Category: AKTUALE

  • Ngjarjet ditore

    Ngjarjet ditore

    • 10:00Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) publikon raportin e ri hulumtues “Zero Tolerancë? Monitorimi i Reagimit Institucional ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Kosovë”. (Europe House, Prishtinë) 

    • 11:00Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbanë konferencë për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në rajonin e Rahovecit. (Vendi i quajtur Përzhina, në afërsi të varrezave të qytetit – Rahovec)

       

    • 16:30 – 18:00Agjenda mediale e kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza:

       

      16:30 – Tubim në Viti. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”)

       

      18:00 – Tubim në Gjilan. (Restaurant “Parajsa”)

    • 17:00Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim në Ferizaj.  (Restaurant “Royal”, Bibaj)

    • 19:00Federata e Basketbollit e Kosovës organizon ceremoninë “Laureatët 2025”. (Hotel “Courtyard by Marriott”, Prishtinë)

  • KEK-u në krizë me ushtrues detyre, përshpejtohen emërimet!

    Korporata Energjetike e Kosovës po përjeton një nga periudhat më të vështira të menaxhimit. Ndërprerje blloqesh, rënie e prodhimit, emërime dhe shkarkime të përditshme, e në krye të bllokadave, KEK-u vazhdon të mbetet pa një kryeshef të rregullt.

    Në vend të stabilitetit, ndërmarrja më e madhe publike e vendit po udhëhiqet pothuajse tërësisht nga ushtrues detyre. Në çdo nivel, nga kryeshefi ekzekutiv te drejtorët e termocentraleve dhe menaxherët teknik.

    Bordi aktual i KEK-ut është i zgjedhur në vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Ekonomisë, përbëhet nga: Valdrin Krasniqi si kryesues dhe si anëtarë Merita Kasapolli, Filloretë Gashi-Sadiku dhe Shpetim Zharku.

    Ky bord erdhi si “zgjidhje profesionale” pas shkarkimeve paraprake, por bilanci i punës së tij ka rezultuar në krizë:

    Konkursi i parë për kryeshef ekzekutiv, në qershor 2024 u shpall i pavlefshëm, pa asnjë sqarim publik.

    Konkursi i dytë në mars 2025 përfundoi me refuzimin e pozitës nga vetë kandidati i përzgjedhur, Ylber Batalli.

    Këso emërimesh, s’po dalin shumë të mira sipas organizatave joqeveritare.

    Nga IKD, thonë se sjellin telashe brenda ndërmarrjeve.

    “Kjo krijon disa probleme serioze, fillimisht mungesë të stabilitetit të institucionit të caktuar, dobësim të përgjegjësisë menaxheriale dhe rritje të varësisë politike. Një u.d. zakonisht nuk ka mandat të plotë, nuk ka siguri kohore dhe rrjedhimisht shpesh shmang vendime strategjike afatgjata, duke u fokusuar në menaxhim ditor ose në përshtatje me pritjet e autoritetit që e ka emëruar”, tha Naim Jakaj nga IKD, për Klan Kosova.

    Kjo për shkak se sipas Jakajt,  edhe vendimmarrja i ekspozohet rrezikut permanent për shkarkime.

    “Rreziju është i lartë. Kur emërimet me u.d. zgjasin me muaj apo vite, ndërmarrjet publike humbin autonominë funksionale dhe profesionale. Vendimmarrja bëhet e kujdesshme deri në paralizë të vet institucionit, sepse drejtuesit pa mandat të plotë janë të ekspozuar ndaj shkarkimit të shpejtë”, pohoi ai për tutje.

    Ndërkohë, KEK-u mbeti pa drejtues të rregullt, duke e shndërruar pozitën e kryeshefit në një arenë improvizimesh dhe vendimesh të përkohshme.

    Në terren, rezultatet e këtyre dështimeve janë ‘dramatike’.

    Në vitin 2025 veçse është rritur frekuenca e ndërprerjeve të blloqeve, defekteve dhe problemeve teknike, duke e çuar sistemin energjetik në prag të kolapsit.

