Tag: Vjosa Osmani

  • Ish kryetari i LDK-së pritet t’i bashkohet Vjosa Osmanit në iniciativën e re politike?!

    Ish kryetari i LDK-së pritet t’i bashkohet Vjosa Osmanit në iniciativën e re politike?!

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme ka shtyrë partitë politike dhe figurat e njohura të politikës kosovare të bëjnë lëvizje të shumta politike, raporton Gazeta Online Veriu.info. 

    Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht ushtruese e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, përfundimisht ka ndarë rrugët me ish partinë e saj, LDK, duke paralajmëruar krijimin e një formacioni të ri politik në vend.

    Pritet t’i bashkohet edhe një nga figurat më të rëndësishme dikur të LDK-së, Fatmir Sejdiu, që drejtoi këtë parti për disa vjet dhe mbajti pozitën e presidentit të Kosovës në vitet 2007-2010.

    Tandemi i njohur i politikës kosovare, Osmani dhe Sejdiu, kritikë të mëdhenj të LDK-së, pritet që me iniciativën e tyre të bëhen pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen së shpejti.

    Osmani dhe Sejdiu njihen për raportet e tyre të mira që nga vitet e mëparshme kur Sejdiu kishte angazhuar si këshilltare politike Vjosa Osmani gjatë kohës që Sejdiu ishte president i Kosovës.

  • Donald Trump i shkruan Vjosa Osmanit

    Donald Trump i shkruan Vjosa Osmanit

    Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump i ka dërguar një kartolinë u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të ja uruar festat e fundivitit.

    Osmani përmes një postimi në Tëitter e ka falënderuar Trumpin për urimin dhe i ka dërguar urime të gjithë amerikanëve duke i dëshiruar shëndet, prosperitet dhe Krishtlindje dhe fundvit të këndshëm.

    “Faleminderit për urimin zotëri President, Donald Trump. Unë i dëshiroj të gjithë amerikanëve shëndet, prosperitet dhe Krishtlindje dhe Vit të Ri të këndshëm. Shpresoj që 2021 të jetë një pikë kthese pozitive në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen shoqëritë tona”, ka shkruar Osmani.

  • Ekskluzive: Vjosa Osmani shkarkon Driton Gashin, nga pozita e Sekretarit në Presidencë (Dokument)

    Ekskluzive: Vjosa Osmani shkarkon Driton Gashin, nga pozita e Sekretarit në Presidencë (Dokument)

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka suspenduar nga detyra Driton Gashin, sekretarin e Zyrës së Presidentit, shkruan Gazeta Blic.

    Gazeta Blic ka siguruar dokumentin e shkarkimit të Driton Gashit, nga pozita e sekretarit të Zyrës së Presidentit.

    Në arsyetimin e shkarkimit të Driton Gashit, thuhet se ai dyshohet se ka bërë shkelje të rëndë të detyrës.

    Gjithashtu, atij i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentet zyrtare të këtij institucioni.

    Suspendimi i Driton Gashit nga presidentja në detyrë ndërlidhet me tentim-hapjen e kasafortës së sigurisë.

    Ngjarja kishte ndodhur në ditën e parë të punës së Vjosa Osmanit në Presidencë.

    Vendimi për shkarkimin e Driton Gashit nga pozita e Sekretarit në Zyrën e Presidentit

    Një pjesëtar i AKI-së dyshohet se kishte shkuar në Presidencë dhe në prezencën e sekretarit Driton Gashi, kishte tentuar ta hapte kasafortën e sigurisë ku ndodheshin dokumentet e klasifikuara.

    Justifikimi që kishin dhënë ishte se EULEX-i donte ta bastiste Presidencën, informatë që misioni evropian e pati përgënjeshtruar pastaj.

    Gazeta Blic, ditë më parë pati sjellur detaje ekskluzive nga kjo ngjarje.

    https://gazetablic.com/detaje-ekskluzive-prapaskenat-e-tentim-vjedhjes-se-dokumente-sekrete-ne-kasaforten-e-presidences-se-kosoves/embed/#?secret=vZjfS1Yi8Y

    Mirëpo, të enjten, Gashi ka mohuar hapjen e kasafortës. Ka thënë se dëshmitar i ngjarjes ka qenë edhe Vjosa Osmani.

