Category: AKTUALE

  • Bie nga lartësia, punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

    Bie nga lartësia, punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

    Një person ka pësuar lëndime ditën e djeshme në Han të Elezit. I njëjti ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

    I njëjti është dërguar për tretman mjekësor qendrën emergjente në Ferizaj, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Hani i Elezit / 25.03.2026 – 09:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime duke rënë nga një lartësi, derisa ishte duke kryer disa shërbime. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor qendrën emergjente në Ferizaj, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore dhe inspektorët komunal kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

  • Muriqi: Jemi gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakisë

    Muriqi: Jemi gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakisë

    Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se ekipi është i gatshëm për të arritur një fitore të madhe në Sllovaki. Ai ka vlerësuar ndeshjen me Sllovakinë si të barabartë. 

    “E dimë rëndësinë e ndeshje. Besoj se kemi pasur tre stërvitje të rëndësishme për ne. I dimë pikat e forta dhe dobëta të Sllovakisë. Jemi në prag të historisë dhe pres ndeshje të barabartë nga të dyja palët. Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”, tha Muriqi në konferencë për media.

  • Lëshohet urdhër arrest për aktoren e famshme turke, Hande Erçel – reagon për herë të parë

    Lëshohet urdhër arrest për aktoren e famshme turke, Hande Erçel – reagon për herë të parë

    Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është përfshirë në një hetim të gjerë për drogë në Istanbul, i cili ka goditur disa figura të njohura publike dhe biznesmenë.

    Si pjesë e këtij operacioni, ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti, ndërsa 14 persona të tjerë janë arrestuar menjëherë gjatë një operacioni të koordinuar.

    Ky hetim, i udhëhequr nga Prokuroria e Stambollit dhe Drejtoria për Krimet Narkotike, ka përfshirë gjithsej 16 të dyshuar.

    Pas lajmit për urdhrin e arrestit, aktorja ka bërë deklaratën e saj të parë.

    Ajo tha se ndodhet jashtë vendit për arsye studimi dhe se ka mësuar për urdhrin përmes mediave.

    Erçel bëri të ditur se do të kthehet në Turqi për të dhënë dëshminë dhe për të sqaruar situatën.

    Në reagimin e saj ajo deklaroi: “Kam qenë jashtë vendit për rreth një muaj për arsye studimi. Mbrëmë, si të gjithë ju, mësova për këtë çështje nga lajmet, dhe do të kthehem në vendin tim për të sqaruar situatën, për të bërë deklaratat e nevojshme dhe për të dhënë dëshminë time”.

    “Jam dikush që e do vendin tim dhe beson në shtetin dhe drejtësinë turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më shpejt”.

    Operacioni ka përfshirë figura të njohura të sportit, biznesit dhe showbiz-it.

    Ndër të arrestuarit janë ish-presidenti i Besiktas JK, Fikret Orman, dhe ish-presidenti i Galatasaray SK, Burak Elmas.

    Gjithashtu, urdhër ndalimi është lëshuar për biznesmenët Hakan Sabanci dhe Kerim Sabanci, modelen Didem Soydan, moderatoren Guzide Duran si dhe disa persona të tjerë: Sezgin Koysuren, Ferhat Aydin, Lutfiye Tugçe Ozbudak, Koray Serenli, Onur Bukçu, Ismail Behram Perinçekli, Kaan Mellart, Onur Talay dhe Mustafa Tari.

    Nga gjithsej 16 të dyshuar, 14 janë arrestuar menjëherë gjatë operacionit, ndërsa për dy persona, përfshirë Hande Erçel që ndodhet jashtë vendit, është lëshuar urdhër arresti dhe pritet kthimi i tyre në Turqi për të dhënë dëshminë.

    Hetimi vijon dhe autoritetet turke kanë njoftuar se do të sqarojnë të gjitha detajet në lidhje me këtë rast.

  • Kapiteni “kuqezi”, Gjimshiti: Dua të bëjë histori të madhe me Shqipërinë!

    Kapiteni “kuqezi”, Gjimshiti: Dua të bëjë histori të madhe me Shqipërinë!

    Berat Gjimshiti ka folur para ndeshjes së Kombëtares shqiptare që do të luajë nesër kundër Polonisë.

    Kapiteni i kuqezinjve u shpreh optimist për takimin e nesërm, ndërsa e tha besimplotë se në Varshavë do të tentohet vetëm fitorja. Në fjalën e tij para gazetarëve, ai tha:

    “Jemi ndjerë mirë siç kemi arritur Play-Off. Eksperienca në ndeshjet e fundit ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj se do të jemi gati nesër për të dhënë maksimumin. Kundërshtari ka një nivel të lartë. Do të provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr”

    Mungesat? “Unë besoj se skuadra është gati se është një rast i madh. Nuk ka lidhje eksperienca, por dëshira dhe vullneti. Ai që është më i aftë do të fitojë”.

