Tag: Vjosa Osmani

  • Lajmi i fundit: Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve të jashtzakonshme

    Lajmi i fundit: Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve të jashtzakonshme

    Gazeta Blic merr vesh se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen të dielën e 14 shkurtit.

    Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti, do të caktohet data e zgjedhjeve të reja.

    Sic i ka thënë një burim gazetës, ato do të mbahen me 14 shkurt.

    Pritet konfirmimi i datës së zgjedhjeve nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ashtu siç parashihet në Kushtetutë.

    Vendimi i gjykatës kushtetuese për rrëzimin e qeverisë hoti u publikua sot, në këtë vendim thuhet se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më larg se 40 ditë pas publikimit të këtij vendimi.

    Ky vendim thotë:

    Gjykata rikujton që Qeveria e votuar përmes Vendimit nr. 07/V-014 të Kuvendit, të 3 qershorit 2020, është bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të nxjerrë bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, përkatësisht në tentativën e dytë për zgjedhjen e Qeverisë. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton interpretimin e dhënë në Aktgjykimin KO72/20 ku kishte theksuar se “zgjedhjet do të jenë të pa evitueshme në rast të dështimit të zgjedhjes së Qeverisë edhe në tentativën e dytë, […] me ç’rast, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”.

    Në dritën e kësaj, Gjykata thekson se në rastin konkret vihet në lëvizje paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

  • Deklarata ofenduese e Agim Veliut, VV i del në mbrojtje Vjosa Osmanit: Nuk mundesh me idiotizma

    Deklarata ofenduese e Agim Veliut, VV i del në mbrojtje Vjosa Osmanit: Nuk mundesh me idiotizma

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Tinka Kurti, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, AgimVeliu, pasi ky i fundit “se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zinte Osmanin aty”, raporton GazetaBlic.

    Kurti, në një postim në Facebook, ka kërkuar nga Veliu të pensionohet, teksa ka shtuar se këto komente, sipas saj, s’kanë pikë rëndësie.

    “Unë e kuptoj se ai (Agim Veliu) është i vogël, shumë i vogël. Po e dini në çfarë kuptimi. Mendjengushtë. Shpirtngushtë.  Agim Veliu pensionohu më ndershëm. Nuk mundesh me idiotizma. Rezultatin e tyre e ke pa. As mençëm nuk është për ty por e panevojshme për këdo. Pa pikë rëndësie komentet tua”, ka shkruar ajo./GazetaBlic

  • Osmani “godet” LDK-në në këtë komunë, ia merr edhe 100 ish-anëtarë

    Osmani “godet” LDK-në në këtë komunë, ia merr edhe 100 ish-anëtarë

    Vjosa Osmani së bashku me Faton Pecin e Haxhi Avdylin ishin sot për vizitë në Prizren.

    Deputeti Avdyli, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Osmani ka takuar një pjesë të veteranëve të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë qytet.

    “Prizreni ishte e nderuar të vizitohej nga Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani. Edhe pse me ftesa individuale, interesimi ishte tepër i madh që për shkak rregullave anti-COVID u deshtë të mbahen dy takime me 50 pjesëmarrës dhe disa takime grupore më të vogla.

    U takuam me strukturën e veteranët e Degës së LDK-së që guxojnë të jetësojnë ndryshimin”, shkroi Avdyli.

    “Takimi i dytë ishte me guximtarët e rinj, të cilët për t’ia kthyer shpresën vendit do guxojnë të angazhohen me konceptin politik të mbajtjes së fjalës. Faleminderit të gjithëve që po na besoni se ne nuk ua tjetërsojmë votën. Vazhdojmë..”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Pas shkarkimit nga LDK e cila kishte sloganin “Beso” në zgjedhjet e kaluara, Osmani për këto zgjedhje do garojë me listën e saj me sloganin “Guxo”.

    Haxhi Avdyli është njëri nga deputetët e LDK-së, i cili i është bashkuar Osmanit në iniciativën e saj, ndërsa pranë saj po qëndron edhe shefi i stafit të presidencës, mitrovicasi Faton Peci.