    “Unë kam qenë dëshmitar në këtë ngjarje bashkë me u.d. e presidentes dhe zyrtarin e AKI-së. Unë jam dëshmitar i ngjarjes krahasuar me të tjerët që po deklarohen në studio se është hapur sefi. Nuk është hapur sefi”, tha Gashi të enjten në mbrëmje.

    Ai po ashtu u shpreh se çdo gjë është bërë në mënyrë protokolare, “është njoftuar AKI jo për të marrë informacione, por ka ndodhur për shkak se informacionet kanë qenë të AKI për presidentin”.

    Driton Gashi, para se të bëhej sekretar në Presidencë, kishte qenë shef i AKI-së.
    Ai ishte zgjedhur sekretar i Zyrës së Presidentit në kohën kur ky institucionet udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

    Suspendimi i tij nga detyra ka ndodhur një ditë pas koordinimit mes u.d. të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Avdullah Hoti për lirimin nga detyra të Kreshnik Gashit, shefi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

    Kërkesa e Hotit për lirimin nga detyra të kryespiunit të Kosovës, po ashtu dyshohet se ndërlidhet me përfshirjen e një inspektori të AKI-së në incidentin e kasafortës së Presidentit.

    Kreshnik Gashi dhe Driton Gashi janë të dy ish-bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë. Para se të emërohej shef i AKI-së më 2019, Kreshnik Gashi kishte ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë kohës së Thaçit kryediplomat. Kishte mbajtur pozita edhe në Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

  • Bushati: Vjosa Osmani erdhi në Tiranë për të “asgjësuar” Ramën

    Bushati: Vjosa Osmani erdhi në Tiranë për të “asgjësuar” Ramën

    Analisti Andi Bushati, në një editorial të postuar në portalin Lapsi.al, shkruan se duket sikur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte nisur drejt Tiranës për të asgjësuar Edi Ramën.

    “Ajo lëvizi çdo gur për të theksuar se afërsia e kryeministrit tonë me Aleksandar Vuçiçin, po e pengon dënimin e genocidit serb të kryer në kohën e Millosheviçit,” shkruan Bushati.
    “Por, e keqja është se në axhendën e Vjosa Osmanit, nuk qe vetëm kërkesa për dënimin e genocidit serb. Ajo u pasua, aty për aty, me një tjetër kritikë të ashpër ndaj një çështjeje të cilës Edi Rama i ka vënë gjoksin. Ajo u kujdes të theksojë se Mini-Shengeni ballkanik i shërben më shumë Serbisë sesa dy vendeve tona. Ajo e tha këtë pikërisht në Tiranë, në të njëjtin vend ku pak muaj më parë Vuçiç e fshikulloi mikun e tij Edi, se kompleksohej nga liderët e Prishtinës për të mbrojtur këtë projekt të së ardhmes,” vijon analisti.
    “Gjithçka do të ishte OK, sikur ato t’i thoshte qoftë një intelektual i pavarur, apo qoftë edhe një politikan kryetar partie. Ndërsa, kur ato artikulohen nga goja e kryetarit të shtetit të Kosovës, pesha është tejet më e rëndë. Sepse askush më parë, asnjëherë, nuk ka zbarkuar në Tiranë duke përdorur të tilla tone dhe me një axhendë kaq të qartë për goditjen e një njeriu të vetëm.
    Këtë e bëri Vjosa Osmani duke përmbysur raportet e brishta mes lirisë për të thënë të vërtetën dhe vetëpërmbajtjes që obligon arsyeja shtetërore. Pasi pavarësisht se ndoshta Edi Rama e meriton përmendjen e të gjitha atyre që u thanë, konkluzioni që do të mbahet shënim nga kjo vizitë është shumë i rëndë. Ai dëshmon se qeveria e Tiranës është vënë në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës. Dhe kjo është tepër për të qenë në axhendën e takimit të çdo kryetari shteti. Aq më tepër kur miku vjen nga Prishtina,” përmbyll shkrimin analisti.

