Tag: Vjosa Osmani

  • Majlinda Kelmendi mysafirja e parë e Vjosa Osmanit

    Majlinda Kelmendi mysafirja e parë e Vjosa Osmanit

    Mysafirja e parë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ishte kampionia e xhudos Majlinda Kelmendi.

    Osmani tha se është kënaqësi ta pres në zyrë dhe të bashkëbisedojnë për të ardhmen, njofton Klan Kosova.

    “Xhudistët tanë e kanë nderuar shtetin tonë e kanë lartësuar flamurin e Kosovës. Ka qenë rendësi për në që xhudistët që kanë qenë simbol për Kosovën, t’i pres në zyrën time që të bashkëbisedojmë për të ardhmen. Është e domosdoshme që shteti ynë të qëndrojë pranë tyre. T’i përkrah dhe ta shohim që flamuri ynë të valoj lart e më lart nëpërmjet fitoreve duke shpresuar që edhe tash e tutje do të na gëzoni pa masë”, tha Osmani.

    Ndërkaq Kelmendi e uroi Osmanin për postin e ri dhe tha se është kënaqësi dhe privilegj të jetë mysafirja e saj e parë.

    “Do të doja të uroja mbarësi në punë. Shpresoj se keni me qenë aty ku njerëzi kanë nevojë dhe kur kanë nevojë për ju. Shpresoj që keni me qenë bashkë me ne në Lojëra Olimpike, jemi pesë garues që e kemi normën

  • Kurti, Osmani e Konjufca festojnë pas formimit të institucioneve

    Kurti, Osmani e Konjufca festojnë pas formimit të institucioneve

    Zyrtarët qeverisës duket se i janë gëzuar përmbylljes së ciklit të formimit të institucioneve.

    Në një foto të postuar nga deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, shihen liderët e shtetit duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.

    Në foto shihen presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

    Po ashtu, të pranishëm janë edhe deputetë tjerë.

    “Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani . Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton sukseshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”, shkruan Haxhi Avdyli në statusin e tij në Facebook.

    Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

    Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.

    Lëvizja “Vetëvendosje” dhe komunitet joshumicë votuan pro Osmanit derisa ish-partia e kësaj të fundit, LDK-ja, i mundësoi kuorumin, me përjashtim të treshes; Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.

  • Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancën për presidentin

    Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancën për presidentin

    Lëvizja Vetëvendosje ka filluar t’i mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, mëson Koha.

    Ende nuk është vendosur ora se kur do të thirret kjo seancë.

    Aktualisht, në Kuvend po mbahet seancë plenare me tri pika të tjera të rendit të ditës.

    Osmani dhe partia e cila e ka kandiduar për këtë pozitë, kanë kohë deri të hënën më 5 prill që t’i nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kjo meqë afati prej një muaji për zgjedhjen e kreut të shtetit, para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vlen edhe për ushtruesin e detyrës.

  • Takohen Lumir Abixhiku e Vjosa Osmani pritet vendimi për president

    Takohen Lumir Abixhiku e Vjosa Osmani pritet vendimi për president

    Gjatë ditës së shtunë janë takuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar rreth çështjes së pjesëmarrjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e zgjedhjes së kësaj të fundit.

    Mësohet se takimi ka kaluar në një frymë të mirë dhe shumë pozitive.

    Pritet që të hënën kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës të vendos përfundimisht për çështjen e presidentes.
    Burime, brenda këtij subjekti kanë bërë të ditur se tashmë ekziston një frymë e përgjithshme Vjosa Osmani t’i krijohet kuorumi.

    Abdixhiku e Osmani janë takuar edhe ditë më parë. Pas takimit, kryetari i LDK-së u shpreh se takimi me Osmanin ka qenë pozitiv.

    Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK.

    I pyetur nëse mund të ketë deputetë të LDK-së që votojnë kundër qëndrimit të partisë gjatë votimit të presidentit, ai tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi deputetët do të respektojnë vendimin e partisë.

    Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron çështje ditësh zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit. Në partinë e Albin Kurtin nuk po presin probleme në konstituimin edhe të institucionit më të lartë të vendit. Ndërkohë, janë kategorik kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, jashtë emrit të Vjosa Osmanit.

    Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bije 80 vota për të deputetëve.

    Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

    Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./Insajderi/

  •  “Katër arsyet pse LDK-ja do ta ‘ndihmojë’ Vjosa Osmanin të bëhet Presidente”

     “Katër arsyet pse LDK-ja do ta ‘ndihmojë’ Vjosa Osmanin të bëhet Presidente”

    Njohësi i çështjeve politike Dorajet Imeri, thotë se gjasat që Vjosa Osmani të zgjedhet në postin e Presidentes janë shumë të mëdha.

