Category: AKTUALE

  • NASA në hapësirë, dalin pamjet e para të Tokës

    NASA në hapësirë, dalin pamjet e para të Tokës

    Astronauti i NASA-s dhe komandanti i Artemis II, Reid Wiseman, bëri një fotografi të Tokës nga dritarja e anijes kozmike Orion.

    Wiseman e shkrehu fotografinë pasi përfundoi djegien me injeksion transhënor.

    Ka dy aurora (sipër djathtas dhe poshtë majtas) dhe drita zodiakale (poshtë djathtas) është e dukshme ndërsa Toka eklips Diellin.

    Kjo dhe një foto tjetër e Tokës janë imazhet e para të dërguara nga astronautët e anijes Artemis II. 

    Misioni 10-ditor i NASA-s nisi dje dhe synon që, për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, të dërgojë njerëz në Hënë.

  • Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

    Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

    Apeli, në njoftimin për media, ka bërë të ditur se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve së të akuzuarve dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

    Kolegji i Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka paraqitur arsye të qarta dhe të plota duke dhënë arsye të duhura se cilat fakte konsiderohen të vërtetuara në këtë çështje penale, përkitazi me veprat penale të cilat i vihen në barrë të akuzuarve, e po ashtu ka paraqitur saktësinë e provave nga shkresat e lëndës, ka dhënë arsye të qarta për vendin, kohën, mënyrën e kryerjes së veprës penale, mënyrën se si ka ardhur deri të kryerja e kësaj vepre penale të cilat janë vërtetuar nga provat personale dhe ato materiale.

    Sipas vendimit të Apelit dënimi me burgim të përjetshëm do të parandalojë personat tjerë nga kryerja e veprave penale dhe do të shpreh gjykimin shoqëror për veprën penale.

    Jeton e Nexhat Vllasaliu akuzoheshin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave.

  • Portieri i Turqisë përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

    Portieri i Turqisë përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

    Pas ndeshjes historike me Kosovën të martën, portieri i Turqisë, Ugurcan Çakir, është shtrirë në spital në Stamboll.

    Sipas shkrimeve nga mediat turke, portieri po përballet me një virus dhe gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.

    Siç ka shkruar “haberler”, Galatasaray është alarmuar nga rreziku që portieri të mos jetë në gjendje për ndeshjen me Trabzonsporin në fundjavë.

    Ndërsa siç ka shkruar “Sozcu”, portieri edhe në ndeshjen me Kosovën u paraqit me telashe shëndetësore. E pas rikthimit në Turqi, ka kaluar të mërkurën në spital.

    Galata i shkon Trabzonit të shtunën në ndeshjen e rëndësishme në garën për titull. Galatasaray prin me 64 pikë, ndërsa Trabzoni është i treti me katër pikë më pak.

    Çakir ishte i rëndësishëm për Turqinë të martën. Pati disa pritje të mëdha. Turqia në fund fitoi 1:0 dhe u kualifikua në Botëror.

  • “Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”/ Miri ‘ul shpatat’ dhe i kërkon falje Selinës: Nuk ke përse…

    “Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”/ Miri ‘ul shpatat’ dhe i kërkon falje Selinës: Nuk ke përse…

    Mbrëmjen e djeshme gjatë surprizës në Prime-t, mamaja e Selin i ka kërkuar banores që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

    Selin vendosi që të qëndronte dhe të ‘luftonte’ me të dy banorët për çmimin e madh të këtij edicioni të pestë.

    Ndërkohë ditën e sotme, Miri i ka kërkuar ndjesë për të gjithë situatën e krijuar asaj dhe mamasë së saj. Ai shprehet se nuk ka ofenduar, por duke qenë se është interpretuar ashtu, kërkoi falje.

    Gjithashtu u shpreh se nga sot e tutje nuk do të ketë më ofendime, por do të përballen vetëm për lojën.

  • ADA BOUTIQUE – Zgjedhja juaj për stil dhe elegancë

    ADA BOUTIQUE – Zgjedhja juaj për stil dhe elegancë

    ADA BOUTIQUE – Zgjedhja juaj për stil dhe elegancë

    Nëse jeni në kërkim të veshjeve moderne, elegante dhe sportive për çdo rast, ADA BOUTIQUE është destinacioni ideal për ju. Me një koleksion të përzgjedhur për femra dhe meshkuj, ky butik sjell kombinimin perfekt mes stilit dhe rehatisë.

