Tag: sport

  • Logjika e lodht e trajnerit të Kosovës, 0 > 25/ Daku në shtëpi, Nuhiu në listë!

    Logjika e lodht e trajnerit të Kosovës, 0 > 25/ Daku në shtëpi, Nuhiu në listë!

    Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës sot zbuloi listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars.

    Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji luan tri ndeshje tejet të rëndësishme. Luan miqësore ndaj Lituanisë dhe dy ndeshje për parakualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndaj Suedisë dhe Spanjës.

    Në këtë listë është befasi e madhe mos-ftesa e sulmuesit të Ballkanit, Mirlind Daku.

    https://mobile.twitter.com/kosovanfooty_EN


    Daku ka mbi supet e tij plotë 25 gola në Superligë. Lojtari kosovar po kalon në formë fantastike dhe prapë nuk është futur në listën e lojtarëve për këto ndeshje.

    Në anën tjetër, është ftuar lojtari i APOEL-it, Atdhe Nuhiu – i cili nuk ka shënuar asnjë gol gjatë sezonit të ri në ligë me ekipin nga Qipro.

    Te lista e Challandesit figurojnë vetëm dy sulmues klasik. Është Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu.

    Madje, si sulmues Challandesi e ka llogaritur edhe Benjamin Kolollin – ky i fundit ka vetëm 30 minuta në 15 ndeshjet e fundit të Zurich.

  • Ibrahimoviq ‘emocionon’ edhe shqiptarët/ Në këtë mënyrë i urojnë mirëseardhje në ‘Dardani’

    Ibrahimoviq ‘emocionon’ edhe shqiptarët/ Në këtë mënyrë i urojnë mirëseardhje në ‘Dardani’

    Federata e Futbollit të Suedisë sot zyrtaroi listën e futbollistëve që do të jenë të grumbulluar për ndeshjet Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë. 

    Pas 5 vitesh, Zlatan Ibrahimoviq është riktheyer te ‘verdhekaltërit’.

    Ky lajm ka bërë jehonë në gjithë botën, duke nxitur reagimin e qindra-mijëra tifozëve shqiptarë të Milanit, shkruan Indeksonline. 

    39 vjeçari, për herë të parë do të zbres në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, për ndeshjen ndaj Kosovës që luhet më 28 mars. 

    ‘Mirësevjen në tokën dardane’ është mesazhi i një faqeje shqiptare në Twitter.  

    Në foto-montazhë shihet Ibrahimoviq duke shtrënguar duart me sulmuesin dardan, Vedat Muriqi.

  • Holandezi Van Dijk: Kosova nuk duhet të shkojë në Spanjë me ato kushte

    Holandezi Van Dijk: Kosova nuk duhet të shkojë në Spanjë me ato kushte

    Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë ka hartuar një protokoll të veçantë për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet në fund të këtij muaji.

    Disa nga pikat kryesore janë këto:

    1. Kosova të mos cilësohet si vend sovran.

    2. Himni i Kosovës të konsiderohet si muzikë.

    3. Flamujt e dy shteteve të mos vendosen afër njëri tjetrit.

    Holandezi Stefan van Dijk i cili jeton në Kosovë që disa vite, thotë se ‘dardanët’ nuk duhet të udhëtojë në Spanjë me këto kushte.

    “Është e vertetë (dhe dyshoj) që Kosova do të luaj ndaj Spanjës pa flamur dhe himn. Ashtu nuk duhet të udhëtojnë fare. Më kujton ditët kur Kosova nuk lejohej të luaj me simbolet shtetërore, veç pse nuk i pëlqente Serbisë. Nuk duhet të kthehemi prapa në marrëzi” ka shkruar van Dijk në Twitter.

  • Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrihen mes vete në zyrat e FFK’së

    Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrihen mes vete në zyrat e FFK’së

    Burimet e Gazetës Metro brenda FFK’së, bërë të ditur se ka ndodhur një konflikt në mes të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Eroll Salihut, sekretari i këtij institucioni. 