  • Vjosa Osmani i thotë përfundimisht lamtumirë LDK-së: Po e formoj partinë time!

    Vjosa Osmani i thotë përfundimisht lamtumirë LDK-së: Po e formoj partinë time!

    Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës,  ka folur edhe një herë për iniciativën e re të cilën po mendon ta themelojë dhe udhëheq. E gjithë kjo thotë se po ndodh për shkak se në LDK iu mbyll dera.

    “Në LDK më janë mbyllur të gjitha dyert”, thotë Osmani.

    “LDK më ka mbyllur derën dhe ky opsion nuk ekziston dhe e kam krijuar opsionin e tretë”, tha ajo kur u pyet nëse do të donte të udhëhiqte LDK’në, VV’në. Ajo përmendi ‘opsionin e tretë’ si iniciativën që po themelon.

    “Do ta ndërtojmë dhe do ta bëjmë më të fuqishme me shumë njerëz me integritet”, tha Osmani në RTV21.

  • Osmani: Votuesin e LDK-së e përfaqësoj unë

    Osmani: Votuesin e LDK-së e përfaqësoj unë

    Vjosa Osmani e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga LDK-ja.

    Osmani ka thënë se votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo “lidershipi aktual që fshihet nën logon e LDK-së”.

    “Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, është shprehur ajo në televizionin publik.

    Osmani që tani po ushtron edhe detyrën e presidentit të vendit, ka thënë se po përgatitet fuqishëm që në zgjedhjet e ardhshme të dalë mirë, duke mos përjashtuar edhe koalicionet, por jo siç tha ajo me partitë që e kanë kapur shtetit, dhe ato që kanë ndihmuar kapjen e shtetit.

  • Vjosa Osmani:LDK-së i ka mbetur vetëm logoja, votuesit i përfaqësoj unë

    Vjosa Osmani:LDK-së i ka mbetur vetëm logoja, votuesit i përfaqësoj unë

    Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e fundit thotë se është pikërisht ajo që përfaqëson votuesit e kësaj partie. Osmani doli e dyta në zgjedhje, pas Albin Kurtit

    Osmani thotë se LDK nuk mbajti premtimet, dhe se e vetmja gjë e rëndësishme për lidershipin aktual të partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, është qëndrimi në pushtet.

    “Kjo ka qenë zgjidhje e LDK’së apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK’së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi, sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar, me premtime të caktuara dhe që të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur. Të njëjtat qëndrime që i kam mbajtur para tetorit ato të njëjtat qëndroj edhe sot prandaj edhe me besim të plotë e them se e përfaqësoj votuesit e njëjtë”, thotë Osmani për televizionin publik të Kosovës.null

    “Mirëpo tani është një ekip i njerëzve që e kanë logon dhe e kanë emrin e LDK’së kështuqë po flas për ta dhe nuk po flas për strukturat e gjera, nuk po flas për votuesin e LDK’së por për ata që janë arsye që më kanë përjashtuar nga LDK. Nuk ka arsye që me përjashtuesit të ulem dhe të diskutojë sepse kemi qëndrime diametralisht të kundërta, për ata me rëndësi është pushteti për mua është me rëndësi që çdo detyrë që na jep qytetari ta kryejmë me përgjegjësi”, shtoi ajo.

    “Ajo parti më ka përjashtuar në një proces ku nuk më kanë lejuar ta them as edhe një fjalë para Këshillit të Përgjithshëm”, thotë Osmani.

    “Unë nuk jam larguar nga LDK’ja. Mua më kanë përjashtuar, ekziston dokument”, thotë Osmani.

  • Dekretohet Ligji për Rimëkëmbje, tani qytetarët mund t’i tërheqin 10 për qind nga trusti

    Dekretohet Ligji për Rimëkëmbje, tani qytetarët mund t’i tërheqin 10 për qind nga trusti

    Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar gjatë ditës së djeshme nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, menjëherë pasi i ëshhtë dërguar nga Kuvendi.

