Tag: Zgjedhjet

  • Gara e nxehtë në Podujevë, numër i madh i votuesve drejt qendrave të votimit

    Gara e nxehtë në Podujevë, numër i madh i votuesve drejt qendrave të votimit

    Janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parakoshme për kryetar të Komunës së Podujevës, raporton GazetaBlic.

    Në qendrën më të madhe të votimit në këtë komunë, në shkollën e mesme “Isa Boletini” me mëngjes ka votues të shumtë, të cilët po presin në rend për të votuar.

    Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, ku sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit në të dy këto komuna janë hapur me kohë.

    “Komuna e Podujevës ka 87, 381 votues të regjistruar, kurse numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut janë 23 mijë e 313 votues, të cilët do të mund të votojnë në shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime”, ka thënë Elezi.

    Ndryshe, zgjedhjet në këtë dy komune janë duke u zhvilluar pasi ish-kryetarët e saj dhanë dorëheqje për të zënë pozita shtetërore./GazetaBlic

  • Hapen të gjitha qendrat e votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    Hapen të gjitha qendrat e votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    Qytetarët e Podujevës sot votojnë për kryetarin e ri të komunës, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

    Në komunën e Podujevës tashmë janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet.

    Këtë e ka thënë mbikëqyrësi i qendrës së votimit të njërës prej shkollave në Podujevë.

    “Në pikën tonë përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi po ecë mbarë. Kanë ardhë votuesit e parë kanë hedhur votën e tyre. Në orët e hershme të mëngjesit ekipi ka shkuar dhe ka marrë materialin sensitive. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, procesi deri më tani po shkon në rregull”, ka deklaruar ai.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 87 mijë e 381 votues do të jenë në Podujevë.

    Numri i qendrave të votimit në Podujevë do të jetë 45 ndërsa ai i vendvotimeve do të jetë 115.

    Kujtojmë se Komuna e Podujevës, ka mbetur pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.


    Ndërkohë, zgjedhjet sot po mbahen edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut.

    Edhe në veri të Mitrovicës janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
    Hapjen e qendrave me kohë e ka konfirmuar për KosovaPress, Sllobodan Dimitrijeviq, kryetar i KQZ-së në veri të Mitrovicës.

    Janë gjithsej 7 qendra me 27 vendvotime, ndërsa  23 mijë e 313 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në këtë komunë pas dorëheqjes së kryetarit Goran Rakiq, për shkak të emërimit të tij zëvendëskryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

    Ndryshe, Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit deri në zgjedhjet e ardhshme komunale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

  • Albin Kurti me video-mesazh për Llapjanët: Votoni për Shpejtim Bulliqi –  Erdhi Dita për Llapin e Gollakun

    Albin Kurti me video-mesazh për Llapjanët: Votoni për Shpejtim Bulliqi – Erdhi Dita për Llapin e Gollakun

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë që të votojnë kandidatin e kësaj partie, Shpejtim Bulliqi për kryetar të Podujevës.

    “E Shpejtimi i duhet Besianës për të shpëtuar nga mashtruesit e përfituesit, për të shpejtuar për zhvillim e përparim sepse tepër shumë kohë kemi humbur. 

    Me 29 nëntor ndryshimin e kemi në duar, prandaj është e pafalshme të na ikë”, ka thënë Kurti.

    https://www.facebook.com/220997878400104/posts/1020673305099220/

  • Zbulohet vendndodhja e Agim Veliut pasi u shpallë në kërkim nga opozita, po shtron rrugë me Abrashin dhe Rudarin!

    Zbulohet vendndodhja e Agim Veliut pasi u shpallë në kërkim nga opozita, po shtron rrugë me Abrashin dhe Rudarin!

    Partia Demokratike e Kosovës ka ironizuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, meqenëse i njëjti ka munguar në seancë.

    Deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu vendosi edhe një fotografi të tij në vendin ku ulet, derisa u kërkoi të gjithë atyre që e shohin, t’i tregojnë ministrit se e ka obligim ligjor që të raportojë në Kuvend.

    E gjatë kohës, sa kuvendi mbante seancë, Veliu ishte në Podujevë në përkrahje të kandidatit të LDK’së për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudarit. Ai po ashtu mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

    Madje, gjatë kohës sa ai mbante fjalim, është penguar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje atje, të cilët kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune.

  • Isa Mustafa dhe Agim Veliu bëjnë fushatë në Podujevë, brohoriten nga aktivistë të Vetëvendosjes

    Isa Mustafa dhe Agim Veliu bëjnë fushatë në Podujevë, brohoriten nga aktivistë të Vetëvendosjes

    Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar komune, është tensionuar situata në Podujevë, raporton GazetaBlic.

    Në disa video që ka siguruar GazetaBlic, shihet se në sheshin e qytetit të Podujevës janë grumbulluar simpatizantë të të dyja partive, VV dhe LDK.

    Pikërisht aktivistë të LVV-së, kanë brohoritur pak para se në këtë shesh të zbriste kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

    Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë. Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK)./GazetaBlic

    https://www.facebook.com/631247780273114/posts/3783366478394546/

  • Rudari i LDK-së mundohet të përfitojë në kohë fushate me skamnorë

    Rudari i LDK-së mundohet të përfitojë në kohë fushate me skamnorë

    Kandidati i LDK-së për kryetar komune, në kohë fushate, ka bërë një gjë që mund të cilësohet si e pahijshme.

    Ai ka njoftuar që familja e një qytetarit nga fshati Siboc i Epërm është bërë me shtëpi të re – falë donacionit të një personi që ka dëshiruar të mbetej anonim.
    “Kjo është shtëpia e 53 që është ndërtuar sivjet nga Komuna e Podujevës dhe në bashkëpunim me partnerë dhe donatorë.”

    Nga kundërshtarët politikë kjo është cilësuar si përdorim i gjendjes së varfër të qytetarëve për motive elektorale.

    Në Podujevë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale më 29 nëntor, derisa bashkë me Rudarin garojnë edhe Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga PDK. /Periskopi

  • Thaçi parashikon ballotazhin në zgjedhjet në Podujevë, thotë se PDK’ja nuk do jetë pjesë

    Thaçi parashikon ballotazhin në zgjedhjet në Podujevë, thotë se PDK’ja nuk do jetë pjesë

    Opinionisti Jusuf Thaçi ka parashikuar se në Podujevë do ketë raund të dytë të zgjedhjeve, përderisa PDK’ja me Naim Fetahun nuk do të jetë pjesë e ballotazhit.

    Thaçi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ ka deklaruar edhe se zgjedhjet në Podujevë do jenë tregues i rëndësishëm i zhvillimeve të së ardhmes, shkruan Gazeta Express.

    “Të dhëna të forta po tregojnë se vështirë që kandidati i PDK’së do të jetë në lojë për të shkuar në raundin e dytë, pra në balotazh. Para së gjithash, do të jetë një sinjalizues për zhvillimet e të ardhmes”, ka vlerësuar ai.

    Ai ka thënë edhe se votat në Podujevë do shenjëzojnë punën e Agim Veliut si kryetar në këtë komunë.

    “Podujeva do të tregojë edhe për Agim Veliun, meqë ai ka qenë në krye dhe është protagonist i zhvillimeve në këtë komunë. Besoj që votimi atje do të tregojë se si do të reflektojë elektorati karshi krejt këtyre zhvillimeve në raport me z. Veliu”, ka thënë tutje opinionisti Thaçi.

  • Bulliqi i vetëm në debat, i ikin Fetahu e Rudari – Fidan Rama: Pastaj qysh po fiton VV

    Bulliqi i vetëm në debat, i ikin Fetahu e Rudari – Fidan Rama: Pastaj qysh po fiton VV

    Në Komunën e Podujevës sot edhe zyrtarisht është hapur fushata pesë ditore për zgjedhjet e 29 nëntorit, shkruan Llapi.info, përcjellë RilindjaShqiptare.

    E më të nisur kjo fushatë, emisionet televizive në vend kanë ftuar kandidatët për kryetar të kësaj komune. Të tillë ftesë pati edhe Kanal 10. Mirëpo, kësaj ftese iu është përgjigjur vetëm kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi.

    E për këtë ka reaguar edhe drejtori i këtij televizioni dhe gazetari Fidan Rama.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se këtij debati kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari dhe ai i PDK-së, Naim Fetahu i kanë ikur vetëm 30 minuta para se të fillonte.

    “Masanej qysh po fiton VV e pse po fiton thellë e pse fiton Bulliqi, 30 minuta para emisionit ikin( e anulojne debatin) në Kanal10, Nexhmi Rudari e Naim Fetahu. All the Best”, ka shkruar ai./Llapi.info

  • Shpend Ahmeti nuk e mohon se do të kandidojë sërish për kryetar të Prishtinës!

    Shpend Ahmeti nuk e mohon se do të kandidojë sërish për kryetar të Prishtinës!

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth kandidimit të tij për mandatin e tretë për të parin e kryeqytetit.

    Ahmeti tha se nuk ka vendosur ende se a do të kandidoj edhe për një mandat të tretë, pasi për të dy mandate janë të mjaftueshme.

    ” Nuk kam vendosur ende, por kam thënë se dy mandate për mua janë të mjaftueshme”, tha Ahmeti.

    Ai tha se Prishtina si kryeqytet ka interesim të madh për të ditur se kush janë kandidatët që synojnë postin e të parit, por sipas tij, ende ka kohë për të bërë një veprim të tillë kushdo qoftë nga çdo parti.