Category: AKTUALE

  • Pas eliminimit nga Real Madridi, Man City po e shqyrton të ardhmen e Guardiolës

    Pas eliminimit nga Real Madridi, Man City po e shqyrton të ardhmen e Guardiolës

    Pep Guardiola po përjeton një moment të vështirë te Manchester City pas humbjes së thellë ndaj Real Madridit në Ligëne Kampionëve.

    Eleminimi ka ngritur dyshime mbi performancën dhe strategjinë taktike të ekipit, duke vënë në fokus të ardhmen e trajnerit katalanas.

    Sipas Sport, trajneri do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Manchester City për të diskutuar rreth situatës së klubit.

  • “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos

    “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos

     Faqja zyrtare e “BBVA” ka publikuar momentin kur Selin rrëfehet pas daljes së Gimbos.

    Ajo shihet e ulur në kolltuk teksa nuk i mban lotët.

    “E dija që do të ndodhte kështu. Jam mërzitur se ishte e vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare. E di kur je kështu, njeri pa njeri”, tha jo.

  • Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars

    Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars

    Kosova ishte e përfaqësuar në mënyrë mbresëlënëse në edicionin e fundit të Oscars, ku tri artistet shqiptare të famshme shkëlqyen në skenën më prestigjioze të filmit, transmeton albinfo.

    Luana Bajrami, pjesë e një filmi që mori vlerësimin e kritikëve, fitoi një çmim Oscars, duke vendosur emrin e saj dhe të Kosovës në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

    Ndërkohë, Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqën sytë e publikut dhe mediave me pamjen dhe stilin e tyre të veçantë të veshjes, duke bërë që yjet e muzikës shqiptare të shkëlqejnë po ashtu në tapetin e kuq.

    Ky moment i veçantë është një arritje e madhe për Kosovën, duke treguar talentin dhe ndikimin e artistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

  • Aksidentohet për vdekje polici i burgut të Drenovës

    Aksidentohet për vdekje polici i burgut të Drenovës

    Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq.

    I vdekur ka mbetur 45-vjeçari Krenar Çekiçi, polic i burgut të Drenovës.

    Sipas informacioneve paraprake, një automjet që lëvizte nga Korça drejt Maliqit ishte ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalin e hapur. Në ato momente, një mjet tjetër që vinte në të njëjtin drejtim ka goditur fillimisht automjetin përpara tij dhe më pas edhe mjetin tip “Benz” të ndaluar, ku ndodhej 45-vjeçari.

  • Nga një muaj paraburgim prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e 5-vjeçarit

    Nga një muaj paraburgim prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e 5-vjeçarit

    Nga një muaj paraburgim u është caktuar prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e fëmijës së tyre 5-vjeçar.

    Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, A.K. dhe V.P. dyshohet të kenë kryer veprat “Shkelje e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

    5-vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.  Sipas njoftimit të djeshëm të Klinikës së Pediatrisë, ku është duke u trajtuar fëmija, ai është pranuar fillimisht në Emergjencën Qendrore me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze. Në momentin e pranimit, ai ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.

    Ndërkohë drejtoresha e Qendrës për punë sociale në Lipjan, Makfire Shamolli, ka thënë se i kanë marrë në përkujdesje edhe 6 fëmijë të tjerë të kësaj familjeje.

  • ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    Kanë nisur sot punimet për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

    Ky projekt synon avancimin e mëtejmë të sportit të xhudos dhe krijimin e kushteve moderne për sportistët kosovarë. Njëkohësisht, shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit, duke ndërtuar mbi sukseset e deritanishme olimpike dhe botërore.

    Në ceremoninë e vënies së gur themelit, krahas kryetarit të federatës së xhudos, Agron Kuka, dhe trajneri, Driton Kuka, morën pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti dhe ministri I sportit, Blerim Gashani.

    Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, tha se ky projekt do të hap mundësi të reja për të gjithë sportistët të cilët merren me xhudo dhe synojnë suksess elitare në Evropë dhe Botë.

