Tag: Vjosa Osmani

  • Përfundon vizitën në SHBA, Osmani: Po kthehemi me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të kthehet në Kosovë pas shumë takimeve që i kishte në SHBA me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.

    Presidentja Osmani, në kuadër të vizitës së saj në New York të SHBA-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka takuar edhe presidentin amerikan Joe Biden, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar Osmani. 

  • Kjo deklaratë e Osmanit nuk do t’i pëlqejë kryeministrit Kurti

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje mësimdhënësve që të fillojnë procesin mësimor, por nuk la pa potencuar se ajo merret me politikë të jashtme, duke u distancuar kështu nga situata e krijuar në vend.

    Kjo deklaratë e Osmanit nuk do t’i pëlqejë kryeministrit Kurti, i cili publikisht kishte pohuar se roli i presidentit nuk përfshinë detyra të tilla kaq të rëndësishme, siç është udhëheqja e politikës së jashtme.

    Sipas Kurtit, presidentit ka vetëm rol ceremonial dhe është thjeshtë noter, shkruan Gazeta Insajderi.

    Osmani, e cila po qëndron për vizitë në SHBA tha se shkollat iu takojnë nxënësve dhe se sapo të kthehet në Kosovë do të angazhohet të bëj diçka në drejtim të zgjedhjes së kësaj situate.

    Shkollat iu takojnë nxënësve, nuk mund t’i mbajë peng ato askush. Mos të dëmtohen fëmijët në mënyrë kaq të riparueshme. Sapo te kthehemi në Kosovë, sepse presidentja është udhëheqëse e politikës së jashtme, këtë muaj kam qenë në pesë shtete, sapo të kthehem do të shohim se çka tjetër mund të bëjmë sapo të tejkalohet kjo situate”, tha Osmai nga SHBA-ja.

    Kujtojmë se, greva në arsim tashmë ka hyrë në javën e pestë, kjo pasi SBASHK-u dhe Qeveria nuk kanë arritur marrëveshje mes tyre.

  • Presidentja Osmani mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas sulmeve në veri të vendit

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me strukturat e sigurisë së vendit pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës që ndodhën në veri të vendit. Kështu kanë bërë të ditur burimet për Gazetën Express.

    Në mbledhjen që ka përfunduar ajo ka diskutuar për sigurinë në vend dhe për atë që duhet të ndërmerret.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftuar për katër sulme ndaj policisë për tri ditë rresht. Kundër policisë është shtënë me armë zjarri AK-47, granata dhe metoda të tjera për të penguar atë në përmbushjen e detyrës.

  • A u diskutua ndonjë “listë e zezë” në takimin e dytë me Escobarin?! Kështu përgjigjet presidentja Osmani

    Presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimin e dytë me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    E pyetur nëse është diskutuar për ndonjë listë të zezë të sanksioneve për personazhe publike në Kosovë, Osmani tha se nuk ka qenë fare temë.

    Ajo tha se këto janë vendime të instituciomve të SHBA-së, por nuk janë temë negocimi ndërmjet shteteve.

    “Jo në asnjë moment nuk është diskutuar. Këto janë vendime të institucioneve të SHBA-së të cilat ne mund t’i marrim vesh 24 orë më herët por nuk janë temë negociomi ndërmjet shteteve. Nuk është diskutuar në asnjë moment, nuk ka qenë fare temë e diskutimit”, tha Osmani në Rtk.

  • Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë me video-mesazh për Kosovën

    Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë me video-mesazh për Kosovën

    Presidenti amerikan, Joe Biden përmes një video-mesazhi ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani për Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit që do ta ndajë të dielën për Baun Biden djalin e ndjerë të presidentit Biden.

    Osmani ka ndarë një pjesë të video-mesazhit të presidentit amerikan i cili flet për punën e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe falenderimin për Medaljen që pritet t’i ndahet të dielën.

    “Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden por që i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para ca kohe, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim e Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani.

    https://www.facebook.com/100044236458899/posts/365879734896572/

  • Vjosa Osmani, Vuçiqit: Është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas për krimet e Millosheviqit

    Vjosa Osmani, Vuçiqit: Është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas për krimet e Millosheviqit

    Në fjalën e saj në Samitin e presidentëve të rajonit në Brdo-Brijun, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për perspektivën e BE-së dhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon, ka theksuar se nuk mund të kalohet në kapitujt vijues përpara se të lexohen dhe kuptohen plotësisht kapitujt e mëparshëm. Presidentja Osmani ka theksuar se është e nevojshme pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon.

    “Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat. Dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa hekurave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviqit.  Përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë.  Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.  Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, ka potencuar Presidentja Osmani.

    Sipas Osmanit, në vend të përgjegjësisë po ndodh mohimi dhe revizionizmi historik i asaj që ndodhi gjatë viteve të 90-ta në rajon,

    “Lidershipi i përgjegjshëm dhe i guximshëm kërkon refuzim të vendosur të një veprimi të tillë të ndyrë”, ka theksuar Osmani.

