Tag: Vjosa Osmani

  • Nëse Kushtetuesja vendos në favor të VV-së, shkuarja apo jo në zgjedhje mbetet në dorën e Vjosa Osmanit

    Nëse Kushtetuesja vendos në favor të VV-së, shkuarja apo jo në zgjedhje mbetet në dorën e Vjosa Osmanit

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës nesër pritet që të mbajë një seancë publike (online) për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që Qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese, për shkak të votës së deputetit të partisë së Ashkalinjëve, Etem Arifit, i cili është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

    Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

    Lidhur me këtë situatë që mund të krijohet pas vendimit të nesërm të Gjykatës Kushtetuese, lajmi.net ka kontaktuar njohësin Mazllum Baraliu, i cili deklaroi se kjo çështje do të jetë ekskluzivisht në mes presidencës dhe kushtetueses nëse vendoset që të aprovohet kërkesa e subjektit politik që parashtroi atë, në këtë rast të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Hapat të cilat do të duhej të ishin është çështje dhe kompetencë e Kushtetueses, e që nuk mund të paragjykohet, por në qoftë se merr Gjykata vendim që të miratojë parashtresën e subjektit politik që e ka drejtuar drejt saj, atëherë vendimi do të ishte që të kthehen në gjendjen e mëparshme. Në nivelin se si kanë qenë raportet institucionale dhe kushtetuese e juridike në mes atij subjekti politik dhe të presidencës asokohe. Aty duhet të kthehet çështja dhe është kogja problem për U.D së presidentes së Kosovës për atë se çka duhet të veprojë. Por mbetet që ajo të marrë vendimet përkatëse dhe mendoj se është mjaftë kompetente për të marrë një vendim të tillë në baza kushtetuese”, tha Baraliu.

    Tutje ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim kundër kësaj kërkese, pra thjeshtë kemi të bëjmë më gjendjen në të cilën jemi, pra të Qeverisë që është në mandate dhe gjërat shkojnë siç kanë filluar dhe siç janë.

    Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtuese që edhe ka qenë shkaktar për kontestimin e kushtetutshmërisë të mandatit të atij deputeti. Është çështje e para zgjedhjeve, pra detyrë për U.D së Presidentes se si do ti jap zgjidhje këtij kontesti, pra të kthehet çështja aty ku është ndalë ku kontestimet që kanë pasur palët apo sakt subjektet politike do të duhej që të sqaroheshin dhe të dakordoheshin për atë çështje. Nëse U.D së presidentes konsideron që të shpërbëhet Parlamenti, atëherë ajo e dinë punën e saj, është ekskluzivisht çështje e saj dhe është shumë e ndërlikuar dhe që do të bëhet në koordinim me Kushtetutën. Pra duhet pasur interpretime kompetente nga njerëzit kompetent lidhur me atë se çfarë duhet bërë, por paraprakisht duhet pritur se çka saktësisht thotë Gjykata Kushtetuese, pasi mund të veprojë ashtu që edhe t’i tregojë subjektit politik apo presidencës se si duhet të veprohet tutje. Pra në mënyrë propozimi, kështu që janë veprime që ndërlidhen me presidencën dhe kushtetuesen”, shtoi ai.

    Ndryshe Etem Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

    Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, Arifi arriti që të merrte pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore. Kjo kërkesë iu miratua nga Gjykata Themelore e Prishtinës.Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars, Arifi votoi për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

    Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Për Lëvizjen Vetëvendosje, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jo-valide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të 

  • Vjosa Osmani me një këngë reagon për fitoren e VV-së në Podujevë

    Vjosa Osmani me një këngë reagon për fitoren e VV-së në Podujevë

    U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në komunën e Podujevës.

    Osmani në Twitter ka publikuar duetin e Alicia Keys dhe Brandi Carlile që është publikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

    Kjo këngë u publikua për t’i inkurajuar votuesit që sa më shumë të dalin në zgjedhje.

    “Sepse, ti ke zë”, ka shkruar Osmani në Twitter, pa dhënë më shumë komente.

    Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e Qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.

    Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.GE

  • Bekim Jashari falënderon Vjosa Osmanin që e nderoi mixhën Rifat me “Urdhërin e Lirisë”

    Bekim Jashari falënderon Vjosa Osmanin që e nderoi mixhën Rifat me “Urdhërin e Lirisë”

    Kryetari i Skenderajt, njëherit anëtar i familjes heroike Jashari, Bekim Jashari, përmes një postimi në FB ka falënderuar U.D e Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ia ndau axhës së tij, Rifat Jasharit “Urdhërin e Lirisë”.

    Ai ka thënë se ky është nder dhe respekt që iu tregua familjes së tij, veçanërisht mixës Rifat.

    Ky është postimi i tij:

    U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar.

    Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat.

    Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne.

    Të fala për të gjithë shqiptarët nga gjaku i mësuesit e plakut të urtë, Shaban Jashari, heronjve tonë, Adem e Hamëz Jashari, nga mixha Rifat Jashari.

    I dashur mixhë, të paqim gjatë, të presim me padurim!

    Gëzuar festat e Nëntorit!

  • Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

    Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

    Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të shkruar në mediumin prestigjioz vjenez ‘Der Standard’, lidhur me ish-anëtarët e UÇK’së që po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, me titullin ‘Ish-luftëtarët në Kosovë do mbajnë përgjegjësi’, ka trajtuar edhe çështjen e fatit politik pas situatës së Speciales.

    Ajo, ndër të tjera, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe u.d. e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, janë figurat politike të cilat duan ta luftojnë korrupsionin, shkruan Gazeta Express.

    “Procedimet kundër ish-komandantëve zhvillohen në një kohë kur politikanët janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë mbështetje nga popullata, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me luftëtarët e vjetër, por duan të luftojnë korrupsionin. Kjo përfshin kryeparlamentaren dhe presidentin e përkohshëm Vjosa Osmani, si dhe ish-kryeministrin Albin Kurti nga Vetëvendosja, të cilët mund të fitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm”, ka shkruar gazetarja austriake në analizën e saj.

    Tutje, ajo ka shkruar edhe në një konotacion negativ për ish-liderët e UÇK’së, me theks të veçantë ndaj ish-presidentit Thaçi, si dhe ish-kryeparlamentarit Veseli.

    “Gjykata Speciale tashmë kishte njoftuar akuzat kundër Thaçit në qershor para se ato të konfirmoheshin sepse Thaçi gjithmonë ishte përpjekur të anashkalonte gjykatën. “Z. Thaçi dhe Z. Veseli besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të shfuqizuar ligjin që krijon gjykatën dhe përndryshe pengojnë punën e gjykatës për t’u siguruar që ata nuk do të sillen para drejtësisë,” tha gjykata në një transmetim. Akuzat tani janë konfirmuar dhe të pandehurit tashmë janë marrë në pyetje”, thuhet tutje në analizën e Wölfl.

  • “Ndalu oj zonjë se do me na ra pika” –  Vjen reagimi për Vjosa Osmanin, pas vendimeve të fundit

    “Ndalu oj zonjë se do me na ra pika” – Vjen reagimi për Vjosa Osmanin, pas vendimeve të fundit

    Dje U.D e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani largoi nga puna katër konsuj.

    E ajo sot ka vazhduar me vendime të tjera.

    Osmani ka marrë vendim për anulimin e të gjitha konkurseve të shpallura nga ish presidenti Hashim Thaçi.

    Po ashtu, ka marrë vendim që të mos hapen konkurse të tjera, përcjell Bota sot.

    Pas kësaj, ka reaguar Rron Gjinovci nga shoqëria civile.

    Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kërkuar që të ndalet dhe t’i zbulojë skandalet më ngadalë.

    “Ndalu mo oj zonjë se do me na ra pika. Qiti skandalet ma kadale”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

  • Osmani merr një vendim tjetër, anulon të gjitha konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

    Osmani merr një vendim tjetër, anulon të gjitha konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë edhe një vendim të ri.

    Osmani ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit.

    Në këtë vendim mes tjerash thuhet se “ndalohet shpallja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës deri në një vendim të ri”

    Vendimi ka hyrë në fuqi sot.

  • Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

    Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

    Siç thuhet në komunikatën për media, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.

    “Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në njoftim.

    KOHA të martën ka raportuar për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit, Haxhi Shala, në pozitën e konsullit të përgjithshëm në Pragë.

  • Vjosa Osmani i’a shuan shpresat djalit të Haxhi Shalës – Pritet që ta shfuqizoj vendimin e emërimit të tij si Konsull

    Vjosa Osmani i’a shuan shpresat djalit të Haxhi Shalës – Pritet që ta shfuqizoj vendimin e emërimit të tij si Konsull

    U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me publikimin e fundit që u bë lidhur me emërimin e Flakron Shalës djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, si konsull në Pragë të Çekisë.

    Postimi i plotë u saj:

    Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

    Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk eshte rasti i vetem. Eshte praktike e mbrapshte, te cilen duhet ta kthejme mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen.

  • Vjosa Osmani ia indërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ

    Vjosa Osmani ia indërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ

    Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ia ka ndërprerë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.

    Sipas komunikatës së ZPRK’së, vendimi është është marrë pasi që Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

    “Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendim.

    Komunikata e plotë:

    U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sot ka marrë vendim t`ia ndërpresë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, z.Nenad Rikalo.

    Ky vendim është marrë pasi që z.Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

    “Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendimin e u.d. Presidentes Osmani.