    “Para plot 30 vitesh, pak metra nga këtu, ka qenë babai im që ka vendosur një gurthemel. E ai ka qenë gurthemeri i mbijetesës. Po, ka qenë mbijetesa e sportit fisnik të xhudos pas uzurpimit të palestrave publike nga okupuesi serb. Dhe pas çlirimit, në po atë vend vazhdoi puna e madhe e sakrifica për përfaqësimin e shtetit tonë gjithandej botës, deri në arritjet kulminante që deri tani numërojnë pesë medalje olimpike, dhjetëra evropiane e botërore, e qindra të tjera ndërkombëtare. Përveç që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i sportit u njoftua me potencialin e një shteti të ri, po ashtu u ngrit edhe kurioziteti se çfarë qëndron pas kësaj. Dhe kjo kuriozitet u shua në vitin 2021, ku shkëlqeu emri i vëllait tonë, Driton Toni Kukës, si trajneri më i mirë në Evropë dhe botë, i shpallur nga Federata Evropiane dhe ajo Botërore. E ky gurthemel po vendoset për mundësi më të mëdha, si në zhvillimin e sportit, po ashtu edhe në promovimin e vendit tonë përmes organizimit të aktiviteteve trajnuese e garuese ndërkombëtare. Njëra nga ato do të jetë edhe organizimi i garës prestigjioze të Lojërave Mesdhetare në sportin e xhudos dhe sportin e karatesë”, theksoi Kuka.

    Ndërsa, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vuri në pah rëndësinë e investimit dhe standardet që do të sjellë ky projekt. Ai bëri të ditur se zgjerimi do të përfshijë infrastrukturë moderne sportive dhe përcjellëse, duke krijuar kushte të nivelit ndërkombëtar dhe duke e shndërruar këtë qendër në një pikë referimi për sportin dhe zhvillimin ekonomik e turistik.

    “Kjo qendër ku ndodhemi aktualisht është përuruar në shtator të vitit 2021. Një pjesë e rrugës drejt medaljeve olimpike në ‘Paris 2024’ është shtruar pikërisht këtu. Pjesa tjetër është bërë në kushte më të vështira, por me punë dhe përkushtim, kjo ekip e jashtëzakonshme e xhudos ka sjellë medalje të arta olimpike nga Rio dhe Tokio. Me angazhimin e pandalshëm të Federatës së Xhudos për ta ngritur Kosovën edhe më lart, në kuadër të programit ‘Kosova shtet i xhudos’, sot po nisim këtë investim të ri. Ky projekt përfshin:Palestër të re të xhudos me standarde ndërkombëtare, objekt multifunksional që përfshin akomodim, pishinë, sallë fitnesi dhe restorant. Projekti do të krijojë kushtet që xhudoja e Kosovës të vazhdojë punën përpara, të forcojë rolin e saj si qendër stërvitore në Evropë dhe njëkohësisht të kontribuojë në zgjerimin dhe ngritjen e sportit, turizmit dhe ekonomisë në vendin tonë. Pikërisht këtu, në hapësirat e palestrës së re të xhudos, do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030”, bëri të ditur Kurti.

    Nga ana tjetër, trajneri më i mirë i xhudos në botë, Driton Kuka e cilësoi këtë moment si kulmin e një pune të gjatë dhe të përbashkët.

    Ai theksoi se ky gurthemeli përfaqëson një vulë të sakrificës shumëvjeçare dhe një hap të madh drejt krijimit të kushteve të barabarta me vendet më të fuqishme të botës në sportin e xhudos.

    “Për mua sot është një ditë e veçantë, sepse ky gurthemel nuk është vetëm fillimi i një ndërtese, por është vula e një pune dhe sakrifice të gjatë që kemi bërë si ekip, si familje dhe si shtet.

    Ky zgjerim i Qendrës Nacionale të Xhudos do të na mundësojë që të kemi kushte të barabarta me fuqitë më të mëdha botërore të sportit. Deri më tani, ne kemi bërë mrekulli në hapësira modeste, por me këtë investim, ne po hapim dyert për brezat e rinj që të ëndërrojnë dhe të arrijnë majat e botës. Xhudoja e Kosovës tashmë është një brend botëror. Kjo qendër do të shërbejë si një akademi ku jo vetëm që do të rriten kampionët tanë, por do të vijnë edhe xhudistë nga e mbarë bota për të mësuar nga ne. Ky është një sukses i përbashkët i sportistëve, trajnerëve dhe institucioneve tona që po e kuptojnë rëndësinë e investimit në rininë tonë”, deklaroi Driton Kuka.

    Kjo qendër nacionale u tha se do të shërbejë shumë edhe për xhudistët dhe karateistët të cilët do të garojnë për Kosovën edhe në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

  • Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë?

    Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë?

