Tag: sport

  • Krasniqi kalon dy raundet e para pa luftë

    Krasniqi kalon dy raundet e para pa luftë

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi paraqitet sot në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

    Ajo nuk pati luftë në raundin e parë për shkak se në atë raund garojnë xhudistet që kanë performanca më të dobta dhe më të pakta.

    Në raundin e dytë, ajo fitoi pa lojë ndaj xhudistes hungareze, Eva Csernoviczki.

    Në raundin e tretë, Distria Krasniqi do të përballet me Sabina Giliazovan.

  • Këto janë formacionet zyrtare, Uells – Shqipëri

    Këto janë formacionet zyrtare, Uells – Shqipëri

    Ndeshja do të zhvillohet në “Cardiff Stadium” në qytetin e Uellsit, Cardiff.

    Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 18:00.

    Para fillimit të takimit, ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare.

    Ja 11’shet startuese:

  • Shënuan gol pas gati 2 vitesh, vjen reagimi epik i tifozëve të San Marinos

    Shënuan gol pas gati 2 vitesh, vjen reagimi epik i tifozëve të San Marinos

    San Marino përfundoi serinë negative prej 11 ndeshjeve pa shënuar gol, duke shënuar në portën e Samir Ujkanit.

    Megjithatë Kosova fitoi 4-1 miqësoren e zhvilluar në Prishtinë.

    Tifozët e San Marinos kanë reaguar në formë shakaje pas golit që erdhi gati pas 2 vitesh pritjeje.

    “Veç pak muzikë e Titanicut, edhe s’mund t’i ndalim lotët” shkruan faqja e tifozëve në Twitter.

  • Challandes i liron nga Kombëtarja lojtarët e Prishtinës

    Challandes i liron nga Kombëtarja lojtarët e Prishtinës

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i ka liruar nga grumbullimi lojtarët e Prishtinës, për shkak të përfshirjes së kampiones së Superligës në parakualifikime për Ligën e Kampionëve.

    Gledi Micit, Endrit Krasniqit, Leonit Abazit dhe Lumbardh Dellovës u ftuan për herë të parë në Kombëtare për dy ndeshje miqësore që Kosova do t’i zhvillojë kundër Guinesë dhe Gambisë javën e ardhshme.

    Por ata duhet të jenë në këtë kohë në përgatitje me skuadrën për ndeshjet parakualifikuese që nisin më 22 qershor. 

    Prishtina ka bërë kërkesë që ata të lirohen dhe FFK-ja njofton se një gjë e tillë i është pranuar.

    “Me kërkesë të FC Prishtina dhe me qëllim të përkrahjes së klubeve tona për paraqitje sa më të mirë në garat evropiane, përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur të lirojë nga grumbullimi i paraparë me Kombëtaren katër futbollistët e skuadrës kampione të Kosovës, e cila ka nisur përgatitjet për pjesëmarrje në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    “Kërkesa e klubit ka ardhur pas publikimit të listës dhe disa ditë pasi FFK ua ka dërguar ftesat Gledi Micit, Endrit Krasniqit, Leonit Abazit dhe Lumbardh Dellovës, për dy miqësoret që do të zhvillohen në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë” thuhet tutje në njoftim. 

    Prishtina bashkë me HB Tórshavn, Folgore  dhe Inter Club d’Escaldes janë pjesë e fazës parakualifikuese. Kampionia e Kosovës do të përballet me Folgore apo Inter Club s’Escalades në një ndeshje gjysmëfinale dhe nëse fiton do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër në një ndeshje finale më 25 qershor.

    Fituesi kalon në rundin e parë kualifikues për një vend në edicionin 2020/21 të garës më prestigjioze evropiane për klube.

  • Zyrtare: Futbollisti që refuzoi Kosovën nuk ftohet në “Euro 2020”

    Zyrtare: Futbollisti që refuzoi Kosovën nuk ftohet në “Euro 2020”

    Një lajm shumë i keq pa ka ardhur për futbollistin kosovar me pasaportë austriake, Albert Vllaci.

