Category: AKTUALE

  • “Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë” – Haradinaj motivon dardanët para ndeshjes me Turqinë

    “Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë” – Haradinaj motivon dardanët para ndeshjes me Turqinë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar para ndeshjes historike të Kosovës me Turqinë.

    Haradinaj ka thënë se sot i gjithë kombi është me futbollistët e kombëtares së Kosovës.

    “Sonte i gjithë kombi është me ju. Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë. FORCA KOSOVË!”, ka shkruar Haradinaj.

  • Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës

    Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani.

    Me mungesa do të jetë edhe kombëtarja e Turqisë, aty ku tashmë është e konfirmuar mungesa e qendërmbrojtësit Merih Demiral shkaku i lëndimit.

    Mirëpo, përveç tij edhe katër lojtarë të tjerë nuk do të kenë mundësinë të paraqiten në ndeshjen ndaj Kosovës.

    Kjo pasi përzgjedhësi Vincenzo Montella ka vendosur që ata ta shikojnë ndeshjen nga tribunat.

    Lojtarët turk që nuk do të paraqiten ndaj Kosovës janë këta:

    Oğuz Aydin

    Merih Demiral (blessé)

    Muhammed Şengezer

    Ahmetcan Kaplan

    Mustafa Eskihellaç

  • Mediumi i njohur amerikan e parashikon Kosovën fituese kundër Turqisë

    Mediumi i njohur amerikan e parashikon Kosovën fituese kundër Turqisë

    Mediumi i njohur amerikan, ESPN, ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, duke parë Kosovën si fituese të kësaj përballjeje vendimtare.

    Sipas këtij mediumi prestigjioz, “Dardanët” kanë potencialin për të befasuar Turqinë, pavarësisht cilësisë së lartë të kundërshtarit dhe faktit që turqit konsiderohen favoritë në letër.

    Në analizën e publikuar, ESPN vlerëson lart skuadrën e drejtuar nga Franco Foda, duke theksuar energjinë dhe guximin e lojtarëve kosovarë:

    “Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin”.

    Mediumi citon edhe një postim të faqes së Juventusit: “Edoni kundër Kenanit”.

    “Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasionante mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, thuhet në artikullin e ESPN.

    Ndër të tjera, mediumi amerikan veçon rëndësinë e faktorëve jashtë fushe, duke nënvizuar se atmosfera në stadiumin Fadil Vokrri pritet të jetë një shtysë e madhe për vendasit.

    Kjo përballje konsiderohet historike për Kosovën, pasi një fitore ndaj Turqisë do t’i siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për futbollin kosovar.

  • “Sonte luhet për ëndrrën”, FFK me video finale para ndeshjes: Gjithçka është gati

    “Sonte luhet për ëndrrën”, FFK me video finale para ndeshjes: Gjithçka është gati

    Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar videon përgatitore për ndeshjen historike ndaj Turqisë, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Përmes videove motivuese, FFK ka theksuar se gjithçka është gati për finalen e madhe.

    “Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë 🇽🇰-🇹🇷. Sonte luhet për ëndrrën!”, shkruhet në postimin e federatës.

    https://www.facebook.com/share/r/1EA45iP5qj/?mibextid=wwXIfr

  • FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu qirinjtë – Kupa e Botës!

    FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu qirinjtë – Kupa e Botës!

    derata e Futbollit të Kosovës e ka uruar Edon Zhegrovën me rastin e ditëlindjes së tij të 27-të.

    Përmes disa fotografive emocionuese të djemve dardanë, shihet se yllit të futbollit i është përgatitur një tortë e cila do të shijohet pas ndeshjes.

    “Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë”, thuhet në postimin e FFK-së.

    A e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!!!

  • Paga e 13-të për sektorin publik e diskriminon atë privat, ekspertët: Në këtë kohë krize e inflacioni të gjithë qytetarët kanë nevojë për ndihmë

    Paga e 13-të për sektorin publik e diskriminon atë privat, ekspertët: Në këtë kohë krize e inflacioni të gjithë qytetarët kanë nevojë për ndihmë

    Të hënën, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit civilë të sektorit publik. Megjithatë, ky vendim nuk përfshin sektorin privat, duke nxitur reagime në vend.

    Eksperti ekonomik, Safet Gërxhaliu, e ka cilësuar situatën aktuale në vend si të rënduar në disa dimensione. Sipas tij, Kosova po përballet njëkohësisht me krizë ekonomike, sociale dhe politike, ndërsa vendimet e tilla, si paga e 13-të duhet të analizohen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

    “Qytetarët e Kosovës në tërësi kanë nevojë për mbështetje, sidomos në kohë krize dhe inflacioni. Nuk duhet të ketë ndarje të pjesshme apo segmentim të mbështetjes. Pagesa e 13-të vetëm për administratën dhe anashkalimi i sektorit privat nuk përfaqëson drejtësi sociale”, ka theksuar Gërxhaliu, raporton Telegrafi.