    Imeri thotë se Osmani ka legjitimitet më shumë se çdo emër tjetër dhe ka së paku 70 vota të sigurta.

    “Gjasat që znj. Vjosa Osmani të bëhet presidente, janë të mëdha, janë edhe reale. Ajo pos që ka legjitimitet politik më shumë se kushdo tjetër që është lakuar si emër potencialë, për president, ajo ka një mbështetje, do të thoja të garantuar, nga së paku 67-70 veta në kuvend aktualisht, pa përfshirë deputetët e LDK-së.”

    Tutje Imeri potencon se ka shumë gjasa që në Kuvend për votimin e presidentit të qëndrojë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

    A rëndit disa arsye pse LDK-së nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje në këto momente dhe mund ta ndihmojnë Vjosa Osmanin të bëhet Presidente.

    ” Pres që Lidhja Demokratike, në mos ta votojë znj. Osmani, së paku të marrë pjesë në votim, që do të ishte e mjaftueshme për të për t’i siguruar së paku raundin e tretë, ku ajo pastaj edhe pa LDK-në do të zgjidhej presidente. LDK-ja, ka interes për ta votuar z. Osmani për president. Arsyetimet, sipas mendimit tim janë si vijon:1- LDK-ja, në këtë kohë nuk ka asnjë interes për zgjedhje.2- LDK-ja, ka nevojë për reforma të thella dhe të reflektojë konstruktivitet ndaj institucioneve, sidomos duke e ditur se sjellja e saj paraprake i ka kushtuar në zgjedhje e do t’i kushtonte edhe në zgjedhjet lokale.3- LDK-ja, synon që me bisedimet ‘’kokë me kokë’’, me z. Osmani, synon të imponohet si faktor në krijimin e institucioneve, ose sikur të dëshmohet se ajo e ka kaluar hidherimin me z. Osmani, dhe përmesa përkrahjes ndaj saj të rikthejë votuesit e saj potencial të humbur në zgjedhjet e kaluara.4-Tjetër, pikë është fakti se nëse z. Osmani mbetet pa postin e presidentes, do ta forconte Listën e saj, dhe kjo do të ishte fatale për LDK-në” tha Imer për Gazeta Blic.

    Ndërsa sa i përket angazhimit të kryeministrit Kurti për t’i siguruar votat Osmanit për këtë post, Imer përgjigjet kështu.

    “Kurti dhe Osmani kanë garuar bashkë, ata kanë fituar bashkë dhe kanë një marrëveshje për ta realizuar, prandaj ai synon që të plotësojë atë që ka synuar nga fillimi”

    Kryetari i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” më kryetaren e Listës “Guxo” dhe pretendenten për Presidente Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për çështjen e Presidentit.

    Nga ky subjekt politik. LDK-ja, akoma nuk kanë dalë me një qëndrim përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

  • Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun, pret përkrahje nga ish-kolegët e saj në LDK

    Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun, pret përkrahje nga ish-kolegët e saj në LDK

    Vjosa Osmani, kandidatja për presidente është deklaruar pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

    Osmani ka thënë se kërkohet që të jenë prezent 2/3 e deputetëve në sallë në momentin e votimit për president. Ajo ka shtuar se kërkon mbështetje prej ish-kolegëve.

    “Natyrisht që unë pres mbështetje prej ish-kolegëve të mi, por edhe prej të gjithë deputetëve të Kosovës. Është në interes të vendit tonë që të bëjmë konstituimin e institucioneve sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të tria institucionet të jenë funksionale dhe jam e bindur që të gjithë e kemi qëllimin e përbashkët e ai është që të çojmë Kosovën përpara”, ka thënë Osmani.null

    Osmani po ashtu ka thënë se është e gatshme që të ulet dhe të diskutoj me të gjitha partitë politike.  

    “LDK-ja ka propozuar që të mbajmë këtë takim që është arsyeja pse e mbajtëm sot. Natyrisht se unë jam e gatshme që me të gjitha partitë politike të ulem dhe ta diskutoj në detaje këtë platformë presidenciale, por edhe me deputetë individual në qoftëse ka interesim nga ta. Shpresoj që shumë shpejt të shkojmë në parlament dhe ta konstituojmë edhe institucionin e tretë që të përkrahjet kjo qasje e imja për një institucion të presidentit që garanton funksionimin kushtetues dhe mbron integritetin e institucioneve tona, mbron Republikën e Kosovës dhe potencialin e saj. Pastaj kur konstituohen të tri institucionet do të jetë shumë më e lehtë që të ecim përpara me ide të mira për vendin tonë”, ka thënë Osmani.