    Këtë e ka konfirmuar, Artan Murati, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila mbanë edhe postin e U.D të presidentes.

    “Po, dje është dekretuar, në momentin që është sjellë nga Kuvendi”, ka thënë Murati për Gazetën Insajderi.

    Pas dekretimit, Ligji pritet të publikohet në kohë rekorde në Gazetën Zyrtare dhe më pas nisin procedurat për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u përmend qysh para gjashtë muajsh, por hapa konkretë për jetësimin e tij, u morën ditën e premte kur pas shumë tentimeve kaloi në Kuvendin e Kosovës.

    E menjëherë pas kësaj në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti tregoi për hapat e mëtejmë.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë që 212 milionë euro mund të tërhiqen nga qytetarët.

    Ai tha se pas tetë ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti.

    Kosova më në fund u bë me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, në seancën e ditës së premte, 72 deputetë votuan pro në leximin e dytë të këtij ligji.

    Përpos, votave të partive në pushtet, pro votuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    E një prej kushteve të PDK-së që u fut si amendament në ligj, është edhe ajo që personat që tërheqin 10-përqindëshin e kursimeve nga Trusti e që kanë të kursyera më pak se 10 mijë euro, të rimbursohen nga Qeveria në një fazë të mëvonshme.

    Ata që kanë më shumë se 10 mijë euro të kursyera nuk do të rimbursohen.

    Raportohet se 104 mijë kosovarë kanë vetëm 100 euro në trust, që do të thotë mund të tërheqin vetëm 10 euro.

    Ndërsa, 12 mijë e 944 persona kanë të kursyera mbi 20 mijë euro, 212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1000 euro, 194 mijë e 857 persona kanë nga 1000 deri në 5000 euro.

    Në Trust nga 5000 deri 10000 euro i kanë 74 mijë e 99 persona.

    Nga 10000 deri 20000 euro në Trust i kanë 40 mijë e 440 persona.

  • Vjosa Osmani: AKI tentoi të ‘avulloi’ dokumente Top Sekret nga Presidenca

    Vjosa Osmani: AKI tentoi të ‘avulloi’ dokumente Top Sekret nga Presidenca

    Një ditë pasi ish-presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, një ngjarje e pazakontë ndodhi në Presidencë. Gazeta Sinjali mëson se pikërisht në këtë institucion të lartë shtetëror, një zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë tentoi të ‘avullojë’ dokumente “Sekret” dhe “Top sekret” nga kasaforta e Presidencës.

    Për këtë rast, U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani e ka denoncuar në Prokurori këtë ndërhyrje të AKI-së, mëson Gazeta Sinjali.

    Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i U.D. Presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me këtë rast.

    Sipas të njëjtave burime, në denoncimin e Faton Pecit, këshilltar i Osmanit, i autorizuar për ta denoncuar këtë rast, thuhet se Osmani mori përsipër ushtrimin e detyrës së presidentit, më 5 nëntor dhe në proces të bartjes së përgjegjësive, pas një intervali kohor prej 24 orësh, ka qenë edhe bartja e kasafortës së sigurisë që përmban raportet e AKI-së dhe dokumente të tjera konfidenciale.

    Sinjali merr vesh se më 6 nëntor 2020, sekretari i zyrës së Presidencës, fillimisht e kishte njoftuar stafin e U.D. Presidentit se EULEX-i do të bastis zyrat e Presidencës.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një njoftimi të tillë, U.D. e Presidentit e kishte kontaktuar ELEUX-in, të cilët e kanë mohuar se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi nuk kishte urdhër për bastisje.

    Por çfarë ndodhi kur zyrtari i AKI-së tentoi të hap kasafortën?

    Sinjali merr vesh se përkundër justifikimit se kasaforta e sigurisë nuk duhet të jetë objekt i bastisjes, pa autorizimin e U.D. Presidentit dhe në kundërshtim me vendimin e saj, në prezencë të një zyrtari që është prezantuar nga sekretari i zyrës së presidencës si inspektor i AKI-së, kanë tentuar të hapin kasafortën e sigurisë.