    Ekspertët kanë paralajmëruar rrezik serioz për sigurinë energjetike të vendit.

    Në kulmin e kësaj krize, përgjegjësia institucionale mungon krejtësisht.

    Kush u bë figura qendrore e kolapsit në KEK?

    Emërimi i Gramos Hashanit si ushtrues detyre në shkurt 2025 u mendua të ishte një zgjidhje e përkohshme. Por shumë shpejt u kuptua e kundërta, mandati i tij u mbush me emërime të shpejta dhe ndërhyrje të dyshuara politike.

    Politika në prapaskenë? Lidhjet e Hashanit me pushtetin

    Fillimisht i njohur si udhëheqës i një nëndege të AAK-së në Obiliq në vitin 2019, Hashani brenda pak viteve arriti në pozitat më të larta të KEK-ut.

    Një fenomen tjetër që ka ngritur shqetësime brenda KEK-ut është fakti se ‘më shumë se 15 drejtorë dhe menaxher të emëruar’ vijnë nga ‘fshati Bellaqefc apo Bardhi i Madh’.

    ‘Edhe vetë Valon Prebreza’, ish-udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) në Ministrinë e Ekonomisë, tash kryetar i Fushë Kosovës, ‘rastësisht’ vjen nga i njëjti fshat.

    Më alarmuese ishte publikimi i një emaili të Prebrezës, ku ai kërkonte zgjatjen e mandatit të një U.D.-je në një ndërmarrje tjetër publike.

    Fotoja e tij me Gramos Hashanin dhe Alban Krasniqin (sekretarin e KEK dhe anëtar bordi në Trepçë), duke i falënderuar për angazhimin në zgjedhjet e Shkurtit të këtij viti, u shpërnda në media dhe rrjete sociale, duke ngritur dyshime se një rreth i ngushtë po kontrollon vendimmarrjet e KEK-ut.

    Korporata strategjike, e drejtuar nga improvizime

    Së fundmi, U.D Drejtori Ekzekutiv Gramos Hashani, e emëroi ‘Ramadan Sokolin’ si Ushtrues Detyre të Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierave, një nga pozitat më kritike teknike të ndërmarrjes.

    Por, Sokoli është kimist me profesion. Për më tepër, ai është vëllai i ish-deputetit të VV-së, Bylbyl Sokolit’, i cili është ri-nominuar sërish për deputet. Sokoli është vendosur edhe në komisionin për renovimin e ‘bllokut A3’, tender 137 milionë euro.

    Klan Kosova raportoi edhe sagën rreth drejtimit të Termocentralit B. Shkarkimi i Ramadan Ahmetit nga pozita e drejtorit të këtij termocentrali.

    Rënia e blloqeve, dëmi në ekonomi

    Klan Kosova ka raportuar më 8 dhjetor për rënien e dy blloqeve të Termocentralit Kosova A.

    Këto dy njësi ishin jashtë funksionit. Bazuar në raportimin e Klanit gjatë muajit të kaluar , njësia A3 madje s’kishte qenë funksionale fare.

    Pasi Klan Kosova raportoi për dy blloqe të termocentralit Kosova A, Korporata Energjetike e Kosovës është deklaruar lidhur me bllokun e A3, pa përmendur këtë të dytin.

    Sipas KEK-ut, atë ditë ishin  duke operuar njësia A4 e “Kosova A” si dhe njësitë B1 dhe B2 të “Kosova B”, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 Mëh.

    Korporata sqaroi se njësia A3 ka qenë në remont që nga 31 tetori dhe se pas tentimit të ristartimit është vlerësuar se duhen ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave.

    “Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, thuhet në përgjigjjen e zëdhënësit të KEK-ut, Skender Bucolli për Klankosova.tv.

    Ndërkohë, sipas Janina Ymerit,  inxhinieres  energjetike dëmi kur një bllok si A5 bie është i madh.