    Lewandowski? “Do të jetë shumë e vështirë për ta markuar, është një nivel i lartë. Ai është një prej sulmuesve që ka bërë karrierë të gjatë në nivele të lartë, por do të provojmë ta ndalim. Duhet gjithë skuadra që të jetë në momente të mira”.

    Karriera me Atalanta apo Botërori? “Besoj se në këtë moment nuk jam në pikën që të vendos cilën të preferoj. Si kapiten dua të bëj një histori të madhe me Shqipërinë. Besoj se duhet të shikojmë hap pas hapi. Ndeshja më e rëndësishme është nesër, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”

    Strategjia? “Shanset janë të barabarta në fushë. Unë hyj në fushë gjithmonë për fitore, besoj se gjithë kombëtarja ashtu. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit. Besoj se do të na ndihmojë edhe nesër. Taktikën e vendos trajneri, të sulmojmë apo të mbrojmë. Duhet të jenë gjithë gjërat përfekte”, tha ai.

     

  • Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë- Podujevë, 8 persona të lënduar

    Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë- Podujevë, 8 persona të lënduar

    Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë- Podujevë, më konkretisht në fshatin Lupq.

     

     

    Përveq dëmëve materiale, në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona.

    Të lënduarit janë nisur për trajtim shëndetësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës.

     

     

     

  • Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

    Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

    Të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave tregojnë se Kosova ka shënuar një rritje të deficitit tregtar në muajin shkurt 2026 prej 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Deficiti arriti në 464.0 milionë euro, nga 451.4 milionë euro një vit më parë, ndërsa eksportet mbuluan vetëm 14.1% të importeve.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) eksporti i mallrave në muajin shkurt 2026 kishte vlerën 78,1 milionë euro, ndërsa importi 542,1 milionë euro, është një rritje prej 16.1% për eksport dhe një rritje prej 4.5% për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 23.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.8% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 11.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9.8% produktet minerale, 8.5% artikuj të ndryshëm të prodhuar, etj. Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: 12.2% produktet minerale,12.1% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8% mjetet e transportit, 11.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 9.9% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,6 milionë euro, ose rreth 32.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.2%. Partneret kryesore për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 10.6%, Holanda 3.3%, Italia 2.8%, etj.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 235,8 milionë euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.9%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 14.4%, Italia 4.7%, Polonia 3.5%, etj.

    Në muajin shkurt 2026, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 37,2 milionë euro, ose 47.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.5%. Partnerë kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Maqedonia e Veriut 18.7%, Shqipëria 12.8%, Serbia 8.2%, Mali i zi 5.9%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shkurt 2026, arritën në 70,8 milionë euro, ose 13,1% të importeve të përgjithshme, me një rënje prej 15.0%. Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 5.5%, Serbia 3.2%, Shqipëria 2.2, etj.

     

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 15,3 milionë euro, ose 19.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vendet janë Zvicra 11.4% dhe Turqia 2.6%.

    Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 235,5 milionë euro, ose 43.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 12.8% dhe Turqia 11.2%. Për më tepër të dhënat janë të paraqitura në formë tabelore në vazhdim.

  • Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

    Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

    Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Majac të Podujevës, ku të vdekur kanë mbetur tre persona. Ilaz Brahimi u qëllua për vdekje nga e dashura e tij Ardita Gashi.

    Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur Ilaz Brahimi do të varroset nesër  e marte 24.03.2026 ne ora 12:30 ne varrezat e fshatit.

    Sot ka ndërruar jetë  dhe vetë autorja e dyshuar e ngjarjes, e cila po trajtohej në QKUK.

    Ndryshe viktimë e kësaj tragjedie është dhe  gruaja e axhës së dorasës  Miradije Gashi.

  • Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës

    Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës

    Kryetari i naftëtarëve Fadil Berjani ka deklaruar se çmimet e derivateve në Kosovë aktualisht janë në lëvizje për shkak të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se nuk mund të parashikohen çmimet për ditët në vijim.

    Sipas tij, çmimet me pakicë sillen rreth 1.70 deri në 1.78 euro për dizelin dhe 1.30 deri në 1.42 euro për benzinën, ndërsa çmimi furnizues ka qenë rreth 1.74 euro.

    Ndërkohë, Berjani ka bërë të ditur se i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, Hekuran Muratit dhe Mimoza Kusari-Lilës duke kërkuar heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës.

