Tag: sport

  • Aston Villa rikthen interesimin për Milot Rashicën – por sa janë gjasat për t’u realizuar transferimi?

    Aston Villa rikthen interesimin për Milot Rashicën – por sa janë gjasat për t’u realizuar transferimi?

    Aston Villa ishte tejet i interesuar në verën e këtij viti në Milot Rashicën, mirëpo dështuan të arrinin marrëveshje me Werder Bremenin për shumën e transferimin.

    Por, skuadra angleze duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i 24-vjeçarit dhe do të tentojë sërish në afatin kalimtar të janarit.

    “Milot Rashica i Werder Bremenit ishte nën shënjestrën e Aston Villës, mirëpo ndryshoi gjithçka te shuma e marrëvshjes”, ka thënë Gregg Evans, gazetar i The Athletic.

    “Kosovari është i lënduar dhe vështirë se kthehet në muajin e ardhshëm, derisa një marrëveshje për transferim është e komplikuar”.

    “Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve”, ka shtuar më tej Evans.

    Reprezentuesi i Kosovës i ishte bashkuar Werder Bremenit nga Vittese në janar të vitit 2018, duke bërë 79 paraqitje, ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 15 asistime.

    Në dy sezonet e tij të fundit në Weserstadion, kosovari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 54 paraqitje në Bundesliga, që i bije 1,86 gola për ndeshje.

  • Lewandowski: Isha i gatshëm t’i bashkohesha Unitedit në vitin 2012

    Lewandowski: Isha i gatshëm t’i bashkohesha Unitedit në vitin 2012

    Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka treguar se ishte takuar me Sir Alex Ferguson për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi në vitin 2012.

    Futbollisti polak ishte lidhur vazhdimisht me Djajtë e Kuq gjatë kohës sa ndodhej te Borussia Dortmundit.

    Megjithatë, transferimi në Old Trafford dështoi, ashtu që në vitin 2014 kaloi si lojtar i lirë te bavarezët, ku në 307 paraqitje ka shënuar 266 gola dhe i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm ekiporë.

    “Pas viti tim të dytë te Dortmundi, pata një bisedë me Sir Alex Ferguson. Ai donte që unë të shkoja në Mançester”.

    “Isha shumë i interesuar. Madje mund të them se isha i gatshëm. Por, Dortmundi nuk më lëshonte. Megjithatë, nuk isha i hidhëruar se gjëra po shkonin shumë mirë te Borussia”, ka treguar Lewandowski për France Football.

    Në vend të polakut, Ferguson asokohe e transferoi Robin van Persien nga Arsenali dhe e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të fundit (2012/2013) si trajner i Manchester Unitedit.

  • Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ i kushton vëmendje të madhe Kombëtares së Kosovës

    Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ i kushton vëmendje të madhe Kombëtares së Kosovës

    Gazeta e njohur spanjolle, ‘MARCA’ i ka kushtuar një vëmendje të madhe Kombëtarën e Kosovës më të cilën do të ndeshet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror.

    Gazeta përmend faktin se Kosova ende nuk mund të luajë me futbollistë që kanë lindur pas viti 2008 kur edhe Kosova fitoi pavarësinë.

    Ata tregojnë historinë se si futbollistët si Rashica, Muriqi, Ujkani, Berisha ishin shpërngulur nga Kosova për në vendet e Evropës për shkak të luftës gjatë vitit 1999.

    Gjithashtu në këtë artikull përmendet edhe oferta që Kosova ia kishte bërë, Adnan Januzajt.

    Gjashtë vjet më vonë pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, “Dardanët” po përgatiten të përballen me Spanjën në një grup në të cilin vetëm Suedia e njeh vendin e saj, thuhet në shkrimin e gazetës “MARCA”.

  • 2020-ta për shumëkë i dështuar, por për Dakun do të jetë vit i paharruar

    2020-ta për shumëkë i dështuar, por për Dakun do të jetë vit i paharruar

    Lojtari më i dalluar i vitit kalendarik 2020 në Kosovë padyshim është Mirlind Daku. 

    Në janar ai u transferua në formë huazimi nga Osijeku te Ballkani. Edicioni pranveror nuk ishte shumë produktiv për të, por sulmuesi kosovar shpërtheu në vjeshtë. 

