Tag: Zgjedhjet

  • “Dorëzohen” serbët: Vështirë se në të ardhmen mund të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë

    Pas çdo aksioni apo veprimi të Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me veriun apo serbët, Lista Serbe del me kërcënimin “vetëm edhe një herë lë të ndodhë”. Kështu ishte edhe pasi nuk u lejua mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, vlerëson Milica Andriq-Rakiq nga Iniciativa e Re Shoqërore.

    “Qysh tash po i themi Prishtinës, se më 3 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale të Serbisë kudo ka serbë në Kosovë. Nëse nuk lejohemi, do të vendosim reciprocitet”, kërcënoi ministri në Qeverinë e Kosovës dhe lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq.

    Këtë kërcënim të Rakiqit, Andriq-Rakiq e quan bosh dhe thotë se kështu tha edhe pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në lidhje me targat dhe më pas për luftimin e korrupsionit e kontrabandës.

    “Lista serbe ka pasur kërcënime të ngjashme edhe në të kaluarën dhe nëse kërcënimi i fundit do të realizohej për daljen nga institucionet, sot ne nuk do t’i kishim institucionet e Kosovës në zonat serbe në Kosovë. Meqë kjo nuk ka ndodhur as në të gjitha situatat e mëparshme kur Lista Serbe kërcënonte me masa të caktuara, edhe tani sinqerisht mendoj se është e vështirë që kjo, vënia e reciprocitetit, të realizohet”, tha Andriq-Rakiq për portalin “Kossev”.

    Sipas saj, pas ndalesës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, ka shumë mundësi që më të mos lejohet kurrfarë votimi i organizuar nga shteti serb në Kosovë, as zgjedhjet presidenciale që janë më 3 prill.

    “Ka shumë pak mundësi që zgjedhje e Serbisë të mbahen ndonjëherë në territorin e Kosovës. Deri në këtë referendum, Serbia i referohej praktikës ekzistuese dhe marrëveshjes që kishte me OSBE-në për mbledhjen e votave. Serbia në fakt ka vendosur një praktikë të re, një mënyrë tjetër të organizimit të serbëve. Nuk është aspak ideale që njerëzit të udhëtojnë dy orë e gjysmë për të ushtruar të drejtën e votës”, u shpreh Andriq-Rakiq.

  • Caktohet data e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës

    Caktohet data e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës

    17 tetori është data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend. Kështu ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një komunikate për media.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

    Me të njëjtin vendim, njoftohet se Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.

  • Përditësimi i fundit nga zgjedhjet në Shqipëri, ndryshon diferenca mes partive

    Përditësimi i fundit nga zgjedhjet në Shqipëri, ndryshon diferenca mes partive

    Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 1 mijë e 488 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.

    KZAZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga votat e numëruara deri më tani rezulton se ka siguruar 204 mijë e 584 vota.

    Parti e dytë radhitet PD-ja që nga votat e numëruara deri tani del se ka siguruar 158 mijë e 294 vota.

    LSI ndërkaq ka siguruar 29 mijë e 190 vota.

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pjesëmarrja në këto votime është 48.2%.

  • Anamorava u jep mësim rajoneve të tjera, prej 12 deputetëve 9 janë gra

    Anamorava u jep mësim rajoneve të tjera, prej 12 deputetëve 9 janë gra

    Rajoni i Anamoravës, si asnjëherë në historinë e tij do të ketë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, përfaqësimin më të mirë.

    Nga dhjetëra kandidatë që ishin pjesë e garës zgjedhore të 14 shkurtit nga subjektet e ndryshme politike, 12 prej tyre kanë siguruar votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e përbërjes së re të institucionit më të lartë të shtetit. Ajo që bie në sy kësaj here është se nga 12 deputetët e legjislaturës së re 9 janë gra të cilat kanë arritur të marrin besimin e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës. Me këtë përzgjedhje që e kanë bërë qytetarët e Anamoravës kanë dhënë shembull për fuqizimin e rolit të gruar në shoqëri e politikë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE si fituese e zgjedhjeve do të ketë 9 deputetë në legjislaturën e re nga rajoni i Anamoravës, LDK do të ketë 3 deputete nga ky rajon, kurse PDK dhe AAK nuk kanë arritur të sigurojnë vende në Kuvend.

    Deputetë e LVV-së nga Anamorava janë:

    Arbëresha Kryeziu-Hyseni – Gjilan

    Alban Hyseni – Gjilan

    Arijeta Rexhepi – Gjilan

    Labinotë Demi-Murtezi – Gjilan

    Luan Aliu – Gjilan

    Adriana Matoshi – Gjilan

    Nijazi Isaku – Viti

    Mirlinda Tishukaj Sadiku – Viti

    Arta Bajralia – Kamenicë

  • Krahasimi me Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e vitit 2019: LVV u rrit për 29 deputetë, LDK humbi 13 deputetë

    Krahasimi me Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e vitit 2019: LVV u rrit për 29 deputetë, LDK humbi 13 deputetë

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, kurse të enjten pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shpallë rezultatin përfundimtar dhe më pas do të bëjë certifikimin e rezultateve.