    Metro ka kuptuar se konflikti ka filluar kur sekretari i FFK’së, Eroll Salihu ka shpërthyer me akuza të rënda në drejtim të kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, duke e quajtur dallavërgji, hajn dhe kriminel.

    Pas këtyre akuzave, Agim Ademi nuk ka ndenjur indiferent, i cili menjëherë e ka sulmuar fizikisht Eroll Salihun, e që është dashur ndërhyrja e stafit të FFK’së për të qetësuar gjakrat.

    Mbetet të shihet se si do të veproj i pari i FFK’së, nëse do ta largoj Eroll Salihun nga pozita e sekretarit apo këtë të fundit do ta shpëtoj UEFA.

    Duhet theksuar se Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është e vetmja federatë që nuk ka përfillua vendimin e MKRS per të mbajt Kuvendin e Punës dhe Kuvendin Zgjedhor.

  • Nëse Mbappe largohet nga PSG, Pochettino tashmë ia ka dorëzuar klubit emrin e sulmuesit të ri

    Nëse Mbappe largohet nga PSG, Pochettino tashmë ia ka dorëzuar klubit emrin e sulmuesit të ri

    Kylian Mbappe nuk është i bindur se duhet të qëndrojë në Paris Saint-Germain, pas ardhjes së Mauricio Pochettinos, ndërsa klubi francez ka filluar punën.

    Real Madridi mbetet klubi që e pëlqen më shumë francezin, me Los Blancos që prej kohësh kanë qenë pretendentë kryesor.

    Leonardo ishte i kujdesshëm kur diskutoi për të ardhmen e Mbappe, duke thënë që lojtarët që me të vërtetë duan të qëndrojnë në Parc des Princes do ta bëjnë këtë.

    Pochettino , megjithatë, është shumë më i qetë për situatën dhe nëse gjithçka ndryshon me Mbappen që vendos të largohet, ish-trajneri i Tottenham Hotspur do të kërkonte nënshkrimin e Harry Kane.

    Sipas El Chiringuito de Jugones, Pochettino tashmë i ka kërkuar hierarkisë së PSG që të ndjekë anglezin nëse Mbappe largohet.

  • Majlinda Kelmendi humbet mundësinë për medaljen e artë, mposhtet nga Bouchard

    Majlinda Kelmendi humbet mundësinë për medaljen e artë, mposhtet nga Bouchard

    Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi është mposhtur në gjysmëfinale nga francezja Amandine Bouchard.

    Pas një lufte interesante që zgjati më shumë se 9 minuta, Kelmendi mori karton të kuq nga gjyqtari derisa francezja fitoi me Ippon.

    Kelmendi tani do të kërkojë medaljen e bronztë në Masterin që po zhvillohet në Doha të Katarit.

  • Lëndim i tmerrshëm për yllin e Galatasarayt, rrezikon ta humbas shikimin pasi po hidhte fishekzjarre

    Lëndim i tmerrshëm për yllin e Galatasarayt, rrezikon ta humbas shikimin pasi po hidhte fishekzjarre

    Viti i ri 2021 ka filluar me një incident të rëndë për mbrojtësin e Galatasarayt, Omar Elabdellaou. 

    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Norvegjisë, ka pësuar një incident të rëndë teksa po hidhte fishekzjarrë për të festuar ndryshimin e viteve.

    Sipas informacioneve të para, ai ka pësuar dëmtime të rënda në duar dhe në sy dhe është dërguar me urgjencë në spital.

    Pas publikimit të lajmit në mediat turke, erdhi edhe konfirmimi nga klubi i Galatasarayt.

    “Omar mori ndihmën e parë pas këtij incidenti fatkeq. Dëmtimi në sy do të mësohet më mirë vetëm pas një kontrolli më të hollësishëm. Ai është i ndërgjegjshëm tashmë dhe nuk ka rrezik për jetën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

    Në mediat turke, bëhet e ditur se ai rrezikon të humbasë plotësisht shikimin si pasojë e këtij incidenti, që nuk është shpjeguar ende me detaje se si ka ndodhur.

    Por ndërkohë klubi i Galatasarayt ka deklaruar se do të hidhte në gjyq shoferin e ambulancës, pasi ai kishte bërë foto të cilat më pas i kishte publikuar .

    “Personi në ambulancë bëri foto dhe i shpërndau në rrjetet sociale. Është një mëkat. Ky person ka tre fëmijë, Galatasarayi ka 30 milionë tifozë. Ka mijëra persona, familjarë e miq të tij që janë të shqetësuar në vendlindjen e tij. Si mund të publikosh një foto kështu, është një turp”, tha zëvendëspresidenti i Galyatasarayt për ngjarjen në fjalë.

    Lojtarin në spital kanë shkuar për ta vizituar kapiteni Arda Turan, trajneri Fatih Terim e zyrtarë tjerë të klubit.

  • Golashënuesit më të mirë në Botë, Mirlind Daku në Top 10

    Golashënuesit më të mirë në Botë, Mirlind Daku në Top 10

    Mirlind Daku ka kaluar një vit fantastik me fanellën e Ballkanit të Suharekës.

    Sulmuesi kosovar ka shënuar 25 gola gjatë vitit 2020 .

    Ai është përfshirë në Top 10 në listën e golashënuesve në mbarë Botën.

    Në vendin e parë është Cristiano Ronaldo që ka mbyllur vitin me 33 gola të shënuar

    Kjo është Lista:

    10. Ahmal Pellegrino, 25 gola (Kristansund, Norvegji);

    9. Mirlind Daku, 25 gola (Ballkani, Kosovë);

    8. Rauno Sappien, 26 gola (Floria Tallin, Estoni);

    7. Ramiro Rocca, 26 gola (Municipal, Guatamala);

    6. Ciro Immobile, 27 gola (Lazio, Itali);

    5. Kasper Junker, 27 gola (Bodo-Glimt, Norvegji);

    4. Michael Olunga, 28 gola (Kashiwa, Japoni);

    3. Marcel Hernandez, 30 gola (Cartagines, Costa Rica);

    2. Robert Lewandowski, 32 gola (Bayern, Gjermani);

    1. Cristiano Ronaldo, 33 gola (Juventus, Itali).

  • UEFA publikon renditjen e klubeve evropiane, ja cila skuadër kosovare qëndron më lartë

    UEFA publikon renditjen e klubeve evropiane, ja cila skuadër kosovare qëndron më lartë

    UEFA ka publikuar renditjen e skuadrave evropiane për vitin që po lëmë pas.

    Drita është skuadra që është renditur më lartë nga klubet kosovare, shkruan Indeksonline.

    Kampionët në fuqi të Kosovës janë në vendin e 269 në këtë renditjë.

    Feronikeli qëndron në vendin e 290 derisa Trepça ’89 në vendin e 477.

    Këtë sukses Drita e ka arritur pas pjesëmarrjes në dy runde kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

  • LAJMI I VITIT/ Sulmuesi më i mirë shqiptar i thotë “po” Kosovës

    LAJMI I VITIT/ Sulmuesi më i mirë shqiptar i thotë “po” Kosovës

    Ylli i RB Salzburg, Mërgim Berisha do jetë prurja e radhës të Kombëtarja e Kosovës në vitin 2021.

    Berisha është duke shkëlqyer në kampionatin austriak duke qenë titullarë të Salzburg, me të cilët ka shënuar shtatë gola në 10 paraqitje në ligë, derisa ka regjistruar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.

    Burimet e lajmi.net, pranë FFK-së kanë konfirmuar se Berisha ka vendosur t’i bashkohet “Dardanëve”.

    Vitin e ardhshëm do e kemi mundësinë të shohim Berishën në fanellën e Kosovës.

    Berisha ka qenë edhe pjesë e Gjermanisë U21, por mesa duket ka vendosur të përfaqësojë vendin e tij të origjinës, gjithnjë sipas mediumit lajmi.net.