Category: AKTUALE

  • Parfumet shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë

    Parfumi është një nga produktet më të kërkuara nga të dyja gjinitë në industrinë e kozmetikës, por jo vetëm. Qëllimi i përdorimit te parfumit ose përbërjeve aromatike në një produkt është që të ndikojnë tek konsumatorët nëpërmjet shqisës së të nuhaturit dhe t’i joshin ata për të provuar parfumin ose produktin që përmban atë aromë.

    Parfumet janë projektuar për të stimuluar trurin, por studimet tregojnë se produktet e parfumuara ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, shkruan EO.

    Kur ekspozohet në ajër të hapur, parfumi avullon substanca kimike të cilat aktivizojnë qelizat nervore të hundës. Këto qeliza nervore më vonë i dërgojnë mesazhe trurit.

    Fatkeqësisht, për disa këto sinjale janë aq të forta sa që shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.

  • Gjermania zhvendos një numër aeroplanësh luftarakë në Poloni – pas shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të NATO-s

    Gjermania zhvendos një numër aeroplanësh luftarakë në Poloni – pas shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të NATO-s

    Një numër aeroplanësh luftarakë gjermanë Eurofighter Typhoon u nisën nga baza ajrore Nörvenich pranë Këlnit të enjten për në bazën ajrore polake në Malbork, në juglindje të Gdańsk, për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.

    Forcat Ajrore Gjermane thanë se ripozicionimi përfaqësonte një reagim ndaj shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në rajonin e Baltikut, së bashku me inkursionet nga dronë kamikazë.

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi këtë veprim në mesin e tetorit.

    Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendosja është planifikuar të zgjasë deri në mars.

    “Me këtë mision, trupat tona po japin një kontribut të mëtejshëm të vlefshëm në mbrojtjen e rajonit lindor të NATO-s, së bashku me krahun tonë të reagimit të shpejtë të stacionuar në Rumani që nga gushti”, tha oficeri komandues i forcave ajrore, gjenerallejtënant Holger Neumann.

    Gjermania po sinjalizonte mbështetje për Poloninë dhe NATO-n në tërësi, shtoi Neumann.

    Siç theksohet më tej, aeroplanët gjermanë u stacionuan në Malbork, rreth 60 kilometra në juglindje të Gdańsk dhe 80 kilometra në perëndim të enklavës ruse të Kaliningradit, në gusht dhe shtator.

    Aeroplanët shoqërohen nga rreth 150 persona, përfshirë pilotë, teknikë, roje dhe policë ushtarakë.

  • ‘Panik dhe histeri’, Syla: S’ma ka marrë mendja që Kurti tutet e struket me dalë e ja bën share Armend Mujës

    ‘Panik dhe histeri’, Syla: S’ma ka marrë mendja që Kurti tutet e struket me dalë e ja bën share Armend Mujës

    Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, i cili po refuzon të dalë mendja.

    Syla ka deklaruar se se kishte pritur asnjëherë që Kurti do të frikësohet të dalë në media dhe që do ja bëj share Armend Mujës konferencën.

    “Qe ma pret jeta me pa Albin Kurtin tu struk e tu u tutë mos me dalë ne media dhe tu ja bo share në Facebook Armend Mujês… sma ka marrë mendja”, ka shkruar Syla.

    Tutje sipas tij kjo është shenjë panikë dhe shenjë që po frikësohet Albin Kurti.

  • Xhaka: Do të angazhohem maksimalisht për Hamzën si kryeministër i ardhshëm

    Ragip Xhaka, babai i futbollistit Granit Xhaka, ka njoftuar se në këto zgjedhje nuk do të jetë pjesë e listës për deputet të Kuvendit të Kosovës, por do të angazhohet për fitoren e PDK-së dhe të Bedri Hamzës si kryeministër.

    Ai tha se partia i ofroi besimin për të garuar sërish, por vendosi që të mos marrë pjesë.

    “Megjithatë, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve të shumta familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë. Ky vendim ka ardhur me përgjegjësi dhe me respekt të madh për procesin zgjedhor dhe për të gjithë ju që keni besim tek unë.”

    Faleminderit nga zemra të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të Kosovës që në zgjedhjet e kaluara më nderuan me mbi 18,000 vota. Ky besim është një përgjegjësi dhe mirënjohje që do ta mbaj gjithmonë me krenari.”

    Si kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër, ai tha se do të kontribuojë për fitoren e partisë dhe të Bedri Hamzës.

    “Do të jem plotësisht në dispozicion të strukturave dhe aktivistëve tanë për të dhënë kontributin tim në këtë proces.”

  • Peci: Pa balotazh mendoj që është dashur ta fitoj Mitrovicën

    Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci ka folur pas fitorës në këtë komunë, duke treguar së pari historinë se kush ka qenë i pari që ka besuar në të.

    Peci gjithashtu tha se është vlerësuar se do të duhej që ai të fitonte pa balotazh.

    “Me u kthy në histori, unë kam qenë shumë i ri atëherë dhe kur e kam dëgjuar për herë të parë si diskutim dhe personi i parë që ka besuar që unë një ditë mund të jem i pari i Mitrovicës, ka qenë kryetari i parë i zgjedhur nga votat qytetare, kryetari i Kuvendit Komunal atëherë është quajtur, i ndjeri Faruk Spahija”, tha ai në Klan Kosova.

    Ai u shpreh se përveç vlerësimeve edhe vet mendon që fitorja e tij do të duhej të ndodhte qysh në raundin e parë.