    “A5 ndalja e këtij blloku, çon ne import  ditor 100-200 mije Euro me cmim te burses nderkombetare”, tha ajo.

    Vetëm pak kohë pas shkarkimit të Ahmetit, Gramos Hashani vendosi që në krye të Termocentralit B të rikthejë Jonuz Saraqin, pasi vetëm një vit më parë ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK-ut, Bekir Gërguri, për performancë të dobët.

    Ndërsa Gramos Hashani merret me emërime të njëpasnjëshme në pozita të ndjeshme teknike, Valdrin Krasniqi dhe Bordi i KEK-ut nuk arrijnë të sigurojnë as procedurë normale për zgjedhjen e kryeshefit të rregullt. /Klan Kosova

  • Rama në “The Observer”: Na merrni në BE jam gati të nënshkruaj se nuk duam të drejtën e vetos

    Rama në “The Observer”: Na merrni në BE jam gati të nënshkruaj se nuk duam të drejtën e vetos

    Rama në “The Observer”: Na merrni në BE jam gati të nënshkruaj se nuk duam të drejtën e vetos

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj për të forcuar Bashkimin Europian, duke theksuar se anëtarësimi i vendit është një domosdoshmëri strategjike. Në një intervistë për The Observer, të publikuar këtë të enjte, Rama thotë se Shqipëria ka qenë e detyruar “të gëlltisë shumë bretkosa” gjatë procesit të integrimit, por se objektivi mbetet i qartë: hyrja në BE deri në vitin 2030.

    Rama kritikoi burokracinë e BE-së, duke thënë se Europa është jashtë ekuilibrit, e kritikoi për burokracinë dhe shtoi se kontinenti ka nevojë për “më shumë Europë, jo më pak Europë” dhe për një strategji të qartë për të ardhmen.

    Kryeministri theksoi se Shqipëria është i gatshëm të heqë dorë nga e drejta e vetos dhe madje të mos ketë komisioner të vetin, si garanci për partnerët europianë.

    INTERVSTA E PLOTË

    Në zyrën e tij të mbushur me art, i ulur në një kolltuk lëkure të errët, Rama flet për “errësirën” që ka zbritur mbi Europën. I rizgjedhur për një mandat të katërt në maj dhe me Shqipërinë që ka marrë vlerësime për ecurinë në negociatat e anëtarësimit, ai nuk po kalon një vit të keq. Megjithatë, e shqetëson “mungesa e energjisë pozitive kudo” dhe ndjesia se kontinenti, pavarësisht “njerëzve të mëdhenj” që e udhëheqin, po zhytet më thellë në errësirë.

    “Nuk shoh dritë,” thotë ai. “Ka një zymtësi në Europë dhe nuk shoh rrugëdalje. Ka njerëz që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur, por nuk shoh strategji. Nuk ndihmon të mendosh se problemi është diku tjetër. Problemi është në Europë. Është tek ne.”

    Rama, dikur piktor, ka sjellë reformime të gjera në një shtet dikur të izoluar nga komunizmi. Në Bruksel, socialisti 61-vjeçar shihet si një nga liderët më pragmatikë që ka dalë nga ish-Lindja. Në Tiranë, ambasadorët e BE-së vlerësojnë aftësinë e Ramës për “të menduar jashtë kornizës”, edhe pse korrupsioni endemik vazhdon ta mundojë vendin dhe së fundmi edhe nivelet më të larta të vetë qeverisë së tij. Ky vlerësim,  shpjegon pse pikëpamjet e Ramës merren seriozisht.

    “Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët” thotë Rama.

    Debati mbi migracionin ka qenë veçanërisht sfidues për një politikan anglofil, i detyruar sërish të denoncojë “stereotipizimin etnik” të shqiptarëve të shprehur një Sekretar i Brendshëm Britanik.

    Në një intervistë për The Observer, ai nuk e fsheh sa “shqetësuese” është që këtë herë akuzat për abuzim të ligjeve të azilit nga shqiptarët nuk vijnë nga një ministër konservator, por nga një qeveri laburiste e udhëhequr nga një njeri me të cilin ai thotë se ka marrëdhënie “shumë të mira”.

