Category: AKTUALE

  • Hamza: Kosova s’mund të vazhdojë kështu – shteti duhet të jetë mbi të gjitha

    “Kosova nuk mund të vazhdojë kështu, me përçarje dhe institucione jofunksionale. Kosovës i duhet një qeveri e përgjegjshme, që sjell rezultate e jo vetëm zhurmë. I duhet një qeveri që nuk e polarizon shoqërinë, por punon për të”.

    “Për të gjithë ne, Kosova duhet të jetë gjithmonë e para”.

    Kështu është shprehur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një emision televiziv.

    Ai ka kërkuar që të gjitha partitë politike duhet të bëhen bashkë për një prioritet, e që është shteti i Kosovës.

    “Në mozaikun politik të Kosovës, për ta plotësuar e kompletuar, diçka po mungon. Po mungon një qeveri dhe një kryeministër që është përbashkues. Nuk nënkupton kjo që ne të shkrihemi të gjithë në një parti politike, të bëhemi bashkë në një parti politike, por të jemi të partive të ndryshme politike, të kemi edhe mendime ndryshe për tema ndryshe, por të kemi një prioritet të përbashkët, e që është Kosova”.

    “Nëse ne e vendosim shtetin e Kosovës si prioritetin kryesor, e pastaj interesin e partive politike nën interesin shtetëror, atëherë është më lehtë me e plotësu mozaikun”, deklaroi Hamza në “Debat Plus”.

    Ndër të tjera, ai tha se qeveria aktuale ka krijuar polarizim shoqëror gjë e cila, sipas tij, ka sjellë edhe mungesë të stabilitetit politik.

    Sipas tij, këto bëjnë që të mos ketë edhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Hamza tha se çmimet gjatë kësaj qeverisje janë rritur, kostoja e jetesës është rritur për 40-50%, e edhe mbi 100%.

    “Të ardhurat nuk kanë arritur të përcjellin rritjen e çmimeve dhe si rezultat e kemi përkeqësimin e standardit të jetesës, mungesën e perspektivës, mungesën e optimizmit në shoqëri. Ne e dimë se kur ka mungesë të optimizmit në shoqëri i ndikon edhe investimet. Deficiti tregtar është përkeqësuar, është mbi 50% e bruto produktit vendor. Jemi shndërruar në një ekonomi që kryesisht varemi prej importit”, theksoi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

  • Misteri i një vrasjeje në Angli zgjidhet pas 20 vitesh, ja çfarë i ndihmoi hetuesit të zbulonin autorin e vërtetë

    Pas dy dekadash, Policia e Sussex ka njoftuar se ka identifikuar burrin që besohet të jetë përgjegjës për vrasjen e 35-vjeçares Jennifer Keeley, e cila u gjet e vdekur në një strehë bregdetare në Eastbourne më 22 janar 2005.

    Gruaja ishte goditur me thikë disa herë, kishte një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës dhe trupi i saj ishte djegur.

    Së bashku me provat nga vendi i ngjarjes, oficerët gjetën edhe një bisht cigareje me një profil të plotë gjenetik të një burri i cili u identifikua nga ADN-ja në trup dhe në gjakun e Jennifer, por nuk kishte përputhje në bazën e të dhënave, sipas Independent. Dy të dyshuar u arrestuan në vitin 2005, por u liruan për shkak të mungesës së provave.

    Emri i të dyshuarit u zbulua dy dekada më vonë.

    Hetimi është rinisur vitet e fundit, pasi policia identifikoi njerëzit që ndanin ADN-në me profilin e panjohur. Në verën e vitit 2024, një mostër nga një burrë në Anglinë veriore dha “pjesën e fundit të enigmës”, tha kreu i hetimit, DCI Simon Dunn.

    I dyshuari u identifikua si Keith Doubekin, i njohur edhe si Keith Black ose Keith Broadbent, i cili ishte me origjinë nga Anglia Veriperëndimore dhe kishte vdekur në vitin 2014 në moshën 60 vjeç. Sipas policisë, ai kishte lidhje me njerëz në komunitetin e të pastrehëve në Eastbourne, ashtu si edhe Jennifer, gjë që forcoi rastin se ai ishte autori pas vrasjes.

    Arrestime të mëparshme për përdhunim dhe mundësi identifikimi të humbura

    Para vrasjes së Jennifer, Doubekin ishte arrestuar nga Policia e Norfolkut në dy raste të ndara përdhunimi në vitin 2003 dhe 2004. Megjithatë, siç shpjegon DCI Dunn, në atë kohë ADN-ja u mor vetëm nga të akuzuarit, jo nga ata që thjesht u arrestuan, gjë që pengoi bërjen e një përputhjeje me bazën e të dhënave.

