Category: AKTUALE

  • Edhe Gjermania dënon gjuhën e Sami Kurteshit për AGK-në

    Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, është bërë cak i kritikave ditëve të fundit për sulmet e tij të vazhdueshme ndaj mediave, gazetarëve dhe organizatës që mbron të drejtat e tyre.

    Zyra e BE-së në Kosovë tha se dënon “sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK si një ‘aleancë grupesh kriminale’ dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund”.

    “Liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – BE do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, u tha në reagimin e BE-së.

    E reagimin e tyre e ka mbështetur edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

    “Edhe ne i bashkohemi BE-së në dënimin e sulmeve kundër AGK-së të bëra nga Sami Kurteshi”, shkroi kjo Ambasadë në rrjetet sociale.

  • Cilësi, siguri dhe inovacion në çdo projekt Elektrika Mont

    Elektrika Mont është një kompani e specializuar në fushën e furnizimit me materiale elektrike, instalimeve elektrike dhe shërbimeve të ndërtimit. Me një eksperiencë të gjerë dhe staf profesionist, kompania ka fituar besimin e klientëve falë përkushtimit ndaj cilësisë, sigurisë dhe zgjidhjeve moderne teknike.

    Elektrika Mont ofron një gamë të gjerë materialesh elektrike për projekte të madhësive të ndryshme  nga instalimet shtëpiake deri te sistemet industriale. Të gjitha produktet janë të certifikuara dhe të standardit të lartë, duke garantuar jetëgjatësi dhe funksionim të sigurt. Furnizimi përfshin:

    • Kabllo dhe pajisje përcjellëse

    • Panele elektrike

    • Pajisje mbrojtëse dhe automatike

    • Komponentë për instalime rezidenciale dhe komerciale

    Ekipet profesionale të Elektrika Mont realizojnë instalime elektrike të plota dhe efikase, të cilat përputhen me standardet më të larta të sigurisë. Shërbimet përfshijnë:

    • Instalime për objekte banimi

    • Instalime për ndërtesa komerciale dhe industriale

    • Sisteme të ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm

    • Mirëmbajtje dhe inspektim i rrjeteve elektrike

    Çdo projekt kryhet me kujdes maksimal dhe duke përdorur pajisjet dhe teknologjitë më të avancuara.

    Elektrika Mont ofron gjithashtu shërbime të specializuara në fushën e ndërtimit. Kompania angazhohet në realizimin e projekteve funksionale, estetike dhe të qëndrueshme.

    Kombinimi i ekspertizës në ndërtim dhe instalime elektrike i jep kompanisë një avantazh unik për realizimin e projekteve të kompletuara dhe të sinkronizuara profesionalisht.

    Kontakti

    Elektrika Mont

    📞 045 414 349
    ✉️ elektrika_mont@hotmail.com
    📷 Instagram: instagram.com/swissresidence

    🎥 TikTok: tiktok.com/@elektrikamont

     

  • Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

    Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

    Një i moshuar rreth 87-88 vjeç ka ndërruar jetë brenda një farmacie në qytetin e Pogradecit, pasi kishte shkuar për të blerë medikamente.

    “Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt”, njofton policia, raporton A2CNN.

    Sakaq, nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

  • Jep dorëheqje Federica Mogherini!

    Federica Mogherini, ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, dha dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës, pasi u përfshi si e dyshuar në një hetim për mashtrim që përfshin Kolegjin dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së.

    Hetimi i prokurorisë së BE-së lidhet me një kontratë njëvjeçare për një akademi diplomatike, ku dyshohet se fondet e BE-së mund të jenë përdorur në mënyrë të papërshtatshme, duke përfshirë edhe informacion të brendshëm për tenderin, i cili ishte hapur për të gjitha universitetet evropiane.

    Një ditë më parë, edhe Stefano Sannino, zyrtar i lartë i BE-së dhe gjithashtu i dyshuar, njoftoi dorëheqjen.

  • Abdixhiku takon ambasadorin britanik – temë zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka pritur sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë takim, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

    “Abdixhiku e informoi ambasadorin britanik për përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për zgjedhjet nacionale dhe angazhimin e partisë për një proces demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Po ashtu theksoi mobilizimin e strukturave në të gjitha komunat, finalizimin e programit qeverisës, si dhe angazhimin e partisë për një fushatë konstruktive dhe të orientuar kah qytetari”, thuhet në njoftim.