  • Vjosa Osmani tregon sa ka shpenzuar gjatë 1 viti si kryesuese e Kuvendit të Kosovës në raport me Kadri Veselin

    Vjosa Osmani tregon sa ka shpenzuar gjatë 1 viti si kryesuese e Kuvendit të Kosovës në raport me Kadri Veselin

    Pas publikimit të lajmit se u.d. e Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë meditje 1000 vetëm për një vizit zyrtare në Shqipëri. Vjosa Osmani ka bër publik raportin e shpenzimeve si kryesuese e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan RilindjaShqiptare.

    Vjosa Osmani ka bërë dallimet në shpenzimet gjatë kohes sa ishte Kryetarr e Kuvendit të Republikës së Kosovës në raport me shpenzimet e ish Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

    Ky është postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Gjatë ditëve në vijim, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë deri më tani, do të përballeni me një sërë propagandash. Një të tillë mund ta lexoni sot në mëngjes tek Gazeta Express, e cila thotë se Osmani mori 1 mijë euro mëditje për 3 ditë në Shqipëri. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk i kam marrë unë 1 mijë euro, por ashtu siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit nga presidenca (sepse kemi qenë 8, e jo vetëm unë) kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet. Edhe pse në përgjigjen e kthyer për Express nga zyra për media potencohet qartë se ajo shumë është për të gjithë anëtarët e delegacionit, Express dezinformon se gjoja unë kam marrë e vetme ato 1 mijë euro.

    Përndryshe kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare. Së shpejti do të publikohen shpenzimet e që të gjithëve dhe do të shihni krahasimin se si të tjerët kanë shpenzuar. Qofshin ato nga qindra mijëra euro mëditje, udhëtime, përdorim i kartelës zyrtare etj etj. Për momentin, mund ta shihni këtë krahasim, për 11 muajt e mi si Kryetare e Kuvendit (i bazuar në raportet zyrtare të Kuvendit) dhe shumë shpejt do ta publikoj edhe raportin e shpenzimeve të krahasuara në Presidencë (Vini re: Shpenzimet janë për komplet kabinetin e jo shpenzimet e mia individuale). Edhe pse kurrë s’kam dashur të merrem me këto çështje përkundër faktit që kam shpenzuar rreth 30 fish më pak se të tjerët, propagandës së ulët do t’i përgjigjemi me fakte. Prandaj, ju lus që të keni kujdes kurdo që lexoni “lajme”, të tilla dhe paraprakisht t’i konfirmoni ato me raportet zyrtare të institucioneve lidhur me ato shpenzime. Ne do të jemi transparent me secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh, përkundër ndërhyrjeve kriminale që po kemi kohë pas kohe për të parandaluar një gjë të tillë.

  • Sqarim i Zyrës së Presidentit: Vjosa Osmani nuk i ka marrë 1 mijë euro mëditje

    Sqarim i Zyrës së Presidentit: Vjosa Osmani nuk i ka marrë 1 mijë euro mëditje

    Nga Presidenca kanë sqaruar se Osmani s’ka marrë e vetme 1 mijë euro mëditje, por se kjo shumë është vlera totale e mëditjeve që kanë marrë tetë anëtarë që kanë qenë pjesë e delegacionit zyrtar.

    “Gjatë qëndrimit treditor në Shqipëri, u.d. Presidentja, Vjosa Osmani nuk i ka marrë  1 mijë euro mëditje. Në delegacionin zyrtar kanë qenë tetë anëtarë, të cilët siç përcaktohet me ligj, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar shumën prej 1 mijë eurosh”, kanë thënë nga presidenca.

    Tutje, në reagim thuhet se kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare.
     

    “Do të jemi transparent për secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh. Ndaj do të shihet se Kabineti Osmani ka shpenzuar shumëfish më pak sesa kabinetet paraprake”, thuhet në reagim.

  • Vjosa Osmani zyrtarizon nismën e saj për zgjedhje, “Guxo” është slogani i saj

    Vjosa Osmani zyrtarizon nismën e saj për zgjedhje, “Guxo” është slogani i saj

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas përplasjeve që pati në LDK, kishte bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me iniciativën e saj.

