Category: AKTUALE

  • “Ke shprehur pëlqim për burrë të martuar”, Brikena dhe Juela në një debat të ashpër

    “Ke shprehur pëlqim për burrë të martuar”, Brikena dhe Juela në një debat të ashpër

    Një debat i ashpër ka ndodhur në ditën e sotme (e hënë) në mes të Juela Nikollit dhe Brikena Selmanit.

    Ato tashmë janë kthyer në rivale të njëra-tjetrës, duke përmendur gjërat mes tyre që kanë ndodhur në atë format.

    Ka qenë modelja që i ka përmendur këngëtares raportin me Rogert Sterkajn, pas një klipi që doli për ta.

    “Ke shprehur pëlqim për një burrë të martuar”, tha ajo në një moment.

    E më pas Juela iu drejtua: “Ty sa do të shtohet pëlqimi afër finales për Mateon?”.

    Në këtë përplasje u përfshi edhe Rogerti, i cili hodhi dyshime, duke i thënë Brikenës se mos ka pëlqim për të.

    Në televotim për të martën është Brikena dhe banori tjetër nga Kosova, DJ Gimbo.

  • Çmimet e naftës në Kosovë fluturojnë, deri në 1.60 euro për litër

    Çmimet e naftës në Kosovë fluturojnë, deri në 1.60 euro për litër

    Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka konfirmuar për Insajderin se çmimet e derivateve kanë pësuar një rritje të re në tregun vendor.

    Sipas tij, trendi aktual i çmimeve është në rritje e sipër.

    Berjani ka bërë të ditur çmimet aktuale me të cilat po furnizohen qytetarët nëpër pikat e shitjes me pakicë: Dizelli: Nga 1.53 euro deri në 1.60 euro dhe benzina: nga 1.34euro deri në 1.38 euro

    Sa i përket çmimeve të furnizimit me shumicë, Berjani njoftoi se Dizelli aktualisht është 1.54euro, ndërsa Benzina 1.29 euro.

    Kjo rritje vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

    Çmimet globale të naftës kanë shënuar rritje të ndjeshme pas sulmeve të Iranit në rajon, si përgjigje ndaj operacioneve ushtarake nga SHBA-ja dhe Izraeli.

  • Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë

    Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

    Përmes një postimi në Facebook, Ademi bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e Kombëtares në futboll për ndeshjen e rëndësishme kundër Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

    “Sot, së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkani dhe menaxherin e ekipit kombëtar, Bajram Shala, zhvilluam një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Gjatë takimit e informuam Zëvendëskryeministrin për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës. Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësis”, shkroi Ademi.

    Ai po ashtu  ka theksuar se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur ekipin kombëtar në këtë rrugëtim.

    “Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik. E falënderuam Zëvendëskryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj ekipit tonë kombëtar në rrugëtimin tonë drejt realizimit të synimeve tona”, thuhet në postimin e Ademit.

  • Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

    Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

    Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

    Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

    Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

    “Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

    Ndërkohë, si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.

    Elezaj shtoi se i dyshuari ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij.

    Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”.I

  • Ky është personi që mbeti i vrarë në Gjakovë

    Ky është personi që mbeti i vrarë në Gjakovë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gjakovë.

    Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Klankosova.tv. mëson se personi i cili ka mbetur i vrarë është R.B, 38 vjeç.

  • Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord të rezervave

    Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord të rezervave

    Çmimet globale të naftës vazhduan të rriten të enjten, pavarësisht vendimit të vendeve kryesore për të liruar një sasi rekord nga rezervat emergjente, në përpjekje për të zbutur ndikimin e luftës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit.

    Nafta e tipit Brent crude u rrit me gati 9% në tregtimin në Azi, duke kaluar sërish mbi 100 dollarë për fuçi. Kjo ndodhi edhe pse të 32 vendet anëtare të International Energy Agency njoftuan se do të lirojnë rreth 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike për të përballuar mungesat e mundshme në furnizim.

    Të mërkurën, Irani paralajmëroi se çmimi i naftës mund të arrijë deri në 200 dollarë për fuçi, ndërsa sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit po intensifikohen.

    Një zëdhënës i Garda Revolucionare Islamike (IRGC) tha se çdo anije e lidhur me SHBA-në, Izraelin ose aleatët e tyre do të jetë objektiv i sulmeve, raporton BBC.

    Ngushtica e Hormuzit është një rrugë shumë e rëndësishme për ekonominë globale, pasi rreth një e pesta e furnizimit botëror me energji kalon përmes saj.

    Vendimi i IEA-së për lirimin e rezervave është më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm, i vendosur pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo masë është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe se çmimet mund të mbeten të larta për sa kohë ekziston rreziku për furnizimet.

    Tregjet globale të naftës kanë qenë shumë të paqëndrueshme që nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, kur çmimi i naftës Brent arriti deri në rreth 120 dollarë për fuçi në fillim të javës.

    Rritja e çmimeve ka ndikuar në rritjen e kostos së karburantit në shumë vende. Në SHBA, çmimi mesatar i benzinës kaloi mbi 3.50 dollarë për gallon, sipas American Automobile Association.

    Vendet e Azisë, që varen shumë nga energjia e Lindjes së Mesme, janë goditur veçanërisht. Në Filipine, Tajlandë dhe Vietnam janë parë radhë të gjata në pikat e karburantit, pasi qytetarët nxituan të furnizohen me naftë.

