Tag: Vjosa Osmani

  • Mero Baze për Vjosa Osmanin: Ngjan si një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës

    Mero Baze për Vjosa Osmanin: Ngjan si një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës

    Analisti i njohur nga Shqipëria dhe njohës i situatës në Kosovë, Mero Baze, ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mund ta shkrijë atë, nëse nuk pranon të rregjistrojë Albin Kurtin dhe disa kandidatë të “Vetëvendosjes” në listën e deputetëve, vendim që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    “Ndërhyrja e Vjosa Osmanit, e cila kryen detyrat e presidentit, krijon për herë të parë një precedent të rëndë për shtetin e ri të Kosovës, pasi implikon presidentin në procesin e deligjitimimit të arbitrit të zgjedhjeve në vend, duke i hapur rrugë me dhunë paligjshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve. Pas një fushate tre ditore kërcënimesh verbale mbi kryetaren e KQZ, të cilat janë tipar dallues i “Vetëvendosjes”, si parti linçuese, përfshirja e institucionit të Presidentit në këtë fushatë kërcënimesh,  e fut Kosovën në spiralen e paligjshmërisë së zgjedhjeve, pasi kërkohet që përmes dhunës verbale dhe institucionale, t’i imponohet Kosovës një listë kandidatësh të paligjshëm, të çertifikuar si të tillë, nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe institucioneve të tjera”, ka shkruar Baze.

    Sipas tij, është pak a shumë ajo që bëri president Trump, duke i bërë thirrje mbështetësve të tij, të sulmojnë institucionin që po çertifikonte zgjedhjet, pasi i “bindi” që vullneti i popullit ishte manipuluar.

    “Albin Kurti bëri të njëjtën gjë. Ai tre ditë më parë i kërkoi KQZ-së t’i nënshtrohej vullnetit të të popullit dhe jo vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë gjë e përsëriti sot Vjosa Osmani. Tani ajo që mund të ndodhë, është që “populli” t’i turret KQZ-së, të djegë listat e zgjedhësve dhe t’i shpallë vetë kandidatët, pa i çertifikuar asnjë institucion, pasi ky është kuptimi që Kurti ka për vullnetin e popullit. Por ndërsa Albini aktualisht është thjesht një kandidat i ndëshkuar nga drejtësia, që nuk lejohet të kandidojë, Vjosa Osmani është kryesuese e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentit. Ndaj ajo nuk mund të kalojë në heshtje”, thekson tutje ai.

    “Ajo nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar për këtë akt. Edhe presidenti Trump nuk u arrit të shkarkohej pas skandalit që bëri, por Senati po e çon deri në fund përpjekjen e tij për ta ndëshkuar atë. Kjo mendësi revolucionarësh, që duan të hyjnë në zgjedhje duke vrarë së pari arbitrin, e duke mos respektuar asnjë ligj të shtetit të Kosovës, tani ka në krye të saj presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin. Dhe ngjan vërtet si një hordhi osmane”, ka shkuar ai në fund.

  • “Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkojë Valdete Dakën”

    “Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkojë Valdete Dakën”

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, kandidate për deputete në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të marr masa ndaj KQZ-së, në mënyrë që, siç thotë Osmani, ta mbrojë integritetin e këtij institucioni.

    “Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në transmetim të drejtpërdrejt në televizion, dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion dhe kërcënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyre e cila vepron si e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen KQZ-së për vendime kolegjiale……Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por e kemi detyrë që me çdokusht ta shpejtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të bimë në kurthet që ndërtohen me qëllim që ky proces zgjedhor të parandalohet e të stërzgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese e të votojnë për këdo që ata e përkrahin“, tha Osmani.

    “Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake, si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civil, do të detyrohem të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi, prandaj këtë test të demokracisë duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim e maturi“, shtoi Vjosa Osmani.

    E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkoj Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.

