Category: AKTUALE

  • Vdes një 29-vjeçar pas aksidentit ndërmjet një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

    Vdes një 29-vjeçar pas aksidentit ndërmjet një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

    Një 29 vjeçar, me iniciale E.A, ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Prizren, konkretisht në rrugën “Transiti i vjetër”.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.

    “Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një veture. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion”.

     

  • Sot varroset Florent Tahiri që humbi jetën pas përplasjes me motor

    Sot varroset Florent Tahiri që humbi jetën pas përplasjes me motor

    Florent Tahiri është 23-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik të mërkurën në Vranidoll të Prishtinës.

    Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 16:00 në fshatin Dumnicë (te varrezat e Tiofcve)

    I riu u vetaksidentua rëndë me motoçikletë, ndërsa vdekjen e tij e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Miq e familjarë kanë shkruar fjalë të ndjera për Florentin.

  • Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër shtetas të huaj

    Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër shtetas të huaj

    Njësia patrulluese në Pejë ka ndaluar dje një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë hasur katër pasagjerë qytetarë të huaj.

    Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar-drejtuesit të automjetit.

    Bëhet e ditur se me personat do të vijojnë procedurat e rregullta.

  • Batatina i shkruan mesazh privat gjyqtarit pas humbjes, ai ia publikon

    Batatina i shkruan mesazh privat gjyqtarit pas humbjes, ai ia publikon

    Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit e zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 25-të, ka nxitur reagime të ashpra në taborin llapjan, pasi skuadra e Batatinës u mposht 2-3 nga skuadra gjilanase.

    Disa orë më herët në Facebook kishte reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ankuar tek gjyqtarët pas humbjes.

    Por duket se Batatinës nuk i dal aq lehtë mllefi, teksa minuta më parë, gjyqtar anësor i këtij takimi, Fatlum Berisha i ka postuar disa biseda, ku shihet se i pari i Llapit i ka kontaktuar privatësisht atij.

    Në një prej mesazheve, Batatina përdor një gjuhë tejet të rëndë, duke përmendur edhe një tragjedi familjare të gjyqtarit me frazën “ty t’ka shiku Zoti njëherë”, ndërsa paralelisht e akuzon për vendime të padrejta në fushë.

    “Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë.”

    “FFK, ky është momenti i fundit që duhet të merreni me këta persona. Gjithashtu, organet kompetente duhet të merren urgjentisht me sojin e tillë, kur për interesa të tyre sulmohemi në nivelin më të ulët nga akterë të cilët pretendojnë se janë njerëz me integritet dhe se punojnë për të mirën e futbollit.”

    “Marre të qoftë!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

    Pas këtij publikimi të Berishës, nuk ka munguar mbështetja e kolegëve të tij, ku Genc Nuza e Erdall Zasella i kanë dal në mbrojtje gjyqtarit.

    “Kur turpi ska kufijë!!!”, ka shkruar Nuza në një ‘story’ në Facebook.

    “Futbolli duhet të na bashkojë në momente të vështira. MARRE TAHIR!”, ka thënë Zasella.

  • Çanta me marihuanë e para aksidentalisht dhurohet për bamirësi

    Çanta me marihuanë e para aksidentalisht dhurohet për bamirësi

    Dy adoleshentë gabimisht kanë lënë një çantë me marihuanë dhe para në një vend ku mblidheshin donacione jashtë objektit të bamirësisë në Zelandën e Re.

    Ata janë rikthyer në panik për ta marrë çantën, por atë moment është lajmëruar policia, shkroi AP.
    Një vullnetar kishte vërejtur një aromë të çuditshme para se ta hapte çantën e më pas kishte gjetur në të qese me marihuanë dhe 3,700 dollarë, njoftoi Policia.

    Përdorimi i marihuanës dhe shitja e drogës është ilegale në Zelandën e Re. Por, ajo lejohet për përdorim mjekësor me përshkrim të mjekut.

  • Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

    Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

    Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj Galatasaray.
    Golin e katërt në këtë duel e realizoi Mo Salah.

    Salah realizoi pas 61 minutave lojë.

    Rezultati aktual i takimit është 4-0

    Kliko linku për të parë golin:

    https://streamff.com/v/3ad812b3?fbclid=IwRlRTSAQn_TxmZGlkFlAyz8CDWhuYn8ga2Td8lfBuqL8Um8pleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEeP4deGjSnVqdAl2G_lpDGz0V2lzgCVSvZLUeid-8cFo6TYyPqFrwxmDmFTIg_aem_r5jopG731FywUwbXia-xog#google_vignette

  • U godit nga vetura, vdes 34 vjeçari në Prizren

    U godit nga vetura, vdes 34 vjeçari në Prizren

    Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:12.

    Personi i pajetë është me iniciale I.O, 34-vjeçar.

    Ndërsa, i dyshuari si vozitës i kësaj makine është D.D, 24-vjeçar, i cili është ndaluar nga Policia.

    Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

    “Sot, më datë 18.03.2026, rreth orës 19:12, Policia ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Prizren është sjellë një person pa shenja jete, sipas mjekëve kujdestarë. Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren. Patrullat policore kanë dalë në spital, ku është konfirmuar se personi i pajetë është I.O., mashkull, rreth 34 vjeçar”.

    “Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull, rreth 24 vjeçar. Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasesi ndalet për 48 orë”, ka thënë ai.

  • Top 5 filmat që duhet t’i shohësh patjetër

    Top 5 filmat që duhet t’i shohësh patjetër

    Nëse po kërkon një film që të të mbajë të ngjitur pas ekranit, këta janë 5 nga filmat më të vlerësuar dhe më të dashur nga publiku në gjithë botën:

    1. Inception

    Një thriller mendje-tronditës nga Christopher Nolan që luan me konceptin e ëndrrave brenda ëndrrave. Plot aksion dhe mister që të bën të mendosh edhe pasi mbaron.

    2. The Shawshank Redemption

    Një histori frymëzuese për shpresën dhe miqësinë brenda një burgu. Shpesh konsiderohet si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave.

    3. The Dark Knight

    Një film superheronjsh që shkon përtej zakonit. Performanca legjendare e Heath Ledger si Joker e bën këtë film të paharrueshëm.

    4. Forrest Gump

    Një rrëfim emocional për jetën e një njeriu të thjeshtë që përjeton momente historike. Plot mesazhe për jetën, dashurinë dhe fatin.

    5. Interstellar

    Një udhëtim epik në hapësirë që kombinon shkencën me emocionin njerëzor. Një tjetër kryevepër nga Christopher Nolan

  • Policia e Kosovës shpall në kërkim këtë person

    Policia e Kosovës shpall në kërkim këtë person

    “Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, personi i dyshuar fotot e të cilit janë publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprave penale ,,Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 dhe ,, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999” thuhet në njoftim.
  • Zbulohet një vendbanim ilir në Lushnjë

    Zbulohet një vendbanim ilir në Lushnjë

    Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë.

    Gërmimet arkeologjike kanë nisur prej një muaji në fshatin Murriz-Peqin në kodrën e Pusit.

    Arkeologët besojnë se mund të dalë në dritë një banesë me çati e përmasave të mëdha apo monument kulti bazilik, raporton Top Channel.

    Kërkimet arkeologjike janë duke vazhduar për të përftuar më tepër informacion se çfarë potenciali fsheh kjo kodër.

    Sipas arkeologut Andrea Pambuku, do të duhen më tepër financime për të vazhduar punimet edhe për disa javë të tjera dhe për të kuptuar më mirë se çfarë fsheh ky sit arkeologjik.