    E tash kur Gjykata Kushtetuese e shpalli jolegjitime Qeverinë Hoti, dhe kur jemi në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve, Osmani vendosi të bëjë publike sloganin e iniciativës së saj e që është “Guxo”.

    Ajo ka shkruar në Facebook se “Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.

    Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”.

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.165237953638477/1898597350302520/?type=3

  • Vjosa Osmani i merr LDK-së kryetarin e nëndegës më të madhe në Gjilan

    Vjosa Osmani i merr LDK-së kryetarin e nëndegës më të madhe në Gjilan

    Po vazhdojnë kalimet e zyrtarëve e aktivistëve të LDK-së, në nismën e Vjosa Osmanit.

    Sot asaj i është bashkuar edhe Albin Devaja, kryetar i nëndegës më të madhe në Gjilan.

    Këtë e ka bërë të ditur Haxhi Abdyli përmes një postimi në Facebook, derisa ka publikuar foton e Osmanit dhe Devajës, duke thënë se do të vazhdojnë tutje.

    Postimi i tij i plotë:

    Meqë ndryshimi i natyrshëm brenda LDK-së, u zëvendësua me diferencim, e ndryshimi në Kosovë u zëvendësua me status quo, aktivistët vullnetmirë si z .Devaja zgjodhën ndryshimin e vërtetë që po sublimohet përmes Vjosa Osmanit..Albin Devaja kryetar i nëndegës më të madhe në Gjilan, fuqishëm në përkrahje të konceptit politik të Vjosa Osmanit. Vazhdojmë…

  • LDK mbetet pa asnjë asambleist në këtë qytet të Kosovës, të gjithë i merr Vjosa Osmani

    LDK mbetet pa asnjë asambleist në këtë qytet të Kosovës, të gjithë i merr Vjosa Osmani

    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbetur pa asnjë asambleist në Komunën e Malishevës, pasi që të njejtit kanë kaluar në mbështetje të Vjosa Osmanit.

    Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina dhe asambleistët Valon dhe Arlind Krasniqi, kanë dalur në mbështetje të Vjosa Osmanit.

    Kjo u bë e ditur në një njoftim të vetë Valon Krasniqit.

    Ndërsa në shpërndarjen e postimit të Krasniqit, që ia ka bërë deputeti, Haxhi Avdyli, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

    “Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina , njëherit kryetar i nëndegës së LDK-së Astrazub, asambleisti Valon Krasniqi , kryetar nëndege në Bardh dhe Arlind Morina asambleist i bashkohen kauzës sonë të ndryshimit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Avdyli.

  • Ja emrat e 10-shes së parë të Listës së Vjosa Osmanit?

    Ja emrat e 10-shes së parë të Listës së Vjosa Osmanit?

    Tashmë zyrtarisht dihet se do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës, pas aktvendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Poashtu tashmë dihet se Vjosa Osmani do të formojë një formacion politik të përmendur si Lista, dicka e përafërt me dikur Listën Ibrahim Rugova, dhe është sqaruar nga ekspertët e Kushtetutës se ajo ka të drejtë ligjore që të formojë parti politike dhe të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit të ardhshëm, paçka se mban postin e U.D. presidentes së vendit, shkruan Botapress.
    Por deri më tash në opinion nuk janë sqaruar dy gjëra për të ardhmen politike të Vjosa Osmanit?
    E para ende nuk dihet se a do të garojë e vetme apo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe e dyta nuk dihet se kush do të jenë emrat dhe personalitetet politike e publike që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në Listën e saj?
    Enigma e parë mbase mund të marrë përgjigje së shpejti për faktin se Vjosa e vetme me siguri se nuk do të kalojë pragun zgjedhor. Sondazhet e fundit jo të mira për Vjosa Osmanin dhe përvoja e hidhur e inciativave të mëhershme politike në Kosovë (kujtojmë FER-in, LDD-në, e së, PSD-në e Shpend Ahmetit, AKR-në e Behgjet Pacollit e Nismën e Fatmir Limajt) mbase do ta detyrojnë U.D. presidenten që të garojë në një listë të përbashkët me VV-në. Në këtë kuadër, duke e parë sigurinë politike të VV-së besohet se VV do të garojë me siglën e saj ndërkaq Vjosa me njërëzit e saj “do të shkrihen” në listën zgjedhore të VV-së.
    Ndërkaq edhe më tutje mbeten enigmë emrat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në iniciativën e saj politike jasht LDK-së.

