid-19.

    Kjo përfshin praktikisht të gjithë Amerikën e Jugut, së bashku me Meksikën, Egjiptin dhe kombet e tjera.

    Nëse do të liroheshin, lojtarët do të duhej të karantinoheshin për 10 ditë pas kthimit të tyre në Britani të Madhe, duke i detyruar ata të humbnin disa ndeshje.

    Tani La Liga ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se ata do të mbështesin të gjitha klubet spanjolle që vendosën të refuzojnë lojtarët e tyre për detyra ndërkombëtare në ndeshjet kualifikuese në CONMEBOL.

    Në mënyrë të pashmangshme, klubet e Serie A do të fillojnë të pyesin veten nëse duhet t’i ndalojnë lojtarët e tyre nga detyra ndërkombëtare me skuadrat e Amerikës së Jugut për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës 2022.

    Sipas mediave, edhe klubet italiane do të marrin vendimin e njëjtë me Ligën Premier dhe La Ligan.

  • Llapi fitues i Superkupës së Kosovës

    Llapi fitues i Superkupës së Kosovës

    Skuadra e Llapit e mposhti sonte në “Fadil Vokrri” kampionin aktual Prishtinën me rezultat 3:1, ku kështu fitoi për herë të dytë Superkupën e Kosovës në futboll.

    Prishtina doli e para në epërsi përmes Otto John në minutën 66, por kjo ishte e tëra që bardhekaltrit arritën të tregojnë në këtë ndeshje.

    Futbollistët e Llapit barazuan shifrat përmes Festim Alidemajt, katër minuta para përfundimit të ndeshjes nga penalltia.

    Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta ishte serish skuadra e Llapit ajo që dominoi në fushë, ku shënoi edhe dy gola të tjerë.

    Velmir Veliu në minutën 102-të solli për herë të parë në epërsi llapjanët, ndërsa në minutën 114 Alidemaj u regjistrua edhe një herë në listën e golashënuesve, pasi ishte i pagabueshëm nga penalltia.

    Prishtina në këtë ndeshje mbeti me nëntë lojtarë në fushë për shkak të ndëshkimeve me kartonë të kuq të Endrit Krasniqit dhe ndëshkimit me dy kartonë të verdhë të Halimit.

    Kjo ndeshje u zhvillua me mbikëqyrjen për herë të parë të sistemit VAR në futbollin kosovar.

  • Shaqiri pranon ofertën e Lyonit, zbulohet edhe paga e tij

    Shaqiri pranon ofertën e Lyonit, zbulohet edhe paga e tij

    Xherdan Shaqiri ka pranuar ofertën e Lyonit për pagën e propozuar, teksa tani mbetet vetëm dakordimi mes dy klubeve për çmimin e transferimit.

    Lyoni ka ofruar gjashtë milionë euro, por Liverpooli po kërkon tetë milionë.

    L’Equipe shkruan se paga e tij do të jetë 350 mijë euro në muaj për tri vite. Kjo është paga më e lartë qëkur Depay u largua këtë verë.

    29-vjeçari ka qenë pjesë e Liverpoolit për tri vite, por nuk ka arritur ta sigurojë vendin e titullarit, ndërsa kalimi në Lyon do t’i mundësonte shumë më shumë minutazhë.