    Në bazë të gjitha të dhënave nga KQZ (rezultateve preliminare, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta), shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:

    LVV – 58 deputetë

    PDK – 19 deputetë

    LDK – 15 deputetë

    AAK – 8 deputetë

    Lista Serbe – 10 deputetë

    Minoritet tjera – 10 deputetë

    Nëse këto rezultate krahasohen me ato të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019, vërehen ndryshime të mëdha në përbërjen e grupeve parlamentare.

    Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 29 deputetë më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënien më të madhe nga zgjedhjet e kaluara duke humbur 13 deputetë.

    PDK po ashtu ka rënie, duke marrë 5 deputetë më pak se në vitin 2019.

    Edhe AAK ka 5 deputetë më pak se në vitin 2019.

    NISMA e cila në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 6 deputetë, në këto zgjedhje nuk arriti ta kalojë pragun duke mos u përfaqësuar në Kuvend.

    Shpërndarja e mandateve pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019:

    LVV – 29 deputetë

    LDK- 28 deputetë

    PDK- 24 deputetë

    AAK – 13 deputetë

    NISMA – 6 deputetë

    Lista Serbe – 10 deputetë

    Minoritet tjera – 10 deputetë

    Kujtojmë, ndryshime ka pasur edhe në përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë për shkak të disa dyshimeve se Lista Serbe ka orkestruar votuesit e saj për të ndihmuar parti të caktuara të komuniteteve.

  • Pas numërimit të votave të diasporës, VV-ja e fiton edhe Malishevën

    Pas numërimit të votave të diasporës, VV-ja e fiton edhe Malishevën

    Në Qendrën e numërimit të Rezultateve, po vazhdon numërimi i votave me poste.

    Të ndara në qytete, votat e diasporës për komunën e Malishevës, e kanë përmbysur rezultatin preliminar duke e renditur Lëvizjen Vetëvendosje, subjektin e parë në këtë komunë për ta lënë pas Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

    Lëvizja Vetëvendosje në rezultatet preliminare nga zgjedhjeve e 14 shkurtit kishte fituar gjithsej 6,301 ndërkaq pas numërimit të votave të diasporës VV-së i janë shtuar edhe 754. Gjithsej ka grumbulluar 7055 vota.

    Kurse Nisma e Fatmir Limajt nga rezultati preliminar për komunën e Malishevës kishte fituar 6530 vota, ndërkaq pas numërimit te votave të diasporës ka grumbulluar gjithsej 6761 vota duke marrë kështu vetëm 231 vota nga mërgimtarët.

    Kujtojmë që pas numërimit të mbi 33 mijë votave, Lëvizja Vetëvendosja ka marrë mbi 78% të tyre, duke e shtuar edhe një ulëse ne Kuvendin e Kosovës.

  • Përfundon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati

    Përfundon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të hënën në mesnatë procesin e numërimit të votave me kusht dhe mëngjesin e së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës.

    Vetëvendosje ka marrë 14 mijë e 939 vota nga gjithsej 29 mijë 490

    Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka thënë janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.

    “Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, ka thënë ai.

  • Numërohen mbi 18 mijë vota me kusht, LVV merr mbi 9 mijë vota

    Numërohen mbi 18 mijë vota me kusht, LVV merr mbi 9 mijë vota

    Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

    Sipas të dhënave të fundit deri tani janë numëruar 18 mijë e 571 vota.

    Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota, gjithsej deri tani 9 mijë e 361 vota.

    Partia Demokratike e Kosovës 3 mijë e 475 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 951 vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 552 vota.

    Pas numërimit të votave me kusht, KQZ do të fillojë numërimin e votave nga diaspora.

  • Sot pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

    Sot pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke punuar me intensitet më të shpejtë për të përmbyllur aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët për deputetë.

    Zedhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot pritet të përmbyllet rinumërimi i 552 vendvotimeve.

    Sipas tij, deri më tani janë rinumëruar 434 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

    “Kanë mbetur edhe 118 vendvotime që të rinumërohen dhe besojmë se deri në mesnatë do të rinumërohen të gjitha”, ka thënë Elezi.

    Ai po ashtu tha se gjatë orëve të pasdites do të njoftoj sërish për procesin i cili po zhvillohet në QNR.

  • Exit Polli “Gani Bobi” nxjerrë fitues të zgjedhjeve këtë subjekt politik!

    Exit Polli “Gani Bobi” nxjerrë fitues të zgjedhjeve këtë subjekt politik!

    Instituti “Gani Bobi” ka publikuar rezultatet e Exit Pollit për zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Bazuar në të dhënat e këtij Exit Polli:

    LVV – 53%

    PDK – 20%

    LDK – 17%

    AAK – 7%

    Sipas këtij Exit Polli, NISMA Socialdemokratke nuk arrin ta kalojë pragun zgjedhor më vetëm 2%

    Në realizimin e këtij exit polli janë realizuar mbi 2 mijë anketa.