    Krejt çka dihet deri më tash janë Haxhi Avdyli nga Kuvendi i Kosovës dhe Donika Gërvalla- Shwarc nga Diaspora.
    Me siguri në grupin inicues do të jenë edhe Faton Peci, këshilltar politik dhe ish-kandidat për kryetar të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Vehbi Miftari, shef i kabinetit dhe ish-zëdhënës i LDK-së në kohën e Fatmir Sejdiut si dhe sa për “strukturë” edhe Agnesa Vitia, asistente personale dhe një ish-gazetare që nuk e mban mend askush emrin e saj.
    Por në ditët në vijim do të sqarohen edhe shumë gjëra në këtë drejtim.
    Kështu ka gjasa që nëse nuk përfshihet në Listën për deputet nga LDK-ja, Vjosës t’i bashkohen edhe dy deputetët nga Gjilani Fatmir Rexhepi e Faton Bislimi. I pari nuk ka votuar shkarkimin e koalicionit VV LDK dhe ka abstenuar në votimin në Qeverinë Hoti, ndërkaq i dyti, ,me të marrë postin e deputetit, pas zgjedhjes së Qeverisë Hoti, së pari ka trokitur në derë të Vjosa Osmanit si kreytar e Kuvendit për të nisur rrugëtimin e tij prej deputeti në Kuvendin e Kosovës.

    Të pakënaqurit e tjerë në LDK
    Të pakënaqur në LDK do të ketë edhe emra të tjerë, si puna e Adem Salihajt e mbase edhe e Burim Berishës, kryetar aktual i Fushë Kosovës dhe kryetar i Degës së LDK-së në Fushë Kosovë. Berisha njihet si një “kundërshtarë i heshtur” i Isa Mustafës. Ai madje nuk është parë asnjëherë krah për krah liderit të LDK-së në asnjë fushatë zgjedhore ndërkaq dihet se ka afërsi politike dhe familjare me Fatmir Sejdiun.
    Emrat e tjerë nga LDK që do të dihen pas zhvillimeve të brendshme në LDK e sidomos pas publikimit të listës me kandidatë për deputet nga kjo parti. Një renditje jo e mirë do ta ftohë raportin me LDK-në edhe Lumir Abdixhiku, Ardian Shala, deputet dhe kryetar i Degës së LDK-së në Suharekë, Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrisë e ndoshta edhe të Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, i përfolur si iniciator i formimit të LDK-së së Anomoravës, për shkak të mospërfaqësimit të kësaj ane në Qeverinë Hoti.

  • LVV kërkon që Kosova të lehtësojë mundësinë e votimit nga mërgata

    LVV kërkon që Kosova të lehtësojë mundësinë e votimit nga mërgata

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që shteti i Kosovës ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga mërgata.

    Përmes një njoftimi të kësaj partie thuhet se sot Vetëvendoje, ka mbajtur mbledhje me qendrat e saj, në të cilën morën pjesë kryetari Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, Valon Hoti.

    “Në pjesën e parë të mbledhjes, kryetari Kurti foli rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë krijimin e rrethanave drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Teksa pritet vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme”, thuhet në njoftim.

    Në këtë takim thuhet se po ashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka mërgata.

    “Shteti i Kosovës, përmes institucioneve kompetente, duhet ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga mërgata, e jo t’ua vështirësojë një gjë të tillë, siç është bërë në të kaluarën”, vijon njoftimi.

    Vetëvendoje ka bërë të ditur se këtë vit ka pasur rreth 10 mijë anëtarësime të reja.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe strukturat e saj organizative janë gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje. Ndryshimi aq shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga populli, nuk ka asnjë arsye të mos lejohet që të ndodhë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së. Kushtetuesja ka urdhëruar edhe shkuarjen në zgjedhje brenda 40 ditësh.