Category: AKTUALE

  • Lënia e mbeturinave ndërtimore e mobiljeve afër kontejnerëve, Rama me lutje për qytetarët

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se sot kanë dalë ekipet nëpër kryeqytet për të për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve.

    Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për ta mbajtur qytetin të pastër e të shëndetshëm.

    “Sot ekipet tona kanë dalë në terren për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve. Me rritjen e përditshme të nevojave të familjeve dhe bizneseve në Prishtinë, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes dhe përgjegjësi. Ju lusim për bashkëpunim. Bashkë e mbajmë qytetin të pastër dhe të shëndetshëm”.

  • Sekretari amerikan i Mbrojtjes shkarkon kreun e Agjencisë së Inteligjencës të Pentagonit

    Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkarkoi kreun e Agjencisë së Inteligjencës të Pentagonit dhe dy komandantë të tjerë të lartë ushtarakë, raportoi Reuters të premten, duke e cilësuar këtë si veprimin e fundit nga administrata e Presidentit Donald Trump për të spastruar zyrtarët në Pentagon.

    Nuk ishte menjëherë e qartë pse u shkarkua gjenerallejtënant Jeffrey Kruse, i cili drejtonte Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.

    Spastrimi nga ana e Hegseth u zgjerua më vonë të premten. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Reuters se përveç Kruse, Hegseth kishte urdhëruar gjithashtu shkarkimin e shefit të rezervave detare të ShBA-së dhe komandantit të Komandës së Luftës Speciale Detare.

    Të tre zyrtarët thanë se nuk dihet arsyeja pse u pushuan nga puna.

    “Shkarkimi i një tjetër zyrtari të lartë të sigurisë kombëtare nënvizon zakonin e rrezikshëm të administratës Trump për ta trajtuar inteligjencën si një provë besnikërie dhe jo si një mbrojtje për vendin tonë”, tha senatori amerikan Mark Warner, i cili është nënkryetar i Komitetit të Senatit për Inteligjencën.

  • Shembja e urës në Kinë vret 12 punëtorë ndërtimi

    Shembja e një ure hekurudhore në ndërtim e sipër mbi një lumë të madh në Kinë ka vrarë të paktën 12 punëtorë dhe ka lënë katër të tjerë të zhdukur, thanë raportet e medias shtetërore.

    Fotot ajrore nga Agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua tregojnë një pjesë të madhe që mungon nga harku i lakuar akuamarin i urës.

    Një pjesë e përkulur e kuvertës së urës varet poshtë Lumit të Verdhë.

    16 punëtorë ishin në urë në provincën Qinghai të Kinës veriperëndimore kur një kabllo çeliku u këput rreth orës 3 të mëngjesit të premten gjatë një operacioni tensionimi, tha Xinhua. Varka, një helikopter dhe robotë po përdoren në kërkimin e të zhdukurve.

  • Murati i reagon Tahirit: Pensionet për kategoritë e luftës ne i rritëm me 20%, kur udhëhoqët ju u rritën 0%

    Murati i reagon Tahirit: Pensionet për kategoritë e luftës ne i rritëm me 20%, kur udhëhoqët ju u rritën 0%

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, pasi ai deklaroi se s’mund ta votojnë për kryeparlamentar dikë që i ka lënë jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së.

    Murati tha se derisa udhëhoqi me këtë ministri pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20% dhe tha se gjatë qeverisjes së PDK-së ishte fshirë neni i një ligji që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale.

    “Herën e fundit kur PDK ka qeverisur me vendin, me koalicionin PAN gjatë 2017–2020, pensionet për veteranët, familjet e dëshmorëve, dhe invalidët e luftës janë rritur 0 euro. Herën e parafundit kur PDK ka qeverisur me vendin, në koalicion me LDK gjatë 2014-2017, e kishte fshirë nenin 18 të ligjit që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale. Kjo kërkesë kishte ardhur nga FMN-ja, pasi listat e veteranëve kishin filluar të mbusheshin edhe me ata që nuk i plotësonin kriteret, dhe kjo rrezikonte eskalim të kostos deri aty sa mund ta rrezikonte stabilitetin financiar. Ndërkaq pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës asnjëherë s’kanë qenë të lidhura me pagën minimale, por kjo e dëshmon se sa pak din Abelard Tahiri për këtë temë”, ka shkruar Murati.

    Ai tha se gjatë kohës së tij si ministër është “katërfishuar buxheti i FSK-së, duke arritur për herë të parë të përmbushim kriterin e NATO-s prej 2% të BPV-së”.

    “Këto janë faktet”.

    Tahiri më hërët tha se Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: Veteranët e UÇK-së; Familjet e Dëshmorëve;  Invalidët e UÇK-së.

    “Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën. Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës?”.

  • Në Durrës mungojnë vrojtuesit, moti i paqëndrueshëm nuk i tremb pushuesit, por kërkojnë më shumë siguri

    Pas reshjeve të shiut, mëngjesin e sotëm, plazhet e Durrësit patën një frekuentim më të ulët nga pushuesit, të cilët fillimisht zgjodhën më shumë shëtitjet buzë detit.

    Shumë çadra mbetën të mbyllura, ndërsa brezi i lagur ranor qe mbushur me leshterikë dhe papastërti të nxjerra nga deti.

    Rreth mesditës, pushues të shumtë filluan të mbushin plazhet.

