Category: AKTUALE

  • Naim Murseli e Granit Plava në burg përjetë, Kushtrim Kokalla 30 vjet

    Drejtësia për Liridona Ademajn u realizua sot – të akuzuarit për vrasjen makabre të 30-vjeçares morën dënimin meritor në Gjykatën Themelore të Prishtinës

    Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava u përballen me pasojat e krimit të tmerrshëm që shokoi mbarë vendin dhe familjen e viktimës.

    Sipas aktgjykimit, Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, derisa Kushtrim Kokalla me 30 vjet.

    Me shpalljen e aktgjykimit, familjarët e saj morën një pjesë të drejtësisë, ndonëse dhimbja për humbjen mbetet e pa shuar.

  • Trump i bindur se Irani do të ulet në tavolinën e negociatave

    Trump i bindur se Irani do të ulet në tavolinën e negociatave

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump këmbënguli se Irani “do të negociojë” përpara bisedimeve të parashikuara në Pakistan.

    Duke folur në një intervistë të shkurtër telefonike në “The John Fredericks Show”, një program radiofonik, Trump projektoi besimin se Teherani do të vinte në tryezë, ndërsa paralajmëroi pasojat nëse nuk ndodh, raporton BBC-i,

    “Epo, ata do të negociojnë, dhe nëse nuk e bëjnë, ata do të shohin probleme si kurrë më parë”, ka thënë Trump.

    “Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe do ta mbyllim atë dhe të gjithë do të jenë të lumtur,” shtoi ai.

    Kujtojmë që mediat e huaja kanë raportuar se nesër pritet të fillojnë vazhdimi i negociatave mes dy shteteve, ndërsa Pakistani është “blinduar” nga siguria e lartë, megjithatë, deri më tani, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këto negociata, kurse Irani ende është në heshtje.

  • Hamza për presidentin: U kry ajo punë

    Kryetari i PDK-së Bedri Hamza tha se çështja e presidentit për këtë subjekt politik është e mbyllur.

    Kur u pyet nëse LVV-ja do të ua kërkonte PDK-së ta propozonin presidentin a do ta pranonin këta të fundit, Hamza ishte i prerë.

    “U kry ajo punë”, tha Hamza.

  • Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët

    Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se Republika e Kosovës bëhet shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i pranohen angazhimet apo kerkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se kerkesat e saja mbi 5 angazhime kombëtare (2026–2028) të ndërtuara mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve, drejtuar Qeverisë së Mbretërisë se Bashkuar, janë pranuar në tërësi.

    Fushat prioritare do të fuqizohen:

    Parandalimi i ndarjes fëmijë-familje

    Shërbime të integruara familjare dhe komunitare

    Zgjerimi i kujdesit familjar alternativ

    Dixhitalizimi i sistemit të të dhënave

    Forcimi i kapaciteteve profesionale

    “Duke u mbështetur në praktikat më të mira globale për parandalimin e ndarjes familjare, po ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  • Rrëzohet vinçi në Dragodan, lëndohet një person

    Rrëzohet vinçi në Dragodan, lëndohet një person

    Një vinç është rrëzuar në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku për pasojë një person ka pësuar lëndime.

    Doktoresha e Emergjencës në kryeqytet, Dafina Basholli në një përgjigje  tha se i lënduari aktualisht është në gjendje stabile.

    “Për momentin gjendja është stabile, jemi duke vazhduar trajtimin në dhomën e reanimaconit në Qendrën Emergjente”, tha ajo.

     

  • IEA paralajmëron: Lufta në Iran po krijon krizën më të madhe energjetike në histori

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se lufta me Iranin ka krijuar krizën më të keqe globale energjetike ndonjëherë.

    “Kjo është me të vërtetë kriza më e madhe në histori. Nëse e kombinoni këtë krizë nafte me krizën e gazit që përfshin Rusinë, është tashmë një krizë e madhe, por nuk është vetëm nafta dhe gazi; janë gjithashtu plehrat, petrokimikatet, squfuri të gjitha këto produkte që do të jenë në mungesë, duke nxitur inflacionin në të gjithë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim dhe në zhvillim, dhe kjo do të ngadalësojë rritjen”, i tha radios France Inter kreu i IEA, Fatih Birol.