    Ai ka shtuar se sektori publik financohet drejtpërdrejt nga kontributet e sektorit privat dhe, si i tillë, çdo përjashtim i këtij të fundit nga politikat mbështetëse krijon pabarazi. Sipas tij, është koha për politika sociale gjithëpërfshirëse dhe jo të fragmentuara. Në këtë linjë, Gërxhaliu ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi politike dhe solidaritet në kohë krize.

     

    “Politikanët duhet të mësojnë dy koncepte kyçe: kompromisin dhe sakrificën në interes të shtetit. Duhet më shumë fokus te qytetari dhe e ardhmja, e jo vetëm te lufta për pushtet”, ka deklaruar ai.

    Edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skender Krasniqi ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke theksuar rolin kyç të sektorit privat në ekonominë e vendit. Ai ka kujtuar se shumica e të hyrave buxhetore sigurohen pikërisht nga ky sektor.

    “Sektori privat është shtylla kryesore e sigurimit të buxhetit të shtetit dhe shumica e të hyrave vijnë nga ky sektor. Ne e përshëndesim vendimin e Qeverisë për ndarjen e pagës së 13-të për sektorin publik, por mendojmë se Qeveria do të duhej t’i përkrahë edhe bizneset, në mënyrë që edhe ato të kenë mundësi të njëjta”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka nënvizuar se, sipas Kushtetutës së Kosovës të gjithë qytetarët janë të barabartë pavarësisht vendit të punës.

    “Ndarja e buxhetit të shtetit duhet të bëhet në mënyrë të barabartë, duke marrë parasysh se, sipas Kushtetutës së Kosovës, qytetarët janë të barabartë pavarësisht vendit të punës. Punëtorët e sektorit privat janë ata që e mbushin buxhetin e shtetit dhe, së paku, do të duhej të trajtohen në mënyrë të barabartë me sektorin publik, i cili financohet nga ky buxhet”.

    Krasniqi po ashtu ka shprehur shpresën që deri në fund të vitit të gjendet një zgjidhje e përbashkët mes Qeverisë dhe bizneseve, në mënyrë që edhe sektori privat të përfitojë nga masa si paga e 13-të.

    “Urojmë që deri në fund të këtij viti, Qeveria së bashku me bizneset të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, në mënyrë që edhe sektori privat të ketë mundësi për përfitimin e pagës së 13-të”, tha ndër të tjera Krasniqi.

  • Sot përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, paralajmërohen masa për ata që nuk e bëjnë

    Sot përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, paralajmërohen masa për ata që nuk e bëjnë

    Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 është në fazën finale. Afati ligjor për përmbylljen e tij, përfundon sot.

    Në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave, të gjithë personat zyrtarë në Republikën e Kosovës ishin të obliguar ta kryejnë deklarimin e pasurisë deri më 31 mars

    Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ditën e djeshme bënë të ditur se numër i konsiderueshëm i tyre ende nuk e kanë bërë atë.

    Sipas APK-së, edhe 1 mijë e 195 zyrtarë publik nuk e kanë përfunduar këtë obligim por e kanë filluar atë dhe janë në proces të deklarimit, ndërsa 901 zyrtarë publikë nuk e kanë filluar ende.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte bërë të ditur se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë i pasurisë përbëjnë shkelje të obligimeve ligjore dhe sanksionohen me gjoba, kallëzime penale dhe masa të tjera, ndërsa në raste të caktuara mund të shqiptohen edhe dënime me burgim dhe konfiskim të pasurisë së padeklaruar.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u bën thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që ta përmbushin obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar. Transparenca nuk është vetëm detyrim ligjor, por përbën themelin e besimit qytetar dhe të integritetit institucional. Prandaj, është e rëndësishme që secili, në kuadër të përgjegjësive të tij, të kontribuojë për një administratë më të hapur dhe më të përgjegjshme”, theksoi Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj.

    Në mesin e subjekteve deklaruese për deklarimin e pasurisë, këtë vit janë edhe mjekët dhe profesorët.

    Sipas Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, këto kategori janë të përfshira në regjistrin e subjekteve deklaruese dhe i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim.

  • Vidhet trafoja elektrike dhe nafta në Sllatinë të Fushë Kosovës

    Vidhet trafoja elektrike dhe nafta në Sllatinë të Fushë Kosovës

    Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Sllatinë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një trafo të energjisë elektrike dhe sasi të naftës.

    Sipas raportit policor, trafoja ishte e vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa përveç saj është raportuar se nga rezervuari i një kamioni dhe nga makineri të tjera pune mungon nafta.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet nga organet e rendit janë në zhvillim.

    “Është raportuar se është vjedhur  trafoja  e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”.

  • Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

    Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

    Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të mërkurën, për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi e cila luhet nesër me fillim të orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Top Channel bën me dije se Prime do të mbahet të mërkurën.

    Në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës. Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.

  • Rrahje në Prishtinë, përdoret edhe thika – tre të arrestuar

    Rrahje në Prishtinë, përdoret edhe thika – tre të arrestuar

    Tre persona janë rrahur mes vete të dielën në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

    Sipas raportit policor, dyshohet se viktima është sulmuar me thikë, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

    Lidhur me rastin thika është konfiskuar ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.