    “Nëse veçon një komunitet, mund të presësh që anëtarët e atij komuniteti të lëndohen, të sulmohen, të plagosen, të rrihen,” thotë ai, ndërsa gishtat i lëvizin mbi një varg rruazash. “Ne e dimë nga historia se kështu ndodh.”

    Partia Socialiste e Francës, shton ai, ka kryer një “vetëvrasje spektakolare” sepse ka tentuar të imitojë retorikën e ekstremit të djathtë për emigracionin. Sipas tij, ky është një mësim paralajmërues për liderët që të qëndrojnë besnikë ndaj bindjeve dhe vlerave të tyre.

    “Kur hyn në garë me të djathtën ekstreme, humbet, sepse kur vjen puna për të zgjedhur kush është më i ashpër për çështje si migracioni, instinkti është të zgjedhësh origjinalin, jo kopjen,” thotë ai. “Mendon se mund të vallëzosh me djallin? Djalli fiton që në momentin që shkel në pistë.”

    Rritja e populizmit të djathtë ekstrem, nacionalizmi patriotik, përçarja dhe përshpejtimi i militarizimit të Evropës janë, sipas Ramës, forca të fuqishme që e thellojnë këtë errësirë.

    Por Rama nuk ka qenë kurrë i mendimit se presidenti amerikan, Donald Trump, është problemi i Evropës apo se strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare është veçanërisht befasuese.

    Përkundrazi, ai e sheh zgjedhjen e Trumpit si një thirrje zgjimi; një goditje të nevojshme për ta nxjerrë Evropën nga inercia që e mban peng. Për një kohë shumë të gjatë, thotë Rama, BE-ja ka qenë e shkëputur nga realiteti dhe e penguar nga burokracia e vet.

    “Urtësia e botës ka ecur shumë përpara pa ne dhe papritur po kuptojmë se kemi mbetur pas,” thotë ai. “Në këtë kohë sfidash të mëdha, na mungon forca politike; mbetemi në sipërfaqe, kur thellësia është ajo që momenti kërkon.”

    Burokracia e rëndë e bllokut, sipas Ramës, është një pengesë kyçe. “Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët.”

    Nëse kontinenti do të bëhet më i fortë, duhet “më shumë Evropë, jo më pak Evropë”, dhe më shumë reflektim mbi politikat dhe veprimet që mund ta kenë penguar.

    “Bëhet fjalë për mendim strategjik dhe politika të drejta dhe për atë se ku duam të jetë Evropa pas 10 apo më shumë vitesh,” thotë Rama. “Evropa duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë shpejt. Të gjithë e thonë, të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë, dhe megjithatë të tjerët po ecin me një shpejtësi shumë më të madhe.”

    Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, e ka mbështetur fuqishëm aleancën euroatlantike. Tregues i entuziazmit të saj për atë që Rama e quan “i vetmi pozicion moralisht i qëndrueshëm” është një targë makine e vendosur dukshëm jashtë zyrës së tij, me fjalën “Ukraine” dhe e zbukuruar me zemra të kuqe.

    “Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos”, tha Rama.

    Në ish-shtetin stalinist nuk ka nostalgji për Rusinë e sotme, edhe pse intelektualët shqiptarë shprehin një dashuri për gjigantët e letërsisë ruse që lexoheshin dhe mësoheshin deri sa diktatori Enver Hoxha i preu lidhjet me Moskën.

    “Çdo njeri që interesohet për botën mund të dojë shumë gjëra nga Rusia,” shton Rama. “Por jo politikën ruse. Në Shqipëri sigurisht që nuk na merr malli për faktin që nuk kemi pasur asnjë punë me Moskën që nga viti 1960.”

