Tag: Zgjedhjet

  • VV e vendusur për mbrojtjen e votë, do të angazhohen mbi 2,500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues gjatë zgjedhjeve

    VV e vendusur për mbrojtjen e votë, do të angazhohen mbi 2,500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues gjatë zgjedhjeve

    Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Në këtë ditë Vetëvendosje do të ketë 2 mijë e 500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues në çdo vend ku votohet dhe ku numërohen votat.

    Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se vëzhguesit e huaj, mediat por edhe gjithë qytetarët janë të gatshëm për të ndihmuar që të mos vidhet asnjë votë.

    Ndër tjerash thuhet edhe se Vetëvendosje është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi.

    Aktivistët më të përgatitur në të gjitha aspektet do të jenë në ditën e zgjedhjeve të ngarkuar me mbrojtjen e votës.

    “Një trupë e mirorganizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat. Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi”, thuhet në shkrimin e VV.

    Tutje potencohet se asgjë nuk i është lënë rastësisë dhe se 14 shkurti do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme.

    “Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa patur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve. Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

  • “Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës”

    “Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës”

    Ish-deputeti Visar Ymeri mendon se Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës që nuk kanë pasur problem me ligjin, duke i lënë jashtë listës kandidatët që kanë pasur dënime.

    Ymeri në “Debat Plus” ka thënë se mos certifikimi i disa listave zgjedhore nga KQZ do të shkojë në Gjykatën Supreme.

    “Gjykata Supreme mund të thotë se duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese këta persona nga këto lista nuk mund të certifikohen ndërsa pjesa tjetër e listës është në rregull dhe certifikohet me apo pa zëvendësim [të personave të pa certifikuar]”.null

    Ai thotë se nuk është e drejtë t’iu ndalohet certifikimi qindra personave pse disa në ato lista kanë dënime.

    “Nuk mundesh me ua ndalua LVV-së, AAK-së apo Nismës të garojnë në zgjedhje vetëm pse i kanë disa persona të dënuar. Ne po flasim për certifikim të kandidatëve dhe kandidaturat janë individuale. Nuk është në rregull nëse zoti Kurti s’mundet mu certifiku, të mos certifikohen edhe 100 kandidatë tjerë”.

    Ymeri thotë se nuk ka nevojë për të krijuar panik dhe sipas tij gjithçka do të shkojë mirë në zgjedhje.

    “Do të ishte humbje e madhe për LVV-në nëse i bojkoton zgjedhjet”, tha ndër të tjera Ymeri.

  • Nga këta numra duhet ta pritni thirrjen e KQZ-së për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës

    Nga këta numra duhet ta pritni thirrjen e KQZ-së për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e verifikimit të atyre që duan të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit nga jashtë Kosovës.

    Për këtë proces, KQZ-ja ka njoftuar se i ka hapur 25 linja telefonike, duke publikuar numrat e telefonit përmes të cilëve i realizojnë thirrjet.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e verifikimit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Me qëllim të zbatimit të Vendimit dhe Udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve. Për këtë proces janë hapur 25 linja telefonike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Numrat e telefonit prej nga zyrtarët e angazhuar të KQZ-së i realizojnë thirrjet janë si në vijim:

    +38338211045

    +38338211146

    +38338211154

    +38338211210

    +38338211213

    +38338211219

    +38338211220

    +38338211227

    +38338211251

    +38338211259

    +38338211273

    +38338211374

    +38338211375

    +38338211383

    +38338211385

    +38338211392

    +38338211393

    +38338211414

    +38338211416

    +38338211429

    +38338211462

    +38338211468

    +38338211488

    +38338211517

    +38338211522

  • Në kohë fushate zgjedhore, Qeveria lejon grumbullimin deri në 50 persona

    Në kohë fushate zgjedhore, Qeveria lejon grumbullimin deri në 50 persona

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave  antiCovid.

    Në mesin e masave të ndërmarra, Qeveria ka vendosur që të lejojë grumbullimin e 30 personave në hapësira të mbyllura, kurse në sheshe publike lejohet grumbullimi i personave deri në 50 persona, transmeton Telegrafi.

    “Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 50 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim”, thuhet në vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës.

    Të ndaluara vazhdojnë të mbesin organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare, e po ashtu edhe ceremonitë fetare.

