Category: AKTUALE

  • Presidentja dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta

    Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave një grup aktivistësh të cilët, me angazhimin e tyre të palodhshëm, kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për fuqizimin, mbrojtjen e të drejtave dhe përfshirjen dinjitoze të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

    Sipas njoftimit të Presidencës, të dekoruarit e sivjetshëm janë: Halit Ferizi (post mortem), Agim Vatovci (post mortem), Sabrije Zeqa (post mortem), Merita Voca (post mortem), Mexhid Foniqi (post mortem) dhe Hiljminijeta Apuk.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se këta aktivistë, me avokimin e tyre publik, punën në terren dhe mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, kanë ndikuar në rritjen e vetëdijes shoqërore, avancimin e politikave publike dhe gjithpërfshirjen.

    “Kontributi i tyre është shembull i përkushtimit qytetar dhe i vlerave, të cilat vazhdimisht i afirmon Presidentja Osmani”.

    Medaljet e akorduara do të dorëzohen në ceremoninë e veçantë të ndarjes së dekoratave që do të mbahet në fund të muajit dhjetor 2025.

    “Presidentja Osmani ka theksuar se shoqëria jonë bëhet më e drejtë dhe më e fortë, nëpërmjet atyre që punojnë çdo ditë për barazi, dinjitet dhe përfshirje  dhe se vlerësimi i tyre është një obligim institucional dhe moral”, thuhet në njoftim.

  • Haradinaj për “Sarajevo Safari”-n: Nëse Serbia dënohet për gjenocid, për ne është fitore

    Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar detajet e reja që janë publikuar nga gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, ku përmendet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Haradinaj tha se nëse Serbia dënohet si shtet për gjenocid, kjo do të ishte fitore për vendin tonë.

    Sipas tij, pavarësisht mundësisë së dënimit, mendësia e serbëve nuk ndryshon.

    “Nëse Serbia dënohet për gjenocidin në Kosovë, për ne do të jetë fitore. Mendësia e serbëve nuk ndryshon, se ata qysh në djep mësohen me qenë njerëz okupues, me pushtu, sidomos në urrejtje. Por, politikat ndryshojnë nëse Serbia dënohet për gjenocidin”, tha Haradinaj në Klankosova.

  • Në gjendje të rënduar emocionale – Elijona Binakaj mendon të largohet nga Big Brother

    Në gjendje të rënduar emocionale – Elijona Binakaj mendon të largohet nga Big Brother

    Elijona Binakaj duket se po e ka të vështirë të përballojë qëndrimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Së fundmi u pa e mërzitur dhe me lot në sy, ndërsa ka shprehur dëshirën për t’u tërhequr nga loja.

    Edhe pse ka marrë këshilla dhe mbështetje nga konkurrentët e tjerë, duket se gjendja emocionale e saj nuk është edhe aq e mirë.

  • Rrahen mes vete katër punëtorë të një kompanie në Klinë, policia jep detaje

    Rrahen mes vete katër punëtorë të një kompanie në Klinë, policia jep detaje

    Katër punëtorë të një kompanie në Klinë janë rrahur mes vete mëngjesin e së martës.

    Të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF në Klinë.

    Policia i ka arrestuar dhe dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

    Komunikata:

    Arrestohen katёr (4) persona tё dyshuar për veprat penale ‘lëndim i rёndë trupor’ dhe ‘ sulm’

    Pejë, 3 dhjetor 2025

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 02.12.2025, rreth orёs 10:55, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё.

    Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor.

    Tё gjithё tё dyshuarit janё arrestuar nga njёsitet e Stacionit Policor nё Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) nga ta janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy (2) tё tjerё janё liruar nё procedurё të rregullt.

  • Bie në prangat e Policisë personi që dyshohet se vrau biznesmenin në Elbasan

    Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirje në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.

    Arrestimi është kryer në Përrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë i viktimës.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se lokalizimi dhe kapja e Spahos është rezultat i disa orëve ndjekjeje dhe verifikimesh nga strukturat e Policisë së Shtetit, që po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

    Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në ekzekutim.

  • Gjermani: Ushtrisë i vidhen 20 mijë fishekë nga një kamion

    Gjermani: Ushtrisë i vidhen 20 mijë fishekë nga një kamion

    Një ngarkesë me municione gjermane është vjedhur nga një kamion shpërndarjeje në qytetin lindor të Burgut, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë. Raportimet tregojnë se bëhej fjalë për afro 20,000 fishekë, përfshirë 10,000 fishekë për pistoleta, 9,900 fishekë bosh për pushkë sulmi dhe granata tymi.

    Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur më 25 nëntor, pasi shoferi i kompanisë së transportit civil, i kontraktuar nga ushtria, la kamionin në një parking pa siguri gjatë natës.

    Të nesërmen, kur ngarkesa mbërriti në kazermat Clausewitz, municioni rezultoi i zhdukur. Ushtria dhe policia kanë nisur hetimet, ndërsa nuk është konfirmuar nëse ndonjë person është arrestuar ose identifikuar.

    Ministria e Mbrojtjes ka theksuar rëndësinë e sigurisë: “Ne e marrim shumë seriozisht vjedhjen – ky lloj municioni nuk duhet të bjerë në duar të gabuara.”

    Hetimi do të fokusohet gjithashtu tek arsyeja pse shoferi nuk përdori një vendndodhje të sigurt, duke kujtuar se ekziston një linjë telefonike dhe mundësi eskortë për raste të tilla.

    Rasti i fundit pason një seri incidentesh të ngjashme në rajonin e Saksonisë-Anhalt. Në gusht, policia raportoi humbjen e 90 fishekëve në Bernburg, ndërsa më herët 180 fishekë u humbën në Eisleben.

  • Shqipëri: Buxheti i 2026-s sjell rritje të re pagash për policinë

    Shqipëri: Buxheti i 2026-s sjell rritje të re pagash për policinë

    Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se projektbuxheti 2026 parashikon një rritje të re pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

    “Nga janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune e ushqim rriten në çdo nivel hierarkik, nga inspektori i thjeshtë deri te drejtuesit e lartë, duke e çuar pagën mesatare deri në 171,500 lekë për drejtuesit e parë.

    Një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike”, shkruan Balla në një postim nga mbledhja e sotme e Grupit parlamentar socialist, shkruan ATSH-ja.

    Sipas Ballës, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se qeveria mbetet e angazhuar në rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së punonjësve të uniformave blu.

  • Ambasada e ShBA-së: Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë përçarëse

    Ambasada e ShBA-së: Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë përçarëse

    Ambasada amerikane në Kosovë, ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Përmes një reagimi në Facebook, ambasada thotë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për ta bllokuar certifikimin që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse.

    “Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet tutje në njoftim.

  • Elijona: E lash shkollën për një vit për të marrë pjesë në “Big Brother”

    Elijona: E lash shkollën për një vit për të marrë pjesë në “Big Brother”

    Elijona dhe Klodi zhvilluan mbrëmë një diskutim rreth arsimit të tyre.

    Klodi e pyeti Elijonën nëse kishte përfunduar shkollën e mesme, ndërsa ajo iu përgjigj se i kanë edhe dy vjet për ta përfunduar.

    Ajo gjithashtu tregoi se, për shkak të pjesëmarrjes në “BBVK”, ishte detyruar të ndërpriste përkohësisht shkollën, duke bërë pauzë për një vit akademik.

  • Dhjetë përballje interesant zhvillohen sot në Kupën e Kosovës

    Dhjetë përballje interesant zhvillohen sot në Kupën e Kosovës

    Gjatë ditës së sotme zhvillohet dhjetë ndeshjet e Kupës së Kosovës për raundin e 1/16 së finales.

    Kampionia në fuqi e këtij kompeticioni Prishtina e nis luftën për mbrojtjen e titullit ndaj Top Futbollit.

    Ndërsa kampionia e Kosovës, Drita do të përballet me Besa Peja. Tjetër duel interesant është ai mes Ballkanit dhe Rilindjes 1974.

    Suharekasit kërkojnë ‘revansh’ ndaj Rilindjes e cila e eliminoi nga ky kompeticion edicionin që lamë pas.

    Dukagjinin që po kalon në një formë të mirë në Superligë, do të përballet me Ramiz Sadikun. Teksa, Drenica do të luaj me Prizrenin.

    Një tjetër duel interesant do të jetë ai mes Ferizajt dhe Tefik Çangës. Edhe Llapi i Tahir Batatinës e pret një skuadër nga Liga e Parë. Ata do të kenë punë me Vjosën.

    Tri përballjet tjera janë mes Gjilanit dhe Istogut, Prishtinës së Re me Lepencin e Trepcës me Malishevën.

    Të gjitha ndeshjet nisin me fillim nga ora 12:30.