    Gjatë këtij viti kalendarik, 22 vjeçari ka shënuar 25 gola në të gjitha garat, 24 në Superligë dhe 1 në Kupë. 

    Ai do ta fitojë çminin e golashënuesit më të mirë të vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Indeksoline. 

    Daku mposhti sulmuesin e Prishtinës Otto John, që është golashënuesi i dytë më i mirë i vitit me 20 gola, 17 në Superligë dhe 3 në Kupë.

  • Italia i jep lamtumirën e fundit legjendës së futbollit dhe heroit shtetëror

    Italia i jep lamtumirën e fundit legjendës së futbollit dhe heroit shtetëror

    Legjenda të futbollit italian dhe adhurues të futbollit janë mbledhur të shtunën në Vicenza për t’i bërë homazhe njërit prej lojtarëve më të mirë të shtetit, Paolo Rossit.

    Heshtja u thye jashtë katedrales së qytetit kur tifozët e futbollit duartrokitën në momentin kur e panë arkivolin e Rossit. Rossi ishte heroi i Italisë kur shënoi në kampanjën triumfuese të Botërorit 1982. Ai realizoi edhe hat-trick kundër Brazilit, në njërën prej ndeshjeve më interesante në gjithë historinë e garës.

    Arkivoli është mbajtur nga disa ish-bashkëlojtarë të Rossit gjatë Botërorit 1982, si Bruno Conti, Giancarlo Antognoni, Fulvio Collovati dhe Alessandro “Spillo” Altobelli.

    Rossi do të njihet si një sulmues i shpejtë, i shkathët dhe inteligjent. I fitoi dy tituj të Serisë A, Kupën Evropiane dhe Kupën e Italisë me Juventusin, por do të kujtohet për Botërorin e ’82-ës në Spanjë kur shënoi gjashtë gola.

    I lindur në Prato të Toskanës, Rossi luajti në gjithë karrierën e tij në Itali. U dënua për tri vjet në vitin 1980 si pjesë e skandalit “Totonero” që kishte të bënte me kurdisjen e ndeshjeve, megjithatë, ai gjithmonë e mohoi një gjë të tillë.

    Dënimi më vonë iu ul në dy vjet, dhe kjo i lejoi atij të shkruante historinë në Kupën e Botës.

    Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kapiteni Paolo Maldini ka qenë vetëm 14-vjeçar kur Italia e fitoi Kupën e Botës 1982, por tri vjet më vonë, iu bashkua Milanit nga Rossi.

    Rossi e fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë dhe “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i garës, kampanjë kjo që vlerësohet si paraqitja më e mirë individuale në një Botëror.

    Rossi e fitoi edhe “Topin e Artë” në vitin 1982 si lojtari më i mirë i Evropës dhe me totalin e nëntë golave, mbetet golashënuesi më i mirë i Italisë në një Botëror, bashkë me Roberto Baggion dhe Christian Vierin.

    Ishte i përfshirë dhe në Botërorin e 1986-s, por nuk luajti.

    Karrierën e mbylli një vit më vonë te Verona, në moshën 30-vjeçare.

  • Zbulohen 55 lojtarët më të votuar që do të bëjnë garë për tu futur në formacionin më të mirë të FIFA-s

    Zbulohen 55 lojtarët më të votuar që do të bëjnë garë për tu futur në formacionin më të mirë të FIFA-s

    Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer janë dy nga 11 futbollistët e Bayern Munchen që janë futur në listën prej 55 lojtarëve që kanë marrë më shumë vota për formacionin më të mirë nga FIFA.

    Pas fitimit të Ligës së Kampionëve , nuk duhet të jetë çudi që 11 lojtarë nga ajo skuadër e suksesshme e Bayern janë në këtë listë.

    Gjashtë prej tyre nuk ishin në listë në vitet e fundit si: David Alaba (i cili u zgjodh për herë të fundit në 2017), Thiago Alcantara (2017), Jerome Boateng (2017), Philippe Countinho (2018), Neuer (2017) dhe Thomas Muller (2016).

    Lojtarët e vetëm të Bayern në listën e ngushtë të vitit të kaluar ishin Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski.

    Tre kandidatë të Bayern që futen për herë të parë janë: Alphonso Davies, Serge Gnabry dhe Leon Goretzka.