    Aty thuhet gjithashtu se Abdixhiku nënvizoi se LDK-ja është e gatshme të paraqesë një ofertë serioze dhe vizionare për të ardhmen e vendit, duke u mbështetur në përvojën institucionale që ka.

    “Kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj më të rëndësishme shtetformuese dhe demokratike”, njofton LDK-ja.

  • NATO-ja rrit praninë në Detin Norvegjez

    Aleanca Veriatlantike – NATO, ka njoftuar rritjen e prezencës në Detin Norvegjez.

    Nëpërmjet një njoftimi, ky bllok shtetesh deklaron se prania në këtë det verior është strategjikisht e rëndësishme, shkruan IndeksOnline.

    “Operimi në veri të detit u mundëson forcave detare të NATO-s të përmirësojnë aftësitë e tyre të luftimit në një nga mjediset detare më sfiduese në botë, duke ruajtur njëkohësisht një prani të fortë dhe të dukshme të Aleatëve” thuhet në njoftimin e NATO-s.

  • Avni Qenajt i caktohen 30 ditë paraburgim, në Beograd

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, Avni Qenaj, dhe i kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me pretendime për krime lufte të vitit 1999.

    Në një njoftim zyrtar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se ky veprim përbën vazhdimësi të praktikave të Serbisë për ndjekje politike ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes akuzave të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

    Mes të tjerash, në njoftim të MPJD-së thuhet:

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për të mbrojtur të drejtat e z. Qenaj dhe për të kundërshtuar këto akuza të pambështetura dhe me motiv politik.

    Në kuadër të këtij angazhimi, ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, dje ka vizituar z. Qenaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, ku i ka ofruar mbështetjen e plotë institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e drejtësisë.

    Z. Qenaj ka deklaruar se gjatë qëndrimit në arrest policor i është ushtruar presion psikologjik, por pa keqtrajtim fizik, dhe se as aktualisht nuk ka keqtrajtime nga autoritetet e paraburgimit.

    Ai ka bërë të ditur se ende nuk është vizituar nga familjarët, por pret vizitën e tyre në ditët në vijim. Familjarët e tij kanë angazhuar katër avokatë mbrojtës për përfaqësimin e tij ligjor.

    Z. Qenaj është arrestuar më 26 nëntor 2025 në pikëkalimin kufitar Merdarë, gjatë transitit drejt Bosnjë dhe Hercegovinës, ku familja e tij ka një biznes familjar. Pas arrestimit, ai është mbajtur për 48 orë në Prokuplje dhe më pas është transferuar në Beograd. Më 28 nëntor, ai ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë për Krime të Luftës të Beogradit, ku është njoftuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit ka iniciuar procedurë penale kundër tij dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit.

  • Euro prek minimumin e ri historik

    Euro prek minimumin e ri historik

    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur muajin dhjetor me një rënie të lehtë, përcjell albinfo.ch.

    Madje, ditën e mërkurë kursi shënuar një minimum të ri historik, duke prekur nivelin e 96.59 lekëve.

    Kjo vlerë përfaqëson një rënie shumë të lehtë nga minimumi i mëparshëm prej 96.6 lekësh, që ishte regjistruar në tetor të këtij viti.

    Ndërkohë 0.93CHF janë barabartë më 1 euro, dhe 1.17 dollarë barabartë më 1 euro.

  • Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

    Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

    Gjykata Speciale njofton se rastin “Thaçi dhe të tjerët” të administrimit të drejtësisë, Hashim Thaçit dhe të tjerëve u është vazhduar paraburgimi.

    “Në vendimin mbi rishikimin e paraburgimit më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston rreziku real që të akuzuarit, nëse do të liroheshin, mund të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.

    Ky është vendimi i gjashtë i tillë në këtë çështje; të gjitha vendimet mbi rishikimin e paraburgimit mund t’i gjeni këtu.

    Aktakuza kundër të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor dhe u bë publike më 6 dhjetor 2024. Më 3 prill 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelin e ZPS-së kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake të datës 29 nëntor 2024 për konfirmimin e aktakuzës.