    Autoritetet tajlandeze u kanë kërkuar punonjësve të shumicës së institucioneve shtetërore të punojnë nga shtëpia për të kursyer energji, ndërsa zyrtarët janë këshilluar të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme jashtë vendit.

    Ndërkohë, Filipinet kanë vendosur një javë pune katërditore për administratën shtetërore për të ulur konsumin e energjisë.

  • “Ishte tronditëse”, rrëfimi i dëshmitarit shqiptar për tragjedinë me autobus në Zvicër

    “Ishte tronditëse”, rrëfimi i dëshmitarit shqiptar për tragjedinë me autobus në Zvicër

    Kur një autobus shpërtheu në flakë në Kerzers, kantoni Fribourg, rreth orës 18:25 të mbrëmjes së të martës, banorët dhe kalimtarët u përballën me një skenë të tmerrshme.

    Gjashtë persona humbën jetën, ndërsa të paktën pesë të tjerë u plagosën.

    Pronari i garazhit, Astrit B. (40), i cili ka punishten pranë vendit të zjarrit, përshkroi minutat dramatike në të cilat gjithçka ndodhi për Blick.

    Fatmirësisht, oficerët e policisë ishin në shtëpinë e tij sepse ajo ishte plaçkitur.

    “Atëherë një nga oficerët papritmas tha: ‘Ju lutem, qetësohuni për një moment’ – ai po dëgjonte komunikimin në radio. Pak më vonë tha: ‘Duhet të largohemi menjëherë, është një emergjencë”, ka treguar ai.

    “Çfarë pashë më pas ishte tronditëse”

    Pak më vonë, pronari i garazhit pa tym të zi. “Oficerët e policisë hipën në makinë dhe ishin aty brenda 30 sekondash. Unë i ndjeka menjëherë  ajo që pashë ishte tronditëse”.

    Autobusi po digjej në mes të qendrës së fshatit.

    “Nxehtësia shkaktoi madje edhe shpërthimin e gomave, të cilat fluturonin deri në 200 metra”, kujton dëshmitari. Dy oficerë policie, një burrë dhe një grua ishin të parët që mbërritën dhe u përpoqën të koordinonin operacionin e shpëtimit.

    Zjarrfikësit, të cilëve stacioni u ndodhet direkt përballë garazhit, arritën pas disa minutash.

    “Gjithçka ndodhi kaq shpejt dhe më pas gjithçka u përfshi nga flakët brenda pak çastesh”, përmbledh pronari i garazhit.

    “Gruaja ime zakonisht udhëtonte me këtë autobus”

    Burri i saj shpjegon se ajo zakonisht merr këtë linjë për të shkuar në punë çdo ditë.

    “Ishim me fat – gruaja ime zakonisht udhëton me këtë autobus. Fatmirësisht, sot mund ta merrja vetë”, shtoi dëshmitari.

  • 45 vjet nga demonstrata studentore e 11 marsit

    45 vjet nga demonstrata studentore e 11 marsit

    Sot janë bërë 45 vjet nga demonstratat studentore të vitit 1981.

    Protesta spontane e studentëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Prishtinë më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve, e cila ishte shtypur me dhunë nga policia, nxiti demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu u shtyp me dhunë dhe u paraburgosën disa studentë.

    Më këtë nisi edhe zinxhiri i demonstratave ’81.

    Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

    Ato pasuan me tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur.
  • Sulmohet një 20-vjeçare në Mitrovicën e Veriut – dy gra e godasin dhe largohen me veturë

    Sulmohet një 20-vjeçare në Mitrovicën e Veriut – dy gra e godasin dhe largohen me veturë

    Një rast sulmi fizik është raportuar mbrëmjen e 10 marsit 2026 në rrugën “Llolla Ribar” në Mitrovicën e Veriut, ku një vajzë e re ka përfunduar në polici pasi u përball me dy persona të panjohur.

    Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, rreth orës 21:10 viktima S.M., rreth 20-vjeçare kishte telefonuar motrën e saj duke i kërkuar që të shkonte urgjentisht në stacionin e autobusëve, pasi kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me dy persona të gjinisë femërore dhe ishte mbyllur në tualet nga frika.

    Në momentin që policia ka arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarat nuk janë gjetur më në lokacion, pasi sipas informacioneve ato janë larguar me një veturë të zezë me targa KV-…-JF.

    Nga deklarimet e para është mësuar se të dyshuarat dyshohet të jenë nënë dhe bijë, të panjohura për viktimën. Njëra prej tyre e kishte shtyrë, ndërsa tjetra e kishte goditur me shuplakë në fytyrë.

    Viktima është intervistuar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut dhe ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Sulm”, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të përfshirë janë në zhvillim.

  • Shqipëria nxjerr në shitje fanellat speciale për Kupën e Botës

    Shqipëria nxjerr në shitje fanellat speciale për Kupën e Botës

    Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në shitje fanella speaciale të Kombëtares Shqiptare, kushtuar Kupës së Botës.

    Fanellat janë në tre ngjyra, e kuqe, e bardha dhe e zeza.

     

     

    Të tre këto lloje të fanellave janë speciale dhe do të përdoren në ndeshjet e play-offit për Kupën e Botës.

    Shqipëria në gjysmëfinale do të përballet me Poloninë, dhe në rast fitoreje, do të luaj me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.

    Këto fanella mund ti bleni në faqen zyrtare të FSHF-së, në linkun e mëposhtëm.