    Ai theksoi se kjo masë do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e kostos për qytetarët, në kushtet e rritjes së çmimeve.

    Sipas tij, nga të dhënat e fundit, qytetarët aktualisht paguajnë rreth 0.62 euro për litër në buxhetin e shtetit, krahasuar me rreth 0.52 euro më herët, duke reflektuar rritje të ngarkesës nga TVSH-ja prej 0.10 euro për litër.

    “Kjo masë do të ndikonte drejpërdrejt në uljen e kostos për konsumatorin final, përkatësisht për qytetarët e Kosovës, duke ofruar një lehtësim të menjëherëshëm dhe të prekshëm në kushtet aktuale të rritjes së kostos së jetesës. Bazuar në të dhënat e fundit, me datën 21.03.2026, qytetari paguan rreth 0.62 për litër në buxhetin e shtetin, ndërsa më 21.03.2026, kjo vlerë ishte rreth 0.52.Kjo tregon se përveç rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, është evidentuar edhe një rritje e ngarkesës nga TVSH-ja prej 0.10 euro për litër”, thuhet tutje në letrën që Berjani dërgoi Kurtit dhe ministrave.

  • Libraria Likoshani sjell Inteligjencën Artificiale në botën e dizajnit dhe printimit

    Libraria Likoshani sjell Inteligjencën Artificiale në botën e dizajnit dhe printimit

    Në një kohë kur teknologjia po ndryshon çdo aspekt të jetës sonë, edhe industria e dizajnit dhe printimit po hyn në një epokë të re transformimi. Libraria Likoshani, e njohur për shërbimet e saj në printimin e materialeve reklamuese dhe kreative, po bën një hap të madh drejt së ardhmes duke sjellë për herë të parë një kombinim inovativ të Inteligjencës Artificiale me kreativitetin njerëzor.

    Ky zhvillim nuk është thjesht një përditësim teknologjik  është një revolucion në mënyrën se si krijohen dhe realizohen idetë. Falë Inteligjencës Artificiale, tani është e mundur që dizajnet të gjenerohen automatikisht, duke kursyer kohë dhe duke hapur mundësi të reja për kreativitet të pakufizuar. Sistemet inteligjente analizojnë trendet, preferencat dhe nevojat e klientëve për të krijuar dizajne unike, të personalizuara dhe vizualisht tërheqëse.

    Por ajo që e bën këtë risi edhe më të veçantë është bashkimi i teknologjisë me dorën dhe mendjen e njeriut. Kreativiteti njerëzor mbetet në qendër të çdo projekti, duke u përforcuar nga saktësia dhe efikasiteti që sjell Inteligjenca Artificiale. Çdo detaj, deri te “qepja” më e vogël në një dizajn, optimizohet me kujdes maksimal për të arritur cilësi të lartë dhe përfundim perfekt.

    Për klientët, kjo do të thotë më shumë mundësi zgjedhjeje, realizim më të shpejtë të projekteve dhe rezultate që dallohen në treg. Qoftë për reklama, materiale promocionale apo dizajne të personalizuara, Libraria Likoshani po vendos standarde të reja në industrinë kreative.

    Me këtë hap të guximshëm, Libraria Likoshani dëshmon se e ardhmja nuk është më një koncept i largët ajo është tashmë këtu. Dhe në këtë të ardhme, teknologjia dhe kreativiteti ecin krah për krah për të krijuar diçka vërtet të jashtëzakonshme.

     

  • Detaje të reja nga tragjedia në Llap: Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

    Detaje të reja nga tragjedia në Llap: Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Majac të Podujevës.

    Familjarët e dorases dhe viktimës 73-vjeçare, kanë bërë të ditur , se në momentin kritik, 31-vjeçarja ka marrë peng gruan e axhës së saj.

    Sipas tyre, në momentin kur e dyshuara A. Gashi ka hyrë në shtëpinë e të moshuarës, aty ka qëlluar edhe bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila thuhet se është në gjendje shoku pas aktit makabër të kryer nga 31-vjeçarja.

    E dyshuara vrau Ilaz Brahimin, 45-vjeçarin që thuhet se kishte lidhje me të, si dhe gruan e xhaxhait.

    Pos tjerash, ajo plagosi dhe veten, dhe gjendja e saj është ende kritike sipas QKUK-së.

    Ndërkohë, Prokuroria ka njoftuar se ende nuk dihen motivet që çuan deri në vrasjen e dyfishtë.

    Ndryshe, më poshtë mund të gjeni pamje nga vendi ku ndodhën vrasjet.