    Gjashtë muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Putini në shkurt 2022, autoritetet bashkiake të Tiranës e riemëruan bulevardin ku ndodhej ambasada ruse në “Rruga Ukraina e Lirë”, duke bërë të qartë se çdo dërgesë postare do të drejtohej në adresën e re. Misioni diplomatik u detyrua shpejt të zhvendosej.

    Megjithatë, Rama është gjithashtu kritik ndaj mënyrës se si Evropa ka trajtuar negociatat e paqes, duke i dhënë meritë Trumpit për çeljen e komunikimit me Rusinë dhe për sjelljen e “diçkaje të re dhe të rëndësishme në lojë”.

    “Ai solli komunikimin dhe diplomacinë në mes të një lufte që mund të ketë qenë e para ndonjëherë pa komunikim,” thotë ai. “Po, e bëri në mënyrë përçarëse sepse kështu vepron, por edhe këtu lind pyetja për ne: çfarë po bëjmë ne? Si ka mundësi që Evropa të mos ketë pasur kurrë një plan paqeje, apo komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë? A është kjo normale për atë që jemi si evropianë? Unë nuk mendoj kështu”, thotë Rama.

    Në këtë boshllëk, thotë ai, Putini ka arritur të ketë sukses “si shahisti brutal që është” duke ushqyer një psikologji frike për sulme të mëtejshme, kur në realitet trupat ruse kishin kaluar vite duke u përpjekur të merrnin rajonin e Donbasit në Ukrainë.

    Pushtimi ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë gjeopolitike të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në bllokun me 27 anëtarë, thotë ai.

    Rama e pranon hapur se, në dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria është detyruar “të gëlltisë shumë bretkosa”.

    Por anëtarësimi është gjithashtu ekzistencial. Pas më shumë se 500 vitesh si një cep periferik i Perandorisë Osmane dhe gati pesë dekadash nën një regjim komunist më brutal se çdo tjetër, asnjë synim nuk tingëllon më i suksesshëm se ky.

    Gjeografia, thonë ata që janë ende mjaftueshëm të rritur për ta kujtuar, i bënte evropianë, por mizoria dhe paranoja e Hoxhës bënë që shqiptarët të mos ndiheshin kurrë pjesë e kontinentit.

    Dekadat e tranzicionit të trazuar pas rënies së regjimit vetëm sa e kanë forcuar qëndrimin ndaj  BE-së. Nga të gjithë kandidatët që presin në derën e Brukselit, asnjë vend nuk ka mbështetje më të lartë për anëtarësim se Shqipëria. Ky entuziazëm shpjegon pjesërisht pse Rama e ka vendosur vitin 2030 si objektiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, me synimin që negociatat të mbyllen deri në fund të vitit 2027; një ambicie që kundërshtarët e tij e quajnë “krejtësisht jorealiste”, por lideri 2 metra i gjatë duket i vendosur të bëjë gjithçka që duhet.

    “Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos,” thotë ai. “Ne kurrë nuk do ta përdorim votën tonë kundër shumicës. As nuk duam komisionerin tonë. Mund të bëjmë një marrëveshje me Italinë dhe komisioneri i Italisë të jetë komisioneri ynë. Jemi gati ta bëjmë këtë si garanci ndaj çdo frike se ndonjë tip i çmendur nga Ballkani do të hyjë në klub me fuqinë e vetos dhe do të fillojë të imponojë gjëra” .

    /tvklan.al

  • Publikohen fotografi të reja nga prona e Epsteinit – pedofili i ndjerë shihet edhe në krah të Lajçakut

    Publikohen fotografi të reja nga prona e Epsteinit – pedofili i ndjerë shihet edhe në krah të Lajçakut

    Komiteti Demokratik i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve publikoi një seri të re fotosh nga prona e pedofilit të ndjerit Jeffrey Epstein, duke përfshirë disa imazhe që tregojnë figura të profilit të lartë.

    Ky veprim bëhet ndërsa komiteti shqyrton rreth 95 mijë imazhe dhe dokumente të tjera që lidhen me aktivitetet e Epstein, raporton cnn.

    Fotografitë e fundit përfshijnë figura të njohura, mes tyre filozofin Noam Chomsky në një aeroplan me Epstein, Bill Gates në një pozë me një grua (fytyra e së cilës është censuruar) dhe një pasaportë ukrainase me shënime femërore.

    Gjithashtu është publikuar edhe fotografia e ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Një imazh tjetër përmban citime nga libri “Lolita” i Vladimir Nabokov, por nuk jepen detaje shtesë rreth kontekstit.

    Komiteti njofton se fotot u publikuan pa shumë shpjegime dhe se po vazhdohet shqyrtimi i mijëra imazheve të tjera para publikimeve të mëtejshme.

    Megjithëse disa imazhe përfshijnë figura si presidentët Donald Trump dhe Bill Clinton si dhe këshilltari i Trumpit, Steve Bannon, nuk ka prova që lidhin këto persona me aktivitet kriminal.

    Shumica e fytyrave të grave në këto foto janë censuruar për të ruajtur privatësinë, ndërsa demokratët e komitetit nënvizojnë se ky është vetëm një hap i parë në publikimin e arkivave të mëdha të Epstein. /Telegrafi/

  • Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

    Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

    Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Hagë.

    I dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-së Donald Trump, për misione speciale, ka shkruar në X Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i bëhet një padrejtësi.

    Sipas tij, ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, është një turp, duke shtuar se se Rama ka të drejtë.

    “Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkroi ai.

    Shefi i qeverisë shqiptare, ka udhëtuar të enjten drejt Hagës, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në Hagë nga Gjykata Speciale.

    Edi Rama, pas kësaj vizite deklaroi se “komandantin” e gjeti në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt.

  • Kryeqyteti sonte i ndez dritat e fundvitit

    Kryeqyteti i Prishtinës ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë festive të ndezjes së dritave dekorative, e cila shënon hapjen simbolike të atmosferës së fundvitit në Kryeqytet.

    Ngjarja do të mbahet sonte, më 18 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    “Kryeqyteti ju fton të merrni pjesë në ceremoninë festive të ndezjes së dritave dekorative në sheshin “Zahir Pajaziti”, e cila shënon hapjen simbolike të atmosferës së fundvitit në Kryeqytet.

    Ngjarja mbahet sonte, më 18 dhjetor 2025, në ora 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku.“, thuhet në njoftimin e komunës.

  • KQZ njofton: 88% e fletëvotimeve të diasporës janë dorëzuar

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka prezantuar një raport sipas të cilit më 16 dhe 17 dhjetor nga gjithsej 57 mijë e 829 dërgesa, 88% e tyre apo 50 mijë e 611, janë dorëzuar me sukses te votuesit në diasporë.

    Bëhet e ditur se nga ky numër i përgjithshëm i dërgesave, 48.870 (90%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Europë, ndërkaq, 2,141 dërgesa (51%) janë dorëzuar te votuesit në shete jashtë Europës.

    KQZ ka bërë përditësim edhe lidhur me statusin e dërgesave që nuk janë dorëzuar deri më tani, njofton Klankosova.tv.

    “1,941 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesi nuk ka qenë në shtëpi në momentin e tentativës së dorëzimit; 2,421 dërgesa janë dorëzuar te kurieri dhe janë në proces për t’u dërguar te votuesit;2,615 dërgesa janë aktualisht në tranzit; 208 dërgesa kanë adresë të pasaktë;17 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesit kanë ndryshuar adresën”, bëri të ditur KQZ

    Ndërkaq, 16 dërgesa të tjera janë refuzuar nga votuesit.

    Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025.

    “Planifikohet që gjatë ditës së enjte (18 dhjetor) të bëhet nisja e këtyre materialeve zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, për në përfaqësitë diplomatike”.

  • Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë

    Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Hagë, ku ai sot vizitoi Thaçin.

    Në një postim në Instagram, Endrit e falënderoi kryeministrin Rama, dhe tha se veprat e tij ” janë shëndrru në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.”