    Vjena u trondit mbrëmë nga një aksident tragjik në një kantier ndërtimi, ku katër punëtorë humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

    Ngjarja ka prekur edhe Kosovën, pasi Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka konfirmuar se tri nga katër viktimat janë shtetas të Kosovës.

    Ngjarja ndodhi të martën pasdite në distriktin Alsergrund të Vjenës dhe, sipas dëshmitarëve, dukej si një skenë nga një film katastrofash.

    Ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund të Vjenës. Në kantierin e ndërtimit u shemb një pjesë e konstruksionit. Sipas mediave austriake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

    Siç ka shkruar “Krone Zeitung”, gjatë punimeve të betonimit në kuadër të ndërtimit në kulmin e një ndërtese, konstruksioni u shemb papritur dhe e gjithë skela së bashku me konstruksionin ranë, pikërisht në momentin kur pesë punëtorët ndodheshin në skelë.

    “Punëtorët e ndërtimit, që ndodheshin mbi këtë konstruksion të sapo betonuar, kanë rënë bashkë me skelën”, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve Martin Hofbauer.

    Dëshmitarët okularë përshkruan sekonda dramatike në vendngjarje.

    “Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e madhe, pastaj dëgjova vetëm se si punëtorët po bërtisnin me të madhe. Më pas filluan edhe sirenat,“ tregoi një banor i zonës.

    Ambasada e Kosovës në Vjenë konfirmoi se tre nga viktimat janë shtetas kosovarë.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju informon se sipas konfirmimeve të fundit edhe viktima e tretë nga katër viktimat e këtij aksidenti tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për qytetarin: Istref Zekaj. Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse,” thuhet në njoftimin e ambasadës, ku shprehen ngushëllime për familjet e viktimave.

    “Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast,” theksohet në njoftim.

    Paraprakisht, ambasada kishte njoftuar se në këtë aksident kanë humbur jetën edhe Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu.

  • Vendparkimi bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Prizren

    Vendparkimi bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Prizren

    Një vendparkim për veturë është bërë shkak që dy persona në Prizren të përlesheshin ndërmjet vete.

    Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Kolonel Ahmet Krasniqi”.

    Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve është arrestuar, pasi e kishte sulmuar edhe fizikisht viktimën.

    Ky i fundit ka pranuar trajtim mjekësor.

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

  • Këta janë 10 VIP-at më të pasur në botë për 2026

    Këta janë 10 VIP-at më të pasur në botë për 2026

    Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën e përditësuar për vitin 2026 me VIP-at më të pasur në botë. Në këtë renditje përfshihen figura të njohura nga industria e filmit, muzikës, sportit dhe televizionit, të cilët kanë ndërtuar pasuri të mëdha përmes karrierës dhe bizneseve të tyre.

    Sipas Forbes, këta janë 10 VIP-at më të pasur në botë:

    Steven Spielberg – rreth 7.1 miliardë dollarë

    George Lucas – rreth 5.2 miliardë dollarë

    Michael Jordan – rreth 4.3 miliardë dollarë

    Vince McMahon – rreth 3.6 miliardë dollarë

    Oprah Winfrey – rreth 3.2 miliardë dollarë

    Jay-Z – rreth 2.8 miliardë dollarë

    Taylor Swift – rreth 2 miliardë dollarë

    Kim Kardashian – rreth 1.9 miliardë dollarë

    Peter Jackson – rreth 1.9 miliardë dollarë

    Magic Johnson – rreth 1.6 miliardë dollarë

  • Ja çfarë thonë 5 fetë kryesore për paranë

    Ja çfarë thonë 5 fetë kryesore për paranë

    Duke qenë se paraja ka qenë në qendër të shoqërisë njerëzore për 5000 vjet, nuk është çudi që të gjitha fetë kryesore kanë shumë për të thënë për të. Asnjë fe e madhe sot nuk inkurajon aktivisht pasurinë dhe lakminë. Megjithatë, një vështrim i shpejtë përreth jush do të zbulojë shumë besimtarë të pasur. A janë hipokritë? Varet. Secila fe ka një qasje të ndërlikuar dhe me nuanca ndaj parasë, që mund të mos jetë aq e frikshme

    “Sepse dashuria për paranë, është rrënja e gjithë të ligave”

    Qoftë nëse bëhet fjalë për shifrat në ekranin e bankomatit apo për një çantë floriri përrallash, dëshira për pasuri është po aq e vjetër sa vetë shoqëria njerëzore. Sipas dëshmive më të mira arkeologjike, “paratë” datojnë të paktën 5000 vjet më parë. Dhe, duke pasur parasysh se librat më të vjetër të shenjtë që kemi – një ballafaqim midis Rigvedës së hinduizmit dhe Tanakhut hebre – janë shkruar rreth vitit 1300 pes, ka kuptim që fetë kryesore botërore të kishin shumë për të thënë për paratë.