    Lista me 55 lojtar përfshin edhe 11 fytyra të reja duke përfshirë Erling Braut Haaland, Pierre-Emerick Aubameynag, Bruno Fernandes, Dele Alli dhe Jordan Henderson.

    FIFA dhe FIFPRO do të shpallin 11-shin më të mirë të sezonit 2019/2020 të enjten më 17 dhjetor.

    FIFPRO dhe FIFA kishin ftuar të gjithë futbollistët profesionistë në të gjithë botën të votojnë për formacionin.

    FIFA ua ka kërkuar atyre të zgjedhin lojtarët më të mirë reparte: portierë, mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues.

    Portieri, si dhe tre mbrojtësit, tre mesfushorët dhe tre sulmuesit që marrin më shumë vota do të zgjidhen për formacionin.

    Vendi i mbetur në formacionin do të shkojë për lojtarin që merr më së shumti vota, përjashtim nga këta tjerët.


    Lista me 55 lojtarë  

    Portierë

    Alisson Becker (Liverpool FC, Brazil)

    Thibaut Courtois (Real Madrid, Belgjikë)

    David de Gea (Manchester United, Spanjë)

    Gianluigi Donnarumma (AC Milan, Itali)

    Moraes Ederson (Manchester City, Brazil)

    Hugo Lloris (Tottenham Hotspur, Francë)

    Keylor Navas (Paris Saint-Germain, Kosta Rika)

    Manuel Neuer (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni)

    Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona, ​​Gjermani)

    Mbrojtësit

    David Alaba (FC Bayern Munich, Austri)

    Jordi Alba (FC Barcelona, ​​Spanjë)

    Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur, Belgjikë)

    Trent Alexander-Arnold (Liverpool FC, Angli)

    Dani Alves (Sao Paulo, Brazil)

    Jerome Boateng (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Alphonso Davies (FC Bayern Munich, Kanada)

    Virgil van Dijk (Liverpool FC, Holandë)

    Kalidou Koulibaly (SSC Napoli, Senegal)

    Matthijs de Ligt (Juventus FC, Holandë)

    Marcelo (Real Madrid, Brazil)

    Sergio Ramos (Real Madrid, Spanjë)

    Andreë Robertson (Liverpool FC, Skoci)

    Thiago Silva (Chelsea, Brazil)

    Raphael Varane (Real Madrid, Francë)

    Mesfushorët

    Thiago Alcantara (FC Bayern Munich, tani Liverpool), Spanjë)

    Dele Alli (Tottenham Hotspur, Angli)

    Sergio Busquets (FC Barcelona, ​​Spanjë)

    Casemiro (Real Madrid, Brazil)

    Philippe Coutinho (FC Bayern Munich, tani FC Barcelona, ​​Brazil)

    Kevin De Bruyne (Manchester City, Belgjikë)

    Bruno Fernandes (Manchester United, Portugali)

    Leon Goretzka (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Jordan Henderson (Liverpool FC, Angli)

    Frenkie de Jong (FC Barcelona, ​​Holandë)

    N’Golo Kante (Chelsea FC, Francë)

    Toni Kroos (Real Madrid, Gjermani)

    Joshua Kimmich (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Luka Modric (Real Madrid, Kroaci)

    Thomas Muller (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Sulmues 

    Sergio Aguero (Manchester City, Argjentinë)

    Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal, Gabon)

    Karim Benzema (Real Madrid, Francë)

    Serge Gnabry (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Erling Haaland (Borussia Dortmund, Norvegji)

    Zlatan Ibrahimovic (AC Milan, Suedi)

    Harry Kane (Tottenham Hotspur, Angli)

    Robert Lewandowski (FC Bayern Munich, Poloni)

    Sadio Mane (Liverpool FC, Senegal)

    Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain, Francë)

    Lionel Messi (FC Barcelona, ​​Argjentinë)

    Neymar Junior (Paris Saint-Germain, Brazil)

    Cristiano Ronaldo (Juventus, Portugali)

    Mohamed Salah (Liverpool FC, Egjipt)

    Son Heungmin (Tottenham Hotspur, Koreja e Jugut)

  • Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

    Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

    Djali i Diego Armando Maradonës nuk ka mundur të udhëtojë për në funeralin e babait pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Ai postoi një video me mesazh për t’i dhënë lamtumirën legjendës së Napolit që u varros të premten.