    “Duket se Vjosa do të shkarkojë Valdetën, kështu la të kuptohet në adresimin e sotëm që dha. Vjosa i druhet komplikimeve që mund të sjell KQZ pas zgjedhjeve, duke qenë se qysh tani vetëm sa kanë filluar të shfaqën polarizimet e thella brenda KQZ, me zonjën Daka që po merr anë”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

    Sipas tij, javën në vijim priten zhvillime dramatike dhe tensionim të situatës në KQZ.

    “Shoh si një situatë të tensionuar brenda KQZ edhe në ditët në vijim, dhe me komplikimet që mund të vijnë pastaj. Me këto përplasje brenda KQZ edhe procesi i zgjedhjeve mund të jetë e problem, dhe gjasat që të ketë edhe keqpërdorime të mëdha të votave mund të jetë i lartë. Pritet që këtë javë të ketë situatë dramtike në KQZ, e të cilat mund të shkaktojnë tensione nga edhe në krejt procesin zgjedhor. Besoj e Vjosa do e shkarkoj Valdete Dakën, dhe ky duket se është i pashmangshëm”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti

  • Kurti dhe Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit

    Kurti dhe Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit

    Lëvizja Vetëvendosje së bashku me iniciativën e Vjosa Osmanit, kanë publikuar sloganin me të cilin do të garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 14 shkurt.

    “Krejt dhe Drejt”, është slogani që tashmë është publikuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

    Kurti ka thënë se referendumi i 14 shkurtit nuk mund të ndalet.

    “Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet”, ka thënë ai në shkrimin e bërë në Facebook.

    Kurse, Osmani ka sqaruar pse do të garojnë më ketë slogan.

    “Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin. Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Kujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje me iniciativën e Vjosa Osmanit për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurt, ku në listën e Osmanit janë 14 kandidatë për deputetë.

    https://www.facebook.com/165237913638481/posts/1913410488821206/

  • Osmani kujton Skënderbeun në 553 vjetorin e vdekjes: Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës

    Osmani kujton Skënderbeun në 553 vjetorin e vdekjes: Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës

    Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeu, në 553 vjetorin e vdekjes së tij.

    Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani thotë se Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat, mbi të gjitha, mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si I tillë do të kujtohet përherë.

    “Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij. Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar”, ka shkruar ajo.

    “Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë”, shton tutje Osmani.

  • Avokatja kosovare i bashkohet “Iniciativës” së Vjosa Osmanit

    Avokatja kosovare i bashkohet “Iniciativës” së Vjosa Osmanit

    Avokatja kosovare, Doarsa Kica, ka njoftuar se i është bashkuar Iniciativës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

    Kica ka publikuar një fotografi bashkë me Osmanin në llogarinë e saj në Facebook, derisa ka shkruar se “guximi nuk shprehet gjithmonë me forcë fizike”.

    “Në shtetet demokratike, shprehet me ndërmarrjen e një hapi tutje në të mirën e përgjithshme. Në guximin për të dalur jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për ti shërbyer interesave shtetërore, dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Koha ka treguar që pritja kushton. Andaj, pa pritur më shumë është koha të guxojmë”, ka shkruar ajo.

    Njoftimi i plotë:

    Sot, guxova.

    Guximi nuk shprehet gjithmonë me forcë fizike. Në shtetet demokratike, shprehet me ndërmarrjen e një hapi tutje në të mirën e përgjithshme. Në guximin për të dalur jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për ti shërbyer interesave shtetërore, dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Koha ka treguar që pritja kushton. Andaj, pa pritur më shumë është koha të guxojmë.
    #Guxo
    Vjosa R. Osmani

  • Osmani: Reçaku është dëshmi autentike e gjenocidit serb në Kosovë

    Osmani: Reçaku është dëshmi autentike e gjenocidit serb në Kosovë

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Reçak bashkë me Liderin e VV-së, Albin Kurtin, në 22 vjetorin e masakrës së tmerrshme.

    Gjatë fjalimit, Osmani tha se Reçaku është dëshmi autentike e gjenocidit serb në Kosovë.

    “Sot janë bërë 22 vjet nga masakra më e tmerrshme jo vetëm në historinë e Kosovës por në historinë e gjithë njerëzimit. Reçaku është dëshmi autentike e gjenocidit serb në Kosovë. Vendi ku u dëshmua qëllimi i Serbisë për shfarosjen e popullit shqiptar”.