    Edhe pse në denoncimin e kabinetit të Osmanit thuhet se ftesa për AKI-në për të ndërmarrë një veprim të tillë është bërë pa njoftimin dhe autorizimin e U.D. Presidentit, zyrtari i AKI-së dhe një zyrtar tjetër i IT-së, kishin hapur kasafortën shkurtimisht dhe e kanë mbyllur përsëri.

    Gazeta Sinjali mëson se për një veprim të tillë të zyrtarit të AKI-së, Osmani ka ftuar në takim shefin e këtij institucioni, Kreshnik Gashin, të cilit ia ka shprehur pakënaqësinë e saj për ndërhyrjen e paautorizuar.

    Mirëpo arsyetimi që U.D. Presidentit, Vjosa Osmani, ka marrë në këtë diskutim të ashpër, ishte se ky është dokumentacion i AKI-së dhe mund ta tërheqim kurdo.

    Tutje në denoncim thuhet se pasditen e datës 06 11 2020, kabineti i Osmanit, në koordinim me administratën dhe në prezencë të sekretarit të zyrës së Presidentit dhe stafit të tij kanë evidentuar materialet që ishin në kasafortë (duke evidentuar vetëm datat dhe numrat referent të klikove, ato që kishin) dhe pas një procesi të tillë është bërë ndërrimi i passwordit të cilin e posedon nga ajo ditë vetëm Vjosa Osmani.

    Çfarë thonë nga Presidenca?

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar kabinetin e U.D. Presidentit më 27 nëntor për të marrë një konfirmim zyrtar se çfarë ka ndodhur atë ditë.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se: “Rastin në fjalë menjëherë e kemi denoncuar te organet e rendit, të cilat po merren me të. Kjo ka qenë ndërhyrje e paautorizuar dhe shkelje e protokollit të sigurisë. Meqë rasti po hetohet, nuk mund të japim më shumë detaje.”

    Përveç zyrës së Osmanit, Sinjali ka dërguar pyetje edhe në AKI për të marrë vesh nëse është bërë apo jo koordinimi me Presidencën, për t’i tërhequr dokumentet e klasifikuara, por ende nuk ka marrë përgjigje.

    Ndërkohë që Gazeta Sinjali ka mësuar se Prokuroria është në vazhdën e grumbullimit të provave dhe fakteve për të konstatuar nsëe kishte apo jo ndërhyrje të paautorizuar në kasafortën e të parit të shtetit dhe nëse tentimi për të zbrazur kasafortën nga dokumentet e klasifikuara ishte në përputhje me interesin shtetëror.

    Kujtojmë që dokumentet e klasifikuara nuk janë pronë e AKI-së pavarësisht se ky institucion është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë në vend.

  • Vjosa Osmani shërohet nga Covid-19, vazhdon punën nga zyra

    Vjosa Osmani shërohet nga Covid-19, vazhdon punën nga zyra

    U.d se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është kthyer në punë, pas shërimit nga Covid-19.
    Osmani ka bërë thirrje që të respektohen masat.

    “Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdoku”, ka thënë ajo.

    Postimi i plotë i saj:

    Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdoku.

    Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve.Covid-19 ka lënë shume familje pa më të dashurit e tyre, i ka rrëmbyer ata padrejtësisht pa pasur mundësinë për të dhënë pershendetjet e fundit.

    Derisa bashkëndjejmë me ata që janë goditur më së shumti, inkurajojmë ata që janë në vijën e parë të frontit me virusin, e nderojmë kujtimin e atyre që nuk janë më në mesin tonë, ky fundvit le të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët.

    Të vleresojmë e të jemi falenderues për njërëzit që janë në jetët tona, e mënyra më e mirë për t’u dëshmuar dashurinë e respektin në këto kohë është duke mbajtur distancën, pastruar duart, e duke mbajtur maskën.Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes.

    Duke u kujdesur për veten, kujdesemi edhe për të tjerët.

    Prandaj, edhe njëherë: distanca, duart, maska!Faleminderit!