    “Ata që kanë qenë vëzhgues ndoshta jo edhe shumë në kuptimin me dijena të thella, e kanë vlerësuar se unë fitoj pa ballotazh dhe unë mendoj që është dashur të fitoj pa balotazh dhe mendoj që rezultati mbi 53 për qind është dashur të jetë në raundin e parë”, tha ai.

  • Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë

    Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë

    Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, raportohet se do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, lajm këtë të cilin e ka bërë të ditur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    E në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke thënë se nuk e mbështet këtë marsh.

    “Me këtë protestë po mundohen të mobliziohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur që as VLEN nuk do ta mbështesë”, u shpreh ai.

    Pas kësaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur konferencë për media nesër në ora 10:00.

  • Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

    Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

    Sipas njoftimit të Doganës, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

    “Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftim.

    Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

     

  • Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare, të organizuara nga Egmont Group dhe të mbështetura nga GIZ në Kosovë.

    Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, Kurti shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës ndaj organizatorëve për nismat e ndërmarra dhe kontributin në mbajtjen e ngjarjeve të rëndësishme që forcojnë bashkëpunimin rajonal kundër aktiviteteve të paligjshme financiare.

    “Organizimi i kësaj ngjarjeje është në përputhje të plotë me programin tonë qeveritar dhe synimet për integrim evropian dhe ndërkombëtar. Synimi ynë është forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vendor për të koordinuar përgjigjen e të gjithë akterëve në luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Bashkë po punojmë që të rrisim efektivitetin kolektiv në parandalimin, identifikimin dhe luftimin e krimit ekonomik”, u shpreh ai.

    Ai theksoi se përafrimi i objektivave dhe përpjekjeve të institucioneve vendore me ato ndërkombëtare është thelbësor për identifikimin më të saktë të kërcënimeve dhe dobësive sistematike, si dhe për forcimin e mekanizmave efektivë në adresimin e tyre.

    Kurti rikujtoi se raportet ndërkombëtare vazhdojnë të dëshmojnë progresin e Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

    Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën nënvizon përparimin në luftën kundër pastrimit të parave, ndërsa Transparency International ka vlerësuar progresin në luftimin e korrupsionit gjatë viteve të fundit. Po ashtu, Indeksi Global i Krimit të Organizuar ka renditur Kosovën në mesin e vendeve me nivelin më të ulët të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar në edicionin e vitit 2025 e vlerëson Kosovën si shtetin me kriminalitetin më të ulët në rajon.

    “Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm duke forcuar kornizën ligjore dhe institucionale, me qëllim të përmbushjes së standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në luftimin e këtyre dukurive. Kjo qasje forcon bashkëpunimin, kohezionin dhe koordinimin mes institucioneve tona. Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës ka performuar mirë dhe ka shënuar rezultate të kënaqshme në identifikimin dhe gjurmimin e të ardhurave të paligjshme. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e NJIF dhe autoriteteve tjera në luftimin e aktiviteteve kriminale”, theksoi Kurti.

    Takimet rajonale të NJIF-ve shërbejnë si platformë për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe përmirësimin e mekanizmave të përbashkët për parandalimin e kërcënimeve financiare në rajon.

  • Festoni netët e Vitit të ri në Fafa Resort me oferta tepër të volitshme

    Grand Blue Fafa Resort & Spa në Golem ka prezantuar paketat zyrtare për festën e Vitit të Ri, duke sjellë një kombinim të luksit, argëtimit dhe mikpritjes për të gjithë mysafirët që dëshirojnë ta mbyllin vitin me një përvojë të paharrueshme buzë detit.

    Për Natën Gala janë ofruar tre opsione çmimesh:
    – 120 euro për person vetëm për Natën Gala
    – 158 euro për person për Natën Gala dhe një natë akomodim
    – 188 euro për person për Natën Gala dhe dy netë akomodim

    Paketa përfshin Darkën Gala të Vitit të Ri, kokteilin e mirëseardhjes dhe pije alkoolike e joalkoolike pa limit. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë live nga Erida Jusufaj, Altin Myftaraj dhe Lazar Daka, ndërsa Albana Leka dhe Ines Memisharaj do të sjellin një program artistik të përzgjedhur posaçërisht për këtë natë.

    Familjet me fëmijë do të kenë mundësi të përfitojnë nga menuja e personalizuar për të vegjlit dhe nga surprizat festive që do të sjellë Babagjyshi i Vitit të Ri. Në ndërrimin e viteve, mysafirët do të mirëpriten me një show fishekzjarrësh dhe një koktejl të përgatitur posaçërisht për momentin e mesnatës.

    Resorti ka bërë të ditur se rezervimet janë të hapura dhe këshillon të gjithë të interesuarit të sigurojnë vendet e tyre me kohë, për shkak të kërkesës së shtuar gjatë sezonit të festave.

    Për informacione dhe prenotime, Grand Blue Fafa mund të kontaktohet në numrat +355 69 708 6352 dhe +355 69 706 7501, ose në adresën elektronike info@fafa.al. Resorti ndodhet në Golem, përgjatë bregdetit Durrës–Kavajë.

    Mund të jetë një imazh i teksti

  • Aksident në Koshtovë, dyshohet se një person është në gjendje të rëndë

    Aksident në Koshtovë, dyshohet se një person është në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Koshtovë të Mitrovicës.

    Sipas informacioneve, Amantina Hasani, njëri nga shoferët është në gjendje të rëndë.

    Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës.

    Rilindjashqiptare do t’ju mbajë të informuar për detaje të tjera.