    Qoftë për një paraqitje elegante apo një stil të përditshëm sportiv, këtu mund të gjeni veshje që i përshtaten çdo shijeje dhe sezoni. Për më tepër, çmimet janë shumë të arsyeshme, duke e bërë modën të arritshme për të gjithë.ScreenRecording_04-02-2026 10-17-24_13fe85db0-4ee5-4ef7-b6c9-ea670c3ede87

    ADA BOUTIQUE ofron edhe mundësinë e porosive online, duke ju mundësuar të bëni blerje lehtësisht nga shtëpia juaj. Shërbimi i shpejtë dhe korrekt e bën përvojën edhe më të këndshme.

    Drenas

    Porosi online në DM

    Transport i shpejtë

    Zgjidh stilin tënd me ADA BOUTIQUE!

     

  • 140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

    140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

    Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati për deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, nga zyrtarët që punojnë në institucione publike.

    E për periudhën sa ishte i hapur afati ligjor, pasurinë e deklaruan mbi 9 mijë e 800 zyrtarë, ndërkohë që 140 zyrtarë publik, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

    “Ne kemi filluar tashmë procedurat për të inicuar shqiptimin e gjobave, brenda ditës së sotme do dërgojmë kërkesat për të verifikuar se sa është shuma e pagës së tyre bazë që gjobat të shqiptohen sa më shpejtë, sepse gjoba automatike që lidhen me kalimin e afatin është 30% të pagës së tyre”.

    “Të gjithë këta e kanë një afat shtesë 15 ditore, që të kryejnë këtë obligim, gjatë kësaj periudhe nuk ka masa tjera ndëshkuese, nëse vonohen më shumë se 15 dite bëhen subjekt të kallzimeve penale në prokurori”, ka deklaruar  Yll Buleshkaj – Drejtor i Agjencisë për parandalimin e Korrupsionit.

    Bazuar në ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive dhe Dhuratave, presidenti, deputetët e Kuvendit, ministrat, zv ministrat, gjyqtarët prokurorët e shumë kategori të tjera janë të detyruar të deklarojnë pasurinë, e së fundmi këtij procesi i nënshkrohen edhe mjekët, profesorët e universiteteve publike e doganierët.

  • Vdes në QKUK 30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri

    Vdes në QKUK 30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri

    Një person i lindur në vitin 1996 ka vdekur në QKUK, i cili ishte sjellë i plagosur nga arma e zjarrit, ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Emergjencës Naser Syla.

    I kontaktuar nga Gazeta Express, Syla tha se “përkundër të gjitha masave të ndërmarra nga Ekipa Mjekësore kujdestare, viktima ka ndërrua jetë”.

  • Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

    Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

    Pas disfatës 0:1 të Kombëtares së Kosovës ndaj Kombëtares së Turqisë në finalen e playoff-it, mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka reaguar me një mesazh emocional në rrjetet sociale.

    Rexhbeçaj falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se atmosfera e krijuar i ka bërë lojtarët të ndihen si në shtëpi në çdo ndeshje.

    “Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju e bëtë çdo ndeshje si në shtëpi për ne. Fatkeqësisht nuk arritëm ta bëjmë hapin e fundit. Është humbja më e dhimbshme e karrierës sime… por është fillimi i diçkaje të madhe.”

    Mesfushori kosovar e përshkroi këtë humbje si një moment të rëndë personalisht, por njëkohësisht si një pikënisje për të ardhmen e ekipit.

  • Aksident me lëndime të rënda në Prizren, shoferi i dehur dërgohet në mbajtje

    Aksident me lëndime të rënda në Prizren, shoferi i dehur dërgohet në mbajtje

    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupor.

    Sipas raportit policor, i lënduari pas pranimit të tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

    Ndërsa një person tjetër është arrestuar, pasiqë dyshohet se derisa sa ishte në drejtim të veturës ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe duke -shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar

  • Kosova publikon formacionin kundër Turqisë

    Kosova publikon formacionin kundër Turqisë

    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin zyrtar të Kosovës për finalen e madhe kundër Turqisë.

    Tekniku gjerman do të paraqitet në ndeshje me këtë formacion.

    Kosova ndodhet vetëm 90 minuta larg ëndrrës për Kupën e Botës.