    Por, siç mund ta imagjinoni, mesazhet shpesh nuk janë të qarta. Ndërsa Timoteu 6:10 është një pasazh i famshëm biblik, është e qartë për këdo që i ka hedhur një vështrim kalimthi Kishës Katolike ose të krishterëve në mbarë botën, se ka shumë dashuri për paranë. Po kështu, ndërsa Kurani, Dhammapada, Bhagavad Gita dhe Tanakh përmbajnë të gjitha ndalime të pasurisë së tepërt, bota është e mbushur me myslimanë, budistë, hindu dhe hebrenj shumë të pasur.

    Pra, a janë këta njerëz të gjithë hipokritë? Përpara se të hedhim gurin e parë, ndoshta duhet të shqyrtojmë se çfarë thonë në të vërtetë ato fe.

    Një gjë duhet të bëhet e qartë që në fillim: Asnjë tekst i shenjtë sot nuk është në favor të lakmisë së shfrenuar, pasurisë së pacipë ose metodave të liga të fitimit. Por kjo nuk do të thotë se ata mësojnë që paratë janë gjithmonë të këqija.

    Ndoshta miratuesi më aktiv i pasurisë është hinduizmi. Në hinduizëm, ka katër qëllime në jetë (të njohura si Purusharthas), por ato ndoshta kuptohen më mirë si tre rrugë drejt një destinacioni të vetëm. Fundi final i jetës, qëllimi i qëllimeve (parama-puruṣārtha), është Moksha, që do të thotë çlirim nga cikli i rilindjes. Rruga për në Moksha, pra, kërkon tre gjëra: Kama (kënaqësi dhe gëzim), Dharma (drejtësi, vepra të mira dhe detyrë) dhe Artha (pasuri dhe begati materiale).

    Ajo që Hinduizmi e bën të qartë është se pa pasuri apo para, është shumë më e vështirë të shijosh jetën dhe të jesh plotësisht Dharmik. Ata që janë krejtësisht të varfër kanë pak burime për të kënaqur Kamën. Është ndoshta e pavërtetë ajo shprehja: “Paraja nuk mund të blejë lumturinë”. Sigurisht që ndihmon. Për hinduizmin, vetëm kur kemi para mund ta shijojmë plotësisht jetën dhe të ndihmojmë plotësisht njerëzit e tjerë.

    Në budizëm, paraja në vetvete nuk ka asgjë thelbësisht të keqe, por ka diçka që nuk shkon me dëshirën për të. Një nga këshillat qendrore të Budizmit është të shkëputemi nga bota e gjërave materiale sa më shumë që të mundemi. Ne duhet të synojmë të përqendrohemi në kapërcimin e realitetit tonë të zakonshëm (i cili ndoshta është iluziv, gjithsesi) dhe në ndjekjen e iluminizmit. Siç na këshillon Dhammapada, “Nuk ka zjarr si epshi, nuk ka zinxhir si urrejtja, nuk ka kurth si mashtrimi dhe asnjë përrua si dëshira shfrenuar”. Lidhja me familjen, miqtë, pasurinë dhe, po, paratë është një mënyrë e sigurt për të mos e lënë kurrë Samsaran (ciklin e rilindjes).

    Por ka një tjetër këshillë të Budizmit që është mjaft delikate. Ndërkohë që nuk duhet të lidheni me paratë, mund të dalloni gjithashtu potencialin e madh për të mirën e parasë. Në të njëjtën mënyrë që hindutë besojnë se Artha është e nevojshme për Dharman, disa budistë pohojnë se bërja e pasurisë është e mirë për sa kohë që rishpërndahet dhe përdoret virtytshëm.

    Nuk ka asgjë të gabuar me pasurinë si në tekstet e hebrenjve ashtu edhe në Tanakh. Paratë dhe pasuritë, si të gjitha gjërat, duhet të jepen dhe të merren nga Zoti. Siç thotë Ligji i Përtërirë 8:18, “Por kujtoni Zotin, Perëndinë tuaj, sepse është ai që ju jep aftësinë për të prodhuar pasuri.” Ndryshe nga krishtërimi dhe islami, hebrenjtë nuk u ndaluan kurrë së dhëni para, prandaj, historikisht, ata morën rolin e bankierëve dhe huadhënësve.