  • Mozzik: Unë dhe familja ime besojmë në PDK-në, komentet fyese mbani për vete

    Mozzik: Unë dhe familja ime besojmë në PDK-në, komentet fyese mbani për vete

    Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, prej kohësh është përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ai e shprehi simpatinë që ka ndaj PDK-së, duke thënë se kjo parti e ka tregu vetën dhe të mirat nuk duhet t’ia humbim askujt.

    Njerëz që e dashtën dhe vazhdojnë ta dojnë Kosovën, shkroi ndër të tjerash Mozzik.Ky është postimi i Mozzikut pa ndërhyrje:14 SHKURT !
    Unë familja ime , shoqëria ngushtë , rrethi im besojmë në PDK-në .
    Besojmë në njerëz që marrin përgjegjësi e nuk frigohen.
    Njerëz që e dashtën e vazhdojnë ta dojnë Kosovën !
    E kan tregu vetën , të mirat mos ia humbni askujt!
    Komentet fyese mbani përvete.

  • Lajmi i fundit: Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve të jashtzakonshme

    Lajmi i fundit: Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve të jashtzakonshme

    Gazeta Blic merr vesh se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen të dielën e 14 shkurtit.

    Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti, do të caktohet data e zgjedhjeve të reja.

    Sic i ka thënë një burim gazetës, ato do të mbahen me 14 shkurt.

    Pritet konfirmimi i datës së zgjedhjeve nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ashtu siç parashihet në Kushtetutë.

    Vendimi i gjykatës kushtetuese për rrëzimin e qeverisë hoti u publikua sot, në këtë vendim thuhet se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më larg se 40 ditë pas publikimit të këtij vendimi.

    Ky vendim thotë:

    Gjykata rikujton që Qeveria e votuar përmes Vendimit nr. 07/V-014 të Kuvendit, të 3 qershorit 2020, është bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të nxjerrë bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, përkatësisht në tentativën e dytë për zgjedhjen e Qeverisë. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton interpretimin e dhënë në Aktgjykimin KO72/20 ku kishte theksuar se “zgjedhjet do të jenë të pa evitueshme në rast të dështimit të zgjedhjes së Qeverisë edhe në tentativën e dytë, […] me ç’rast, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”.

    Në dritën e kësaj, Gjykata thekson se në rastin konkret vihet në lëvizje paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

  • Zgjedhjet pa Thaçin dhe Veselin, eksperti gjerman: Ja kur filloi shkatërrimi i tyre dhe çka duhet të bëjnë qytetarët e Kosovës

    Zgjedhjet pa Thaçin dhe Veselin, eksperti gjerman: Ja kur filloi shkatërrimi i tyre dhe çka duhet të bëjnë qytetarët e Kosovës

    Në Kosovë, për herë të parë që nga periudha e pasluftës, do të mbahen zgjedhje të reja të përgjithshme, pa dy politikanët e vjetër në politikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët janë në paraburgim në Gjykatën Speciale.

    Këtë për gazetën “Bota sot” e ka komentuar eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber. Ai ka thënë se duhet pritur rezultatin e zgjedhjeve, për të parë se si do të ndikojë mungesa e Thaçit dhe Veselit në to.

    Weber ka theksuar se votuesit edhe në zgjedhjet e fundit në tetor 2019, kanë ndëshkuar elitat politike, që sipas tij, kanë keqpërdorur miqësinë e Kosovës me SHBA dhe pandeminë për ta rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit.


    “Votuesit që kur kanë hedhur votën e tyre të fundit në 2019 kanë parë se si një pjesë e madhe e elitave politike kanë keqpërdorur miqësinë e Kosovës me SHBA dhe pandeminë (kërkesa për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që të jenë në gjendje të imponojnë një bllokim në të gjithë shtetin – kërkesa e harruar shpejt në qershor të këtij viti) për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur”, është shprehur Weber për “Bota sot”.
    Sipas tij, ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale ishte fillimi i shkatërrimit të brezit të politikanëve të kohës së luftës, por duhet pritur rezultatin e zgjedhjeve të reja për ta parë ndikimin e mungesës së tyre.
    “Ata kanë parë fillimin e shkatërrimit të brezit të udhëheqësve politikë të kohës së luftës në kontekstin e akuzave të Gjykatës Speciale. Dikush mund të supozojë se e gjithë kjo do të ketë një ndikim të fortë tek votuesit, por ne do të duhet të presim rezultatin e zgjedhjeve për të parë se si duket ky ndikim”, ka thënë Weber për “Bota sot”.