    ZPS-ja kundërshtoi interpretimin e Gjykatëses të nenit 32(3) të Kodit Penal të Kosovës (KPK), me argumentin se ajo gaboi që përjashtoi përgjegjësinë penale të Hashim Thaçit për nxitje bazuar në një keqinterpretim të kritereve të dënimit. Me vendim të shumicës – gjykatësja Jorgensen ishte në mospajtim – Paneli u pajtua se neni 32(3) zbatohet për vepra penale për të cilat shkallëzimi i dënimeve përfshin pesë vjet ose më shumë se pesë vjet, edhe nëse jo dënim minimal. Paneli ia ktheu çështjen Gjykatëses së Procedurës Paraprake për shqyrtim të mëtejshëm.

    Më 14 prill 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ndryshoi vendimin e saj duke konfirmuar një formë përgjegjësie penale shtesë për Thaçin në bazë të nenit 32(3) të KPK në akuzat e paraqitura në Pikat 1, 2, dhe 3 të aktakuzës. Ajo urdhëroi ZPS-në të dorëzojë aktakuzën e re të konfirmuar, e cila u dorëzua më 16 prill 2025.

    Sipas Aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.

    Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, me Fazliun dhe me Kilajn, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.

    Isni Kilaj u arrestua më 2 nëntor 2023 në Kosovë dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të DHSK-së më 3 nëntor 2023. Seanca e paraqitjes së parë të Kilajt, si i dyshuar, para Gjykatësit të Vetëm, u mbajt më 4 nëntor 2023, në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullës 55 të Rregullores. Në maj 2024, për shkak të vonesave të konsiderueshme të afatit të procedurave, Gjykatësi i Vetëm përcaktoi se zgjatja e paraburgimit të tij do të ishte e paarsyeshme dhe urdhëroi lirimin e Kilajt në Kosovë me kushte të rrepta. Vendimi i Gjykatësit të Vetëm u konfirmua në vijim nga Gjykata e Apelit e DHSK-së. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai u konsiderua vetëm si i dyshuar.

    Pas konfirmimit të Aktakuzës kundër pesë të akuzuarve, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan nga ZPS-ja më 5 dhjetor dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë më 6 dhjetor 2024. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi  në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë.

    Në paraqitjen e tyre të parë më 8 dhjetor 2023, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.Pasi Thaçi dhe Smakaj vendosën të mos deklarohen lidhur me fajësinë gjatë seancës së 17 dhjetorit 2024, gjykatësja e procedurës paraprake kërkoi që ata të deklarohen në formë të shkruar deri më 7 janar 2025. Më 6 janar 2025, Thaçi dorëzoi njoftimin përmes të cilit u vetëdeklarua i pafajshëm. Vetëdeklarimi i pafajësisë së Bashkim Smakajt u dorëzua më 3 janar ndërsa u bë publike më 14 janar 2025.

    Më 19 shtator 2025, ZPS-ja dorëzoi, si konfidenciale, dosjen e vet paraprake. Më 7 tetor 2025, ZPS-ja e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të korrigjuar. Më 20 dhe 23 tetor 2025, Fadil Fazliu dhe Hashim Thaçi dorëzuan versionet e redaktuara publike të dosjeve të tyre paraprake.

    Më 11 nëntor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes do të jetë gati për t’iu kaluar një trupi gjykues më 12 nëntor 2025. Rrjedhimisht, Kryetarja e DHSK-së caktoi gjykatësin e vetëm në gjykimin e kësaj çështjeje. Më 12 nëntor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjykatësit të vetëm.

    Konferencat për përgatitjen e gjykimit u mbajtën më 28 nëntor 2025.

  • “Trafiku Urban” do të kompensojë biletat për ditët e humbura gjatë grevës

    Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka dalë me një sqarim për qytetarët e vendit.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se për shkak të protestës së kësaj ndërmarrjeje nga 24 nëntori deri më 2 dhjetor, janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore të qytetarëve.

    Andaj, “Trafiku Urban” deklaron për qytetarët se për t’ju kompensuar, ditët e humbura do të shtohen, dhe vlefshmëria e biletave mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes.

    Për të realizuar zgjatjen e vlefshmërisë së biletës, “Trafiku Urban” ka publikuar hapat si më poshtë:

    1. Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.
    2. Prezantoni biletën tuaj mujore aktuale.
    3. Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.
    4. Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.

    Kioskat ku mund të bëhet vulosja:

    1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)

                               Orari i punës:

                               E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

                               E diel: 08:00 – 16:00

    1. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)

                              Orari i punës:

                              E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

                              E shtunë: 07:00 – 14:00

    1. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)

                               Orari i punës:

                               E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

                               E diel: 08:00 – 16:00.