    “Nga këtu, duke nderuar të gjithë dëshmorët anë e kënd Kosovës, me zë të lartë duhet të kërkojmë drejtësi për të gjithë ata që ishin viktima civile por edhe të gjithë të tjerët që ranë për ta gëzuar ne lirinë e vendit tonë”.

    Ndër të tjerash, Osmani tha se kurrë nuk është vonë të flitet për këto krime çdo kund në botë dhe të kërkohet që bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmitë e qarta

    “Dëshmitë e gjenocidit serb i gjejmë anë e kënd vendit tonë. Kurrë nuk është vonë të flasim për këto krime çdo kund në botë, të kërkojmë që bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmitë e qarta që tregojnë se si shqiptarët luftuan për pragun e shtëpisë e Serbia udhëhoqi gjithë atë luftë duke mos kërkuar falje dhe duke mos lejuar drejtësi për këto krime. Lavdi dhe përkujtim i përjetshëm për të gjithë të rënët në Reçak dhe anë e kënd Kosovës”.

  • Albin Kurti e Vjosa Osmani në konferencë të jashtëzakonshme për media

    Albin Kurti e Vjosa Osmani në konferencë të jashtëzakonshme për media

    Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot do të mbajnë një konferencë për media, shkruan Gazeta Blic.

    Konferenca do të mbahet në ora 13:30 para bustit të Skënderbeut.

  • Mustafa i bie pishmon, kërkon  kthimin e Vjosa Osmanit në LDK

    Mustafa i bie pishmon, kërkon kthimin e Vjosa Osmanit në LDK

    Mustafa thotë se edhe njerëz të tjerë para Osmanit ishin larguar e kthyer pastaj në LDK.

    ‘’Ne kemi praktiku edhe më parë që njerëzit të shkonë dhe t’i pranojmë që të kthehen. Kemi Nexhad Dacin.

    S’kam asnjë kundërshtim që zonja Osmani të kthehet në LDK dhe kurrë s’ka pasë arsye që ajo të largohet kështu sic është larguar. Se kemi përjashtuar.

    S’ka pranu që Hoti të zgjidhet kryeministër dhe kjo ka qenë arsyeja pse e kemir espejktuar një dispozitë të statusin, por nuk e kemi përjashtuar’’, ka thënë Mustafa në një emision shqiptar.

  • Brukseli zyrtar i heq fusnotën Kosovës, në takimin me Vjosa Osmanin!

    Brukseli zyrtar i heq fusnotën Kosovës, në takimin me Vjosa Osmanin!

    Ndryshe nga herët e kaluara, kur Kosova është referuar me fusnotë, ndryshe ka ndodhur në vizitën e u.d. presidentes, Vjosa Osmani, në Brukselin zyrtar.

    Komisioneri i BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi i është referuar vendit tonë si “Republika e Kosovës”.

    Ndryshe, gjatë ditës Osmani do të takohet edhe me David Sassolin president i Parlamentit Evropian.

    Ndërkaq në mbrëmje, presidentja në detyrë do të jetë mysafire e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi , Miroslav Lajçak.

    Gajtë vizitës dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wielandi, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandli (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuku, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchevi, nënkryetar i EPP-së.

    Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux, dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

  • “Hera e parë që Komisioni Evropian po na quan Republika e Kosovës”

    “Hera e parë që Komisioni Evropian po na quan Republika e Kosovës”

    Prindon Sadriu, bashkëshorti i u.d të presidentit, Vjosa Osmani thotë që për herë të parë Komisioni Evropian e njeh një President të Kosovës.

    Kjo me denominimin “Republic of Kosovo”, shkruan ai, përcjellë.

    Postimi i tij i plotë:

    Përpos aspektit politik e përmbajtësor, lajm shumë i mirë që Komisioni Evropian për herë të parë e njeh një President apo përfaqësues të lartë të 🇽🇰 me denominimin “Republic of Kosovo”.
    Presidente e fortë, Presidente që guxon.