    Diego Maradona Junior ka lindur më 1986, por është njohur nga ishi i Napolit vetëm në vitin 2007.

    Ai ka rezultuar pozitiv në fillim të nëntorit dhe nuk ka mundur t’i japë lamtumirën dhe ta varros babanë e tij nga afër, këtë e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

    “Do të kisha dashur ta kaloj këtë ditë ndryshe, duke u argëtuar dhe harruar momentet e vështira për disa orë”, shkroi ai në Instagram.
    “Tani e gjej vetën shumë larg nga ju, shpresoj të buzëqeshësh dhe gjithmonë të jesh i lumtur”.

    Djali i Maradonës këto ditë ka qenë aktiv edhe me postime në instastory.
    “Kapiteni i zemrës kurrë s’do të vdesë”, bëri këtë postim menjeherë pas vdekjes me 25 nëntor.

    Diego Junior gjithashtu bëri një postim foto të lojtarëve të Napolit duke nderuar legjendën Maradona.
    “Dojeni i dhe mbrojeni fanellën tuaj sikur të ishte lëkura e dytë. Është fanellë e përjetshme, fanella e babait tim”. /Gazeta Express/

  • Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

    Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

    Të hënën në mëngjes futbollistët e Barcelonës dolën për t’u stërvitur në katër grupe.

    Jashtë gjitha grupeve ishte Lionel Messi.

    Me largimin e Luis Suarez, por edhe dëmtimin e Gerard Pique, ai ka mbetur i vetëm.

    Pamjet që kapën “El Chiringuito TV”, disa herë me gjestet që Leo bëri, tregon qartë se ai nuk është aspak i lumtur.

    Ai po kalon një sezon të vështirë, më të dobëtin në karrierë.

    Leo shënon gol këtë edicion çdo 125 minuta, kurse në sezonin 2018/19 e ka mbyllur me gol çdo 75 minuta dhe 2019/20 gol çdo 115 minuta.

    Ai shënon më pak, humb më shumë topa dhe është larg Messit që jemi mësuar ta shohim, gjitha këto për fajin e Josep Maria Bartoemu, pas asaj që ndodhi gjatë verës.

    8 ndeshje dhe vetëm 3 gola në La Liga, e tregojnë shumë mirë atë që po ndodh me Messin. 

  • Ish-selektori i Kombëtarës  e nënvlerëson Shqipërinë: Shkova në Evropian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani

    Ish-selektori i Kombëtarës e nënvlerëson Shqipërinë: Shkova në Evropian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani

    Ish-selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka nënvlerësuar goxha kombëtaren kuq e zi.

    Kjo pasi, për t’i motivuar futbollistët e Azerbeixhanit, kombëtare që udhëheq momentalisht, ka thënë se azekët janë më të fortë sesa Shqipëria e vitit 2016, që arriti evropianin.

    Në një prononcim për mediat, në vigjilie të përballjes me Qipron, ai ka thënë se kombëtarja azeke ka potencial të jashtëzakonshëm, ani pse rrezikon që me një humbje nesër të bie në Ligën D.

    Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga tifozët shqiptarë, nga njeriu që edhe është pajisur me pasaportë shqiptare, madje me emrin Gani Abazi.

    “Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin.

    Ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, tha mes tjerash De Biasi.

  • Armend Thaqi ftohet për të qenë pjesë e Kosovës

    Armend Thaqi ftohet për të qenë pjesë e Kosovës

    Armend Thaqi është futbollisti i radhës nga Superliga e Kosovës që ftohet për të qenë pjesë e Përfaqësueses Dardane.

    Pas Mirlind Dakut, ai është një tjetër lojtar i Ballkanit që është ftuar ta përfaqësojë Kosovën në ndeshjet ndërkombëtare.

    Thaqi është ftuar të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundit të kësaj faze në Ligën e Kombeve, kundër Moldavisë që zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    “Të dashur tifoz, Armend Thaqi është lojtari i radhës i ftuar nga Kombëtarja A për takimin e nesërm ndaj Moldavisë”.

    “SuperThaqi shume suksese, Unë biri Yt Kosovë. Na priftë e mbara Kosova jonë”, shkruan në njoftimin e klubit nga Suhareka në Facebook.

    https://www.facebook.com/fcballkani/posts/2779057445665289