  • Tensione në takimin e “Brdo-Brijunit”, kufijt përplasin Vjosa Osmanin me Aleksander Vuçiq

    Tensione në takimin e “Brdo-Brijunit”, kufijt përplasin Vjosa Osmanin me Aleksander Vuçiq

    Takimi i parë plenar i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun” ka filluar me tensione.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës, Sefik Gjaferoviq kanë kritikuar ashpër liderin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

    Sipas saj, diskutimet e nxehta filluan për shkak se pjesëmarrësit e samitit kishin marrë tashmë nismën në fillim për të miratuar konkluzione me të cilat kufijtë në rajonin tonë janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.

    Akuzat rreth fajit të Beogradit u përsëritën dhe Vuçiq iu kundërgjith Osmanit dhe Gjaferoviqit.

  • Kush është Petrit Ajeti, i emruar drejtori i ri i AKI-së

    Kush është Petrit Ajeti, i emruar drejtori i ri i AKI-së

    Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme gjimnazin matematiko-natyror i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet në nivelin Baçelor në Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Ajeti ishte bursist i programit të bursave pasuniversitare të BE-së “Young Cell Scheme”, përmes të cilit mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ajeti ka ndjekur disa programe ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit profesional në fushën e Sigurisë. Në vitin 2016 ka ndjekur “Programin për Studimet e Aplikuara të Sigurisë”, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, pastaj programin certifikues për Menaxhim të Mbrojtjes si dhe për Marrëdhëniet Civile – Ushtarake dhe Buxhetim të Mbrojtjes në “Naval Postgraduate School” në SHBA, programin certifikues “Menaxhimi i Bashkëpunimit të Sigurisë” në Institutin e Mbrojtjes për Studime të Bashkëpunimit të Sigurisë në SHBA, si dhe programin PRINCE 2 për Menaxhim të Projekteve. Ai gjithashtu është i certifikuar në Menaxhim dhe Operim të Emergjencave nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së.

    Paralelisht me edukimin Ajeti gjithashtu ka qenë aktiv në fushën e sigurisë. Mbi 15 vjet përvojë pune në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë. Nga viti 2013 ka punuar në kapacitete të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës si Zyrtar për koordinim të investimeve të huaja të mbrojtjes dhe ushtrues detyre i shefit të sektorit për integrim euro-atlantik si dhe së fundi Shef i Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm. Çështjet kryesore ku ai është angazhuar përfshijnë Planifikimin, Programimin, Buxhetimin, dhe Ekzekutimi në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu z. Ajeti ka qenë anëtar i grupit punues ndërinstitucionale për hartimin e Strategjisë së parë të Mbrojtjes. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 z. Ajeti ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në cilësinë e zyrtarit të lartë në Departamentin për Hartimin e Politikave të Sigurisë së Brendshme si dhe në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Ai gjithashtu ka përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë si kontraktor civil për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazat ushtarake në Afganistan dhe Kosovë.

    Angazhimi në këto detyra Ajeti i ka ofruar një këndvështrim të shkëlqyeshëm të çështjeve që duhet trajtuar nga institucionet e sigurisë, përfshirë kërcënimet ekzistenciale.

    Petrit Ajeti ka përvojë edhe në fusha tjera si: Asistent i angazhuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (viti akademik 2015-2016), si dhe Menaxher i Projektit të Financuar nga Komisioni Evropian për Themelimin e Qendrës Rajonale të Marketingut për Rajonin Ekonomik Lindor.

    Ajeti flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Z. Ajeti është vëlla i dëshmorit Alban Ajeti.

  • Presidentja Osmani-Sadriu takon tre ish presidentët, kërkon bashkëpunim për çështje nacionale

    Presidentja Osmani-Sadriu takon tre ish presidentët, kërkon bashkëpunim për çështje nacionale

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim ish presidentët e vendit, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

    Osmani ka thënë se ky takim do të shërbej si një model i ri i ndërtuar për konsultim në mes të ish presidenteve e të cilët më pas do të bashkëpunonin për çështje nacionale dhe në të mirë të qytetarëve.

    E para e vendit ka përmendur tutje veçantit e të tre ish presidentëve duke thënë se secili nga ta ka pasur një rol të rëndësishëm për vendin.

    Pjesë nga fjala e saj:

    Këta i kanë shërbyer shtetit në periudha të ndryshme, për të ndërtuar një model të ri të konsultimit të ish presidentëve për çështje të koordinimit nacional dhe për mirëqenien e qytetarëve.

    Presidenti Sejdiu, presidenti i parë pas pavarësisë, ka qenë njeriu kyç në proceset para shpalljes së pavarësisë.

    Presidentja Jahjaga si presidentja a e parë grua, ishte model i jashtëzakonshëm i përfaqësimit brenda e jashtë vendit, duke shtyrë kauza për barazi gjinore, për personat e pagjetur dhe presidenti Pacolli që ka shërbyer njëkohësisht si ministër i Jashtëm.

  • Presidentja Osmani-Sadriu takonë në presidencë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun

    Presidentja Osmani-Sadriu takonë në presidencë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu.

    Abdixhiku thotë se me Osmanin, kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.

    Kryetari i LDK-së thekson se partia që ai drejton, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.

    Shkrimi i plotë i kryetarit të LDK-së:

    Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.

    Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend.