Në orën 11:00 shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 11:00 do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 4 mars 2021, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, thuhet në njofitm.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *