Category: AKTUALE

  • Shifra alarmante, rreth 30 persona të vdekur në rrugët e Kosovës për 3 muaj

    Shifra alarmante, rreth 30 persona të vdekur në rrugët e Kosovës për 3 muaj

    Brenda tre ditësh në Kosovë kanë vdekur pesë persona nëpër aksidente komunikacioni, mes tyre tre këmbësorë. Njohës të komunikacionit barrën ia lënë faktorit njeri. Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, në komunikacion kanë vdekur rreth 30 persona.

    Po qëndronte në shiritin emergjent dhe pranë veturës së Policisë kur u godit për vdekje.

    Mbrëmjen e së enjtes, në magjistralën Vushtrri-Prishtinë në fshatin Nadakovc një 27-vjeçar mbeti i vdekur pas goditjes që mori nga një veturë.

    Për drejtuesin e makinës që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet tashmë organet e drejtësisë kanë caktuar një muaj paraburgim.

    Po atë natë, por në Prizren vdiq edhe një 29-vjeçar, i cili u përplas me motorr në një veturë.

    Një ditë para këtij aksidenti falat në këtë komunë për vdekje u godit edhe një këmbësor në rrugën “Wesley Clark”.

    Të mërkurën, teksa po drejtonte motoçikletën një-23 vjeçar nga Podujeva u përplas me një shtyllë elektrike.

    Kësisoj plagët që mori qenë vdekjeprurëse edhe për të.

    Vetura i mori jetën edhe një 74-vjeçari në Skenderaj të martën.

    Kësisoj, brenda 72 orësh, në trafik humbën jetën pesë persona, prej tyre tre këmbësorë.

    Se kush është shkaktari për numrin e madh të aksideneve në trafik e tregoi eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

    “Rezultati është subjektiv do të thotë problematika qëndron tek indiviti, pra te njeriu kurse pjesa tjetër një përqindje e vogel është tek rruga dhe automjeti. Nuk e di se që është një pa durueshmëri tek qytetarët është një disiplinë shumë e ulët që nuk e sheh te asnjë popull tjetër, është vështirë me i bind që komunikacioni vret”, ka thënë Bekim Ahmeti, Ekspert i komunikacionit.

    Ahmeti tregon hapat që duhet të ndermerren që numri i aksidenteve, sidomos atyre me fatalitet, të jetë më i ulët.

    “Policia të jetë serioze, jashtëzakonisht serioze mos të fal në dhënien e gjobave siç ndodhë në Austri atje ku komunkacioni është më i miri më i sukseseshmi, të instalohen kamerat, radarët mobil dhe statik”, ka thënë Bekim Ahmeti, Ekspert i komunikacionit.

    Policia ka bërë të ditur për televizionin Dukagjini se gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti kanë ndodhur 19 aksidente me fatalitet, në të cilat kanë vdekur 22 persona.

    Duke llogaritur edhe pesë viktimat gjatë 72 orëve të fundit, i bie qe në tre muajt e parë të 2026-tës kanë vdekur në komunikacion rreth 30 persona.

    Ndërsa në një raport të Policisë thuhet se gjatë vitit të kaluar, 111 persona humbën jetën në aksidente trafiku.

  • Vdes ish-drejtori i FBI-së

    Vdes ish-drejtori i FBI-së

    Robert S. Mueller III, ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimit e njohur si FBI-ja amerikane dhe një nga figurat më të rëndësishme të sigurisë se Shteteve te Bashkuara në dekadat e fundit, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

    Në një deklaratë të familjes, u bë e ditur se ai u nda nga jeta të premten në mbrëmje, ndërsa kërkohet respektimi i privatësisë në këtë moment të vështirë.

    Mueller mori drejtimin e FBI-së në vitin 2001, vetëm një javë përpara sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Pas këtyre ngjarjeve, ai udhëhoqi një transformim të thellë të agjencisë, duke e zhvendosur fokusin kryesor nga lufta kundër krimit të brendshëm drejt parandalimit të terrorizmit. Ai shërbeu për 12 vite në këtë detyrë, i emëruar fillimisht nga presidenti republikan George W. Bush dhe më pas i kërkuar të qëndronte në detyrë edhe nga presidenti demokrat Barack Obama.

    Pas largimit nga FBI në vitin 2013, Mueller u rikthye në shërbimin publik si këshilltar special në Departamentin e Drejtësisë, duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme me fushatën e Donald Trump. Hetimi i tij, që zgjati pothuajse dy vite, çoi në ngritjen e akuzave penale ndaj disa bashkëpunëtorëve të Trump.

    Raporti përfundimtar i publikuar në vitin 2019 evidentoi kontakte të shumta mes fushatës së Trump dhe Rusisë, por nuk arriti të provonte një komplot kriminal. Gjithashtu, raporti nuk dha një përfundim të qartë nëse presidenti kishte penguar drejtësinë, duke lënë çështjen të hapur për interpretim.

    Pas publikimit te lajmit për ndarjen e tij nga jeta, një reagim i ashpër erdhi ne Truth Social nga Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili shkroi se ishte i lumtur që Mueller vdiq sepse ai nuk do te mund te lëndojë me njerëz te pafajshëm.

    Mueller njihej për stilin e tij të rezervuar dhe serioz gjatë gjithë karrierës, duke shmangur daljet publike dhe konferencat për shtyp, edhe gjatë një prej hetimeve më të rëndësishme dhe përçarëse në historinë moderne amerikane.

    Me një karrierë dhjetëra vjeçare në shërbimin publik, Robler Mueller është konsideruar një nder figurat kyçe transformuese te FBI-se dhe hetimet që formësua politiken amerikane të viteve të fundit.

  • Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

    Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

    Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e tij si Xander Harris në serialin “Buffy the Vampire Slayer”, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

    Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se ai ndërroi jetë në gjumë për shkaqe natyrore.

    Familjarët e përshkruan aktorin si një person të ndjeshëm dhe të apasionuar, duke theksuar se vitet e fundit ai kishte gjetur një dashuri të veçantë për artin dhe pikturën.

    Sipas tyre, kjo ishte një nga mënyrat më të sinqerta për të shprehur personalitetin e tij.

     

    Ata pranuan gjithashtu se Brendon kishte kaluar vështirësi në të kaluarën, por në periudhën e fundit ishte në trajtim dhe shfaqte optimizëm për të ardhmen.

  • Chelsea po shkatërrohet, Evertoni shënon të tretin

    Chelsea po shkatërrohet, Evertoni shënon të tretin

    Evertoni ka shënuar golin e tretë ndaj Chelseat.

    Është senegalezi Iliman Ndiaye, ai që ka shënuar golin e tretë në minutën e 76-të

    Rezultati është 3-0.

  • Ky është motivi për të cilin dyshohet se ndodhi vrasja në Klinë

    Ky është motivi për të cilin dyshohet se ndodhi vrasja në Klinë

    Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.

    Raportohet se tragjedia ndodhi në shtëpinë e të përfshirëve, teksa konflikti ndërmjet tyre kishte filluar për pronësinë e shtëpisë.

    Pas konfliktit verbal, tashmë i ndjeri është dërguar në Spitalin e Pejës, ku sipas këtij institucioni ai nuk kishte pasur shenja jete.

    Ndërkaq vëllai i tij është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

  • Internet falas në hapësirat kryesore publike në Tiranë

    Internet falas në hapësirat kryesore publike në Tiranë

    Në Tiranë tashmë ofrohet internet publik falas në disa prej hapësirave më të frekuentuara, në kuadër të projektit WiFi4WB, një nismë që synon rritjen e aksesit digjital për qytetarët.

    Sipas Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, shërbimi i internetit pa pagesë është bërë i disponueshëm në Pazari i Ri dhe në Sheshi Skënderbej, dy nga zonat më të vizituara të Tiranë.

    Kjo nismë është pjesë e projektit EU4Digital, i financuar nga Bashkimi Evropian me kontribut të Gjermania dhe i zbatuar nga GIZ.

    Projekti synon të përmirësojë lidhjen digjitale dhe të rrisë përfshirjen në teknologji, duke e bërë internetin më të aksesueshëm për qytetarët dhe vizitorët.

    Sipas të dhënave zyrtare, rrjeti WiFi4WB po shtrihet gradualisht në 61 bashki dhe 73 zona publike në të gjithë vendin, duke kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës digjitale dhe në përmirësimin e shërbimeve për komunitetin.

  • Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayernit

    Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayernit

    Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj Union Berlinit.

    Ndeshje kjo e cilësuar si e “lehtë”, për kampionët rekord të Gjermanisë.

    Ndërsa e veçanta e kësaj ndeshje, është se në stol të “Bavarezëve” është dhe një kosovar.

    Ai quhet Erblin Osmani, mesfushori 16-vjeçar i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të grupmoshave U-17 të Bayernit, ku ka 15 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola dhe 5 asistime.

    Rezultati aktual në ndeshje është 0-0.

  • Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në fshatin Bokshiq të Klinës.

    Sipas mediave lokale, incidenti me armë zjarri ka rezultuar me një person të plagosur.

    Viktima raportohet të jetë bartur me autoambulancë drejt Spitalit të Pejës.

  • Kosova pa Rrahmanin dhe Avdullahun për play-off-in e Botërorit

    Kosova pa Rrahmanin dhe Avdullahun për play-off-in e Botërorit

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën për ndeshjet vendimtare të play-off-it drejt Kupës së Botës 2026.

    Mungesat kryesore janë kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushorët Leon Avdullahu e Muharrem Jashari.

    Në anën pozitive, rikthehen Florent Hadërgjonaj dhe Vesel Demaku, ndërsa lista alternative përfshin lojtarë si Meriton Korenica dhe Bersant Celina.

     

  • Trajneri i Sllovakisë: Skriniari po e rrezikon karrierën e tij për ndeshjen ndaj Kosovës

    Trajneri i Sllovakisë: Skriniari po e rrezikon karrierën e tij për ndeshjen ndaj Kosovës

    Trajneri i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, bëri një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Milan Skriniarin, i cili u lëndua në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Nottingham Forestit me 19 shkurt dhe që nga ajo kohë nuk ka luajtur.

    Calzona foli në një konferencë për shtyp, ku shpalli listën e lojtarëve për kombëtaren.

    Vendimi për të përfshirë Skriniarin, pavarësisht se është i dëmtuar, tërhoqi vëmendje, ndërsa trajneri 57-vjeçar sqaroi situatën e tij.

    Duke folur për mbrojtësin, Calzona tha: “Ai po lufton me një dëmtim mjaft serioz dhe po bën gjithçka që mundet për të qenë me ne. Po sillet si një lojtar i madh, duke u përpjekur të rikthehet sa më shpejt dhe të ndihmojë ekipin. Mund të thuhet se po rrezikon një pjesë të karrierës së tij për të qenë gati për këto ndeshje”.

    Sllovakia do të përballet në shtëpi me kombwtaren e Kosovws në gjysmëfinalen e “play-offit” për Kupën e Botës.

    Nëse kalon më tej, do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë.

    Skriniar, 31 vjeç, i cili ka luajtur 35 ndeshje për Fenerbahçen këtë sezon, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asistim.