    Durrësi shumë i bukur dhe njerëzit miqësor, sot pak fresk dhe po shëtisim. Me pas do kthehemi ne Mal te Zi”, tha një vizitor i huaj

    Sezoni veror nuk ka përfunduar ende, po në një ditë si kjo, me det të trazuar plot dallgë, u vu re mungesa e vrojtuesve të plazhit dhe sinjalistikës paralajmëruese, flamurit, por kjo nuk e uli aspak kënaqësinë e pushuesve që rikthyen gjallërinë në plazhet e Durrësit, duke shijuar një ditë te freskët vere, buzë Adriatikut.

  • Kolona të gjata në kufirin Serbi-Kroaci, mërgimtarët po presin deri në 2 orë

    Mërgimtarët që ia kanë mësyrë vendeve perëndimore ku jetojnë dhe veprojnë, po presin deri në 2 orë në kufirin Serbi-Kroaci.

    Një lexues, thotë se kolona nuk po lëviz, e gjatësia e saj shkon deri në gjashtë kilometra.

    Pritjet e tilla nuk janë të rralla, e sidomos ditëve të fundit janë shpeshtuar edhe më shumë.

     

  • Kaq gjatë po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

    Pritjet për të dalë nga Kosova veçse po rriten.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Merdarës për të dalë nga Kosova, po pritet deri në 2 orë e gjysmë.

    Deri në 1 orë vijojnë pritjet në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, ndërsa deri në 50 minuta në Jarinje.

  • Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermierë

    Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë për t’u kujdesur për të moshuarit.

    Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln.

    Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret ttë Gjermanisë.

    Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet e punës sonë, në mënyrë që të thithim punonjës të rinj. Ajo vëren se mjaft të rinj që luajnë lojëra kompjuterike kanë aftësi që janë të favorshme për të shtuar efektivitetin e punës së agjencive të spiunazhit – si p.sh. aftësi digjitale, aftësi komunikimi, frymë bashkëpunimi në ekip dhe rezistencë ndaj stresit.

    Bundeswehri në kërkim të ushtarëve

    Për arsye të ngjashme, pra rekrutimin e të rinjve dhe të rejave për ushtrinë gjermane, i pranishëm me një stendë në Gamescom është edhe Bundeswehri. Në stendën e Bundeswehr-it vizitorët mund të drejtojnë në simulatorë tanke ose të fluturojnë helikopterë, apo të bëjnë një stërvitje të vërtetë fizike të veshur me jelekë antiplumb pranë një posteri gjigant në të cilin shkruhet: “A je gati për nivelin tjetër?”.

    Sikurse zëdhënësja e BND-së, Linner, edhe zëdhënësi i ushtrisë, Marco Mann, thotë: “Ne jemi aty ku janë njerëzit që synojmë të bëjmë për vete”. Bundeswehr-i, i cili ka qenë i pranishëm në Gamescom që nga viti 2009, dëshiron t’u tregojë të rinjve se sa punëdhënës tërheqës është, thotë Marco Mann.

    Megjithatë kritikët hedhin dyshime duke shtruar pyetjen se sa të përshtatshme janë aktivitete të tilla. Pacifistët si Jürgen Grässlin nga Shoqata Gjermane e Paqes (DFG) thonë: “Në lojërat me vrasje, lojtarët futen në role të ndryshme në të cilat simulojnë vrasjen; ata madje marrin pikë bonus për vrasjen e një kundërshtari”.

    Sipas tij “Bundeswehr-i nuk ka asnjë arsye që të jetë i pranishëm në Gamescom”.

    Ministri i Jashtëm në kërkim të infermiereve në Indonezi

    Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e shfrytëzoi vizitën e tij në Indonezi, për të rekrutuar infermierë dhe infermiere nga ky vend. Ndërsa të dhënat demografike tregojnë se popullsia e Gjermanisë po plaket, rreth gjysma e 284 milionë qytetarëve të Indonezisë janë nën moshën 30 vjeç.

    Në kryeqytetin e Indoneziasë, Xhakarta, Wadephul vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë Budi Gunadi Sadikin një shkollë infermierie dhe foli me nxënësit dhe nxënëset për planet e tyre për të ardhmen.

    Megjithatë interesin për fuqi punëtore aktualisht Gjermania lëshon çdo vit vetëm rreth 1,000 viza pune për indonezianë. Berlini thotë se pengesë për lëshimin e vizave janë mungesa e arsimimit të nevojshëm, aftësitë e pamjaftueshme gjuhësore në gjuhën gjermane dhe mungesa e njohjes së certifikatave dhe diplomave nga Indonezia në Gjermani./DW/

  • Kanosi inspektoren e tregut në Skenderaj, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

    Kanosi inspektoren e tregut në Skenderaj, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

    Një inspektore e tregut nga Skenderaji ka raportuar në polici se është kanosur dhe fyer nga një person i dyshuar gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare.

    Sipas ankueses, konflikti ka ndodhur pasi ajo i kishte shqiptuar një gjobë të dyshuarit për mosvendosjen e çmimeve në të gjithë artikujt brenda lokalit të tij.

    I dyshuari është intervistuar në stacionin policor dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

    “Rr. 28 Nëntori, Skenderaj  22.08.2025 – 11:05. Ankuesja femër kosovare-inspektore e tregut në Skenderaj, ka lajmëruar se është kanosur dhe fyer nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që të njëjtit i kishte shqiptuar një gjobë për mos vendosjen e çmimeve tek të gjithë artikujt brenda në lokal. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

  • 18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

    Sot bëhen 18 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

    Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

    Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

    Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

    Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70-ta dhe 80-ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.