    Kombëtarja e Austrisë, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, derisa në mesun e tyre nuk gjendet mbrojtësi Vallci.

    Ai ishte kërkuar me ngulmë nga drejtuesit e FFK-së, por Vllaci kishte preferuar Austrinë duke ua mbyllur derën Kosovës.

    Gjithsesi, ai mbeti jashtë ekipit kombëtar pasi trajner, Foda nuk i besoi duke mos e futur në listën e 26 futbollistëve të ftuar për “Euro 2020”.

  • Kush është 29-vjeçari që u bë trajneri më i ri në histori të Premier Ligës?

    Kush është 29-vjeçari që u bë trajneri më i ri në histori të Premier Ligës?

    Pas shkarkimit sensacional të Jose Mourinhos, Tottenham ka vendosur që të emërojë trajner të përkohëshëm Ryan Mason. 

    29-vjeçari sonte do të debutojë kundër Southamptonit. 

    Mason është bërë trajneri më i ri në histori të klubit dhe të Premier Ligës, duke thyer rekordin e Attilio Lambardo që kishte debutuar me 32 vjet e 67 ditë te Crystal Palace.

    Mason ka qenë produkt i akademisë së Tottenhamit.

    Ish mesfushori anglez kishte debutuar si profesionist në vitin 2008.

    Në moshën 26-vjeçare ai u pensionua nga futbolli aktiv pas një lëndimi të rëndë në kokë.

  • Messi dhe Ronaldo në udhëkryq, Kupa e Botës apo Superliga Evropiane?

    Messi dhe Ronaldo në udhëkryq, Kupa e Botës apo Superliga Evropiane?

    Themelimi i Superligës Evropiane nga 12 president të klubeve ka shkaktuar tërmet në futboll.

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u shprheë se lojtarët që bëhen pjesë e Superligës, nuk do të lejohen të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Evropian.

    Dy futbollistët më të mirë në histori, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo tashmë janë në një udhëkryq.

    Nëse luajnë në Superligën Evropiane, atëherë ata nuk do të jenë pjesë e Kupës së Botës.

    Messi dhe Ronaldo e kanë dëshirë të kahmotshme të fitojnë Kupën e Botës me kombëtaret e tyre.

    Deri më tani asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me Superligën Evropiane.

    Nëse dyshja kundërshtojnë, atëherë do të ishte një goditje fatale për themeluesit e kësaj lige.

  • Krijuesit e Superligës kërcënojnë UEFA-në dhe FIFA-në

    Krijuesit e Superligës kërcënojnë UEFA-në dhe FIFA-në

    Super League e Evropës thuhet se i ka dërguar një letër FIFA dhe UEFA ku ka kërkuar bashkëpunim ose në të kundërtën do të marrë masa ligjore ndaj kërcënimeve të bëra nga dy organet më të larta të futbollit evropian dhe botëror.

    “Ne jemi të shqetësuar që FIFA dhe UEFA janë duke kërkuar të marrin masa ndëshkuese për të përjashtuar çdo klub ose lojtar pjesëmarrës nga garat e tyre përkatëse,” thuhet në letrën e dërguar nga klubet që krijuan Superligën.

    “Shpresojmë që kjo të mos jetë përgjigjja juaj ndaj kësaj letre dhe që, ashtu si ne, organizatat tuaja do të njohin përfitimet e menjëhershme të kësaj gare.”

    “Ne gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj se si mund të ky projekt në ekosistemin e futbollit dhe të punojmë së bashku për të arritur atë objektiv.”

    “Deklarata juaj zyrtare na detyron të ndërmarrim hapa mbrojtës për t’u siguruar nga një reagim i tillë i pafavorshëm, i cili jo vetëm që do të rrezikonte angazhimin e financimit por, në mënyrë të konsiderueshme, do të ishte i paligjshëm.”