    Përveç kësaj, Doubekin kishte dhënë ADN-në si dëshmitar në një rast tjetër vrasjeje, por për shkak se nuk ishte i dyshuar, mostra nuk u shtua në bazën e të dhënave.

    Në vitin 2018, Policia e Sussex përdori një strategji afiniteti të ADN-së, një metodë që nuk ekzistonte në vitin 2005 dhe përmes anëtarëve të familjes së burrit arriti ta identifikonte atë.

    Raporti dhe njoftimi publik

    Policia ka vendosur të publikojë emrin e të dyshuarit për shkak të “interesit të madh publik”, seriozitetit të krimit dhe kontributit të tij të mundshëm në zgjidhjen e rasteve të tjera. Asnjë person tjetër nuk është duke u kërkuar në lidhje me vrasjen.

    Familja e Jennifer shprehu mirënjohjen e tyre për zgjidhjen e çështjes pas 20 vitesh.

    “Nëna jonë ishte e sjellshme, qesharake, krijuese, e donte muzikën dhe kujdesej shumë për të tjerët”, thanë ata në një deklaratë.

    “Shpresoj që historia e saj të inkurajojë më shumë mirëkuptim për ata që përjetojnë mungesën e strehimit dhe stigmën që rrethon shëndetin mendor”, theksuan familja e saj.

  • Sveçla: Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente

    Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, tha se koordinimi ndërinstitucional dhe reagimi i shpejtë shpëtojnë jetë, minimizojnë dëme dhe parandalojnë kriza humanitare.

    Për këtë arsye, nënvizoi Sveçla, vendi ynë është e përkushtuar ta avancojë arkitekturën e saj të emergjencave civile, duke investuar në kapacitete logjistike, teknologji moderne, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional.

    Ai shtoi se në këtë rrugëtim roli i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, IHMK-së, Agjencisë së Pyjeve dhe institucioneve të tjera relevante është thelbësor.

    “Si qeveri jemi të përkushtuar të forcojmë koordinimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, sepse reagimi efektiv ndaj fatkeqësive fillon nga komuniteti, nga qytetarët, të cilët duhet të jenë të informuar dhe të përgatitur mbi reagimin në situata emergjente. Kjo qesasje integruar forcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shtrin mbështetjen nga njohja e rrezikut deri te gatishmëria e plotë operative funksionale, shkruan RTK.

    Ai foli edhe për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, ku sipas Sveçlës, përballë këtyre sfidave është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

    Ai shprehu mirënjohje për Komisioni Evropian dhe me ndihmën e Bankës Botërore dhe Fondit Global për Reduktimin dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR), për mbështetjen e vazhdueshme e të çmuar përmes projekteve TAF1 dhe TAF2.

  • Marrëdhëniet gjatë shtatzënisë nuk e rrezikojnë fëmijën

    I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, seksologu Hajrulla Fejza ka shpjeguar se shkenca nuk e kërkon zvogëlimin e marrëdhënieve seksuale gjatë shtatzënisë, pasi fëmija është plotësisht i sigurt.

    Sipas Fejzës, në fillim të shtatzënisë, shumë gra mund të kenë frikë se marrëdhënia seksuale mund të dëmtojë fëmijën, por ai theksoi se ky shqetësim është i pabazuar, pasi fëmija është i mbrojtur nga mitra dhe nuk mund të dëmtohet nga akti seksual.

    Seksologu theksoi se përveç situatave ekstreme si dhuna, marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë të sigurta për gruan dhe fëmijën, dhe ndihmojnë në ruajtjen e intimitetit dhe shëndetit të çiftit.

    “Marrëdhëniet fillojnë të zbehen në fillim të shtatzënisë,  në fillim ka frikë se marrëdhënia po e dëmton frytin, aty fillon zbehja. Gjithmonë me një far ndrojtje, pa e ditë që fëmija në mitër është shumë i sigurtë dhe nuk e dëmton asnjë marrëdhënie seksuale. Zbehja rritet me procesin e lindjes. Normale për gruan. Prezenca e dikujt tjetër, e fëmijës në dhomë e zbeh marrëdhënien, e neglizhon partnerin, burri e sheh se dikush ka hyrë mes tyre aty”.

    “Asgjë më nuk është njëjtë. Dhe këtu fillon zbehja e intimitetit dhe marrëdhënies seksuale. Shkenca nuk thotë që duhet me i zvogëluar marrëdhëniet seksuale sepse fëmija është shumë i sigurt. Vagina ëshë e ndame me qafën e mitrës dhe është e pamundur me dëmtu fëmijën. Dëmtime mund të ketë veç nëse ka seks me dhunë”, tha Fejza.

  • Haradinaj në 113-vjetorin e Ushtrisë Shqiptare: Krenari kombëtare

    Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për të gjithë atdhetarët që, me guxim dhe dashuri për vendin, kontribuuan në ngritjen dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

    Haradinaj theksoi se “Forcat e Armatosura Shqiptare, sot pjesë e NATO-s, vazhdojnë me krenari të nderojnë trashëgiminë e lavdishme të paraardhësve, duke shkëlqyer në misione të ndryshme për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë, përfshirë edhe angazhimin e tyre në Kosovë si pjesë e KFOR-it”.

    “Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut,” u shpreh ai.

  • Grabitje me armë në Malishevë, dy persona të maskuar i marrin 800 euro një qytetari

    Grabitje me armë në Malishevë, dy persona të maskuar i marrin 800 euro një qytetari

    Dy persona të maskuar kanë kryer një grabitje me armë ndaj një qytetari në Malishevë.

    Sipas raportit të policisë, nën kërcënimin e armëve, ata i kanë marrë viktimës rreth 800 euro para të gatshme, si dhe DVR-në e kamerave të sigurisë, përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.

     Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

    “Malishevë / 03.12.2025 – 02:40. Është raportuar se dy persona të maskuar nën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 € para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës mashkull kosovar, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Hamza për Kurtin: Le të harrojë ta kontestojë vendimmarrjen time

    Hamza për Kurtin: Le të harrojë ta kontestojë vendimmarrjen time

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po shihet se tashmë është në panik.

    Derisa shton se administrata dhe institucionet nuk mund të ndahet sipas bindjeve politike.

    “[Sipas Kurtit] ende ka në administratë njerëz të PDK-së, në drejtësi dhe në institucione të tjera, madje edhe në media. Kjo tregon se njerëzit kanë të drejtë të ruajnë bindjet e tyre politike dhe të votojnë sipas tyre… Kurrë në karrierën time nuk ka lëvizur askush prej pozitës për shkak të bindjeve politike”, tha ai.

    Hamza u shpreh gjithashtu se mënyra e vendimmarrjes së tij është e konsultuar dhe analizuese.

  • 113-vjet ushtri shqiptare, Begaj: Krenar me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.

    Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka nderuar kontributin, sakrificat dhe shërbimin e të gjithë efektivëve të FARSH-it.

    “Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite|.

    “Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit”.

    “Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”.

    Ai njëherësh ka shfaqur mirënjohje për çdo pjesëtar të ushtrisë.

    “ Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!Gëzuar 113-vjetorin FARSH! ”, shkruan numri një  i Shqipërisë,

  • Doktori i QKUK-së pjesë e garës për deputet nga LDK-ja!

    Dr. Xhevdet Çuni, urolog me përvojë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe me origjinë nga Kaçaniku, është nominuar si kandidat për deputet nga dega lokale e LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

    Çuni është i njohur për kontributin e tij në fushën e urologjisë  duke kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime për sëmundje të traktit urinar  si dhe për angazhimin në edukimin dhe mentorimin e mjekëve të rinj.

    Returimi i tij në skenën politike vjen si pjesë e përpjekjeve të LDK-së të forcojë prezencën në zona si Kaçaniku, me kandidatë që sjellin reputacion profesional dhe kredibilitet social.

  • Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

    Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë kohës së luftës asnjë veprim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka mundur të realizohej pa koordinim dhe mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Haradinaj tha se ata që kanë qenë pjesë e asaj periudhe e dinë se roli i SHBA-së ka qenë vendimtar dhe se pa të, organizimi ushtarak i UÇK-së nuk do të kishte qenë i mundur.

    “Për ne që kemi qenë pjesë e asaj kohe në luftë, d.m.th. qaq rol sa kemi pas, këto nuk kanë qenë as lajme, sepse është ditë që pa një koordinim e bashkëpunim me ta, mundësia as elementare nuk ka qenë që ti me kanë një format i organizuar ushtarak për me luftu pa përkrahjen e SHBA-së,” tha Haradinaj në “Politiko”.

    Ai shtoi se çdo lëvizje e rëndësishme brenda UÇK-së është bërë me dijeninë dhe përkrahjen amerikane.

    “Nuk e mendoj që asnjë lëvizje e UÇK-së nuk është ba pa miratimin dhe pa përkrahjen e tyre,” u shpreh ai.