    “Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shëndrru në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë,” shkroi ai.

  • Krizë në administratën publike, anulohen për 3 muaj tri konkurse në Ministrinë e Financave

    Krizë në administratën publike, anulohen për 3 muaj tri konkurse në Ministrinë e Financave

    Vetëm gjatë këtij muaji janë anuluar tri konkurse publike për pozita të larta drejtuese të hapura nga Ministria e Financave, pozita në institucionet shtetërore, duke lënë pa zgjidhje poste kyçe dhe duke thelluar krizën e menaxhimit në administratën publike.

    Konkursi për Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Punës, Drejtor Ekzekutiv të Thesarit të Kosovës si dhe ai për Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë së Punësimit, janë shfuqizuar pas vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për shkak të shkeljeve ligjore në procedurat e rekrutimit dhe mungesës së kompetencës institucionale.

    Sipas vendimeve, është konstatuar se konkurset janë shpallur dhe zhvilluar në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, përfshirë probleme në autoritetin që ka shpallur konkurset dhe në përbërjen e komisioneve vlerësuese, duke e bërë procesin të paligjshëm nga fillimi deri në fund.

    Anulimi i këtyre konkurseve brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore po shihet si tregues serioz i keqmenaxhimit të administratës publike, ndërkohë që shumë institucione vazhdojnë të udhëhiqen nga ushtrues detyre, pa mandate të plota dhe pa stabilitet institucional.

  • “Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq”, Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori

    Me ton të mprehtë dhe sfidues, zëri i tij, nën sfondin e zbukurimeve festive në dhomën diplomatike të pritjeve, presidenti amerikan Donald Trump renditi një e nga një ato që i cilësoi sukseset e vitit të parë të udhëheqjes, në fjalimin para kombit.

    “11 muaj më parë trashëgova një katastrofë dhe tani po e zgjidh”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Nga rimëkëmbja e ekonomisë te operacionet kundër emigracionit të paligjshëm, për të kaluar te siguria në kufi, fundi i luftës në Gaza dhe deri te çmimi i gjelit të detit që, siç tha, kurrë nuk ka qenë kaq i ulët, Trump e përdori fjalimin 18-minutësh të fundvitit për të shpallur veten si më të mirin e të gjitha kohërave.

    “Mirëmbrëma Amerikë. 11 muaj më parë trashëgova një lëmsh të madh dhe tani po e ndreq. Një vit më parë vendi ynë kishte vdekur, ishte në prag të kolapsit. Totalisht i dështuar. Tani jemi vendi më i mirë në botë. Kufiri ynë është i sigurt, inflacioni është ndalur, rrogat janë rritur dhe çmimet janë ulur. Vendi ynë është i fortë, Amerika është e respektuar. Jemi rikthyer më të fortë se kurrë më parë”, tha ai.

    Ai fajësoi në disa raste paraardhësin Joe Biden për rritjen e kostos së jetesës, teksa krahasoi të dhënat ekonomike dhe inflacionin gjatë udhëheqjes së tij me atë të paraardhësit. I cilësoi sërish “tarifat” si fjalën e preferuar dhe premtoi se, falë tyre, ekonomia po rritej.

    Në mandatin e tij të parë, Trump nuk mbante fjalim fundviti, por të mërkurën doli para gazetarëve për të thënë se shefja e kabinetit të tij e kishte shtyrë të fliste për kombin. Nuk është rastësi që presidenti republikan zgjodhi ta bëjë tani këtë fjalim, pasi mbyllja e administratës publike vonoi publikimin e të dhënave të ekonomisë. Raportet e para federale po dalin në dritë dhe nuk janë shumë pozitive. Sipas tyre, papunësia është në nivelin 4.6 për qind, niveli më i lartë që prej pandemisë së COVID-19.

    Një sondazh i Reuters dhe Ipsos, të martën, tregoi se vetëm 33 për qind e të rriturve në SHBA aprovonin mënyrën se si Trump e kishte menaxhuar ekonominë.