  • Kandidatja për Presidente të Republikës së Kosovës kujton bombardimet e Nato-s: Sot e përherë, mirënjohës të gjithëve që u rreshtuan në anën e drejtë të historisë

    Kandidatja për Presidente të Republikës së Kosovës kujton bombardimet e Nato-s: Sot e përherë, mirënjohës të gjithëve që u rreshtuan në anën e drejtë të historisë

    Kryetarja e Listës “Guxo”, Vjosa Osmani ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur forcat e Nato-s vazhduan bombardimet ndaj Serbisë.

    Osmani theksoi se sot e përherë i jemi pafundësisht mirnjohës të gjithë grave e burrave të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

    “Sot e përherë, i jemi mirënjohës pafundësisht të gjithë grave e burrave të forcave paqeruajtëse të NATO-s. Sot e përherë, i jemi mirënjohës të gjithëve që u rreshtuan në anën e drejtë të historisë. Pa kontributin tuaj, liria për ne do të ishte e pamundur” shkruan Osmani në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot është Dita e Shpresës!

    24 marsi 1999 shënoi kthesë të madhe për fatin tonë – kjo ditë shënoi rikthimin e shpresës për të gjithë ne. Në këtë ditë, 22 vite më parë, në ora 20:00 bombat e NATO-s u drejtuan mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe duke shënuar kështu shpresën për liri.

    Kur pushteti serb po synonte shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, vendet anëtare të BE-së dhe Aleanca e NATO-s vendosën të parandalojnë një gjë të tillë duke i dhënë fund regjimit gjenocidal të Serbisë.

    Sot e përherë, i jemi mirënjohës pafundësisht të gjithë grave e burrave të forcave paqeruajtëse të NATO-s. Sot e përherë, i jemi mirënjohës të gjithëve që u rreshtuan në anën e drejtë të historisë. Pa kontributin tuaj, liria për ne do të ishte e pamundur.
    Ne rilindëm, për ta ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi premisën e lirisë dhe një shtet të bazuar në premisën e barazisë qytetare!

    Kemi bërë një rrugëtim të gjatë që nga ajo ditë. Përgjatë këtij rrugëtimi, mbrojtësit e lirisë sonë u shndërruan në mbështetësit më të fortë të procesit të shtetndërtimit të Republikës së re. Vendi ynë , Kosova jonë e dashur, po fuqizohet me mbështetjen e miqve tanë. Ka shumë punë për t`u bërë, por ne jemi të vendosur të punojmë fort e ta mbrojmë lirinë tonë me çdo kusht.

    Kjo datë është rikujtim historik për vuajtjet, vrasjet, të pagjeturit, dhunimet e dëmet që shkaktoi regjimi serb. Është rikujtim për breza të tërë që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot e për luftën e drejtë çlirimtare të popullit tonë. Në këtë datë, vlera e lirisë dhe e demokracisë kanë marrë një dimenzion të ri për ne por edhe për gjithë botën demokratike, e këto vlera mbeten përkushtim i yni i përhershëm.

    Të rikujtojmë për të mos harruar me shikimin e qartë kah e ardhmja! E ardhmja është me Republikën e Kosovës anëtare të aleancës sonë shpëtimtare- anëtare të NATO-s.

  • LAJMI I FUNDIT: Nesër takohen Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

    LAJMI I FUNDIT: Nesër takohen Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

    Nesër do të takohen Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani.

    Këtë e ka konfirmuar vetëm para pak çastesh gazetari Ermal Panduri, përcjell GazetaBlic.

    Këto deklarata ai i bëri gjatë bisedimeve spontane me mysafirin Xhafer Tahiri.

  • Kjo është motra simpatike e Vjosa Osmanit, ja vlen ta shikoni

    Kjo është motra simpatike e Vjosa Osmanit, ja vlen ta shikoni

    Vjosa Osmani u bë sensacion gjatë këtyre ditëve me performancën e saj politike gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.

    Por, përtej performancës politike dhe shumë elementeve pozitive profesionale të Vjosës, si duket ajo ka diqka edhe më të mirë në rrethin e saj.

    Është motra Blinera, e cila i ka jap Vjoses mbështetje të fuqishme strategjike në fushatë,por, ajo po njihet edhe për elementin unik të gjinisë femërore.

    Elegante dhe e bukur, me një stil i cili e perfeksionon atë si njëren nga zonjat me sensin më poztiv të kohës. Blinera është e martuar dhe ka një vajzë bukuroshe.

  • Vjosa Osmani: Ditë e bardhë sot!

    Vjosa Osmani: Ditë e bardhë sot!

    Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kandidatja për këtë post, Vjosa Osmani, e ka cilësuar “të bardhë” ditën e sotme.

    Ajo ka postuar një fotografi të disa luleve të bardha të mbuluar nga bora, derisa nuk dihet nëse me bardhësi e ka ndërlidhur edhe me seancën konstituive të Kuvendit që do të mbahet sot.