    Eksperti gjerman ka këshilluar votuesit në Kosovë që të kërkojnë nga politikanët të ndalojnë kaosin politik, të bashkohen në dialogun me Serbinë dhe të punojnë për një sistem të pathyeshëm politik.

    “Ata nuk duhet të presin diçka, por t’u parashtrojnë kërkesa elitave të tyre politike – do të thotë: të ndalojnë kaosin politik dhe paqëndrueshmërinë, të bashkohen në negociatat me Serbinë dhe të fillojnë të mendojnë seriozisht dhe të punojnë se si të rregullojnë një sistem politik, që është thyer padyshim”, ka deklaruar për “Bota sot” Bodo Weber.

    Zgjedhjet e reja në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme votën vendimtare të Etem Arifit për formimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

  • Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja

    Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

    Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

  • Gjermania e Franca të zhgënjyer me Isa Mustafën, zgjedhje së shpejti në Kosovë

    Gjermania e Franca të zhgënjyer me Isa Mustafën, zgjedhje së shpejti në Kosovë

    Zgjedhje në Kosovë mund të ketë edhe më shpejtë se sa që pritet.

    Kjo pasi Qeveria Hoti nuk e ka përkrahjen e një numri të madh të shteteve të fuqishme evropiane.

    Madje, Infokusi mëson nga burime të sigurta që një prej arsyeve kryesore që shtete si Gjermania e Franca nuk e përkrahin më Qeverinë Hoti është pikërisht marrëveshja e Uashingtonit nënshkruar në Shtëpinë e Bardhe në prani të Presidentit Donald Trump.

    Dy shtetet e fuqishme evropiane kishin kundërshtuar edhe mocionin e mosbesimit ndaj Albin Kurtit por që LDK e Isa Mustafa nuk e kishin përfillur kërkesën e tyre.

    Gazeta Infokus ka marrë vesh edhe për disa prapaskena të këtyre ngjarjeve.

    Infokusi mëson se asokohe vet Isa Mustafa ishte njoftuar nga këto shtete të fuqishme evropiane, se trupat amerikane nuk do të tërhiqeshin nga Kosova, pavarësisht kërcënimeve të Richard Grenell e djalit të Donald Trump.

    Ky fakt tani është përmendur edhe në  studimin e Parlamentit Evropian të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE, ku u shtjellua gjer e gjatë për implikimet e administratës Trump në Kosovë.

    Një fakt që tani përmendet është se zyrtarë gjerman e francez pasi kishin diskutuar me zyrtarë nga State Department i ShBA-ve, kishin njoftuar kreun e LDK-se Isa Mustafën që trupat amerikane nuk do të tërhiqeshin dhe të mos votohet rrëzimi i Qeverisë.

    Por, pavarësisht kësaj, Mustafa nuk i kishte dëgjuar, gjë që kishte shkaktuar indinjim të thellë tek gjermanët e francezët, shkruan Gazeta inFokus.

    Burime të sigurta i kanë thënë Infokusit se tani kjo çështje lidhet edhe me liberalizimin e vizave, dhe se sipas të gjitha gjasave pengesat kryesisht nga Franca e Gjermania do të tërhiqen pas rrëzimit të Qeverisë aktuale.

    Një dit më parë Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se janë disa vende anëtare të Bashkimit Europian, që ky nuk ua përmendi emrin, të cilat nuk po binden që t’i thonë “PO” heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

    “Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë. Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, ka deklaruar Rohde.

  • “Podujeva tregoi se nuk i don dyfytyrëshat dhe mashtruesit”

    “Podujeva tregoi se nuk i don dyfytyrëshat dhe mashtruesit”

    Pas humbjes qysh në raundin e parë në Komunën që konsiderohej si bastion i LDK-së, deputeti Haxhi Avdyli ka shkruar se ky ishte mesazhi për mashtruesit dhe dyfytrëshat.

    “Të premten në intervistën “Pa maska” e thash qytetari na ka lexu letrat, po e din per secilin kush është. Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia ska vend në politikë. Koha është që disa me lëshu rrugë”, ka shkruar deputeti Haxhi Avdyli i cili ishte i ftuar në emisionin “Pa maskë” ku deklaroi se qytetarët ua kanë lexuar politikanëve të gjitha letrat dhe se koha e dyfytyrëshave si Agim Veliu po merr fund./24-ore