    “Për këtë arsye, SLCo ka depozituar një mocion para gjykatave përkatëse në mënyrë që të sigurojë krijimin dhe funksionimin pa ndërprerje të kësaj gare në përputhje me ligjet në fuqi.”, thuhet në fund të kësaj letre.

  • Shpërthen UEFA: Duhet ta ndalojmë krijimin e Superligës Evropiane, ky projekt batohet në interesin e disa klubeve!

    Shpërthen UEFA: Duhet ta ndalojmë krijimin e Superligës Evropiane, ky projekt batohet në interesin e disa klubeve!

    Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka reaguar në lidhje me krijimin e Superligës Evropiane.

    UEFA ka theksuar se do të bëjë të pamundurën që të ndalojë këtë gjë, ndërsa potencon se mund të ndalojë lojtarët e klubeve që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në këtë garë të re, që të paraqiten në kampionate evropiane, botërore apo garat e UEFA.

    Më poshtë keni reagimin e plotë nga UEFA:

    “UEFA, Shoqata e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe LaLiga, dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Lega Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të planifikojnë të shpallin krijimin e tyre të një Super League të mbyllur, të ashtuquajtur.

    Nëse kjo do të ndodhte, ne dëshirojmë të përsërisim se ne – UEFA, FA Angleze, RFEF, FIGC, Premier League, LaLiga, Lega Serie A, por edhe FIFA dhe të gjitha shoqatat tona anëtare – do të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik, një projekt që bazohet në interesin e vet të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë.

    Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, gjyqësore dhe sportive, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive; nuk mund të jetë ndonjë mënyrë tjetër.

    Siç është njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë Konfederatat, klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo konkurs tjetër në nivel evropian, kampionat Evropian ose Botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare.

    Ne falënderojmë ato klube në vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë garë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit, mbështetësve dhe politikanëve, të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse do të shpallet. Ky interes i vazhdueshëm i disa prej tyre ka vazhduar për shumë kohë. Mjaft tani…”, shkruan UEFA.

  • “Skifterat” i kundërpërgjigjen Batatinës: Vazhdon të mbetesh tugjar!

    “Skifterat” i kundërpërgjigjen Batatinës: Vazhdon të mbetesh tugjar!

    Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat prej 2:0 ndaj Llapit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

    Në taborin e llapjanëve golat i ka shënuar pikërisht ishi i kuqebardhëve, Edon Sadriu.

    Pas ndeshjes kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina i është drejtuar tifo-grupit “Skifterave” me një recitim, duke i thënë:

    “Dresat vija-vija, ju muj sa herë të du të shpija”, deklaroi Batatina.

    Reagimi i menjehershëm ka qenë edhe nga “Skifterat”, pasi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare e kanë qujatur trajnerin llapjan si tugjar.

    Nder tjera tifozët e Gjilanit i kanë përgëzuar Llapin për fitoren e arritur, por që për Batatinën ende vlen ai epiteti që e gëzon si tugjar e thënë nga “Skifterat”.

    Postimi i plotë:

    “Lojtarët e Llapit sot fituan ndeshjen fal angazhimit dhe dëshirës së tyre më të madhe, dhe me meritë arkëtuan tre pikët shumë të nevojshme për ta!

    Tahir Batatina i cili paska belbëzuar ne recitalin e tij duke mos thënë asgjë përveq asaj se që themi ne se në Gjilan luhet futboll pa kalkulime nuk mund ta largoj nga vetja epitetin që gëzon për shumë vite për të cilin ka njohuri krejt Kosova, atë të Tugjarit!

    Na vjen keq për futbolldashësit e Podujevës që mund të ndihen të ofenduar, por ne besojmë se një pazargji si ky përfaqëson vetëm interesat e veta dhe asnjëherë kulturën dhe traditën e pastër të futbollit llapjan”.

    Gjilani pas kësaj humbje renditet në pozitën e katërt me 43 pikë, ndërsa Llapi është ngritur në vendin e pestë me 36 sosh.