    Birol nuk është i pari që jep këtë paralajmërim. Shefi i Saudi Aramco, Amin Nasser, u tha më parë gazetarëve se industria e energjisë në Lindjen e Mesme po përballet me krizën më të keqe në historinë e saj gjatë luftës së Iranit.

    Më herët këtë muaj, Birol tha se situata globale e energjisë ishte më e keqe se krizat e mëparshme në vitet 1973, 1979 dhe 2022 të kombinuara.

    Në mars, IEA gjithashtu ra dakord të lirojë një sasi rekord prej 400 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike për të luftuar rritjen e çmimeve të naftës.

  • Shala: Qytetari po paguan taksë jomeritore – sektori energjetik në situatë të rënduar

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar se fusha e energjisë elektrike në Kosovë është në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar.

    Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, Shala tha se qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore.

    “Grupi Parlamentar i PDK-së ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth situatës së përgjithshme energjetike. Kemi përcjell në vazhdimësi si GP, gjithë situatën e këtij vendi të energjisë, kemi përcjell mënyrën e menaxhimit dhe shkallën e investimeve në këtë sektor, kemi përcjell dhe nxjerr rezultate profesionale të mbështetura në raporte zyrtare. Tashmë kemi ardhur në përfundim jo vetëm ne si Grup Parlamentar, por edhe shoqëria civile dhe opozita në tërësi që qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore, dhe se sektori energjetik është në situatë të jashtëzakonshme të rënduar në çdo dimension”, tha Shala./

  • Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE del me njoftim: Çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se është duke monitoruar situatën lidhur me shqetësimet e paraqitura nga konsumatorët për devijimin e mundshëm të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike.

    ZRRE në një reagim për media thotë se siguron të gjithë konsumatorët se, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët relevantë, do të ndërmerren veprime konkrete me qëllim që të parandalohet çdo dëm i mundshëm ndaj konsumatorëve dhe të garantohet një proces i drejtë dhe transparent i matjes së energjisë elektrike.

    “ZRRE informon publikun se në rastet e paraqitura nga konsumatorët lidhur me devijimin e mundshëm të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike, ka ndërmarr të gjitha veprimet e saja konform legjislacionit në fuqi, duke kërkuar zëvendësimin e atyre njehsorëve elektrik, si dhe marrjen e masave konkrete për korrigjimin financiar në përputhje me vlerësimet e teknike.

    Është e rëndësishme të theksohet se në shumicën e rasteve të dërguara për verifikim është konstatuar se matja e energjisë ka qenë e saktë, ndërsa pasaktësitë kanë qenë kryesisht të natyrës së devijimit të kohës tarifore. Megjithatë, në pjesën më të madhe të rasteve, korrigjimet financiare nuk kanë rezultuar në favor të konsumatorëve, por pavarësisht kësaj çdo rast do të trajtohet me seriozitet”, thuhet në njoftim.

    ZRRE rithekson tutje se KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe operojnë në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi dhe se të hyrat e tyre përcaktohen nga ZRRE, gjë që e kufizon mundësinë për të përfituar nga gabimet eventuale në matjen e energjisë elektrike.

    “Gabimet eventuale nëse ndodhin mund të kenë efekt të përkohshëm deri në identifikimin dhe korrigjimin e tyre dhe çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht, në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi. Moszbatimi i këtyre detyrimeve nga operatorët do të trajtohet sipas kornizës përkatëse ligjore”, thuhet në njoftim.

  • Aksident i rëndë në Gjilan, e përfshirë një veturë e policisë

    Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

    Në pamjet e ndara, shihet në aksident janë përfshirë të paktën dy vetura, ku njëra prej tyre është veturë e policisë.

    Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet se a ka të lënduar.

     

  • Kurti e nis ditën në takim me shefen e BE-së, i theksohet nevoja për depolitizimin e KQZ-së

    Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua këtë mëngjes me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Në takim u prezantua raporti i gjetjes së Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare.

    Në komunikatë thuhet se u theksua nevoja për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke pasur parasysh rolin e tij si garantues i integritetit zgjedhor.