    Por askund në judaizëm nuk inkurajohet lakmia apo egoizmi. Ndërsa Levitiku 19 lejon pronësinë e tokës dhe prodhimin e verës, ai u thotë gjithashtu judenjve që të lënë një pjesë të pasurisë “për të varfërit dhe të huajt”. Ndërsa Eksodi 22 lejon dhënien e parave, ai gjithashtu thotë: “Nëse i jep hua ndonjërit nga njerëzit e mi që është i varfër… nuk do të kërkosh interes prej tij.” Bamirësia, mirësia dhe përdorimi i pasurisë për të mirë shfaqen vazhdimisht, nga dijetari Maimonides e deri te rabinët e sotëm. Në qendër të shumë hebrenjve që praktikojnë është ideja e tzedakah. Tzedakah nuk është thjesht bamirësi (është gjithashtu), por edhe ndërgjegje shoqërore dhe drejtësi – një vetëdije dhe pasion për ta bërë botën më të mirë.

    Për shkak se krishtërimi është një nga fetë më të njohura në botë, është shkruar shumë për hipokrizinë në mënyrën se si i qaset parasë. Jezusi ishte djali i varfër i një marangozi të varfër në një provincë të varfër të Perandorisë Romake. Tek Mateu, ai tha qartësisht: “Nuk mund t’i shërbesh Perëndisë dhe parasë” dhe: “Është më e lehtë për një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa për një të pasur të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”. Një nga Etërit më të mëdhenj të Kishës – Agustini – madje e krahasoi dashurinë për para me idhujtarinë (e cila, në atë kohë, dënohej me vdekje).

    E megjithatë, Kisha Katolike sot ka 3 miliardë dollarë në asete financiare dhe pasuri të pamatshme nëse merrni parasysh vlerën e shitjes së pronës së saj të kishës, artit, relikteve dhe objekteve të tjera. Bill Gates, Beyonce dhe Chris Pratt janë të gjithë të krishterë praktikues. Të gjithë kanë një ose dy qindarka të kursyera. Si e kuptojnë këtë të krishterët? Ashtu si me Judaizmin, shumë teologji kristiane përqendrohen në idenë e “administrimit”. Zoti jep pasuri dhe (në disa lloje protestantizmi) madje shpërblim për ata që punojnë shumë. Na takon ne t’i përdorim ato para mirë dhe për vepra të mira. Timoteu (i famshmi i shprehjes “rrënja e çdo të keqeje”) madje nënkupton se të jesh i pasur është mirë, për sa kohë që nuk shoqërohet me arrogancë dhe një largim nga Perëndia. Pasuria dhe paratë nuk janë të këqija, por duhet të përdoren mirë. Ato madje mund t’ju lejojnë të bëni mirë.

    Mos e konsumoni pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht

    Duke pasur parasysh se është e fundit nga tre fetë abrahamike, nuk mund të jetë çudi që Islami është i ngjashëm me Judaizmin dhe Krishtërimin në mënyrën se si i sheh paratë. Ashtu si ata, pasuria nuk është e keqe në vetvete (Harām), por mund të merret keq (mal-Harām), të shpenzohet keq (tabdhir), ose të shpërdorohet për gjëra të kota (israf). Kur’ani thotë: “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote” dhe këshillon: “Mos lejoni pasuritë dhe fëmijët tuaj, t’ju largojnë nga përmendja e Allahut”.

    Një nga “Pesë Shtyllat e Islamit” (të cilat janë besimet dhe sjelljet themelore të muslimanëve) njihet si Zekati. Kjo është lëmosha e detyrueshme, ku të gjithë muslimanët duhet të japin një pjesë të pasurisë së tyre (tradicionalisht 2.5% të pasurisë së tyre) për bamirësi ose për të varfërit. Të pamend janë ata që nuk e japin zekatin e tyre, sepse siç thotë hadithi (Buhariu): “Kush pasurohet nga Allahu dhe nuk e paguan zekatin e pasurisë së tij, atëherë në Ditën e Kiametit pasuria e tij do të bëhet si një gjarpër helmues me dy pika të zeza mbi sy. Gjarpri do t’i rrethojë qafën, do t’i kafshojë faqet dhe do t’i thotë: “Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt”.